Nue Oroshi
Ideja e bërë publike më 28 Korrik 2018 e Shoqatës”Trojet e Arbrit” për vendosjën e Monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren, si dhe ndërtimin e Muzeut Kombëtarë në Kalanë e Prizrenit ka tronditur çarqet pansllavisto-aziatike. Ata kanë hyrë në veprim dhe nuk janë duke lënë gurë pa lëvizur për të bllokuar me çdo mjet këtë ide brilante për rikthimin e Shqiptarizmës së humbur në Prizren. Meqense unë personalisht jam lindur dhe rritur në afërsi të qytetit të Prizrenit i njoh jashtzakonisht thellë mentalitetin e prizrenasve. Qyteti i Prizrenit e në veçanti rrethina e saj ka atdhetarë shqiptarë të cilët për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun janë në gjëndje të sakrifikojnë çdo gjë.
Miqtë e mi më njoftuan që njëfarë portali i Erdoganit me emrin “Gazeta Impakt”, qe përveç shkronjave shqipe, alfabet që vendosen në veprim intelektualët atdhetarë shqiptarë ne krye me at Gjergj Fishtën e Mithat Frashërin me shokë ky portal nuk kishte asgjë shqiptare. Ky portal që udhëhiqej nga njëfarë mbeturine nga Anadolli me emrin Olsi Jazegjiu paska vjellur vrerë kundër projektit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Shoqatës atdhetare “Trojet e Arbrit”. Opinioni i gjërë tani e pesëmbëdhjetë vjet është i njoftuar më punën shkencore dhe atdhetare që bën Shoqata e Intelektualëve gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit “si njëra nder shoqatat me aktive dhe me atdhetare në të gjitha trojet shqiptare.
Kjo shoqatë në planet e veprimtarisë së saj e zhvillon aktivitetin pa dallim feje, krahine dhe ideje dhe jemi të vetmit që, për pesëmbëdhjetë vjet më radhë kemi arritur që t’i mbledhim studiuesit nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga të gjitha religjionet shqiptare. Pra, deri me tani kemi mbajtur 19 sesione shkencore, 8 akademi shkencore dhe kemi botuar 16 vepra enciklopedike me gjithsej 10055 faqe, ku kanë botuar studimet e tyre 300 studiues shqiptar, ndërkohë në dorshkrim i kemi duke i pergaditur edhe tri libra të tjerë që kapin një volum të përgjithshem prej gjithsej rreth 1400 faqe. I njoftojmë të gjithë shqiptarët që mos të zbrapsën por të vazhdojnë me përkrahje materiale.
Ne jemi në fazën e përgatitjes së dokumentacionit ku shumë shpejtë do të bëjmë edhe kërkesën zyrtare në Kuvendin e Komunës së Prizrenit dhe do të jemi të hapur që ta mbajmë një takim konsultativ që Monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut të vendosët aty ku e ka vendin në Shadërvan të Prizrenit. Këto ditë kam pasur edhe disa konsulta edhe me politikën Gjermane dhe atë Amerikane që plotësisht e kanë dhënë dritën e gjelbërt për një veprim të tillë. Ndërsa këtij Erdoganisti të felliqur me emrin Olsi Jazegjiut i themi se koha jote ka përfunduar së bashku me ideologun tënd Erdogan.
Prizrenit do t’i kthehët shqiptarizma dhe këtë do t’ia kthejnë vetë qytetarët e saj pa dallim feje apo rrethi. Për fund po them së Gjergj Kastriotin – Skënderbeun në Prizren do ta vendosin shqiptarët kurse kolonës, të parët do ti prijnë djemtë dhe vajzat atdhetare të Prizrenit të udhëhequr nga flamuri kuq e zi dhe shqiponja dykrenare ndërsa ju që më shumë e doni baba sulltanin se sa shqiponjën dykrenare e keni gabuar vendqëndrimin.Vendqëndrimi juaj është në Anadoll, Ankara, Bagdad apo edhe në ndonjë vend tjetër e jo në trojet tona arberore. Në trojet shqiptare tash kemi ushtrinë e Natos dhe djelmnin dhe vajzerin shqiptare, që nuk lëshon pe për pa dalë fare.