Gjergj Kastrioti Skenderbeu – Origjina dhe Familja e tij. Fakte te reja

0
4650
Shtatorja e Gjeargj Kastriotit në Lezhë

Pirro Prifti, UET Pirro Prifti

Është shkruar shumë për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Disa nga librat dhe argumentet më të sakta për Heroin tonë kombatar Gjergj Kastrioti Skënderbeu i ka dhënë në doktoraturën e tij i madh Fan Stilian Noli, po ashtu ka dhënë fakte të sakta edhe Profesor Kristo Frashëri, pa përmëndur të huajt.

Sidoqoftë Libri i austriakut Schmidt dhe disa diskutime të historianit tonë Paskal Milo, disa historianë shqiptarë islamistë kanë hedhur dyshime mbi etninë dhe rolin e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Puna ime për të saktësuar disa aspekte të Historisë së Heroit tonë nuk do të merret me historinë e luftrave të Heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbu por do të fokusohet tek etnia dhe tek religjioni i Heroit tonë.

I.

Familja e Kastriotëve

Historia e familjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu është e ndërlikuar dhe plot enigma dhe konspiracione qoftë nga disa Historianë të pa-aftë tanët, qoftë nga disa historianë mashtrues fqinjë, qoftë edhe nga politikat e shteteve fqinjë të sotëm apo edhe nga grindjet se kujt religjioni i përket Familja Kastrioti dhe se nëse ishin serbë apo Epirotë-arbër.

Sipas Dokumentit që flet për herë të parë për emrin Kastrioti është dokumenti nr. 1019, nga fondi i dokumenteve të Vjenës, i shkruar më 2 shtator të vitit 1368 për një person me mbiemrin Kastriot në vitin 1368 si kështjellar ose kefali në Kaninë në Principatën e Vlorës që i përkiste Despotatit të Epirit të pushtuar nga serbët. Perkthimi i këtij dokumenti ishte i vështirë për shkak të vjetërsisë së gjuhës së shkruar në sllavishten e vjetër në formën gllagoliane. Më i sakti mbetet Fan Noli ynë i cili sqaroi gabimin duke thënë që në document ishte vetëm fjala kastriot kefale i Kaninës, kurse emri Branillo i përkiste një personi tjetër.

Nuk mund të thuhet që ky person i përket 100% familjes Kastrioti por besohet se është i vetmi me këtë mbiemër në atë kohë http://kosovare.albanianforum.net/t2459p150-origjina-e-skenderbeut.

Sipas dokumenteve ky person i cili sipas Fan S. Nolit dhe Boban Petrovic, e kishte emrin Kostandin dhe ishte babai i Pal Kastriotit , gjyshit të Skenderbeut. Këtij personi, Mbreti i Serbisë Stefan Dushani i dhuroi disa toka që në vitin 1345 midis të cilave dhe dy fshatrat afër malit Qidhën Dibër Sinja dhe Gardhi (ishta) i poshtëm ( ndoshta fshati Kastriot, Peshkopi).

Më pas, në vitin 1553, një tjetër arbër, Andre Ëngjëlli, ka shkruar në Romë se paraardhësit e Gjon Kastriotit, përveç Matit, kanë zotëruar Kastorien dhe Ymenestrien. Sipas këtij autori, Gjon Kastrioti ka qenë i biri i “Gjergj (Pal) Kastriotit” dhe ky i “Kostandin Kastriotit, të mbiquajtur Mazreku (Meserech)”, që kishte vdekur në vitin 1390.

Kostandin Kastrioti si Kefale (apo kastellan) i Kaninës, në vitin 1356 ishte në shërbim të Aleksandër Komnenos Asen (me origjinë bullgare), Zot i Vlorës dhe i Kaninës, pjesë e Despotatit të Epirit në varësi të Mbretërisë serbe.

Disa historianë serbë e përshkruajnë Kastriotin e parë si një aventurier serb të cilit Stefan Dushani i dhuroi prona në Dibër dhe në Kaninë në vitin 1345, po kështu dhe Schmid, por dëshminë më të fortë përveç historianëve austriakë, kroatë, dhe Fan Nolit të madh, e jep vetë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në në letrën që ai i dërgon princit të Tarentit, Xhovani Antonio Orsinit, në 31 tetor të vitit 1460, ku vetë Skënderbeu pohon origjinën e tij shqiptare. Botimi i këtij dokumenti e mbylli përgjithmonë këtë debat, duke vërtetuar plotësisht origjinën shqiptare të Kastriotëve https://en.wikipedia.org/wiki/Pal_Kastrioti; (https://sq.wikipedia.org/wiki/Principata_e_Gjon_Kastriotit).

Djali i Kostandin Kastriotit që përmëndet në dokumentin Nr. 1018 të Vjenës, quhej Pal Kastrioti i cili mori pjesë në Betejen e famshme të vitit 1389 në Kosovë në koalicionin e krishterë ballkanik kundër osmanëve, me njerëzit e tij, dhe princat e tjerë shqiptarë si Muzakaj, Jonima, Kobiliq, Balshajt, Dushmani ( dihet që familjet e princerve të Arbërisë dhe Epirit martoheshin më familje princërore brënda vendit dhe të huaja, kryesisht me serbët, bizantinët, Napolin dhe vencdikasit), madje përmëndet që ti ketë propozuar Car Llazarit që ti sulmonin osmanët natën.

Pal Kastrioti, gjyshi i Skëndërbeut ka një histori më të qartë. Kishte tre djem: Aleks, Gjon- babain e Skënderbeut dhe Kostandin Kastrioti (për nder të të gjyshit; kështu vendoseshin emrat në atë kohë duke marë emrat e prindërve dhe të gjyshërve, njëlloj si dhe sot) sipas një dokumenti venecian, të gjetur nga Karl Hopf, titulli i Kostandin Kastrioti, pra vëllait të Gjonit dhe Aleksit ishte Lord i Kështjellës së Cerunjës ( ndoshta Currilave, pra Dominua Serine).

Aleks Kastrioti zotëronte tre fshatra, Kostandini (pas martesës me Helena Topia), zotëronte territorin e quajtur Serina apo Sina ne Durres ( Currila), dhe Gjoni zotëronte Sinjën dhe Gardhin e poshtëm që e trashëgoi nga i jati Pal (Pavël).

Sipas një Dokumenti tjetër, thuhet se Pal Kastrioti babai i Gjonit zotëronte dy fshtatrat Sina dhe Gardhi i poshtëm (sot fshati Kastriot), të cilat ndodheshin në very perëndim të Dibrës pranë malit Qidhna. Këto fshatra i ishin dhuruar nga familja Balsha II, Lordi i Zeta, si çiflig.
Gjon Kastrioti quhej ndryshe dhe Gjon Dibrani u bë vasal i Sulltanit në 1385
https://en.wikipedia.org/wiki/Pal_Kastrioti.

Familja e lashtë Kastrioti ka këto para-ardhës dhe pas-ardhës:
Familja Kastrioti
Antëtari i parë i Familjes
Kastrioti (Kostandin) vdekur 1390
Ka patur 1 djalë
Pal Kastrioti vdekur në 1402
Nipërit
Gjon (Vojsava) vdekur më 4 Maj 1437, Konstantin ? Aleks :
Stërnipërit
Nga Gjon dhe Vojsava : 4 djem dhe pesë vajza
Stanisha: vdekur 1456, kishte një djalë Hamza (Dhanil); Reposh vdekur më 25 korrik 1431; Kostandin vdekur brënda viteve 1430; Gjergj / Skanderbeg (Donika) vdekur 17 janar 1468; Mara (Stefan Crnojević); Jelena; Angjelina; Vlajka; Mamica.
Stër-Stër Nipërit
Nga Skenderbeu dhe Donika (Andronika)
Gjon II (Jerina)
Nga Stanisha – Hamza Kastrioti
https://en.wikipedia.org/wiki/Pal_Kastrioti

Familja e Gjon Kastriotit
Gjon Kastrioti, djali i Pal Kastriotit, dhe nipi i Kostandin Kastriotit ka lindur më 1386- vdekur+2 (4) Maj 1437 si murg me ermin Joachim në Manastirin e Hilandarit tek Kulla e Shën Gjergji që quhet nga vetë serbët sot e kësaj dite si- Pirgu Arbanas.

U quajt edhe Lord i Emathia (Mati), dhe nga venecianët u quajt Lord i një pjesë të Arbërisë (Albania): dominus partium Albanie. Sipas Dhimitër Frângut shkruhet se Kastriotët zotëronin edhe Ujmishin. (https://en.wikipedia.org/wiki/Voisava_Kastrioti)

Më i njohuri Gjon Kastrioti babai i Gjergj Kastriotit, në dokumentat e vjetër shkruhej si Ivan ose Jovan, ose si Joachim, dhe ky është shkaku që të huajt e etiketonin si serb. Djemtë dhe vajzat e Gjon Kastriotit duken sikur janë emra sllavë, por dihet që edhe në ditët e sotme shqiptrët prëferojnë që të vendosin emra të huaj sipas shteteve dominuese në periudha të ndryshme të ngjarjeve: në perandorinë romake, emrat e arbërve dhe epirotëve ishin kryesisht romakë, në kohën e Bizantit emrat ishin orthodoksë bizantinë, në kohën e pushtimit sllav emrat ishin slave, në kohën e perandorisë osmane, emrat ishin turq, në periudhën sovjetike, patën emra rusë, në kohën e sotme emrat janë perëndimorë.

Pra emrat nuk do të thonë asgjë. Në atë kohë emrat vëndoseshin sips religjionit dhe sipas ditëve të shënjtorëve përkatës. Duhet theksuar se emrat Gjon, Gjin, Gjergj, Pal, Nik, Shtjefën (Stefan), Koll, Kolë (Nikolla, Kola), Ndoi, Ndues (Andon, Ndoni), nuk ishin emra katolike por përdoreshin dhe nga orthodoksët. Konfuzioni për emrat është shtuar edhe nga disa katolikë të cilët për shkak të zhargonit krahinor që përdoret sot kujtojnë se emrat e asaj kohe ishin katolikë dhe familja Kastrioti ishte katolik. Gabohen me thes.

Gjon Kastrioti ka historinë më të saktë, të cilën do ta përshkuajmë shumë shkurt.
Nga i ati, Pal Kastrioti babai i Gjonit trashëgoi dy fshtatrat Sina dhe Gardhi i poshtëm (sot fshati Kastriot), të cilat ndodheshin në veri perëndim të Dibrës pranë malit Qidhna. Këto fshatra i ishin dhuruar nga familja Balsha i I, Lordi i Zeta, si çiflig më 1382, por ka zotëruar edhe Kastorien dhe Ymenestrien.

Mbiemrin Kastriot duhet ta kene marrë nga fshati Kastri në Mirditë, aso kohe pjesë e zotërimit të Balshajve, por që ishte pjese e Epirit të Ri.

Egziston mundësia që kjo familje ka ardhur nga Hasi sepse Emrat Kastorie janë në Kastrat që ndodhet në Has, dhe Ymenestrie është emri I sotëm I fshatit Ujmisht në Kukës. Pra Kostandin Mesereku (Mazreku) gjyshi I Gjon Kastriotit e ka pasë origjinën nga Hasi por pasi u bë Kefale I Kaninës , krahinë e zotëruar nga Johan Asen Komnemni në atë kohë. Pasi Balshaj I parë më 1372 largoi Johan Asen Komnemin ( me origjinë bullgare, vellai I mbretit Aleksander të Bullgarisë), i dhuroi dy fshtrat në Dibër Kostandin Kastriotit.Kostandin Kastrioti ka vdekur më 1390. Nuk dihet kush ka qënë i jati i Kostandin Kastriotit.

Gjon Kastrioti quhej ndryshe dhe Gjon Dibrani, zgjeroj kufijtë e principatës së vet. Mbiemri Mazreku (Meserechi) që kishte gjyshi i tij Kostandin ndoshta vjen sepse ky Kostandin vinte nga Kosova perëndimore nga Hasi, dhe bë Kefale në Kaninë, prandaj kishte dy mbiemra Kastrioti dhe Mazreku apo Kastrioti nga Mazreku.

Nga besimi Familja (ashtu si e kam spjeguar në shkrimin “Religjioni i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu”, ishte orthodox sepse Perandoria Bizantine në të cilat shtriheshin dhe banonte kjo familje kishte religjionin orthodox. Por sipas politikave sa për sy e faqe Gjon Kastrioti dihet që ka ndruar fenë në Katolik për shkak të marëveshjeve me Venedikun dhe më vonë në mysliman, dhe në fund të jetës jetoi si murg në Manastirin Hilandar, Mali Athos ( Mali i AT-it), – gjë që tregon katërciëpërisht që ai vdiq ashtu si e kishte fenë e vet-orthodoks.

Për shkak se Osmanët hynë në Ballkan dhe pushtuan tokat në Kosovë e Maqedoni, Kastrioti u detyrua të nënështrohet osmanëve si vassal me qëllim që të ruante pronat.
Në 1402, Gjoni shkoi si vassal, në ndihmë të ushtrisë osmanë në betejën e Ankarasë kundër Timurlengut ku ushtria osmanë humbi dhe sulltani u kap rob nga Timuri.

Territoret e fituara. Në vitin 1410 Gjoni arriti të siguronte banesë në Ulqin, por nuk u pranuan prej Venedikut kërkesat e tij të vitit 1417 për t’i dhënë fshatin Barbullush dhe Malin Medua (Shëngjinin), ku dëshironte të ngrinte një kështjellë. Më pas arriti ta merrte Shëngjinin. Zotërimet e tij u bënë kufitare në veri me Despotatin e Rashës dhe në verilindje me rajonin e Prishtinës, banorët e së cilës njihnin taksat doganore që paguheshin për kalimin nëpër shtetin e Gjonit. Në jug zotërimet e Gjon Kastriotit kufizoheshin me ato të Arianitëve dhe të Topiajve, kurse në lindje me viset që ishin nën pushtuesit osmanë, të cilët, përveç Shkupit, zotëronin në perëndim të tij kështjellën e Tetovës.

Pjesa më e madhe e fushës përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Vardar e në perëndim të Tetovës për një kohë mbeti nën zotërimin e Gjon Kastriotit, të cilën M. Barleti e ka emërtuar Dibra e Poshtme. Edhe rajonet më në jug ishin pjesë e shtetit të Gjon Kastriotit, kufijtë e të cilit në atë drejtim shtriheshin deri në afërsi të qytetit të Kërçovës, që kishte rënë nën pushtimin osman qysh në fund të shek. XIV.

Në fillim të vitit 1415 kaloi në duart e osmanëve Kruja, e cila ishte dikur në zotërim të vëllait të tij Kostandin Kastriotit.
Siç ishte zakon ndër fisnikët shqiptarë, djemtë e tij iu morën peng nga oborri osman për tu siguruar që Gjon Kastrioti të mos i luftonte turqit dhe të ishte besnik ndaj Perandorisëosmane.

Në shkurt të vitit 1420 ai nënshkroi një akt-tregtar me Republikën e Raguzës, nëpërmjet së cilës u garantonte tregtarëve të saj lëvizje të sigurt nëpër rrugët e sipërpërmendura. Në mars të vitit 1422 Gjon Kastrioti siguroi edhe miratimin e Venedikut për të lejuar tregtarët raguzanë, që në vend të Shkodrës të vinin në Lezhë për të rrahur rrugët e zotërimeve të tij.

Burimet historike tregojnë se gjatë vitit 1422 një nga djemtë e tij komandonte trupat e Kastriotëve në rrethinat e Shkodrës. Kurse në vitin 1428 përmendet një djalë i Gjon Kastriotit “i bërë turk e mysliman”, që kishte trupa ushtarake pranë zotërimeve të Venedikut po në rajonin e Shkodrës, faktikisht ishte Stanisha Kastrioti komandant i trupave.

Në vitin 1430, Gjon Kastrioti udhëhoqi një kryengritje të pasuksesshme kundër osmanëve në qytetin e Krujës (https://sq.wikipedia.org/wiki/Principata_e_Gjon_Kastriotit).

Gjon Kastrioti u martua me Vojsava Kastrioti (shih edhe shkrimin tim `Vojsava Kastrioti ishte Arbër). Sipas Fan Nolit dhe Boban Petrovic, pohuar dhe nga Tetasmenti i Gjon Muzakës , Vojsava ishte vajza e Mara Muzaka dhe e Gërgur Tribalda një pronar i zonës Pollogut që përfshinte Tetovën dhe Gostivarin e sotëm të cilët i zotëronte që nga viti 1371 me qëndër Leshnica, në kohën kur mbrtërontë në Maqedoninë Veri-perëndimore mbrti Volkashin. Familja Tripalda (Tri-balla) ishte një familje me origjinë arbër dhe jo serbe, ashtu si ngatërrohen të gjithë sot meqënëse emir i babait të Vojsavës ishte Gërgur (Grigor). Sipas Barletit Gjon u martua me vajzën e një fisniku nga Pollogu. Pra Gërguri nuk ishte as me mbiemrin Mladenovic dhe as me mbiemrin Brankovic, por Tribalda.

Në 1426, Gjon Kastrioti si orthodox i mirë që ishte, i dhuroi Manastirit Hilandar dy fshatra: Trebishta dhe Radostusha përfshi dhe Kishën ( në Pollog), nëpërëmjet një adelfati (document pronësie i përkohëshëm), dhe në këmbim, mori kullën e Shën Gjergjit brënda Manastirit ku aty mund të kalonin jetën e tyre në pleqëri e të varroseshin aty, por pas vdekjes prona do ti përkiste përsëri Manastirit që sot i ka mbetur emir Pirgu Arbanas. Dokumenti u firmos nga Gjoni dhe këtër djemtë e tij: Stanisha-Reposh-Gjergj- Kostandin, dhe u kundër firmos nga Murgu Athanas.

Në 1430 u firmos një document i dytë, por firma e Stanishës mungon, sepse nuk u lejua nga që ishte kthyer në mysliman dhe kishte bërë circumcizio (https://en.wikipedia.org/wiki/Stanisha_Kastrioti).

Gjon Kastrioti pas vdekjes së të birit Reposh më 25 korrik 1431, u tërhoq nga principata sepse ajo u mor në zotërim nga osmanët dhe veçanërisht nga sanxhakbeu i Shkupit isa bej Evrenozi, dhe u strehua në Manastir ku jetoi si murg me ermin Joachim dhe vdiq e u varros aty më 2 (4) maj 1437. Reposh Kastrioti vdiq më 25 korrik 1431 dhe në varrin e tij sipas studjuesit rus që e kishte parë ishte shkruar si epitaph: Reposh Kastrioti Dux illyricum (B. Korablev, « Actes de l’Athos V. Actes slaves de Chilandar).

Kjo vërtetohet edhe nga dëshmitarë të cilët panë vëndin kur ra zjarri në Manastirin Hilandar në vitin 2004: `Zjarri ne Hyllenderi kurseu kapelen (kishen) kryesore, ku ne nartheksin e brendshem qe rrethon afreskun e Virgjereshes me Krishtin, ndoshen pikturat e Shen Simeonit (Stefan nemenjes) dhe te birit Shen Sava, me nenshkrimin poshte tyre : Dhuruar nga sherbetori i Zotit Repos 6936″ (1431) – nje deshmi autentike qe vellai me i madh i Skenderbeut ishte “murg” ne Hyllender para se te vdiste”.

Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim për familjen Kastrioti, dorëshkrim i cili me gjithë përpjekjet e mia nuk është gjëndur, ndoshta e kanë fshehur.
Të varrosur në Hilandar janë Reposhi, Kostandini, Gjoni, dhe ka shumë mundësi edhe Gjergj Kastrioti (ndoshta rivarrosur).

Ka shumë mundësi që edhe eshtrat e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu të jenë lëvizuar nga Lezha para se ajo të pushtohej nga Osmanët më 1478, për arësye se historianët osmanë që morën pjesë në betejën e pushtimit të Lezhës, nuk përmëndin që ushtarët osmanë të kenë hapur varrin e Heroit. Meqënëse Adelfati siguronte vëndin si varrezë në Manastir ka shumë mundësi që Donika Kastrioti ta ketë çvendosur fshehurazi në Hilandar tek i ashtuquajturi `Pirgu Arbanas`, pra Kulla e Shën Gjergjit. Ashtu si thotë një kërkues: … `”vetëm Testi ADN/DNA i mbetjeve ne varrin e Car Dushanit dhe njerit prej Kastrioteve te konfirmuar (vella/baba) do duhej per te konfirmuar me saktesi shkencore ne se Skenderbeu dhe jo tjeter fisnik shqiptar shtrihej ne ate varr. Kesaj ja kane prere udhen, sepse vetëm Djegia eshte menyra e vetme për të penguar gjetjen e të vërtetës…”.

Sidoqoftë duhen vazhduar kërkimet.
Familja Kastrioti vazhdon edhe pas vdekjes se Gjergj Kastritotit me djalin e tij Gjon i 2 dhe Gjergji i dytë në Itali, Pas ardhësit e tjerë janë të shumtë, gjënden në Napoli, Pulja, dhe Spanjë.

Vojsava Kastrioti ka vdekur në Valencia dhe është varrosur në vitin 1505 në Manastirin e Trinisë së Shenjtë në Valencia. Hamza Kastrioti pasi u burgos nga Skënderbeu dhe u dërgua në Napoli,, pas një viti u lirua, u konvertua në të krishterë , u martua me një serbe Helena, dhe më vonë u larguan për në Kostandinopojë në kërkim të të atit Stanisha i cili jetonte aty. Duhet të ketë vdekur rreth vitit 1460. Stanisha duhet të ketë vdekur në Kostandinopojë rreth viteve 1456-1460 si mysliman i mirë. Nuk dihet varri. Pinjollët e Kastriotëve ka shumë sot. Njëri nga ata i dha flamurin kushëririt të Ismail Qemalit, Flamur i cili është baza e flamurit kombëtar të cilit i qepi thekët e tij Marigo Pozzo (Poçi) më 27 nëntor 1912.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Familjes më të famshme Arbër-epirote- shqiptare-Kastrioti.
Shpresoj që qeveritë shqiptare të sotme dhe të ardhsme të nxjerrin një fond për të rregulluar Pirgun Arbanas dhe të ndihmojnë të gjënden të vërtetat historike.

II.

Disa argumente të reja për bashëkshorten e Gjon Kastriotit

Probemi i Origjinës së Vojsava Kastrioti – Tribalda ose Triballa, është prekur nga shumë autorë dhe të gjthë janë bazuar tek Dorëshkrimi i Gjon Muzakës (Molosaki) i vitit 1515, me titull `Kronikë e shkurtër mbi Gjenealogjinë e Dinastisë Muzaka` (http://www.albanianhistory.net/1515_Musachi/index.html).

Origjina e saj në se ishte me origjin sllave apo shqiptare ka ngritur një zhurmë të madhe në të cilën janë përfshirë historian dhe amatorë, politikanë dhe anti shqiptarë disa nga të cilët shajnë apo lëvdojnë Mustafa Nanon i cili ka bërë një shkrim ku pohon se Vojsava Tribada ishte sllave (më saktë serbe).

Problemi i ngatërresës qindra vjeçare për këtë problem është se:

Së pari, nuk ka shumë të dhëna për këtë grua. Dokumentacioni vjen nga historian seriozë që njihen, Ja kush janë ata që kanë dhënë fakte se ku jetonte dhe kujt etni i përkiste Vojsava Tribalda (Triballa):

Shumë studiues nuk bien dakort për origjinën e saj në se ishte arbër-epirote që banonin në Maqedoni apo ishte me origjinë serbe madje disa thonë bullgare me emrin Vojisllava.

Zyrtarisht sipas literaturës sllave, kishte këtë origjinë familjare.

Vojsava Kastrioti-Tripalda – Orthodokse-bizantine.

Voisava Tripalda (lindur? në Pollog – vdekur në 1405
Voisava -Volislava, e njohur si gruaja e Gjon Kastriotit me te cilin pati 9 femije.
Prinderit: Grgur Golubi? (Brankovic) dhe e jema Teodora?!
Bashkeshorti: Gjon Kastrioti (vdekur në 1437, varrosur në Hilanda Pirgu Arbanas.)
Femijet: Mara, Elena, Mamica, Vllajka, Angjelina, Stanisha, Reposh, Gjergj, Konstandin,
Nipi: Gjon Kastrioti
Gjyshi: Branko Mladenovi??!

Si perfundim, Petrovski hedh dhe nje te dhene gjenealogjike qe vijne nga dokumentat zyrtare te asaj kohe flitet per Grgurin e Panjohur ose Grgur Brankoviqin e ku rezulton se bashkeshortja e ketij Grguri quhet Todora. Me pastaj, therritet dhe nje informacion tjeter sipas nje shkruesi te nje manastiri i bere ne vitin 1371, Krale Marko jetonte me Teodoren, gruaja e Grgurit. Dhe me kete te dhene mbyllet dhe kapitulli mbi Vojsaven, me pretendimin qe Todora eshte e jema e saj.

Sipas studiuesit dibran Hilmi Sadiku në studimin e tij ai pohon se Andrea Engjëll Flav Komneni e nxjerr Vojsava Kastriotin nga familja e Muzakajve. Po në këtë punim të tij rreth përkatësisë etnike të Vojsavës thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakës, mbështetur në gjenealogjinë që i dërgoi Andrea Engjëll Flav Komneni i bëri një shtesë kronikës së të atit (Gjonit), për t’ua lënë pasardhësve në të cilën thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, që u bë shoqja e Gjonit, të cilëve u lindi Gjergj Kastrioti”.

Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet të kombësisë arbërore e për pasojë e të njëjtës etni rezulton edhe e bija e tij Vojsava.(https://www.forumishqiptar.com/threads/79714-Etniciteti-i-Vojsaves/page5).

Autori tjetër, Johann Georg von Hahn (1811–1869), thote se Vojsava ishte nga familja e Branai e fisit të Vrana Konti.
Autori ynë Fan S. Noli (1882–1965), permend se Vojsava vinte nga Familja Muzaka.
Historiani Oliver Schmitt (b. 1973), historian austriak thote se Vojsava vinte nga familja Brankovic dhe ishte serbe e afert me Mara Brankovic.
Boban Petrovski (b. 1972) historian maqedonas, thote se Vojsava Tripalda nga Pollogu ishte e bija e Gergur Brankovic, apo edhe e Vuk Brankovic.
Strashimir Dimitrov (1892–1960), historian Bulgar, thote se Vojsava ishte e bija e nje bojari bullgar nga Maqedonia.

Së dyti, të gjithë pranojnë se është nga Pollogu i Maqedonsë. Në kërkimin tim vura re se të paktën ka tre vënde në Maqedonitë cilat kanë emrin Pollog. Dhe që këtu mesa duket ka lindur ngatërresa. Ka disa vënde me emrin Pollog në Maqedoni.

-Ka një fshat me emrin Pollog (Polloshko) afër lumit të Zi (Crna River) ku gjëndet aty afër, Manastiri i Shën Gjegj Pollogut. Ky manastir e ka origjinën në shek 13-14. Në vitin 1340 noteri (charter) i Car Dushanit, deklaron se vëllai i Car Dushanit ëshë varrosur në atë manastir. Kështu me kërkesë të nënës së tij, Car Dushani e ktheu Manastirin në një shtesë të Manastirit të Hilandarit. Në 1378 vëllezërit Dejanvci e kthyen në një shtesë të Manastirit të Shën Pantelejmonit të Malit Athos.Ky manastir është i famshëm për afreske dhe ikonostase të cilët tregojnë disa monedha maqedonase.

-Në Bashkinë e Novaci gjëndet një Pollog tjetër në perëndim ka një qytezë me emrin afër fshatit Gnilesh, dhe në perëndim gjithashtu ka një qytezë me emrin Tepavci Në veri perëndim ka Manastirin e Shën Gjergjit.

– Zona tjetër është zona ku ka më shumë mundësi të ketë jetuar Vojsava Tibalda (vdekur në 1405), Rajoni Pollog që përfshin Tetovën, Gostivarin dhe Mavrovën që janë në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë.

Në këtë zonë Gjon Katrioti ka dhuruar dy fshatra Radostunja dhe Trebinja.

Gjon Kastrioti i dhuroi Manastirit të Hilandarit ne vitin 1426 dy fshatrat e mëpsipërm, nga pronat e veta ne rajonin e Gostivarit, dhe bleu pirgun e Shen Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Arbanas) dhe ne kete manastir nje nga djemte e tij, Reposhi, e kaloi jeten si murg derisa vdiq me 25 korrik 1431. Ne epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e larte fisnik duke (Reposh Castrioti- Dux illyricum).

Dihet që përdorimi i për sqarim të personave në atë kohë me epirot dhe ilir, tregon se këta persona ishin orthodoksë por as sllavë dhe as bizantinë-grekë por arbër sipas Prof. Kristo Frasherit.

Kjo tregon se në këtë pronë të Gjon Kastriotit ka jetuar edhe e jëma e tij Vojsava të cilën serbët dhe bullgarët e përkthenin si Volisllava, por në fakt emir Vojsava ka kuptim në shqip dhe jo në sllavishten e vjetër, ashtu si e sqaron autori me emrin Naim Flamuri: Vaissa- vajza, kurse vetë lulja në malet e Pollogut quhet sot Vaissa, ajo e vajzës…e kuqja.me një prapashtesë slave `va`. ose për meshkujt `vic`, siç ishte moda e asaj kohe (http://library.ohio-state.edu/record=b2234497~S7 and http://library.ohio-state.edu/record=b2231916~S7).
Së treti, si ka mundësi që Vojsava të mbante mbiemrin Tribalda (Triballa) në një kohë kur sipas autorëve sllavë serbë dhe bullgarë bashkëshorti e kishte mbiemrin sllav: në njërin rast Grgur GOLLUBIC ose BRANKOVIC (do ti spjegojmë më poshtë)!?

Ky burim i ri të dhënash për origjinën Vojsava Tripalda në të cilën autori shumë serioz Naim Flamuri, në shkrimin që ka botuar tek Linku elektronik Konica.al një shkrim me titull: “NÂNA E SKËNDERBEUT (për ata që duan ta dinë)”, të dt.17 Korrik, 2017, i bazuar në të dhëna të sakta, ka shkruar: “Gjergj Kastrioti u lind nga nâna shqiptare me fe askohe ortodokse Vojsavë (Vaissa- vajza) Triballa, e bija e Gërgur Triballës nga Gradeci – Pollog, princ i Pollogut i shpallur në kishën e Leshës (Leshkë/Leshok), Tetovë, në dinastinë e Topiajve, dhe baba katholik shqiptar, Gjon Kastrioti, i biri i Pal Kastriotit me preardhje nga një familje fisnike e Matit-Dibrës, princ i zonës përreth Krujës e Dibrës. ishte edhe një lidhje edhe më e veçantë që kishte Skënderbeu me këtë qendër dhe banorët e saj.

Sipas burimeve del se Skënderbeu-Gjergj Kastrioti kishte dajallarët e vet në Gradec, sepse e ëma, e shoqja e Gjon Kastriotit, Vojsava, ishte bijë e kësaj qendre Qytezë e Pollogut me emrin e lashtë – Draodakum, e quajtur nga burimet kishtare Gradec (qytezë). Mbeturinat e murit që rrethonin qytezën antike Draodakum ekzistojnë edhe sot. Në bazë të burimeve ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve, fis i cili ka qenë Thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog”.

Në shumë burime historike, Gradeci njihej në juridiksionin e Tetovës. Fshati shtrihet rrëzë malit Sharr, përpara ka fushën e pjellshme të Pollogut.

Tani, administrativisht, është nën juridiksionin e Gostivarit. Ndodhet në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës prej rreth 25 km, Gostivar-Tetovë. Gradeci, fshat i ish-komunës se Negotinës së Pollogut ish-komuna e Gostivarit tani komuna e Vrapçishtit (rrethi i Gostivarit), popullsia rreth 7.000 banorë. Banorët e këtij fshati janë shqiptarë, vendas autoktonë me histori të gjatë. Në të kaluarën ky fshat ka ekzistuar me emrin e vjetër – Draodacum, pastaj Gradec, siç njihet dhe sot” (http://konica.al/2017/07/nana-e-skenderbeut-per-ata-qe-duan-ta-dine/).

Varianti më i përhapur që përkrah origjinën sllave të Vojsavës dhe që ka ngatërruar Historianët e sigurisht edhe Mustafa Nanon është variant i Pollogut që gjëndet në Komunën e Prilepit me emrin e njëjtë, Pollog (Polloshko) afër lumit të Zi (Crna River) ku gjëndet aty afër, Manastiri i Shën Gjegj Pollogut.

Ky manastir e ka origjinën në shek 13-14. Këtu lind historia e Gërgur Gollubiç i cili ishte martuar me një Vojsava e cila sigurisht nuk mund ta kishte mbiemrin e vet Tribalda por Gollubiç ose Brankovic.. E jëma e kësaj Vojsave e kishte emrin Teodora. Sipas historisë serbe, Marko Krajleviç për të cilin janë bërë këngë epike serbe dhe bullgare (madje edhe tek epika elegjendare e Gjeto Bashe Mujit dhe Halilit i këndohet luftës kundër Markos), u nga nga gruaja e tij Helena dhe i rrëmbeu gruan me emrin Vojsava, Grgur Gollubiçit apo Brankoviçit, dhe bashkëjeton për disa kohë më Vojsavën. Më vonë Marko Krajleviçi ri-martohet me Helen pra me gruan e parë të tij, pasi i jep vjehrit të tij (i cili jetonte në Hlapen), Vojsavën gruan e Grgur Gollubiçit.

Ri-martesa bëhet në kishën e fshatit Kallugjerac në prani të një prifti Scribe Dobren i cili shkruan: “Lavdi Zotit Përmbaruesit, amin, amin, amin. Ky libër u shkruajt në Poreçje në fshatin Kallugjerac, në ditët e të përshpirtshmit Mbret Marko, ku ai dorëzoj Todorën gruan e Grgurit tek Hlapen dhe ri mori bashkëshortten e tij të parë Helena, Bijën e Hlapenit”. https://en.wikipedia.org/wiki/Prince_Marko).

Pra shihet se kjo Todorë dhe ky Grgur nga të cilët lindi një Vojsavë që serbët dhe bullgarët pretendojnë se është e jëma e GjergjKastriotit-Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit, është me të vërtetë serbo-bullgare, por nuk mund të jetë gruaja e Gjon Kastritotit për këto arësye:

-sepse Gjon Kastrioti mori grua një bijë të një fisniku të nderuar ose siç quheshin në atë kohë sipas serbve –zhupan (pa emrër të veçantë), me emrin Grgur Triballa, dhe e bija quhej Vojsava Triballa. Zona ishte e Pollogut afër zzotërimeve të Gjon Kastriotit

– sepse Pollogu në të cilin gjëndej Manastiri i Shën Gjergj Pollogut është larg nga zotërimet e Gjon Kastriotit dhe gjëndet diku në kufi me Greqinë e sotme afër Hilandarit.

– së treti nëse Gjon Kastrioti do të merrte një grua nga etnia e tij dhe fisnike, ai mund ta merrte nga Zhupani i i madh Andrea Gropa i cili ishte afër fare pronari i Ohrit dhe i Dibrës dhe ishte martuar me zonjën Qyrana, bija e dytë e zotit Andrea Muzaka Despot i Epirit.(http://www.albanianhistory.net/1515_Musachi/index.html).

– Së katërti, pohimet e Gjon Muzakës në Memoarin e tij, nuk përmënd në asnjë rast ndonjë zhupan serb a bullgar. Ai spjegon lidhjen e ngushtë farefisnore me Vojsava Tribada nga linja e Nënës se saj e cila quhej Maria (dhe jo Teodora siç thonë serbët dhe bullgarët), dhe unë po e përkthej fjalë për fjalë nga dorëshkrimi:

“Dihet që Zoti Gjon Kastrioti ishte babai i zotit Scanderbeg dhe ishte martuar me zonjën Voisava Tripalda me të cilën pati katër djem dhe pesë vajza.

Gjyshi i zotit Scanderbeg quhej Pal Kastrioti dhe zotëronte dy fshatra: Signa (Sinja) dhe Gardi ipostesi (Gardhi i poshtëm).

Zotit Pal Kastrioti i lindi Gjon Kastritoti i cili u bë Zot i Matit., dhe gruaja e Gjonit quhej Vojsava Tribalda e cila ishte nga një familje fisnikësh. Ju duhet ta dini gjithashtu se ata ishin të lidhur me Markezin e Tribalda-s. Le tju informoj ju se si ata (Gjon Kastrioti), ishin lidhur me këta (Markezin Tribalda) nëpërmjet gruas së tij (Vojsavës).

Siç e dini ju, Zotit Vlash (Blaise) Muzaka i kishte lindur zonja Teodora, e cila ishte martuar me zotin Pal, djalin e zotit Vuk Zardari. Ky Zoti Vuk Zardari ishte vetë një Pronar i një toke që quhej Zardaria (Zall Dardha?).

Dhe Zonja Theodora dhe Zoti Pal, lindën Zonjën Maria, e cila ishte Dukesha Ferrandina. Kështu, nëse e kuptuat drejt, le tju them ju se Zotit Muzaka i lindi Zoti Andrea, gjyshi im dhe zoti Vlash (Blaize).Gjyshit tim Andrea i lindi Zoti Gjin, babai im dhe zonja Maria, e cila ishte nëna e zonjës Skanderbeg (pra Vojsava). Zotit Vlash ( Blaise) i lindi Zonja Theodora e cila u martua me Zotin Pal Zardari. Atyre u lindi Zonja Maria e cila ishte dukesha Ferrandina.

Unë vetë Zoti Gjon Muzaka më lindi djali Zoti Gjin. Zonja Qerana ( Chirana), nëna ime ishte bije e Zonjës Maria, motra e Zotit Vuk Zardari.

Nëna ime dhe Zoti Pal, babai i dukeshës Ferrandina ishin kështu kushërinj gjaku. Por martesa e Zonjës Maria me Zotin Vrana konti ndodhi në kohën kur pothuajse të gjithë Princat e Shqipërisë u shpartalluan nga Sulltani…. Kështu Zoti Vranakonti u bë Duka Ferrandina.” (http://www.albanianhistory.net/1515_Musachi/index.html)

Në përfundim të këtij diskutimi të hapur për Gjenealogjinë e Nënës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, Vojsava Tribalda, e cila u martua me Gjon Kastriotin e për Nënë kishte Maria Muzaka (e jo Teodoran e sllavëve), dhe Baba kishte Markezin Tribalda, i cili, ashtu siç tha z. Naim tek shkrimi i titj quhej Grgur ( ose Grigor një emër orthodox, ose Guri) Tribalda, cili zotëronte zonën e Pollogut, me qëndër fshatin Gradec. Lidhjet e Familjes Kastrioti me zonën e Pollogut vërehen edhe më vonë ashtu siç e thamë më sipër kur Gjon Kastrioti dhe të tre bijtë e tij, me përjashtim të Stanishës, i shitën për 50 florinj

Dy fshatra te zonës së Gostivarit të sotëm Radostunja dhe Trebinja të cilat duhet të ishin pronë e të vjehrit Grgur Tribalda-s.

Gabimet e Autorëve kanë ardhur nga prania e disa vëndeve me emrin Pollog në Maqedoni të cilat për Pollogun afër Prilepit e shfrytëzuar Serbët dhe Bulgarët për ti dhënë Vojsava Tribaldës origjinë Slllave, të dhëna shumë të akta për babain e Vojsavaës, Markezit Grgur (Grigor) Tribalda që banonte në Gradec të Pollogut, si dhe tradita e kohës që ashtu si dhe në kohën e sotme shqiptarët, epirotët dhe arbërit e djeshëm përdornin emrat e shteteve të cilat ishin më të fuqishme se ta. Në atë kohë ishin sllavët, kështu që emrat mund të ishin sllavë. Në kohën e Perandorisë Bizantine dhe asaj Romake të perëndimit sipas religjionit njerëzit vendosnin emrat sipas fesë.

Po kështu në kohën e pushtimit nga Perandoria osmane emrat janë vënë sipas religjionit mysliman. Kurse sot ku kultura perëndimora e kryesisht ajo anglo-amerikane dhe më pak italianë dominon tek në-emrat vendosen sipas religjionit katolik, protestant, evangjelist, dhe më pak emra orthodoksë dhe myslimanë. Këtë duhet të kishin patur parasysh të huajt por dhe z. Nano, përsa I përket emrit të babait të Vojsavaës- Grgur, I cili në fakt është ose Grigor sipas emrit orthodox ose Guri.

dhe gabimet në përkthime apo mos studmi i mirë i matërialeve. Nga këto të dhëna që mora unë del se Vojsava Tribalda e cila pa edhe endrën e famëshme e cila është teguar gojë më gojë se do të lindëte një Dragua që dotë shkatërronte armiqtë, ishte me origjënë arbër orthodokse. Ajo vdiq në vitin 1405. Nuk i dihet datlindja e saj, dhe se ku është varrosur.

III.

Reposh Kastrioti vëllai i Skënderbeut

Me 25 korrik 1431 ( Bazuar në të dhënat nga një dorëshkrim-dihet edhe data e saktë e vdekjes së tij – 25 Korrik 1431) ose sipas kalendarit arkaik Ortodoks në 6936, ka vdekur në Manastirin e Hilandarit tek Kulla e Shën Gjergjit aty ku janë sot gërmadhat e Pirgut Arbanas- Reposh Kastrioti, vëllai i dytë më i madh i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Dihet që emrat mund të tingëllojnë sllave, por nuk është ashtu po ta gjykojmë nga koha. Edhe sot ka plot shqiptarë me emra grekë, turq, apo anglo-amerikanë, por kjo nuk do të thotë që janë grekë apo turq apo anglo-amerikanë apo italianë. Problemi i emrave është dobësi e shqiptarëve që kanë dëshirë të venë emrat e kohës përkatëse.

Krahas kundërshtive dhe kryesisht të disa analistëve katolikë të cilët për arsye nga më të ndryshme theksojnë se Familja e Heroit Kombëtar ishte katolike, mund të them se historia e jashtëzakonshme e Familjes së Kastriotëve të kësaj familjeje që nuk kishte gjak mbretëror apo gjak blu, por që zotëronte Matin, Dibrën, Fushën e Tiranës me gjithë kodrinat në mes dhe që dilte deri në bregdet përfshi Currilat dhe Kepin e Rodonit, por me kryeqytet Krujën- ishte një familje tërësisht ortodokse nga të dy prindërit Gjon Kastriotit apo siç e thërrisnin bashkëkohësit –Gjon Dibrani dhe nga e ëma Vojsava Triballa e bija e Marie Muzaka-s ashtu siç e jep Gjenealogjia e Muzakajve.

Pa u përfshirë në debatet e Mustafa Nanos, i cili flet marrëzira kur përmend se Heroi ynë Kombëtar ishte sllav apo serb, mund të them se faktet janë aq të qarta që Familja Kastrioti ishte Epirote-arbër dhe jo sllave, sa që vetëm një antishqiptar apo ndonjë që kërkon të bëhet i famshëm me budallallëqet që flet mund të shprehet nëpër media. Për fat të keq disa Media përdorin `intelektuart katundarë` për të realizuar disa nga qëllimet e tyre –për këtë rast aspak patriotë.

Sipas Historisë Reposh Kastrioti i dërguar peng tek Sulltani i asaj kohe Murati i dytë (1421-1444) kthehet rreth viteve 1426 në kohën kur i ati Gjon Kastrioti së bashku me të katër bijtë e tij bleu adelfatet (janë të drejtat e një personi për të qëndruar në Manastir ortodoks dhe për të marrë ndihma prej burimeve të Manastirit. Adelfati është i vlefshëm në emrin e vetë personit dhe nuk mund të transferohet apo të trashëgohet nga një tjetër), duke siguruar të drejtat për të ardhur në Manastirin Hilandar në Malin Athos ( në shqip Mali i Atit), në kullën e Shën Gjergjit që sot quhet Pirgu Arbërit ose Arbanas për nder të tyre.
Reposh Kastrioti duke u vendosur në Manastirin e Hilandarit dhe duke marrë miratimin dhe zotimet nga ana e Manastirit u bashkua me vëllazërinë e Hilandarit, ku edhe vdiq në 25 korrik 1431.

Më vonë, dhe i ati Gjon Kastrioti u vendos në Manastir si Murg me emrin Joakim, ku jetoi aty deri në 1437 dhe vdiq me 4 Maj 1437 po aty në Manastir.
Kjo i jep përgjigje dhe pyetjes së çfarë feje kishte Familja Kastrioti (Slijepčević, Đoko M. (1983). Srpsko-arbanaški odnosi kroz vekove sa posebnim osvrtom na novije vreme (in Serbian). Himelstir. p. 45. Retrieved 7 July 2011.)
(Petković, Sreten (2008) [1989], Hilandar (in Serbian), Belgrade, p. 21, iSBN 978-86-80879-78-9).

Sipas një burimi tjetër të njohur Gjon Kastrioti dhe bijtë e tij.. “siguruan një vend si refugjatë për ti shpëtuar invazionit Osman, dhe në 1426, si dhe para 17 gushtit 1428, me bashkimin e Abbot Jerome Monk Athanasius dhe për tërë vëllazërinë arriti që më 1430 të realizojë një marrëveshje përfundimtare ose adelphat për të gjithë jetën për të përdorur Kullën e Shën Gjergjit në Manastirin e Hlandarit në të katër bijve të tij si strehë na rast pushtimi të tokave të tij nga osmanët. Njëri nga ata vdiq më 1431 dhe vetë Gjon Kastrioti hetoi aty si murgu Joachim dhe vdiq në vitin 1437“.

Të gjitha këto fakte dëshmojnë lidhjet afat- gjata midis lordëve feudalë Arbër dhe laurës imperiale serbe të asaj kohe“ (http://www.cdaaa.doiserbia.nb.rs/Article.aspx?iD=0350-76530637081B&AspxAutoDetectCookieSupport=1).

Sipas Marin Barletit në librin e tij “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ për Reposh Kastriotin thotë kështu:… “ vëllai i tij Reposhi , u kthye nga Kostandinopoja dhe u fut menjëherë në Manastir duke thënë se konvertimi në turk (mysliman) ishte një krim që nuk lahej dot përveçse të mbyllej në Manastir për gjithë jetën..“

Sipas një burimi tjetër ~ Shtetin e Gjon Kastriotit e përshkonin rrugë tregtare shumë të rëndësishme. Ndër to, ne rrafshin perëndim-lindje me te rrahurat ishin dy. Njëra rrugë lidhte viset bregdetare me Prizrenin, që duhet të ketë qenë qendra administrative e shtetit të Gjon Kastriotit. Në këtë qytet të lashtë kryqëzoheshin rrugë tregtare shumë të rrahura dhe që shkonin në drejtim të Prishtinës, të Pejës, të Tetovës etj.

Traseja e rrugës së dytë kalonte nga bregdeti nëpër krahinën e Matit, vijonte në drejtim të Dibrës dhe ndiqte rrjedhjen e sipërme të lumit Vardar për të arritur ne Shkup. Në dokumentet mesjetare këto dy rrugë janë shënuar me emra të ndryshëm të qyteteve nga ato kalonin: rruga e Lezhës, rruga e Prizrenit, rruga e Prishtinës dhe rruga e Shkupit. interesat ekonomike e tregtare të Gjon Kastriotit shtriheshin edhe përtej zoterimeve të tij, në Fushë-Dardani, madje edhe përtej Shkupit, ku mund të bliheshin argjend, plumb e hekur si dhe drithë me çmime më të ulëta se ne rajonet e tjera, prodhime bujqësore të viseve të ngrohta, si pambuk, oriz, susam etj.

Kështu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë, që gjendet në brigjet e detit Egje. Këtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi në vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta në rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e kaloi jetën si murg derisa vdiq më 25 korrik 1431. Në epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartë fisnik.

Sipas një burimi tjetër përsëri, përmendet emir ivan (Gjon) Kastrioti sipas burimeve sllave Gjon shqiptohet si ivan (SDS = Slavic Documents) HM.SDS.82 and 105., dhe Reposh, Konstandin dhe Giurg (Gjergj) http://library.ohio-state.edu/record=b2234497~S7 and http://library.ohio-state.edu/record=b2231916~S7.

Në marrëveshjen (adelfat) e vitit 1426 janë firmat e Gjon Kastriotit, Reposh Kastriotit, Gjergj Kastriotit, dhe Kostandin Kastriotit. Në Aktin e Dytë, firma e Stanisha Kastriotit mungon. Ndoshta për shkak se Stanisha si djali më i madh ka qëndruar në Kostandinopojë dhe është martuar aty me një turkeshë sipas disa burimeve dhe ishte konvertuar në islam. Pra, në marrëveshjen e dyte (adelfat), janë firmat e tre vëllezërve së bashku me firmën e Gjon Kastriotit. Nga ana e Manastirit të Hilandarit ka qenë përgjegjës Murgu Athanas (Zivojinovic refers to it as “82,” and it is described as “82” in our online library catalog: Në këmbim, Gjon Kastrioti i dhuronte Manastirit Hilandar dy fshatra.

Sipas `Acteve të Hilandarit` fshatrat Radostushë, Trebishtë dhe Kisha e tyre. Në këmbim Gjon Kastrioti bleu të drejtën për të jetuar dhe varrosur aty me të tre bijtë si dhe dha 60 florinj për të blerë Kullën e Shën Gjergjit brenda Manastirit Hilandar. Të dy aktet e Hilandarit të blerjes së të drejtës për të jetuar dhe vdekur në Manastir dhe blerjen e Kullës me 60 florinj nga Gjon Kastrioti dhe tre bijtë të firmosura nga Murgu Athanas (Afanasijev), janë zbuluar nga historiani rus Grigorieviç më 1848.

Në se në aktin e parë të blerjes ishin firmat e katër bijve së bashku më të atin Gjon Kastrioti, më 1426, në aktin e dytë të vitit 1430 (si duket për të paguar qiranë) janë firmat e tre bijve dhe të Gjon Kastriotit. Firma e Stanishës mungon. Kjo tregon se Stanisha qëndroi në Kostandinopojë ishte martuar aty me një turkeshë pasi ishte konvertuar nga ortodoks në besimin islam.

Mendohet se, në Hilandar duhet të jenë eshtrat e katër bijve dhe të Gjon Kastriotit. Atë që janë varrosur aty janë Reposh, Kostandin dhe Gjon Kastrioti. Mendohet se mund të jetë varrosur dhe Heroi Kombëtar aty fshehurazi. Këtë mund ta shpjegojmë më poshtë.
Sipas një dokumenti tjetër thuhet: “ Familja e Gjon Kastriotit përbëhej nga katër djem dhe pesë vajza. Vëllai i madh i Gjergjit (Skënderbeut), Reposhi përfundoi murg në gadishullin e Malit të Shenjtë pranë Selanikut, në manastirin e Hilandarit, ndërtuar në shekullin XI. Në arkivën e këtij manastiri ruhen dy dokumente që lidhen me emrin e Gjon Kastriotit. Në një dokument të vitit 1426 thuhet se: “Gjon Kastrioti me katër djemtë e tij, Stanishin, Reposhin, Konstantinin dhe Gjergjin, i falën Manastirit të Hilandarit katundet e krahinës së Rekës në Dibër, Radostushën dhe Trebishtin.

Në dokumentin e dytë të padatuar thuhet se, igumeni i Manastirit të Hilandarit ( murgu Afanas), i shet Pirgun e Shën Gjergjit, Gjon Kastriotit dhe tre djemve të tij, Reposhit, Konstantinit dhe Gjergjit për 60 florinj”, dhe blenë katër adelfatas në skelën e manastireve të shumëfishta të Shën Gjergjit, me të drejtën e një qëndrimi gjatë gjithë jetës në të për vete dhe tre djemtë e tij- Repos, Kostandini dhe Giurgi.. Ky pirg mban edhe sot emrin “Pirgu i Shqiptarëve”.

Studiuesi serb, Sreten Petkoviç, në librin e tij “Chilandar” shkruan se, në vitet 1430-’31, Reposhi, vëllai i të famshmit Skënderbe, nga familja shqiptare e Kastriotëve, u varros në një varr të ndodhur në narteksin e brendshëm të kishës, në murin verior.

Shën Gjergji dhe shenjtorët Simeon dhe Sava, bashkë me Virgjëreshën, janë pikturuar në muret sipër për nder të shpirtit të tij. Piktori anonim i afreskut duket i një talenti modest. Sipas studiuesit të njohur kroat, Milan Shuflaj, mbi varrin e Reposhit, i varrosur në brendësi të objektit kryesor të manastirit të Hilandarit, në kishën e Shën Mërisë, është gdhendur identifikimi historik “Duka i ilirëve”. Pra, autorë serbë me emër, citojnë Kullën e Shqiptarëve, blerë nga princi shqiptar Gjon Kastrioti, si dhe faktin e varrosjes së Reposhit, nga familja e famshme shqiptare e Kastriotëve, në Manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë. Monumentet shprehin historinë, e për këtë duhen studiuar e dokumentuar dhe sigurisht, duhet realizuar edhe mundësia e ekspozimit të tyre në muzetë tona kombëtare“(https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t4906-djali-i-skenderbeut-eshte-varrosur-ne-manastrin-i-hilandarit).

Fakti i fundit i jetës së Reposh Kastriotit është Epitafi mbi varr: `Robi i Zotit Reposh Kastrioti, Dukë i ilirisë“ ose siç gjendet në serbisht ~»Prestavi se rab’ božii Repoš’, douks’ ilirskii, 6939« (https://en.wikipedia.org/wiki/Victor_Grigorovich), (Mirjana Živojinovic, Svetogorske kelije i pirgovi u srednjem veku (Beograd, 1972), 106-107, 117).

Në kamare gjysmërrethore të arkosolisë, në një sfond blu dhe jeshil, është pikturuar një Virgjëreshë e veshur me kryq me Krishtin e vogël duke bekuar Shën Gjergjin, mbrojtësin e Pirgut në të cilin kaloi i ndjeri ditët e tyre të fundit. Rreth një kamare, në pjesën e poshtme, në të njëjtën sfond, ato janë paraqitur në bust mbrojtësit e shenjtë Simeon dhe Sava, dy ndërmjetësues të tjerë në shpëtimin e shpirtit të tij; ata nga lart, nga thasë parajsë në një sfond të verdhë, bekimi dërgon i dashur Krishti Emanuel, i cili adhurohet nga dy engjëjve në medaljone.

Edhe pse dekorimi i varrit te Reposhit nuk karakterizohet nga vlera të veçanta artistike, është në kuptimin ikonografik në kryesor në kishën e manastirit më të pasurit. Vëllazëria gjithashtu shprehu respektin e vet për mbishkrimin, megjithëse Reposh, si babai i tij Gjoni, nuk e bëri pa titull. Në të dy dokumentet në Chilandar nga emrat e tyre qëndronte vetëm një zotëri, por ishte shënuar pas vdekjes në mbishkrimin që Repos ishte “δούξ” (dux). 9

Nënshkruesi i mbishkrimit është me fjalët “dMKq iliris% ki &” mësuar më kujtoi gjithashtu përkatësinë etnike. Duke filluar me George Pahimer, për polihistorianë romë, historianë të mësuar, filologet dhe shkrimtarët, si Thomas Magjistari, Nicefori, Grigore ose Joseph Kalotet, por edhe me kronikat bashkëkohorë dhe pendët bashkëkohorë, siç është autokrati Manojlo II Paleologus ose Kritovul me Imbra, Arbanasit ishin Ilirë (Ἰλλυριοί).

Sot ky mbishkrim nuk ekziston sepse në 2010 kulla e Shëngjergjit u dogj rastësisht apo me qëllim. Sipas shkrimeve të vitit 2000 në një gazetë serbe e cila thotë:
“Hyllenderi u dogj se pari, mu tek muret e “Arbanas Pirg” dhe gurët e varrit të Jovanit dhe Reposh Kastriotit, fisnike Serb nga Shqipëria, përkatësisht baba dhe vëlla të Gjergj Kastrioti, i njohur më shumë si Skënderbeu. Diçka e ndaloi dorën e zjarrvënësit tamam tek vendi që zbulon gënjeshtrën mbi origjinën e “Heroit Shqiptar.” Ka provë më të mirë se vendet ku ruhet historia Serbe janë të shenjta?“.

Artikullshkruesi shqiptar i asaj kohe të vitit 2000 në kundër përgjigje ndaj gazetës serbe shkruan gjithashtu: “Zjarri i Hyllenderit nuk dogji të vërteten qe Jova-n (Gjon) Kastrioti kishte 9 fëmije me Vojsavën, Repos (Rrapush), Stanisa (Stanish), Kostandin dhe Djuradj (Gjergj), të përmendur në këtë rend në kronikat e Athansios, murg në manastirin e Hyllenderit; dhe 5 vajza- Mara, Jela (Gjela), Andjelija (Angjelina), Vlaitsa (Vllazka) dhe Mamica.

Është shkruar se Mara u martua me Stefan Cernojevic, Vllazka mori Stefan Balshen. Djali i vetëm i Skënderbeut u martua me Irinen, vajzë e Lazar Brankovicit dhe mbesë e Gjergj Brankovicit. Ky informacion është verifikuar nga Karl Kopf, historian, etnograf dhe arkeolog që u morë me pemën gjeanologjike të kastriotëve nga mesi viteve 1800 ne Akademinë Imperiale të Shkencave në Vjenë.

Zjarri ne Hyllenderi kurseu kapelën (kishën) kryesore, ku në nartheksin e brendshëm që rrethon afreskun e Virgjëreshës me Krishtin, ndeshën pikturat e Shen Simeonit (Stefan Nemenja) dhe të birit Shën Sava, me nënshkrimin poshtë tyre : “Dhuruar nga shërbëtori i Zotit Repos 6936″ (1431)“ – një dëshmi autentike që vëllai me i madh i Skënderbeut ishte “murg” ne Hyllender para se të vdiste. Mbase ndonjërit mund t’i duket ky zjarr një rastësi, pikërisht në kohën e luftës së Shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë për vetëvendosje. Jo mua. Është e qartë se me këtë vepër i kanë prerë rrugën zbulimit të një të vërtete madhore.

Mbishkrimi ne sllavishten e vjeter:
pr(y)stavIa se rabqb b(o)/Iic rypo[qd dMKqe iliris%ki&f vq lyt(o) pϡl=Tg a prystavi (П – Петковић; С – Стојановић), prestavI (К – Кнежевић), prestavi (Т–Ф – Τουτός, Φουστέρης); b rab’ (П, С); c b\\i_ (К); d rypo[ (К, Т–Ф); e douK (П, С); f iliriskIi (П, С), ilirikIi (Т–Ф); g ZclT (П), zc#9 (С), ZalT (К). Престави се раб
“Божији Репош, дукс илириски, године 6939” – “I Zotit Reposh, Duka i Ilirise, viti 6939”.

Testi ADN/DNA i mbetjeve ne varrin e Car Dushanit dhe njërit prej Kastriotëve të konfirmuar (vëlla/baba) do duhej për të konfirmuar me saktësi shkencore në se Skënderbeu dhe jo tjetër fisnik shqiptar shtrihej në atë varr. Kësaj ja kanë prerë udhën. Djegia është mënyra e vetme.“

Problemi tjetër qëndron edhe në vend ndodhjen e eshtrave të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu sepse sipas fakteve të të dy Akteve të Hilandarit, eshtrat e Skënderbeut duhet të jenë varrosur po aty në Hilandar sepse kështu janë bërë dokumentet. Kjo hedh poshtë frazat e Marin Barletit i cili ishte katolik dhe përmend vetëm faktin se Skënderbeu u varros në Kishin e Shën Kollit Lesh, dhe se kur erdhën turqit hapën varrin dhe i morën kockat për hajmali. Por dihet që Kisha e Shën Kollit (Shën Nikolla ka qenë në periudha të ndryshme edhe ortodokse edhe katolike, dhe kishte në varrezat e saj vende për varreza ortodokse dhe katolike.

Këtë e pohon vetë Marin Barleti kur thotë se: “Heroi u varros sipas riteve të të parëve të tij“… pra jo sipas riteve katolike se ndryshe, përse do të përmendte ritet e varrimit? Dihet se popullata qytetare dhe fshatare në atë kohë ishte ortodokse në të gjithë Arbërinë dhe Epirin me përjashtim të qyteteve Lezhë, Shkodër, Drisht, Tivarr Durrës, të cilat kishin nga dy lloj kishash-katolike dhe ortodokse në atë kohë.

Së fundmi, Historia e Reposh Kastrioti hedh dritë për origjinën tërësisht Arbër-Epirote e Familjes Kastrioti në kundërshtim të plotë me të dhënat e Schmid dhe të disa historianëve e pseudo-historianëve të tjerë, sepse këtë e pranojnë dhe vetë serbet duke e pranuar së pari që Gjon Kastrioti ishte Arbër-epirot.

Sa për Stanishan disa thonë se ai nuk u konvertua në islam, por qëndroi në Kostandinopojë dhe ka vdekur rreth viteve 1440. Hamza Kastrioti u konvertua në islam në 1457. U burgos në Napoli por u martua në 1458 me një serbe pasi u ri konvertua në kristian me emrin Danilo (Dhanil) dhe së bashku me gruan e tij Elena shkuan në Kostandinopoje tek shtëpia e babait-Stanishës.

Vendi dhe shtëpia ku ata qëndruan nuk dihet. Sipas një burimi tjetër: “Hamzai u kap i gjallë dhe u dërgua në paraburgim në Napoli me akuza për tradhti. Ai u lirua më vonë dhe shkoi me gruan e tij dhe fëmijët për në Perandorinë Osmane, ku ai vdiq si lypës në fillim te viteve 1460“(https://en.wikipedia.org/wiki/Hamza_Kastrioti).

Fakti që Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim të shkruar në arbërisht, por me germa cirilike (ndoshta dhe greke) është shumë sinjifikativ. Ky dorëshkrim nuk dihet se ku gjendet me gjithë përpjekjet e mija, por murgjit që e kanë parë thonë se Dorëshkrimi i lënë nga Reposh Kastrioti flet për Historinë e Familjes. Shpresojmë ta gjemë dhe kërkojmë ndihmën e vëllezërve shqiptarë në Maqedoni.