Gjeopolitika e Trumpit është racionale

0
1028

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Evropa (përfshirë trojet shqiptare) po përjeton një transformim të pakthyeshëm demografik dhe kulturor dhe kombi-shtet është nën presion të konsiderueshëm. Lideri i emigracionit të OKB-së, Peter Sutherland, gjithashtu ka deklaruar se “Sovraniteti i shtetit kombëtar është një iluzion që duhet të jetë pas nesh” dhe se “BE-ja duhet të minojë homogjenitetin kombëtar.”

* * *

Invadimet, luftërat, katastrofat dhe kolapsi social është si zjarri në shtëpi: kur ju së pari e ndjeni se jeni në rrezik, atëherë është shumë vonë. Atëherë ju jeni tashmë të vdekur. Atëherë është e kotë për të paralajmëruar. Nëse duhet të ndalet një revolucion, një luftë civile apo një agresion ushtarak nga jashtë, duhet ndaluar atë para se situata të bëhet e rrezikshme.

Evropa harxhon shuma të mëdha parash për “refugjatët” e rrejshëm, në vend që t`i përdore ato mjete në modernizimin e ushtrisë, aftësia mbrojtëse e së cilës është dobësuar. Prandaj ia besoi përgjegjësinë Shteteve të Bashkuara.

Putin ka jetuar në DDR dhe e ka parë Perëndimin për së afërmi. Ai e sheh zhvillimin e një Perëndimi që nuk ka më stomak për luftë. Ai e ka parë se si Perëndimi ka përqafuar një ideologji tragjikomike vetëvrasëse që është plotë kontradikta: Globalizimin, zvetënimin e identitetit kombëtar, që ndihmon në shkërmoqjen e shoqërisë. Dhe, Putin po përpiqet të rishkruajë kufijtë e Evropës. Fërkon duart, zgërdhihet dhe pret momentin e volitshëm.

* * *

Kriza e “refugjatëve” të rrejshëm e ka shndërruar Evropën në kaos. Në qoftë se Evropa fare do të mbijeton, duhet që sa më shpejtë të ndryshojë ideologjinë e çmendur të globalizmit dhe të kthej emigrantët e varkave në Afrikën Veriore. Gjithashtu duhet dëbuar edhe të gjithë emigrantët e paligjshëm që janë tashmë në vend, pa marrë parasysh se kanë kaluar shumë vite që kanë ardhur. E kam fjalën për kriminelë dhe emigrantë që me premisa të rrejshme, duke mos treguar identitetin e vërtetë, i kanë mashtruar vendet pritëse dhe morën lejen e qëndrimit.

Qytetarët evropianë janë të zemëruar në brohoritjet e elitës për globalizmin. Qytetarët duan kombin dhe mbylljen përsëri të kufijve për mysafirët e paftuar. Atyre iu kanë shurdhuar veshët nga piskatja rreth modernizmit dhe multikulturalizmit.

Do të bëhet edhe shumë më keq. Sipas OKB-së parashikohet se deri në vitin 2050 Evropa do të përjetojë rënie shifrash të popullsisë, rreth 80 milionë më pak banorë. Ndërsa Afrika është kontinenti që do të përjetojë rritje shumë të madhe. Ajo brenda 35 vjetësh do të ketë 1.3 miliard më shumë njerëz. Ka një rritje prej 109 për qind. Sipas teorive shkencore, deri në vitin 2100 numri i popullsisë afrikane do të ishte rreth 5 miliardë njerëz – një katërfish për 85 vjet.

Një ditë Evropa do të zgjohet dhe do të kuptojë se ata janë bërë Bota e Tretë. Ajo do të shndërrohet në një kaos të paimagjinueshëm, në një terren të konflikteve fetare dhe etnike të shkallës së gjerë, korrupsion i shfrenuar, kriminalitet, dhunime seksuale të femrave dhe përleshje fizike prej më të sertave. Brezi i ardhshëm i evropianëve etnik do të duhet të jetojë në mjerim, varfëri dhe pasiguri.

Evropa më në fund do të kuptojë se sa të mençur ishin japonezët, kinezët dhe aziatikët tjerë të cilët duke qenë “racistë” arritën të ruajnë identitetin e tyre etnik dhe kulturor.

* * *

Filloi me Brexit. Votuesit e SHBA-së kanë zgjedhur një president (politikisht jo korrekt) i cili përveç tjerash e sheh rrezikun e ri që në fakt kërcënon jo vetëm SHBA-në por të gjithë botën perëndimore, terrorizmin islamik. Dhe një president i cili nuk e pranon që vendi të poshtërohet dhe shkatërrohet nga emigrantët e paligjshëm, kryesisht ata meksikan por edhe të disa shteteve ku praktikohet islami politik.

Çfarëdo që njerëzit mund të mendojnë në lidhje me presidentin e ri amerikan, nuk është ekzagjerim të thuhet se z Donald Trump ka ardhur si një stuhi në Shtëpinë e Bardhë. Gjëra të papritura (pozitive) kanë ndodhur qysh nga dita e parë. Ky nivel i lartë i aktivitetit duket të ketë pasur një efekt tronditës në fushën e komenteve në vend dhe jashtë vendit.

Gjeopolitika e presidentit Trump është thellësisht racionale dhe strategjike, dhe as kuturu apo e improvizuar – ose madje edhe e rrezikshme, si pretendojnë disa.
Trump e huton ambientin përreth, sepse ai flet në një mënyrë shumë të ndryshme se sa shumica e elitës, prandaj njerëzit gabimisht besojnë se z Trump është budalla. Shumë prej tyre akoma nuk e kanë kuptuar se bota po ndryshon.

Ai nuk thotë se status quo-ja është më e mira e të gjitha botëve (kohërave). Sepse ky status ka krijuar dallime, ka forcuar regjimet autoritare, dhe ka krijuar pasoja të rënda mjedisore në Azinë Lindore. Pas tetë viteve me z Obama gjendja e përgjithshme në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore është shkatërrimtare, katastrofë ku Rusia është përsëri fituesi i madh. Është e vështirë për të kritikuar z Trump që beson se ai mund ta bëjë këtë detyrë më mirë.

Por pasiguria më e madhe nuk ka aq të bëjë me marrëdhëniet me Rusinë apo me Lindjen e Mesme. Më e rëndësishme është Kina dhe Gjermania. Të dyja këto fuqi të mëdha ekonomike kanë një suficit tregtar shumë të madh (të holla që dalin të tepërta në krahasim me vlerën e mallrave të shitura) në dëm të SHBA-së. Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse formulimi i z Trump nuk është diplomatik ndaj këtyre dy vendeve. Ai i sfidon ato:

Kinezët janë në një gjendje shoku mbi pasojat e një rezultati që mendonin se ishte i preferuar, që do të thotë se zoti Trump fitoi mbi zonjën Hillary. Ata nuk e kishin marrë seriozisht atë që ai tha në lidhje me proteksionizmin, dhe kjo është një problem. Trump është duke u përpjekur për të futur rregulla të reja për rendin botëror ekonomik, sepse sipas tij, Gjermania dhe Kina rritjen e tyre ekonomike e kanë bazuar në deficitin tregtar amerikan. Ata kanë përfituar nga kërkesa amerikane dhe shitur produktet e tyre, pa dhënë asgjë mbrapa. Një rezultat i tillë është i ligjshëm në një treg të lirë, do thoshte dikush.

Por pozicioni i z. Trump nuk është aq i thjeshtë. Ai nuk është kundër tregtisë ndërkombëtare, por sipas tij tregtia duhet të jetë në të mirë të të dy palëve, diçka që nuk është në këtë moment.

Presidenti i ka mjetet e pushtetit për të bërë diçka në lidhje me një mungesë të ekuilibrit. Rasti është se Kina dhe Gjermania qëndrojnë tepër dobët nëse USA e ndryshon qëndrimin e saj. SHBA mund të kërcënoj me masa të politikës tregtare, po të jetë kështu vetëm për të marrë koncesione. Dhe, kinezët apo gjermanët nuk mund të bëjnë edhe aq shumë. Ata janë tepër të varur nga aksesi (qasja) në tregun e SHBA. Ata duhet të kishin bërë më shumë në të gjitha këto vite për të zhvilluar ekonominë e vendit dhe kërkuar produkte të vendeve të tjera.

Motivimi nuk është vetëm ekonomik, por edhe gjeopolitik:
Mënyra e të menduarit në Shtetet e Bashkuara pjesërisht mund të jetë frika se ekonomia kineze në 20-30 vjetët e ardhshëm mund të jetë më e madhe se ajo amerikane, nëse globalizimi i tregtisë vazhdon me shpejtësinë që ka në këtë moment.

Udhëheqja globale më pas do të kalonte nga një demokraci liberale në një, të paktën formalisht, diktaturë komuniste.

Të gjithë njerëzit nuk janë aq inteligjentë të mendojnë në gjykata të tilla. Ata janë të kapur në zhurma, dhe në këtë mënyrë bëhen një pjesë e saj. Njeriu (demonstruesi) e lejon veten të mashtrohet nga media dhe organizata të ndryshme “humanitare” që kanë konflikt interesi. Ata nuk e kuptojnë se polemikat e mediave rreth gjërave të kota kanë për qëllim për të tërhequr vëmendjen, çmenduri që shpesh përdoret në politikë dhe në debate, për të minuar dhe tallur kundërshtarët, veçanërisht fitimtarët.

Sjellja e medias, si në SHBA ashtu edhe Evropë, së bashku me fushatën zgjedhore amerikane dhe qëndrimin e tyre ndaj fituesit, tregon se në çfarë shkallë serioze forcat e majta qëllimisht kanë arritur të përshkojnë, menaxhojnë dhe t`i keqpërdorin mediat në botën perëndimore, me rezultat që zërat paralajmëruese dhe opinionet tjera përjashtohen dhe dënohen.

“Në çdo liberal ekziston një totalitar, që piskat pas dëshirës për të dal jashtë”, – thoshte gjyshi im (ish oficer i lartë).

* * *

Më këtë letër, unë doja të ju rekomandojë që ne shqiptarët e vogël të lemë anash problemet dhe thashë e thënat e botës së madhe, për t`u përqendruar në atë se çka do të ndërmarrë administrata e z Trump kur bëhet fjalë për ne.

Dhe, kryeministri i Shqipërisë londineze, në këtë rast argati i të huajve dashakeq, duhet t`i kërkoj falje publike presidentit të SHBA-së dhe miqve amerikan për ofendimet parazgjedhore (në adresë të presidentit gjatë një emisioni të CNN-it). Por, duhet t’i kërkoj falje edhe Kombit Shqiptar që aspak nuk pajtohet me atë budallallëk ndaj aleatëve tradicional dhe shpëtimtarëve tonë. Ndryshe, të jap dorëheqje të menjëhershme për këtë akt të pandërgjegjshëm, njëherësh, tradhti ndaj interesave vitale të Shqipërisë.