Gjergj Kastrioti me shpatë dhe Ibrahim Rugova me laps luftuan për shqiptarinë e civilizimit euro-perëndimor, dhe kundër armiqve sllavo-otomanë

3
1430

Nga: XHEVAT REXHAJ MË: 4 JANAR 2017BotaSot.info

FOTO GALERI: Xhevat Rexhaj

Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa të binin në duart e turqve.” “Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit, dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë.”

Me gjëra ushqimore na ka ripushtuar përseri Serbia?, ngase po e mbanë gjallë, pra mjerishtë po e mbush me helme tregun e Kosovës në bashkëpunim me kooperativistët shqiptarë të pas luftës, luftës që fatmirësishtë na çliroi Amerika !?

Shqiptarët historikishtë kishin shumë armiqë, por armiqë kryesor i kishin dy gjatë gjithë historisë; Osmanllinjet e anadollit, dhe serbo-sllavo-greket e Karpateve. Do të mallkohemi si popull nëse e harrojmë këtë fakt.

Pa bërë asnjë tentim as më të vogël që të shkruhet këtu histori, por thjeshtë due që të thuhen disa gjëra të cilat sot janë më se prezente ,dhe shumë të përditshme në jetën tonë, është me rëndësi që të bëhet një përshkrim i gjëndjesë reale në shoqërinë kosovare në veqanti dhe atë gjithë shqipëtare në përgjithësi.

Pasi që historia nisi ashtu siç edhe cekët më lartë, ku edhe ngjarjet e thëna dhe të përcjelluara gjeneratë pas gjenerate nëpër Familje dhe rrethe treguan, dhe shkruan historinë, është e udhës të shifet, dhe të shkruhet edhe sot për ngjarjet e caktuara që përcollën me shekuj shqiptarët si popull.

Pa dashje të ndalem në periudha të caktuara para ardhjesë së sllavëve nga Karpatet, ardhje kjo që do sjelli pasoja të pariparueshme në konstelacionet gjeo-politke të Evropës Juglindore, duhet të thuhet se trojet e trashëguara arbërore u gjeten nënë një trysni të madhe nga ardhacakët, dhe këte mjerishtë ata ( sllavët) e shfrytëzuan për mrekulli ( fatkeqësishtë), ngase popullata e athershme shqiptare, dokumentohet me shumë dëshmi edhe nga historianë të njohur të kohës, ishte e urtë dhe shumë punëtore, pra ishte populli shqiptarë kryesishtë i dhënë pas punës, dhe të mirave për një mirëqenje shoqërore të asaj periudhe kohore. Pushtimet sllave nuk do ishin kurrë të suksesëhme karshi trojeve tona, po mos të ndodhte edhe fenomeni i pushtimit të trojeve tona nga një armikë tepër i madh dhe i fuqishëm i asaj kohe e që ishte perandoria osmane.

Gjergj Kastrioti dhe Ibrahim Rugova

Ishte heroi i kombit shqiptarë Gjergj Kastrioti ai i cili mblodhi dhe bashkoi kombin në luftën e ashpër kundër mortajës së asaj kohe, perandorisë gjenocidiale turko-osmane, pra nënë udhëheqjen e Gjergj Kastriotit për 27 vite u zhvilluan luftëra, dhe beteja të mëdha në mbrojtje të trojeve, dhe vlerave shqiptare, por që më në fund me vdekjen e Heroit përfundimisht të gjitha trojet shqiptare ranë nënë sundimin e egër turkoshak i cili do të zgjaste për më shumë se 5 shekuj.

Të flasim me disa fakte:

Osmano-islamikët tregohen të pamshirshëm ndaj shqiptarëve, duke vrarë e masakruar popullsinë e pambrojtur. Kronikani Qemal Pashë-Zade shkruan se “me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër.” Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa të binin në duart e turqve.” “Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit, dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë.”

I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih largohet nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Kidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet ‘vdekje shqiptarëve’ dhe ‘allahu akbar,’ osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht në emër të allahut “mëshirëmadh.” Vetëm në këtë qytet humbën 20 mijë shpirtra të pafajshëm. U masakruan nën klithmat ogurzeza ‘allahu akbar.’

Nën këtë pushtim trungu , dhe gjaku shqiptarë u lëndua rëndë, nënë këtë pushtim shqiptaria filloi të humbas jo vetëm në identitet ,por edhe në prioritete të asaj kohe, në vend të zhvillimit, dhe ecjesë përpara me vlera sikur kombet tjera evropiane, populli shqiptarë u ndesh me sfidat për të mbijetuar, për të ruajtur gjuhën, historinë e përparshme, identitetin dhe së fundi tokën mijëra vjeqare, e cila filloi të zvogëlohej dalë ngadalë si rezultat i faljesë, dhe dhurimit të tokave shqiptare armiqëve të tjerë për rreth, serbëve, maqedonëve, malazezëve dhe grekërve, shkurt e shqip Sulltanet osmanlinj për kurvni, dhe për pisllëqe të tjera shperblenin armiqët tanë me tokat tona.

Ishin pra shumë shekuj të rëndë mbi supat shqiptare, shekuj që ndërruan kahjen dhe ecjenë shqiptare drejtë civilizimit të lindur atij evropian, kjo ecje mori kahjen e kundërt, dhe nga dhuna dhe nga vujtjet e shumta shumë shqiptarë u desh të konvertooheshin, dhe të nderronin stlin e jetesës, stilin e mbijetesës dhe vet jetën duke përqafuar jo vetëm fenë islame por edhe tiparët më të poshtra të orientit.

Në këta shekuj shqiptarët mbeten pa infrastrukturë ndertimore, pa infrastrukturë rrugore, pa infrastrukturë shkollore, pa infrastrukturë shëndetësore, dhe shkurt pa asnji zhvillim të duhur ekonomik, dhe kulturorë. Ata shekuj nënë Turqi shqiptarët vuajtën edhe më shumë nënë thundrën e sllavëve, ngase sulltanet e osmanlinjëve tregtonin interesat tona kombëtare për të mirë të sllavëve, atyre ua lejuan shkollat, ua lejuan gjuhëne, ia lejuan ndërtimin, dhe zhvillimin e duhur ekonomik, sllavëve nuk ua mbyllën kishat, përkundrazi kishat e vjetra si ajo e pejës dhe ajo e Deqanit që dihet mirëfilli se ishin kisha të shqiptarëve me besim të krishterë, ua dhanë shkieve, pra shkurtë turqit me shekuj e shëndrruan pronën shqiptare në pronë serbo-sllave.

Gjenocidi turk ishte monstruoz ndaj shqiptarëve.

“Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon, dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit e Lezhës. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, kryekrimineli islamik Fatih ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit.

Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me islamikë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qëndrore. Në librin e tij, “Shkodra dhe motet,” studjuesi Hamdi Bushati, ndër të tjera shkruan se “shumë nga myslimanët që u vendosën në qytetin e braktisur nga të krishterët ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kane vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman të Shkodres.” Ai vazhdon më poshtë: Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder.”

Dhunimet e grave shqiptare nga ana e osmanlinjeve

Dhunimet e grave shqiptare nga ana e osmanlinjeve me fjalet “Allahu Akber”?Nora e Kelmendit

Kosovë. Viti 1690. Një nga vitet më të zeza për shqiptarët e Kosovës. Sulltani vendos t’i japë fund një herë e mirë kryengritjeve dhe mosbindjes së shqiptarëve të Kosovës ndaj dhunës osmano-islamike. Sulltani firmos shfarosjen e plotë të popullsisë shqiptare të Kosovës. Për këtë qëllim, ai sjell nga Krimea një ushtri të madhe tartarësh të udhëhequr nga Nuredini, një nga bijtë e Hanit të Krimesë. Trupat tartare së bashku me ato turke vërshojnë në Kosovë duke mos lënë asgjë të gjallë. Krahinat jugore, perëndimore e lindore të Kosovës bëhen shkrumb e hi, nën thirrjet ‘allahu akbar’ dhe ‘vdekje shqiptarëve,’ thirrje që do të përsëriten rregullisht gjatë gjithë ciklit 600 vjeçar të sundimit osmano-islamik në trojet shqiptare. Në librin e historianit britanik Noel Malcolm kjo ngjarje tragjike përshkruhet në detaje.

Tragjedia është kaq e madhe dhe masakrat kaq të tmerrshme saqë përfaqësuesi i qeverisë britanike në Edirne, shkruan se tartarët i shkaktuan një dëm shumë të madh popullsisë së Kosovës, nga e cila ndoshta nuk do ta marrin kurrë veten, ose të paktën për një kohë shumë të gjatë. Prishtina, Vuçiterna, Peja, Trepça, Prizreni, e shumë krahina të tjera kanë mbetur plotësisht të boshtasura. Vetëm nga fundi i i shekullit të 19-të, (pas plot 200 vitesh), qytetet e Kosovës do të fillojnë ta rimarrin veten nga kjo katastrofë, dhe numri i popullsisë do të arrijë përsëri në nivelet e para viteve 1690 (Një histori e shkurtër e Kosovës, f177).

Nuk ka të dhëna të sakta se si u ripopullua Kosova pas shfarosjes së pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, por ndoshta këtë mund ta dijë Hashim Thaçi, vëllai i nipit të sulltanit, dhe gjithashtu mund ta dijë edhe kryetari i bashkësisë islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili feston 600 vjetorin e pushtimit osmano-islamik të Kosovës, dhe lutet për shpirtrat e sulltanëve që masakruan pa mëshirë shqiptarët” – nga shkrimi i Z D. Graciani në ZSH.

Në trojet e mbetura shqiptare armiqët tanë okupues, pra turqit e kishin vetëm një prioritet, të eksploatonin të gjitha të mirat tona materiale në Turqi, të merrnin fëmijët e gjinisë mashkullore shqiptare dhe ti rekrutonin në ushtritë e tyre vrasëse kudo nepër botë, të merrnin femrat shqiptare, dhe ti shendrronin në sklave, dhe mall seksi neper haremet turke e sulltaneze, ndersa si kundërshpërblim shqiptarëve u ndërtonin xhamija, që për mes kësaj forme ti denacionalizonin gjerë në pafundësi. Kështu, dhe shumë më keq ishin shekujtë e kaluar nënë thundrën turko-osmane, pushtues që nuk la gjë pa bërë në dëm të shqiptarëve mu si serbo-sllavet, ose thënë troç, kur llogariten shekujt athere turqit ishin pushtuesi më i egër i trojeve shqiptare të cilët bënë gjenocidë të paramenduar në trungun, dhe trojet tona, duke vrarë, masakruar dhe deportuar me 10 ra milionë shqiptarë, vallë a nuk i thuhet të tillës gjenocidë? Sigurishtë se po.

Po si bënë të harrohen të gjitha këto akte antishqiptare, të gjitha këto barbarizma, dhe gjenocide që plakuan trungun shqiptarë si pasardhës të ilirëve, jo këto nuk duhet, dhe nuk guxojmë kurrë ti harrojmë, përkundrazi ne duhet të kujdesemi që të hidhet edhe më shumë dritë për atë periudhë, duhet studiuar dhe duhet nuhatur të gjitha arkivat botërore për të zbardhur edhe më shumë dritë rrethe asaj periudhe shekullore.

Po si po sillemi ne shqiptarët sot karshi armiqëve tanë shekullorë?

Të flitet për armiqët serbo-sllavë , dhe mizoritë e tyre duhet shkrim i posaqëm, pasi që mendoi se ende serbet bashkëpunojnë me anadolaket dhe arabet kudnër interesave shqiptare, por kësaj radhe ky shkrim ka për temë pushtimin , dhe ripushtimin e ri otoman që po iu bëhet trojeve shqipëtare, si rezultat i harresës apo si rezultat i kontrabandeusve të rinjë xhonturq me emra shqiptarësh, ish kominsta dhe kisne “ koamndanta” që kanë zerë karriget e pushtetit në dy shtetet tona, por edhe në trojet tona tjera etnike.

Nëse ishte më i Madhi i shqiptarëve në shekullin e vet Gjergj Kastrioti , Kalorës i shqiptarisë që mbrojti atdheun me shpatë kundër anadollakëve, athere në kohët moderne apo thënë shkurt e shqip në fundë të shekullit të kaluar, dhe në fillim të këtij shukulli ishte Gjergj kkastrioti i dytë, përndryshe Ibrahim Rugova i cili me laps, dhe me kokë të qetë ishte ai që shqiptarëve ua tregoi rrugën e drejtë për të ardhmën. Ibrahim Rugova, Presidenti i Kosovës-Dardanisë qysh në fillet e rrugës së tij politike, që ishte pasuese e rrugës së tij intelektuale, si shqiptarë që ishte marrë me kujdesë dhe veqanti rreth veprave të shqiptarit të Madh Pjetër Bogdanit, kishte bërë me dije se e ardhmja, dhe drejtimi politiko-ekonomik dhe demokratik është kah perëndimi, pra kah vlerat në të cilat ne shihemi si themelues ndër të parët me mijëra vite më parë, gjë të cilën e dëshmonë edhe Historia më e re e shkruar nga Historiani tani më i njohur shqiptarë J. Buxhovi.

Ibrahim Rugova gjatë gjithë karrierës së tij atdhetare, kombëtare dhe politike e injoroi në tërësi orientin, otomanizmin dhe arabistanin, Presidenti Rugova nuk ndërmorri as edhe hapin më të vogël që të drejtohet kah orienti, me këte ai tregoi pjekuri kombëtare dhe intelektuale duke treguar shqiptarëve se atje mbeten miqët e Serbisë dhe Rusisë, pra anmiqët tanë. Ibrahim Rugova me gjithë qenjën e tij intelektuale, dhe njerëzore orientoi shqiptarët drejtë vlerave të civilizimit, dhe vlerave demokratike si modusi dhe zgjidhja më fatlume e qështjesë shqiptare.

Po çfarë po ndodhë tani me ne shqiptarët, pse e nderruam kahjen dhe orientimin natyral?

Me ardhjenë në pushtet të një klike-klase sharllatane politike pas lufte. Të cilët me kercnime e shantazhe frikesuan popullin, njerez me të kaluar të dyshimtë, dhe me të sotme të kriminalizuar si njerëz të hajnisë, kontrabandës, krimit dhe korrupcionit, Kosova, dhe mjerishtë edhe e tërë gjeografia shqiptare ka marrë përmasa tragjike të një kthese drejtë një neootomanizmi të heshturë, por shumë të rrezikshëm. Elitat politike të shqiptarëve ka kohë që u janë kthyer armiqëve të dikurshëm të shqiptarëve, në Kosovë sot popullata mjerishtë jeton , dhe ushqehet më se 80% nga prodhimet serbe, sot shqiptarët tregtinë më të madhe dhe hajninë më të madhe e bëjnë me armiqët e djeshëm që e lanë me gjakë tokën dardane, duke vrarë e masakruar me mijëra shqiptarë. Në këto vitet e kaluara, elitat politike të shqiptarëve kudo që gjenden lidhjet më të forta i kanë bërë me Turqinë, me otomanët e rinjë që pështillen rreth Sulltanit të ri Erdogan, mjerishtë vëllaut të Hashim Thaqit dhe fatkeqësishtë edhe S. Berishës e Edi Ramës. Ka vite që qeveritarët tanë kanë rënë në dashuri fatale me otomanët, sot thuaja se e tërë Kosova gjendet në duartë e turqve, sot thuaja se e tërë Kosova frymon turqishtë, e tërë Kosova punon, turqishtë, e tërë Kosova mjekohet turqishtë, e tërë Kosova vidhet dhe plaqkitet serbo-turqisht, gjithnji në bashkëveprim me shqiptarët, vëllezërit e tyre?!

Thaçi, Tërnava e Erdogan

Në Kosovën tonë tandemi Hashim Thaçi-Naim Ternava, janë vënë në dispozicion te turqit që ta shkatërrojnë qështjen tonë, që ta shesin identitein tonë, dhe ta shesin pronën tonë shtetërore për turqit.

– Në Kosovë, të gjitha TV të, janë vënë në shfrytëzim të serialeve sulltaneze turke, shikuesit shqiptarë janë të bombarduar nga serialet turke.

– Në Kosovën e sotme, e tërë mjeksia është në duart e turqëve, saqë edhe disa politikaj të sotëm ia bënë dëmin shtetit me klinika ku shiteshin zemra e veshke të njerëzve, si ajo e Medikusit.

– Në Kosovën e sotme të gjithë tenderët e rendësishm, pra pronat e shtetit shiten për turqit, si rezultat i kësaj del se pushtetarët tanë kështu e bëjnë shpërlarjenë e parasë së vjedhur nga shteti dhe populli, dhe duke iu qitë hi syve ata i ndajnë paratë qindra milionëshe me bashibuzukët turqë.

– Në Kosovën e sotme shtohen si këpurdhat pas shiut mjekrrosha dhe njerëz me bindje islamike e që si qëllim e kanë shkatërrimin e identitetit shiptarë duke predikuar islamin si identitet të shqiptarëve.

– Në Kosovën e sotme më shumë ndertohen xhamija sesa shkolla, më shumë demonstrohet për shamija e mjekrra sesa për probleme sociale- dhe shendetësore, pra në Kosovën e sotme dita ditës po fiton Turqia dhe turqizmi e arabizmi krahas shqiptarizmës dhe identitetit.

– Një gjendje e tillë ndoshta edhe më katastrofale mbizotëron në Iliridë, pra te shqiptarët nënë Maqedoni, atje kohëve të fundit shqiptarët dalin dhe protestojnë me flamuj arabësh dhe turqësh. E që me këtë ata mjerishtë vetem se tregojnë humbjenë e identitetit të tyre dalëngadal.

Në Shqipëri gjendja për momentin duket të jetë më mirë, por edhe këtu kishim disa gafe të Kryenministrit shqiptarë rreth raporteve shqiptaro turke. Ai bëri disa herë gabime duke bërë deklarata të pamatura dhe shumë depresionuese për identitetin tonë kombëtarë.

Një ishte e ditur, dihet dhe duhet të dihet për mote; gjaku shqiptarë dhe gjaku turk janë larg njeri tjetrit, skishin, dhe skanë asgjë të përbashkët, gjaku shqiptarë u derdh dhe lau tokën arberore duke mbrojtur ate, ndersa gjaku turk e fëlliqi tokën arbërore…

Përfundimishtë, kur kihen të gjitha këto parasysh athere ne shqiptarët po dalim si popull “suigeneris”- budallenjë, ngase ne jemi të vetmit që i madhërojmë, dhe i admirojmë kryekriminelet që vranë shqiptarët, ne madhërojmë Sultan Mehmetin në xhaminë me emër të këtij kasapi që vrau shqiptarë me qindra mijëra, ne madhërojmë figurën e Sulltan Fetihut që masakroi me miliona shqiptarë, dhe mjerishtë ua ruajmë ato xhamija ku shqiptarët mjerisht shkojnë , dhe i falenderohen për të bëmat e tyre kundër vet pasardhësve të këtyre shqiptarëve, që falen në xhamijat e sulltanëve me “ Allahu Akbar, me Selamalejkum e …

Nëse me shekuj otomanizmi nuk mundi të i shfarosë shqiptarët me dhunë, sot neootomanet e Anadollit në bashkëpunim me neootomanet me emra shqiptarësh po e riokupojnë përseri tokën arbërore, sot trojet shqiptare po ripushtohen nga paraja e fëlliqur dhe e vjedhur nga politikanët tanë në bashkëpunim me tajkunët turq, sot Kosova mjerishtë po frymon turqishtë, po mëson turqishtë, po falet turqishtë, po vjedh turqishtë, po shikon tv turqishtë, po shërohet turqishtë, po veshet turqishtë dhe po shkatërrohet në mënyrën arabe.

Ka shqiptarë e mjerishtë edhe turli farë historiani që paguhet nga anadollakët, që trimpetojnë se në Turqinë e sotme ka më se 5 milon shqiptarë? O Zot ruan nga të tillët, po sot në Turqi nuk ka fare shqiptarë, asnjë, dhe atë mundemi ta faktojmë dhe dokumentojmë pa farë vështirësie, atje nuk ka snjë kombësi tjetër pos turqëve, shiptarët atje të gjithë janë të deklaruar turq, atje nuk pati kurrë një shkolë shqipe, kurr nuk u lejua bartja e veshës kombëtare, muzika shqiptare e kultura shqiptare.

Në Turqi mundet, dhe ka pasardhës të shqiptarëv që u dëbuan me marrëveshjet serbo-turke të kohës së Rankoviqit por shqiptarë nuk ka, ngase do të dëshirohej të ketë, por thjeshtë në statistikat dhe kancelaritë turke nuk figuron askund fjala shqiptarë me kombësi, këtë e dokumentojnë edhe faktimet nga arkivat turke. Athere si mundemi të mburremi ne me shtetin turk, kur vet Turqia asimiloi me miliona shqiptarë, gjë që nuk ndodhi kurrë në shtete demokratike perëndimore ku në të gjitha prej tyre edhe mësohet gjuha, dhe kultuar shqiptare e lejuar nga Institucionet shtetërore të akcilit shtet. Turqia ishte dhe mbetet armiku më i madh i shqiptarëv së bashku me Serbinë e ruso-arabet…

Në 104 vjetorinë e pavarësisë së përgjysmuar shqiptare, shqiptarët për fat të keq janë këthyer në të varur nga armiku shekullor, Turqia. Nëse vazhdon kjo katrahurë më tutje athere pas 100 vjetëve të tjera, gjeneratat pasardhëse tonat fatkeqësishtë do të festojnë rikthimin e trojeve shqiptare në një Vilajet turk. Dhe mos të çuditemi nëse shikojmë si hutat që një ditë edhe Millosheviqin me milloshat e serbisë do i quajmë vllazen sikur arabo-turqit sot me Sulltanat !

A do ta pranojmë të tillën? Krejtë kjo varet nga përgjegjësia dhe vetëdijësimi i popullit shqiptarë, nëse vazhdohet me këte ecje athere une mos kofsha qasi “arrnauti” !

3 KOMENTE

  1. I nderuari Xhevat Al Rexha,

    Me vemendje e lexova shkrimin tuaj, i cili me pelqeu shume, dhe pas leximit te ketij shkrimi e kam nje pyetje per juve si vijon:

    KUR DO TE E NDERROSH EMRIN DHE MBIEMRIN OTMANOARABIK?

    sepse ju e meritoni te keni dhe te bartni nje emer ne gjuhen amtare te juajen… SHQIP

    Sa per informate per juve une e kam pase emrin katastrofal Mahmuuut, dhe mbiemrin shkavellokatastrofal GLLAVURDAA.

    Por tani e kam DARDAN GASHI.

    28 Euro shpenzime …dhe disa jave perpjekje admistrative… ne Komunen e Prishtines.

    Shënim: Xhevati e ka ndryshuar emrin në FB nga Xhevat në Xheki… 🙂 /AÇ

  2. Simbas mendimit tim, shkrimi ka ma vlere kur emni i autorit asht “XHEVAT REXHAJ”, sesa te ishte psh Pal Marku etj.

  3. Vlera i shtohet kur te bart emrin ne SHQIP… e jo ne arabisht, un nuk po e krahasoj emrin ne baza fetare por ne baza gjuhesore… çdo emer ne gjuhen amtare eshte me i mire dhe me patrotik… dhe me i vlefshem se emri ne cilendo gjuhe te huaj.

Komentet janë mbyllur.