GJERGJ FISHTA – poezi

0
3310

Marrë nga TeksteShqip.com

GJERGJ FISHTA
(1871-1940)
Vendlindja: Fishtë – Zadrimë

Gjergj Fishta është shkrimtar shumë i njohur. Studimet e para i kreu ne Seminarin françeskan të Shkodrës dhe më pas në seminarin e Troshanit. Ku u shfaqen edhe shkëndijat e para të talentit të tij poetik. Studimët e mëtejshme i mori në Bosnje, ku studioi filozofi dhe teologji. Fishta i madh është themëlues i shoqëris Bashkimi në Shkodër (1899), që punoi për shqipën e përbashkët, fjalorin, alfabetin dhe botoi libra me vlerë kombëtare: kryetar i Komisionit të alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit (1908).

Fishta u bë drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane në Shkodër, ku futi shqipën si gjuhë mësimi,pra një akt i tij madhorë.
Më 1913, ai themëloi revistën zëmadhe, “Hylli i Dritës”, (një nga revistat më të njohura të kulturës shqiptare), më të cilën bashkëpunoi deri në vdekje.

Fishta ishte deputet i Shkodrës në Parlamentin e parë shqiptarë dhe nënkryetar i tij; përfaqësoi Shqipërinë në Konfërencën e Parisit(1909) dhe në Konfërencën Ndërballkanike më 1930-1931.

Poetin e madh e nderuan në shumë veprimtari: Më 1931 Greqia i dha dekoratën “Foenix”. Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj.
Atë Gjergj Fishta vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.


Atdheut

N’ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N’ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n’anderr,
Vec se ty, cuet, t’kam n’mendim;
Nder t’vështira ti m’je qanderr,
Per ty i lehtë m’vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N’tjera lule syu m’u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s’rri,
Ma i kulluet nji lum s’dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N’ty ma i bukur lulzon Prielli,
Jane ma t’kandshme stine e mot;
N’ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t’Madhit Zot.

Pa ty lules s’m’i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m’bjen:
Mue pa ty nuk m’del prendvera,
Pa ty dielli nuk m’shkelxen.

Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permende kam.

Çohi Të Dekun

E n’kjoftë se lypet prej s’hyjnueshmes Mni,
Qi flije t’bahet ndo’i shqyptar m’therore,
Qe, mue tek m’kini, merrni e m’bani fli
Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. –
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë,
E nami i sajë përjetë u trashigoftë!
Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’Dri
E porsi krandja e that n’nji flakada,
U shoftë me arë, me farë me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me za,
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!

Dëshmorëve

O ata t’lumtë, qi dhanë jetën,
o ata t’lumtë, qi shkrinë vehten,
qi për Mbret e vend të Parëve,
qi për erz e nderë t’Shqiptarëve
derdhën gjakun tue luftue,
porsi t’Parët u pa’n punue!
Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak’lli, bora e serotina:
e der’ t’ këndojë n’mal ndo’ i Zanë,
e der’ t’ ketë n’ detë ujë e ranë,
der’ sa t’shndërisin diellë e hanë,
ata kurr mos u harrojshin,
n’kangë e n’valle por u këndojshin.
E njaj gjak, qi kanë dikue,
ban, o Zot, qi t’jesë tue velue
për m’ia xe zemrën Shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t’Parit!

Gjuha Shqype

Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik’ mâ para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!

Gomari i Babatasit (Metamorfoza)

Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t`ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t`na qelbi fis e atdhè?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m`do i shpat!
Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me `i gjysmë setre t`pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me `i komçë t`njtitme nën grykë:
pantallonat me “gjyslykë”
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t`tanë gordec e berbalec
pa ndo `i msim, pa ndonji dije,
me `i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t`gjith njerzisë…
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi “Skandërbeg”,
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n`”smoking”, tash në “bon-jour”
ju, qi dje s`kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
ke na shkoni pash e m`pash,
edhe besa me “gulash”
me “afishe” e me “sultjash”,
me “kjumshtuer” e me “ashurè”,
“kosha gjelash” si kubure,
“tarator”, “pilaf me kos”,
“mish me qepe” e “majdanos”
“shish qebap”, “brizholla viçi”,
“kunguj t`mbushum”, “kuzuici”,
“kabuni”- e “mualebi”.
Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t`Atdheut
kane ra n`luftë si shqipe t`leta,
kanë shkri gja e shpija t`veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
Përse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
n`vend qi ju me u vu n`konop,
a se brinjt m`jau zbru me shkop,
a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m`ndo `i prrue
për me shtrue ndo `i rrugë të shtetit
a me dlirë ndo `i skelë detit,
lavjerre buzësh, harru si viça
kqyrin m`ju si t`ishi ogiça,
për me u pri udhës s`qytetnisë
e me i sjellë t`marën Shqipnisë.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo `i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s`po e gjeni dot,
nën kambë t`cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m`palc,
pleh i ndytë me u bartun n`shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.

Hymni i Flamurit Kombëtar

Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
E thrret t’ bijt e Kastrijotit
Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,
Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vehet m’ t’ leta.

Bini, Toskë!….

Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”

Bini, Toskë!….

Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme,
Qi vetë Zoti na ka dhanun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnueme
E nji t’ huej’t na kem m’ i a lanun?

Bini, Toskë!….

Ah; jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’ me u shkri me gra, me fmi!
Kem’ me mbetë kortarë nder ara,
Se me shkelë lamë t’ huej’n n’ Shqypni.

Bini, Toskë!…

M’ kambë, Sokola të Shqypnis!
Flamri ynë, qé, n’ ajr po shtiellet
Si pol veshet t’ Perendis,
Kah na ban hije prej qiellet.

Bini, Toskë!….

Ma mirë dekë me u shue nen hije
T’ Flamrit t’onë në fushë t’ mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije
Per nen sukuj t’ huejë t’ Balkanit.

Bini, Toskë!….

Armët e Besen na i njeh bota;
Trima n’ zâ kem’ pasun t’ Parët,
Luften né na e msoi Kastrjota:
Kè, thue, frigë do t’ kenë Shqyptarët?!

Bini, Toskë!…

Urra! Djelm, eh ‘u u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!
Flamri i ynë, qé, u nis perpara:
Ndimo, Zot, per Atmè e Fé!

Bini, Toskë!….

Se Shqypnia u Rrudh e Vogël

Kishin Hyp Nji Rreze Dilli
Ai Shen Pjetri e Ai Shen Mhilli
E Po Flisnin Per i Hall Te Vjeter
Ai Shen Mhill Me Njat Shen Pjeter

Se Shqypnia U Rrudh e Vogel
Per Shqyptart Sa Nji Gogel
Lene T`shejt e Mos Ta Zgjasim
Zbresin N`toke Shqypnin e Masin

Moren T`shejt Nji Lamsh T`mashit
Nisen Matjen N`Preveze T`tashin
Mirpo Lamshi u Ka Mej
Porsa Mbrin T`shejtnit Ne Qafe Peje

Edhe Nejse Mos Me u Zgjat
Si Me Mat Shqypnin e Ngrat
Peni i Mashit Asht Mbaru
Vrik Kalon Dreqi Mallku

I kane Pre Kryet Lekuren i Kan Rru
E Me Ate Lesh Kan Ba Nji Dredhe T`Djallit
Qys Se u Mat Me Dredhe T`Djallit
Asnji PUn S`na Shkon Per S`marit

Sesa Nisim Nji Pune T`re
T`paret Qe e Prishim Jemi Ne

Troç Dy Fjale Kombit Mbare
Sy Me Sy Me Ja Than Deshta
Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptar
Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta

I D’buemi

Lamtumirë!-vendet e mija,
Qe,po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon deti,ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Kah njai diell,qi asht tue flakue
Andaj fill un tash do t’veta…
Lamtumirë!atdhe i bekue!
Lamtumirë!Për sa tjet jeta!
Nesër nade kur mbi ne
Rrezja diellit ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhe
Mue prej teje ka me m’da!
E por n’pvetsha ret’ mizore,
e por n’pvetsha zogjt e detit;
Se peër ty,moj tokë arbnore,
S’ka me m’folë ma mue t’shkretit…
Tjera fushë e tjera zalle
Kam me pa,e tjera dete:
Kam me ndie,po,tjera valle,
Tjera gjuhë,n’tjera qytete;
Vendin tem,por s’kam me pa,
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mi edhe kamë me kja,
Pa u gjetë kush qi me i ngushllue.
Pa kend temin,posë nji zotit,
Tue shkretue për dhe të huej,
Kanë me m’shkue mue ditt e motit
Sha e perbuzun prej gjithkuej.
Kam me pas shkretin’per voter,
E për shrojë të ndeztë ranë;
Kam me pasë,ulkojnë moter,
Kam me pasë,ehu !tigren nanë…
Nana e mbetne për se gjallit
Ka me m’kja, kush e di, ndo’i dite,
Dersa motka, dekun mallit,
Kot ndo’i herë mue ka me m’pritë
Ka me i njehë, po, krushqit, e mjera,
Me i pru nanës n’shpi nji re:
Por i vllaj, kushdi, m’atë hera
Ka me u kalbun për nën dhe!
E njai dhe-ehu!kob prej qiellit!-
S’ka me kenë,jo dheu i t’parvet
Ku ma bukur qiella kthihet,
Ku ma ambël n’gjuhë t’shqyptarvet
Para Hyjt naltohet lutja,
E ku besa asht e shejtueme
E ku zemrat s’dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkët janë të madhnueshme.
Oh!ju bjeshkët e Shqyptaris’!
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s’kam me u harrue,
Kahdo t’m’jet gjykue me u endë:
Dersa t’muj me ligjirue,
Ju gjithmon kam me u permendë!
E ato halë e qipariza
Kam me i pasë nder mend gjitmonë,
E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonë…
Por,oh vaj!Malet e mija,
qe,po zhduken dalë-kadalë:
Gjimon deti,ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Lamtumirë,pra,bjeshkë e malë!
E ju shkrepa edhe ju curra;
E ju breshta e ju gjeth hale,
E ju prroje e ju gurra!
Lamtumirë,ju mriza e stana!
Lamtumirë, kumbona e berr’e!
Lamtumirë,ju fusha t’gjana,
Ju livadhe,ene ju djerre.
Lamtumirë ti shpija e t’parvet,
Ku ma s’parit m’agoi drita
E ku strehë u dhanÇè shtektarvet
Miqt e babes edhe ku i prita
Lamtumirë,carani m’votër.
Lamtumirë ju armët e shkreta!
Lamtumirë!ti nanë e moter!
Lamtumirë,për sa t’jet jeta!…
O shtektar,m’nji nji vorr të ri.
N’has ndo’i herë ti tue ndjekë shtekun,
T’Çilun n’ranë ndo’i shkreti,
Aty vet kam me kenë dekun.
Nji kryq drunit,t’kjofsha true,
Ziere e venma permbi krye,
E,nemose,ti për mue
Lutju Hyjt’ për shka t’kem fye.

Lamtumirë Vendet e Mia

Lamtumire vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t’veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!

Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me me më nda?

Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t’shkeretit

Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera Dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…

Vëndin tëm ma skam me pa…

Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s’dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju “shkurre e mreta”!
Lamtumire ju o armt e t’parve
Lamtumire për sa t’jetë jeta.

Lidhja e Prizrenit

Shkrepi dielli buzes Cukalit
eja e t’kendojme, oj Zane e malit
eja e t’kendojme n’Lahute t’Malsise
si ata krenat e Shqiptarise
ne Prizren na jane bashkue
per me fole se si me e peshtue
prej capojve t’Malit t’Zi
qi ka dyndun top e ushtri
me hi n’Plave, me hi n’Gusi
me marre Shkodren me Malsi
der’ ku dane vendi me Dri
pse, po tjone, Mbreti i Stambolles
dore i dhanka Knjaz Nikolles
me ndeze zzjarm ai n’votra tona
me nga qete ai n’ara tona,
me ba dru n’zabele tona
e me gra e vasha tona,
me lujte Shkjau harushe me ne
thue s’ka Shqiptare mbi dhe.
Por po kisht’, besa, Shqiptare
kisht’ Shqiptare zemer bujare
burra t’urte, trima luftetare
qi s’po u tutshin keta me deke
n’erz e n’toke me pase me i preke
Perse, qe ; qaj Ali Pasha
fort ka vra ato vet’lla trasha
ka vra vet’llat edh’ a’ idhnue
burri i botes ‘ kur ka nigjue
se n’berlin asht ba pleqnia
nen kambe t’Shkjaut me bue Shqipnia
edhe ne n’Peje trimi ka dale
t’tane Shqipnise ka cue nji fjale
qi shk’a’ Krye, shk’a Bajraktar
shk’a Vojvode e shpi e pare
fille me dalun ne prizren
per me ngrehe aty kuvend
e si motit per atdhe
me lidhe besen, me lidhun fe
bese e fe me lidhe shqiptare
se pa dale Shqipnia fare
sa qi n’fushe as ne zabel
mos te lehe ma qen ne stel
mos t’kendoje as pule as gjel
vendin te huejve mos m’ua leshue.
Shkjaut per t’gjalle mos me iu shtrue
mos me vu “kapice” mbi krye
Mbretit fjalen me ia thye
Edhe n’lajm qi cpon Alia
trup ne kambe cohet Shqipni
shk’a gegeni e shk’a Toskeni
cohen Krene e Bajraktare
Agallare e pashallare
Me Vojvode e me beglere
trima n’za, burra me ndere
larg t’permendun per urti
lart te lupun per pleqni
e kush tok e kush shok
si ata hyjt qi shkrepin n’qielle
ne Prizren na shkuekan fille
Prizrenjanet ku mire po i presin
buke e zemer po u qesin
si zanate qi e ka Shqipnia
kur t’u shkoje miku ke shpija
e si tok na jane bashkue
trimat n’kambe atehere jane cue
e kane dale ne log t’kuvendit
n’ato mojet e Prizrenit
ku kane ndejun rend mbas rendit
me Ali Pashen n’krye t’ vendit.
Valle c’piskati n’hije t’blinit
n’ato mrize t’Ljubotinit
qi ushtoi vigma ashtu zalise?
Ora e bardhe e Shqiptarise
paska kene m’nji gurre tu’ u la
edhe e mira e paska pa
se atje poshte- o ne Prizren
kenkan mbledhe Shqiptaret ne kuvend
paska pa ajo e kenka gezue
n’maje t’bjeshkes paska flut’rue
edhe n’gjuhe t’ambel t’ Shqiparit
thirre i paska zanes se sharit
sa qi ushtue ka hapesira
a po ndien, moj t’rafte e mira!
moj shtat rrituna na mjalte?
Paeja ‘ i here m’kete bjeshke te nalte
paeja ‘ i here, per dac me pa
shka s’ke pa as n’Turk, as n’Shkja
Zana mire ate e ka ndi
fluturim asht leshue n’ajri
ia ka behe n’bjeshke t’ Ljubotinit
sa rre’ i here qepalli i synit
ku aty para i ka dale ora
edhe kapun dora-dora
tue kuvend motra me moter
na kane zanun vend n’ate koder.
vend n’ate koder, si kane zane
ka qite ora dhe i ka thane:
“se une qi dijte e kam ma s’miri
se ty p’r here ta ka dashte hiri
me t’kuvendun fjale burrnie
me t’ permendun pune trimenie
e me njohe burrat e dheut
qi per Fe e per liri t ‘ Atdheut
vringellojne shpatat si vetima
trandin boten si bumb’llima
bajne anmikun copa e grima
deshta t’thrras, moj vetull-njale
mbi kete bjeshke nji here me m’dale
per me t’thane se edhe n’dite t’sotit
po kisht’ burra porsi motit
mos me u trembe ne flake t’barotit
mos me u tute n’vringellim t’celikut
balle per balle m’iu turre anmikut.
A i sheh poshte atje n ‘Prizren
njata burra mbledhe n’kuvend?”
A thue i sheh e a thue po i njeh?”
Un po shoh, por nuk po i njoh
Nuk po i njoh, jo, se kush jane
po i pergjegje e bardha zane
vec, mbas gjaset, kish ‘ me thane
se ata akejte na kenkan ngjallun
qi t’larget Trojten paten kallun
pse edh’ ai trimi n’krye te vendit
qi po dan ne log t ‘kuvendit
porsi t’isht’ nji rode dragonit
fort m’i ngjaka Agamemnonit
si p’r ate tjetrin, pak pertej
me ata t’dy mustaket te medhenj
krah e m’krah qi i paska leshue
e qi folka si tu’ ul ‘rue
kish me thane se a Diomedi.
Fort ka qeshe Ora me vedi
se ata Akejte, besa, nuk jane
s’jane Akej as jane Dardaj
as vigaj, as katalla
por jane Krenet e Shqiptarise
krenet e Gegeve e t ‘Toskerise
qi kane dalun ne kete dhe
me lidhe besen, me lidhun fe
edhe n’ arme keta me u shtrengue
Europes fjalen m’ia poshtue
qi me Mbret paska pleqnue
me i dhane dore malit te Zi
t’a copetoje t ‘mjeren Shqipni…

Sa p’r ate trimin n’krye te vendit
qi po t’dan ne log t’kuvendit
porsi t’isht nji rode dragonit
e qi i gjaka Agamemnonit
ai nuk asht, mori lum Vasha
tjeter kush vec Ali Pasha
qi per t’drejtat t’Shqiptarise
vete ia nep zjarmin shtepise
e s’i dhimben nane as djale
per to jene vete e fale.
E njaj tjetri ma pertej
me ata dy mustake te medhenj
me i preke n’shoq qi ka bri vedi
ai nuk asht, jo, Diomedi
por asht Bajraktari i Shkrelit
si njaj pyrgu n’balle t’keshtjellit
qi s’e trande as topi as shpata
e i thone emrin Marash Vata.
Jo qi ka aty burra tjere
Bajraktare, Krene e Blegere
qi per fjale e per urti
per trimeri, per bujari
nuk ia leshojne vendin kurrkujt
as n’Shqipni, as nder te hueje
A e sh” i here njate burre zeshkan
me kollcike e me fistan
qi ma ka synin si sh’gjeta
qi m’i bajne t’gjithe tungjateta
e qi folka ashtu pa u ze
here tue mate, mandej tue pre
qi prandej njate fjale qi e flet
Mbreti as Krajli nuk e shkelet
Pse edhe dera e tij bujare
larg permende asht n’toke shqiptare
Per kah pup’la e per kah dija
Pa te cilat s’rron Shqipnia?
Ai asht trimi Frasher Begu
qi gjithkund, ku e qiti shtegu
i la name ai Toskerise
faqe t’bardhe i la Shqipnise
Mandej vjen nji Qefali
Prenge Bibe Doda, djale zotni
per kah mosha mjaft i ri
por i vjeter per pleqni
kur te dueje me fole urtni
ai asht Zane, njaj Kapitani
Kapitani prej Mirditet
per te cilin larg perflitet
larg perflitet, larg kallxohet
zi e bardh per te shartohet.
Atehere vjen ne rend Toptani
qi edhe ketij larg i vojti zani
per shka mire e zi qi bani
perse i forti, si e din vete
mire e zi punon n’kete jete
kur t’i marre mendja perpjete.
Perbri tij vjen prap Zagolli
Gjete Gege Shlluku edhe Begolli
vjen Cun Mula e vjen Mar’Lula
njani Hot e tjetri Shale
t’forte per pushke e t’urte per fjale
si ai Dode Preci prej Kastrati
me ate Vrionin e Beratit
edhe trimi n’za Deralla
qi po i kishin fjalet e rralla
por s’po cajshin shume kopalla
ku, po isht’puna me qindrue
me qindrue p’r’ Atdhe t’bekue
Por pertej, m’ate tjetren ane
ai asht, Zane, nji burre shkodrane
asht Shan Deda i Dede Jakupit
qi si Letinit si Halldupit
rrumbulllak fjalen ua flet
pse asht dere pushke gjet me gjet
e s’merr vesht per Krajl as Mbret
Se ti, besa, mire po thue
mori Zana me ligj’rue
se edhe n’sy jam tue e dalltun
qi kudo puna me qitun
per pa e shkrepe ky s’kisht me pritun
Vec un desha ketu ta di’
se kush asht njaj kinezi
n’dy kubure e n’nji harbi
qi e ka vu kesulen n’nja n’sy
e i ka leshue tirqit nen i’,
sikur leshue s’i ka kurrnjeni?
Ai asht, Zane, Abdullah Dreni
njaj, pa t’cilin s’hece kuvendi
e ia dro t’keqen Prizreni
Dro ‘ Prizreni e dro ‘ Gjakova
rreth e cark ia dro’ Kosova
pse fjale peng ai kurr s’ka lanun
pse per mik e bese dhanun
vete ia nep zjarrmin shtepise
shi me Mbret pushken e nise
e as s’i le marre Shqiperise.
Ndersa n’bjeshke te Ljubitinit
per ne hije t’mrazte te blinit
po ligj’rojshin Zana e Ora
krye me krye dora- dora
atje poshte ne Prizren
Abdullah Frasheri, i Toske me mend
keshtu ka nise te cile kuvend…

Ene breshtet t’Kapitolit
dale nuk kisht’ e murrte ulkoja
per me i dhanun sise Romolit
mbasi shambe kje per dhe Troja;
e atje larg, po, kah Urali
nper ato breshka te larta
sillej Shkjau, si shkerbe mali
tue kerkue per molla t’tharta
kur n’keto vise te ballkanit
te Paret tone, pelazgte e motit
gjane e gjalle kullotshin planit
qete i ngitshin n’fushe te Zotit.
Kishin frone e ligje te mbara
e gjate shtegut t’qytetnimit
ishin shty ata larg perpara
c’me pranevere te rruzullimit.
Prej kah fille xen rriba e Verit
e m’Vezuv t’veshun n’gjineshtra
kur Kaukazit e n’Shkamb t’Doverit
ku rri’ Albiona e pjeke genjeshtra
fis ma t’vjeter kund nuk ka
se asht ky fisi n’za i Shqiptarit
ne mes t’cilit punet e medha
per Europe xune t’enden sparit.
Po, m’keto male e karpa tona
sparit Zeusi njerzte i rysi
e me augure te Dodona
egersine ai ua permbysi
ketu edhe sparit Ore e Zana
nisen valle me vallezue
e nper verrije e fusha t’gjana
xu pegasi me lodrue.
Ketu Leka mati hapin
me i dale botes, vetimen n’sy
si edhe Pirri, qi, mbrehe pallen
e dale detin si duhi
shi nen Rome e shtroi hamballen
te tane n’rekna Romakesh t’ri.
Kudo rrani turr Shqiptari
mire ai lidhe me bese e fe,
atje lufta mori zhari,
atje gjaku rrembei nper dhe
e as s’u gjet kund mal e rremore
qi atje hovin me ia ndalun
i ra zhyt ai vales mizore,
me arme n’dore nper flake ka dalun.
Gal, Romake, po dikur motit
kjene pershkue nper toke shqiptare
si edhe fiset e ostrogotit
me ata Sllavet, keta dalshin fare!
Por Shqiptari s’e perkuli
i gjalle qafen nen zgjedhen t’hueje
e leshoi token, ne mal duli
por te dheta s’i lau kuje.
Porsi njaj tallazi i detit,
qi dynde mal e bardh prej shkumbe
deke e tmere tue lane mbas vetit
vjen e thehet n’kep t’ndo’ i gume;
njashtu forca e cildo anmiku
qi desht dam t’na i sjelle lirise
erdh e u thye n’parzme celiku
t’bijve t’maleve t’ Shqipnise
Pat kujtue Sulltan Murati
se Shqiptaret i ka leshue zemra
se prandej po u rrin ai gati
e rob t’xane po i shtron nen thembra
edhe dynde nji ushtri kreshnike
te tane djelm t’rregjun nder gjaqe
bota mbare heshtet prej frike
knjan Europa, lot per faqe.
po n’kete pune u gjet gabue
Skanderbegu ‘ rr’fe prej qllit
pallen xier atje ne krue
se c’vetue ka n’rreze t’diellit!
E si ula tue buluritun
Shqiptarise ia leshon kushtrimin
qi shk’a’ burre ‘ ne lufte me zbritun
Turkun m’arme m’ia shtype guximin.
Trup ne kambe ia ba Shqipnia
mire nder arme edhe shtrengohet
e si breshni e si duhia
fulikare mbi Turk leshohet
N’ate turr’ t’tyne trandet toka
tymi cohet der’ mbi re
bumbullojne male edhe boka
rremben gjaku shtojt kurrne.
Shtri n’fushe t’Dibres Jeniceri
e, si kau nen thike t’kandarit
t’u perpjeke per toke i mjeri
ka’ e ndrydhe m’fyt kamba e Shqiptarit
ai e sheh, sado qi vone
se me dhune Shqiptaria s’shkilet
e se rrejne ata qi thone
se p’r Atdhe Shqiptari s’vritet.-

Jo, pra, vritet, pasha Zotin!
nise Shan Deda n’fjale t’u ze
posi vram asht ai gjithmotin
kur kje puna per Atdhe.
Edhe Mbretit te Stambollit
Shqiptaret pushken ia kane vu
sa here Turqit e Anadollit
paten dashte me u dhkule n’kanu.
Ku ta lype e mira e Atdheut
e ta hjeke liria e vendit
kush a ‘ nipash t’Skanderbeut
i cdo fese e i cdo kuvendit
per ta mesy ia ka anmikun
si petriti zogjte trumcake
e kudo t’vringelloje celikun
nuk len token pa e pergjake
Moce Shqiptaret me stalagtita
lire gjithmone keta e kane shkue jeten
e cese enden nata e dita
cese xen vjeta ne rend vjeten
keta pose Zotit t’nalte t ‘Empirit
qi ushqen krijen e veshe lulen
kryet der’ sot perpara njerit
ene kurr nuk e perkulen.
M’kambe atehere, burra te dheut
mbasi t’zotet jemi me deke
per liri e ndere t’Adheut
prap xen Duli fjalet me i theke
perse sot a kurr Shqiptari
gjane e vehten do t’baj fli
per Atdhe qi ati’ i la i Pari
e per ndere e per liri.
Sot t’shtate Krajlat edhe Mbreti
n’ate Berlin n’kuvend bashkue
e kane ba pleqnine n’mjet veti
Malsine Knjazi me ia leshue
me ia leshue Knjazi malsine
me na da ne vella me vella
me na hapun Shqiptarine
me na lanun rob nen Shkja.
Kush ka ndere e nuk bane kore
burre si burrat qi kjene motit
ai sot armet te rroke mizore
e te dale ne breg te Cemit
prej kah shkjau rrin e na kercnohet
m’ia diftue botes e polemit
se pa gjak Shqipnia s’shtrohet.
Ketu s’do t’shkelsase, jo, kamba e huej
kush pose nesh, s’xen qe m ‘ekte toke
se na rob s’i shtroh’na kuje
der’ sa t’jemi gjalle me koke
Me eshtna tona, po, na Shqipnise
nji mburoje kem, me ia vu
qi edhe topat e Rusise
s’kane per t’mujte, jo, m’e derrmu’
Abdyl Frasheri keshtu foli
kur Mar’Lula, i pari i Shales
nji sy-zjarrm, nji zog sokoli
burre i zoti i pushkes e i fjales
ai pret fjalen n’log t’kuvendit
se ti, pasha ate Sh’Marrabe!
sa per t’dalun zot un vendit
me m’qortue nevoje nuk ke
Pse, cese a ‘xanun kjo Shqipni
un kam ndeje me pushke per faqe
e per vend e per liri
kam ra pre, kam bamun gjaqe.
kam shkue jeten si bishe malit
zbathe e zdeshe edhe pa ngrane
por as Mbretit, por as krajlit
tungjateta s’i kam thane
Un kam ruejte gjuhen shqiptare
un kam mbajte dore e kanu
e as per pare, as per timare
gjak e t’Pare s’i kam mohue
Prandej, Shkjau me pase per t’mesy
e me dale kendej kah Shqipnia
( si po thone, se ka vu sy)
ka me u ndeshe, po, n’arme te mia
n’arme te Lekeve te Dukagjinit
qi, me ndihme te Perendise
kane m’ia thye pleqnine Berlinit
kane m’ia peshtue lirine Shqiptarise
Por pse m’thue me u vra me Shkja
tue pase mbrene na Anadollakun
qi kurr t’keqen s’ma ka da
qi kurr qafet s’ma hoq lakun
qi edhe zemren ma ka tha
e m’ka mbyte ai tate e nane
e shnjerzue m’ka grue e moter
e s’m’ka lane me u rrite djale n’voter?
M’ka marre token e trsh’gueme
e tue m’ba kanun pacaver
m’ka marre qete, po, per nen laver
m’ka marre lopet, po, me jithe vica,
m’ka marre delet me gji’ogica
m’ka marre dhen e m’ka marre dhiz
m’ka tha vathe e m’ka tha mriz
edhe sot m’la vu leci
mos me fole n’gjuhe t t’Parebe t’ mi
e ma mban gjunin mbi bark
e ma repe shpinen me cark
si mo’ Zot, ma keq per mua
nder thoj t’tij qi kam qillue?…
Po, a pse Turqit e Anadollit
duene te tallen ketij trollit
na m’ia vu pushken Nikollit?
Jo, per Zotin- kjofte levdue!
se un Monov nuk kam qillue
qi me dal e me leftue
perse Krajli a perse Mbreti
duene te m’mbajne mue rob nen veti
un luftoj vec per liri
per erz tem e per Shqipni
se un t’huej n’zot s’e due n’shpi
s’due te njoh as Krajl as Mbret
mbret Shqiptari asht n’vend te vet.-
Te lumte goja, bajraktar
Ali Pasha, i trim bujar
merr e i thote t ‘parit te Shales
se ti la s’i bake fjales
Se ti folke n’log t’kuvendit
si po e lypte e mira e vendit
Per Shqiptare si jemi na
Turke e Shkja te dy jane nja
pse te dy, si Turk si Shkja
ne me sy s’duen me na pa
edhe jane per ne te hueje
gjind qi as vetit as tjeterkuje
nuk jane t’zott nji t’mire m’ua sjelle
as per dije e mende t’kthelle
as per pune as per tregti
as per t’mbare ne qytetni
Por, pse na te vogjel nuk jemi
pse kend fis as vella nuk kemi
na sot Shkjaut s’mund t’i bajme balle
qi po do t’na perpije gjalle
prandej, thom, se e lype e mbare
qi edhe sot na, si perpara
te rrijme ngjite me Mbret t’Stambolle
per me i bamun balle Nikollit
Dikur dita ka me ague
qi edhe Turku do t’marre m’yjue
e m’atehere shka a Toske a gege
t’mblidhen tok si kokrrat n’shege
e t’ia apin Turkut t’shtymen
qi s’nderron vesin, vec se qymen
e ta leshojne krye-picingul
t’ia thejne zvergun ne Mosul
Pra, ju burra, un kish’ me thane
ketu fjale tjeter mos me xane
vec me hi me shkrue nji leter
me shkrue’ i leter n’kanu t’vjeter
per t’shtate Krajlat mbledhe n’Berlin
qi, pa u shterrun Dri e Shkumbin
edhe Buena per pa u tha
ne per t’gjalle nuk rrijme nen Shkja-
keshtu ka fole Pasha i Gusise
Edhe Krenet e Shqiptarise
kane marre letren per m’e shkrue
fjale per fjale keshtu tu’ e peshue
Ju qi jeni te shtate krajlat
edhe ti, Mbret i Stambolles
falemeshendet krenet e Shqipnise
Per njate gjyqe qi e keni banun
qi ne Shkja me vue Shqipnia
pa shikjo, se, per Zotin
mund t’na bije ndo’i pune e keqe
pse na rob s’i bah’na kuje
Njeket toke te Shqiptarise
Zoti vete Ai na e ka falun
e as Talianit marre s’ia kemi
as rrembye s’ia kemi francezit
as Hinglizit as Teutonit
se ma Sllavit jo se jo
qi vec dje ka ra n’Ballkan
e kush din se ku e kepute zvergun
si ajo vrrulla e kacalecit
sot ketu, neser s’dij ku
Sa per Mbret e Stambollit
qi po thone se Knjaz Nikollit
do t’i fale Shkoder e Malsi
mund t’i thono se Shqipnia
nji shporte fiqesh nuk ka qillie
per me u da miqve peshqesh
por asht toka e t’pareve tone
asht Atdheu, po i Skanderbegut
asht Atdheu, po, i Mois Golemit
e i atij Leke Dukagjinit
edhe i Kukes edhe i Muzakut
edhe i Strezes e i Aranitit
qi e kane la t ‘tane me gjak t ‘Turkut
Prandej s’ka as Krajl as Mbret
qi kete toke e lafe a e shet
der’ sa t’kete nji zog Shqiptari
qo t’baje hije permbi dhe.
Keshtu letren e kane shkrue
edhe mire e kane palue
mandej shtek ata i kane dhane
per Berlin, ku kishin zane
Mbretit e Krajlat gjyqe me da
shek’llit t ‘ngrate, ne gjak krejt la.

Nuk Din Shkjau Me Mbajtë Miqsí!

Por, s’din Shkjau me mbajtë miqsí!
Aman, Zot, kur duel Serdari,
Se ç’kje ndezë Vranina zhari!
Aman, Zot, kur mrrîni Pera,
Se shum’ krisi atbotë potera!
Por kur rán Shkjét e Vraninës
Shum’ u krisi plumja shpinës!
Porsi shé, qi m’nji natë gjâmet
Rritet turr e del prej âmet
Tuj ushtue – e tue shkumue,
Shkaperderdhet nper zallina,
Ashtû u derdh Shkjau te Vranina,
N’valë Shqyptarët krejt tue i pershî.
S’lufton ndryshe e rrebtë kulshetra
E me dhâmbë edhè me kthetra,
Zjarm e surfull tue flakrue,
Kur drangojt t’a kenë rrethue;
Si i qindron sod Shkjaut Shqyptari
Per dhé t’amel, qi i la i Pari:
Kâmbë per kâmbë, tuj qitë pá dá,
Tue korrë krena neper Shkjá.
U janë ndezun flakë breshânat,
U kullojn gjak n’dorë tagânat,
E u kullon gjak edhè zêmra,
Veç se vendit s’u lot thêmra.
Por ç’dobí: dielli tue lé
Isht’ tue lé m’at ditë per Shkjé! –
I rán ndore Shkjaut t’ terbuem
Tridhjetë t’vrám e dhetë t’shituem!…
O ata t’lumt, qi dhane jeten,
O ata t’lumt, qi shkrîne veten,
Qi per Mbret e vend të t’ Parve,
Qi per erz e nderë t’Shqyptarve
Derdhen gjakun tuj luftue,
Porsi t’ Parët u pa’n punue!
Letë u kjoftë mbí vorr ledina,
Butë u kjoshin moti e stina,
Aklli, bora e serotina:
E dér t’kndoje n’ mal ndo ‘i Zânë,
E dér t’ketë n’ dét ujë e rânë,
Dér sá t’shndrisin diell e hânë,
Ata kurr mos u harrojshin,
N’kângë e n’valle por u kndojshin.

Shqipnia e Lirë

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,
Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë
Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
Prej Tivari në Manastir,
Edhe Flamuri Shqipnisë
Si flakë mnijet e Perëndisë
Do t’valvitet në Kaçanik.

Shqypnia

Edhè hâna do t’ a dijë,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !
Fusha t’ gjâna e kodra t’ blera,
Zijes s’ mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t’ vet ktû i veshë Prendvera,
Si t’ Parrizit t’ larmet shtroja.
Nën nji qiellë përherë t’ kullueme,
N’ rreze e n’ dritë përshkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n’ ajrí.
Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t’ kjarta e t’ cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,
Gurgullojn npër râjë e curra.
Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjn mande’ ata djelm si Zâna,
Armët e t’ cillvet, përherë besnike,
Janë përmendë ndër fise t’ tana.
Atje léjn, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n’ flakë t’ nji dielli:
Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah çeliku
N’ dorë t’ ktij shndritë për vend t’ të Parit.
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N’ turr t’ Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka’ i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhën dete e male;
Mbretënt fjalën s’ mund t’ i a shkelin,
Turrin ferri s’ mund t’ i a ndalë.
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n’ gjí,
Nuk mund t’ quhesh, jo, robneshë.
Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
Qi zanát ka besë e fé,
Për Lirí, për fron të Mbretit
Me dhânë jetën ka bâ bé.
Sy për sy, po, kqyr anmikun;
Përse djemt, qi ti ke ushqyue,
S’ i ka pá, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s’ i ka thye,
Kaq të bukur, kaq të hieshme
Perëndija t’ fali i Amshueshëm,
Sá ‘dhe deka âsht për tý e shieshme:
N’ gjí t’ and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t’ a dijë,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.