Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbante titullin Mbret nga viti 1443 e deri në vitin 1468

0
796

Gjon KEKA

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, menjëherë pas rikthimit të tij u njoh Mbret i vendit, kjo për faktin se ai ishte pranuar nga gjithë Arbëria si kryezoti dhe shpëtimtari i saj. Ndërsa ai si Mbret dhe lider i Arbërisë europiane qeverisi vendin me urtësi, vizion dhe guxim.

Autoriteti i tij brenda dhe jashtë Arbërisë ishte tepër i madh, kudo ku ai shkelte, kudo ku ai gjendej ne tryeza diplomatike, në fjalime të ndryshme e shihnin atë si një engëll që flet, si një njeri-lider me autoritet,urtësi dhe trimëri të rrallë, si një Herkul i ri për kohën e tij.

Prandaj edhe ky dokument historik, respektivisht kjo kronik e vitit 1577 (Ch.M; G, 1577) e dëshmon se ai mbante Titullin Mbret që nga viti 1443 e deri në vitin 1468, pra në fund të jetës së tij.