Gjergj Dedaj pranoje vendimin me dinjitet e mos u bëj tabelë qitje e personave të pandërgjegjshëm

0
191
Gjergj Dedaj

Nue Oroshi

Në mesin e shumë Ambasadorve të Kosovës që janë shkarkuar këto ditë është edhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut Gjergj Dedaj. Gjergji u shkarkue me valën e shkarkimeve të përgjithëshme që bëri Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe që u aprovua nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Të gjithë ambasadorët ishin të paknaqur me këtë vendim dhe reaguan në mënyra të ndryshme por reagimit të Gjergj Dedajt shtypi i dha më shumë rëndësi. Ndoshta edhe ishte pak më i ashpër në krahasim me të tjerët. Unë përsonalisht do ti them Gjergj Dedajt që përkundër që e ke meritu ta përfundosh deri në fund mandatin dhe të pensionohesh duhët për hirë të respektit ndaj institucioneve të Kosovës ta pranosh vendimin.

Është për të ardhur keq se pse e gjithë kjo makineri e shtypit u leshua kundër një reagimi të Gjergj Dedajt që mëndoj se ka qenë reagim në afekt apo i momentit për një vendim që nuk e ka pritur. Për të gjithë ata sharllatanë që gjuajnë e flasin pa lidhje duke sharë në mënyra të ndryshme ju them qartë se familja Dedaj nga Guska e Gjakovës, që njihet me emrin familja e Gjon Markut të Guskës, hyn në njëzet familjet shqiptare që më së shumti i ka dhënë gjakë, sakrificë dhe mund lirisë së Kosovës. Në këtë familje komunistët pansllavistë gjatë luftës së dytë botërore ja kanë vrarë disa mashkuj kurse regjimi i Millosheviqit edhe shumë mashkuj të tjerë ia ka maskruar.

Edhe Gjergj Dedaj gjatë viteve të nëntëdhjeta ka dhënë një kontribut të madh kombëtar si kryetar i Partisë Liberale për Pavarësinë e Kosovës dhe ka bërë me mijëra kilometra udhëtime në Bruksel, Berlin, Washington e Romë për ta mbrojtur të drejtën tonë etnike, historike dhe politike. Madje duke shpenzuar edhe nga fondi familjar si dhe nga atdhetarët e tjerë nga Gjermania dhe Zvicrra që i përkrahen udhëtimet e ti. Gjergji ka udhëhequr edhe shumë demostrata në Prishtinë gjatë periudhës se kohës së luftës që nuk ishte edhe aq e lehtë te jetë në krye të këtyre protestuesve.

Me një fjalë Gjergji edhe në aspektin profesional edhe në aspektin e përvojes e ka merituar ta ketë një postë Ambasadori dhe ta përfaqësoj me dinjitet Kosovën, kur e dimë se për shumë vite ishte Kryetar i Partisë Liberale të Kosovës dhe kishte kontakte miqësie me shumë diplomat perëndimor.Por një gjë që po ndodhë me politikanët tanë të Kosovës dhe që e ka përfshirë edhe Gjergj Dedajn është fakti i mospranimit të pensionimit politik.

Në këtë shkrim po i jap vetëm disa raste te mospranimit të pensionimit politik. Ish kryetari i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu pasi që e përfundoj karrierën politike si President i Kosovës dhe pasi që e humbi pozitën e kryetarit të LDK-së kundër Isa Mustafës ai nuk e pranonte pensionimin politik, por në çdo kuvend të LDK-së tentonte që të kandidoj për kryetar të LDK-së duke mos e pranuar faktin se karriera e ti politike ka përfunduar. Të njejtën rrugë e ndoqi edhe Isa Mustafa ish kryetar i LDK-së. Isa nuk e pranonte kurrsesi pensionimin politik deri sa e sjelli LDK-në në 12 përqind duke i shkaktuar dëmin më të madh politik në 30 vjet kësaj partie politike.

Pensionimin politik nuk po e pranojnë as Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Ata edhe pse për 22 vjet kush me shumë e kush me pak kanë pasur pozicione të ndryshme politike e nuk po pajtohen me faktin se iu ka ardhur koha e pensionimit politik.

Po e harrojnë faktin se për 22 vjet një e re apo një i ri i lindur në vitin 1999, tash veçse mund të këtë diplomuar në shkencat politike apo në diplomaci dhe është kuadër i gatshëm që ti hynë jetës politike.Kurse Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nëse nuk qeverisin mirë e mbarë të dy do ta kenë pensionimin politik shumë më të hershëm pavarësisht peshes së viteve që mbajnë mbi supe.

Të gjithë këta politikan duhet të marrin mësim nga kancelarja gjermane dr. Angela Merkel gruaja më e fuqishme politike në Evropë e cila përkunder faktit se kishte fituar katër herë në zgjedhje në Gjermani duke qenë kancelare për 16 vite ajo tha se do të pensionohet politikisht dhe mjaft ka qëndruar nëpër pozicione politike. Kështu që dha dorëheqje nga pozita e kryetarës së CDU-në Gjermani, si dhe nuk u shpreh e gatshme që të kandidoj serish për kancelare në Gjermani. Pensionimi politik nuk është fundi i botës. Ai duhet të mirret me qetësi. Me qetësi këtë pensionim duhet ta merr edhe Gjergj Dedaj dhe të ulet e ti shkruaj memoriet e veta si dhe aktivitetin politik mbi tri dekada që e ka zhvilluar.

Ndërsa të gjithë ata që e kritikojnë Gjergj Dedajn me një fjalor te vrazhdë të tyre, duke e marrë edhe si shkak një incident që e kishte gjatë luftës me Hashim Thaqin dhe mosqarimin e atij incidenti deri në fund nga Gjergj Dedaj, ju them haptas se shqiptarëve ju kanë ndodhur shpeshherë incidente të tilla dhe ka pasur dy rrugë të zgjidhjes dhe përfundimit të këtyre incidenteve. Rruga e pajtimit me kërkim faljeje familjes që e ka shkaktuar incidentin apo rruga e hakmarrjes përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Se cilën rrugë e ka përdorur Gjergj Dedaj në këtë rast është çështje e ti private dhe një incident ku Gjergji ishte në krye të delegacionit të Kosovës, nuk duhet te mirret si kontekst për të nxirë figurën e ti politike e sidomos nga personat që nuk i kanë dhënë asgjë çështjes së shenjëtë kombëtare gjatë historisë tonë të dhimshme dhe krenare sepse mbrojtja e kombit shqiptar nuk është bërë vetëm në vitin 1998 -1999 por ka një traditë të gjatë historike qindra vjeçare.