Gjergj Kastrioti i përjetshëm përballë armikut dhe “burrështetasve” të rrejshëm të kombit

0
994

Nga Gjergj Kabashi

Jemi në shtator të vitit 2017. Në vitin 1990, siç e dimë, ka filluar procesi më i egër në historinë Shqiptare, i riislamizimit të popullit Shqiptar, pas influencës së Revolucionit Kulturor Kinez në Shqipëri, ku u shkatërruan traditat pozitive fetare shqiptare të të tria besimeve, duke i vrarë pothuaj priftërinjtë më të ditur e patriot shqiptarë. Në riislamizimin pas vitit 1990 ka marrë pjesë edhe vet Osama bin Laden , duke investuar në xhamizimin e Shqipërisë , për të ardhur në ditën e sotshme, kur Qeveria e Turqisë, me TIKA-n si pararojë, ta vazhdoj xhamiizimin dhe marrë përsipër “çështjen e Islamit” në Shqipëri e Kosovë!

Në Kosovë, në të kaluarën e edhe sot në prapavijë riislamizimin e ka bërë shteti i Serbisë përmes hoxhallarëve, që para luftës, qëkur e ngriti Medresenë “Alaudin” në lagjen e Vranjevcit, duke marrë përmasat e pushtimit turk osman pas çlirimit të Kosovës nga NATO, dmth., pas Qershorit të vitit 1999.

Dhe, mos të harrojmë kurrë që menjëherë pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, disa vite pas, Mbretëria SKS u kujdes që në Shkup të ngrenë Medresenë e njohur “Kral Aleksandar” , në mënyrë që veçanërisht Shqiptarët mos ta harrojnë “Islamin famëlartë”, që për pak i shndërroj në osman-turq deri në vitin 1912 , kur Perandoria Osmane, Turqia, u detyrua të tërhiqej nga këto pjesë të Gadishullit Ilirik dhe vendet tona të pushtoheshin nga fqinjët, pothuaj pjesa më e madhe e tyre .

Përpara luftës e cila përfundoj me çlirimin e Kosovës më 1999, ndjenja e krenarisë kombëtare ishte e madhe, shumë më e madhe se që është sot, pasi Islami nuk kishte arritë që ta infektonte ndërgjegjen kombëtare shqiptare ende, siç e infektoj pas kësaj lufte, deri kur jam duke shkruar në këto çaste, pra më 3 shtator të vitit 2017.

Gjatë kësaj kohe, Islami Politik Global me hoxhallarët Shqipfolës si Ylli Gurra, myftiu i Tiranës, me Shefqet Krasniqin, Naim Tërnavën, Armando Aliun etj., dolën hapur kundër “heroit të katolikëve”, Gjergj Kastriotit, duke theksuar se , siç u deklarua Ylli Gurra në mënyrë cinike se, “i kupton ndjenjat e vëllezërve të krishtenë” , dmth që Kastrioti nuk është hero “i tyre” , por “i atyre”, pra u shpreh kështu hapur e pafytyrësisht, ai që “vëllezër” i ka të gjithë Muslimanët e botës!?

Kah jemi duke shkuar si shoqëri shqiptare, si komb? Çka pritet tjetër të na ndodhë kur Turqia me hoxhallarët e vet në “Arnautlluk” ,-në dy shtetet e saja vasale , -osmane sipas saj , do të ngriten “xhamitë më të mëdha në Ballkan”, që përfundimisht do ta përdhosin , shembin e shkatërrojnë kulturën dhe historinë e popullit Shqiptar .

Mengelja Muslimane me hoxhallarët e “Arnautllukut” po shtërngohet përditë, – të cilët deri sot i duruam në emër të lirisë së besimit, lirisë së shprehjes e të mendimit ndryshe, mirëpo kërcënimi tashti i ka marrë format e përbindëshit dhe ka filluar edhe të kafshoj, sic u munduan ta kafshojnë Gjergj Kastriotin, më saktë të thuhet ta hanë në b. kalin e tij !

Çka duhet të bëjmë si Shqiptar, kur shtetet tona “kombëtare” nuk janë duke funksionuar kombëtarisht dhe, kur, siç po e shohim përditë, kemi shenja se janë në gjendje që ta ndryshojnë tërësisht natyrën e kombit, kulturën e traditat e tij, duke lejuar e stimuluar shndërrimin e islamikëve shqipfolës në faktorë, – murtajë kombëtare, vetëm e vetëm që prej tyre të krijojnë mbështetës, vota për të mbetur në pushtetin që nuk e meritojnë.

Vallë, a patëm mundësi ta vërejmë këtyre ditëve që asnjë politikan shqiptar , qoftë në Shqipëri apo në Kosovë, nuk e çeli gojën kundër aktit terrorist ndaj Gjergj Kastriotit, të cilin do ta kishin rrafshuar me tokë po të mos ngrihej në këmbë populli Shqiptar, secili që e ka nga një Gjergj në frymën e shpirtin e tij!

Një intelektuale dhe politikane e njohur më kishte shkruar në inboks këto fjalë : “Me ra ne sy diçka: asnjë politikan nuk paska reaguar për mbulimin e Gjergj Kastriotit ?!” Në të vërtetë , Zonja kishte shumë të drejtë! Deri edhe Pandeli Majko nuk harron t’ua uroj Kurban Bajramin “të gjithë besimtarëve mysliman”, por nuk u kujtua ta kritikoj e gjykoj aktin e turpshëm antikombëtar ndaj Gjergj Kastriotit , madje as fjalorin antishqiptar të frymës së miletit/umetit të “profetit” panislam Mohammad të Ylli Gurrës?

Me gjasë populli Shqiptar nuk ka politikan Shqiptar , se po të kishte do t’ua kishim ndëgjuar zërin!
A duhet ta lusim shtetin që “t’ua qes kambën në fyt hoxhallarëve”, – pjesës dërmuese të tyre, duke i disiplinuar përmes forcës së ligjit apo këta halabakër do të lejohen të nxisin luftën për zhbërjen e kombit shqiptar, për shkak të “amanetit” që e kanë nga “profetit arab, Mohammad?!

Gjërat kanë shkuar shumë larg, andaj, ne si Shqiptar duhet të pyesim vetën se a duhet t’i presim “shtetet tona kombëtare” derisa të zgjohen prej gjumit , apo t’u dalim islamikëve përpara e t’i ndalim, pasi këto hiena të shfytyruara e të dehura me islam dhe trimëri “profetike” , as që e kanë ndërmend të ndalen pa i ndalur!

Ibrahim Kelmendi, autor i librit të veçantë “ISLAMI religjion agresiv?!!”, duke i rrëzuar tezat antishqiptare të islamikëve me fakte të shumta, thotë që “Nëse do të ndodhte të ballafaqoheshim me pushtues të armatosur erdoganian dhe ndonjë shqipfolës do të rreshtohej krah atyre pushtuesve, sigurisht që do t’i vrisja, para se të me vrasin, sipas motos: nëse njëra nga nanat domosdo duhet të qajnë, të qan nana e atij.

Është edhe e drejtë lufta biologjike për mbijetesë dhe shqipfolësit që rreshtohen krah pushtuesve meritojnë të vriten para se të vriten pushtuesit.” Një mendim shumë i drejtë , logjik dhe human nga aspekti i ruajtjes së kombit nga shkatërrimi. Në këtë kontekst ai ndërlidhet edhe me akuzat që i bëhen Gjergj Kastriotit se ai paskësh vrarë myslimanë, duke shtuar akuza e tillë bazohet në një gënjeshtër të madhe për çka dëshmon edhe fakti “… se pothuajse të gjithë shqiptarët, nëse kanë memorie për paraardhësit e tyre, do të shohin që brezi 8, 9 ose e shumta i dhjeti, takohen në katragjysh me besim kristian. Brezin demografët e llogarisin rreth 24 vjet, që do të thotë se në shek. 18 e 19 janë konvertuar në Islam.” Natyrisht që kjo është edhe e vërteta e njëmendtë historike.

Përpos protestave dhe një kryengritjeje të vërtetë të atdhetarëve kryesisht në rrjetet sociale, është e udhës që tash kur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka shpallur vitin 2018 si Vitin e Gjergj Kastriotit, të organizohen protesta Shqiptarësh në të gjitha qytetet dhe kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës në mbrojtje të historisë, kulturës, traditave shqiptare dhe figurave të shquara të historisë kombëtare shqiptare, pasi nënçmimi dhe kryengritja antishqiptare islamike e shqipfolësve ka filluar t’i tregoj dhëmbët dhe të shfaqet me brinjë ndaj kujtdo që e mbron kulturën autentike shqiptare ! Ky antishqiptarizëm më nuk mund të tolerohet pasi nuk është duke e lejuar stabilizimin dhe përparimin tonë kobëtar në një botë gjithnjë e më të trazuar e të pasigurtë.

Islami dhe jo vetëm tashmë po shfaqet si një nacionalizëm tjetër, joshqiptar , duke sogjetuar dhe inspektuar ndaj çdo lëvizjeje kombëtare si agjent të njëmendtë të shteteve fqinje, në këtë rast Turqisë. Si Shqiptar duhet të protestojmë kundër “lojës me fe” të “burrështetasve shqiptarë” në Shqipëri dhe Kosovë , të cilët me sjelljet e tyre vazhdojnë të na bindin përditë që nuk janë udhëheqës të vërtetë të këtij vendi e populli, por dofar mercenarësh që u nënshtrohen politikave fqinjëve ,- turke , greke e serbe kryesisht, dhe nacionalizmave e synimeve të tyre strategjike për shkatërrimin e popullit shqiptarë, duke i përdorur “fetë”-besimet religjioze të këtij populli!

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Naim Tërnava dhe Shefqet Krasniqi të Prishtinës, Muhamet Skytari i Shkodrës, Ahmet Kalaja i Tiranës, Armando Aliu etj., janë pjellë dhe fryt i politikave të tyre kombëtarisht të verbra. Ata janë lejuar që të sillen si antishqiptarë me vite , duke indoktrinuar të rinj të shumë-frekuntues xhamish, që të tregohen jolojal ndaj kombit, kryesisht ndaj Gjergj Kastriotit.

Në këtë vështrim Ylli Gurrës, Myftiut të Tiranës, duhet t’i bëhet e ditur botërisht se fjala është për Gjergj Kastriotin , e jo për Skënderbeun, dhe se shqetësimi është i gjithë Shqiptarëve që janë e duhet të jenë të ndjeshëm e të ndërgjegjshëm ndaj cenimit të [do figure kombëtare, pra nuk është çështja këtu as e “vëllezërve katolikë” apo “ortodoksë”! Kjo teza e tij perfide se dikush qenka i ndjeshëm për Gjergj Kastriotin , e dikush (si ata që ky mendon se u përket si “identitet” tjetër, as që do t’ia din për kryeheroin!), është shumë e rrezikshme dhe kombëtarisht shkatërrimtare .

Ai me fjalët e veta tregoj që nuk ka ndërgjegje-ndjeshmëri Shqiptare, pasi ajo i mungon si pasojë e indoktrinimit islamik, pra ka ndërgjegje muslimane. Një mysliman shqipfolës mund të ketë dhimbje-ndjeshmëri për çdo Musliman të kësaj bote, por jo edhe për Gjergj Kastriotin , për të cilin janë të ndjeshëm “vëllezërit katolik” të tij ! Ne, prandaj, fyhemi dhe prekemi si Shqiptar që jemi nga mënyra e cekët dhe antishqiptarizmi i të menduarit të Ylli Gurrës, që është tipike e një islamisti politik, i cili “çështjen” e Gjergjit të Madh mundohet ta perceptoj si preokupim vetëm të një pjese periferike të krishterësh, “si hero i katolikëve” – të krishterëve sipas tij dhe të tjerëve si ai. Ky me këto fjalë e këto mendime të cekëta tregoj hapur që nuk e meriton ta udhëheqë komunitetin mysliman të kryeqytetit të Shqipërisë. Këtij i mungon kultura elementare kombëtare!

Imami antishqiptar Armando Aliu shkruante që i vinte turp “që ka hero kombëtar një njeri , hero mercenar (e ka fjalën për heroin e kombit, Gjergj Kastriotin !)që luftonte për të fituar flori. ”Dhe e shton edhe këtë mendim tjetër shokues, tejet nënçmues për kryeheroin e kombit Shqiptar, Gjergj Kastriotin: “Për disa vite rresht myslimanët e falnin Bajramin ne Bulevard ndërsa Skënder Beut te gjithë së bashku i kthenin menderen. Disa mijëra myslimane rregullisht dy here ne vit gjate festave te Bajramit i kane kthyer menderen bustit te heroit kombëtar te Shqipërisë e megjithatë askush nuk ka reaguar e nuk është ndier keq nga pseudo-nacionalistet.”
Pra, e kuptuat: “ia kanë kthyer menderën” ?!…

Këtu më nuk ka hajgare, gjë që Shqiptarët duhet përfundimisht ta kuptojnë dhe t’i kërkojnë të gjitha mënyrat e mundësitë për tu mbrojtur nga ky antishqiptarizëm i brendshëm që po e trashë dhunën verbale dhe jo vetëm nën mbikëqyrjen e shteteve tona “kombëtare”!