Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Shkup

0
3192
Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Rinia shkupjane i këndon ardhjes se Gjergj Kastriotit – “Skenderbeut” ne Shkup.

Shume presion u eshte bere shqiptareve te Maqedonise qe te nderrojne identitetin etnik te tyre. Shqiptaret – zakonisht te udhehequr nga politikanè te korruptuar, qofte brenda, qofte jashte Shqiperise – nuk arriten te krijojne struktura stabile politike. Ne kete vakuum u fut adiministrata jugosllave, e me vone edhe politika “neo-osmane” e despotit turk Rexhep Erdogan si dhe interesat e sheikeve te pasur arabe. Pa arsimim te mirefillt dhe ne kushte te veshtira socio-ekonomike, shqiptaret u bene preh e interesave te ndryshme. Arma kryesore ka qene gjithenje fundamentalizmi fetar dhe perrallat primitive te klerit per te goditur identitetin kombetar.

Shpresojme qe shqiptaret mos te harrojne qe pavaresisht bindjeve ideologjike – te cilat gjithenje duhet te mbesin private e jo te futen ne sferen publike! – kombi shqiptar nuk percaktohet nga perkatesia religjioze siç ben populli boshnjak apo serb. Kombi shqiptar eshte komb sekular (laik) i bazuar ne vlera dhe ne liri perendimore, me kulture dhe tradita te vjetra europiane; keshtu e caketuan paraardhesit tane, keshtu e caketuan Rilindasit. Kush nuk mund te pajtohet me kete, le te heqe dore nga i qenuri shqiptar dhe ti bashkangjitet asaj kombesie me te cilen perputhet ne kulture dhe ne vlera – eshte me lehte per te gjithe!

“Shkup, Shkup, Shkup, qytet i bekuar,
prite prite Skenderbeun,
po te vje si pellumb i shkruar,
ta zbukuroje memedhene.
Shkup, Shkup, Shkup, qytet i bekuar,
prite prite Skenderbeun,
po te vje si pellumb i shkruar,
pas tij do te vine dhe tjeret.

Mu ne mes te Shkupit, hypur mbi nje kale,
Skenderbeu yne dukesh si i gjalle,
shpaten, po, ne dore, trimi Skenderbe
luftoi per liri, mburoje per atdhe.
Ne Shkupin tone te dashur, kryeqender te Dardanise
Skenderbeu yne na sjell lirine.”