Shkruan Asllan Dibrani
Sindromi konfliktuoz, akoma është prezentë tek korpusi i partive politike në Kosovë, po ashtu ky fenomen fatkeqësisht mbretëron edhe ne Shqipëri dhe ma gjere!?…
Kjo dukuri është diagnozifikue si plagë kronike ne përqarje, shtyrje, shnatazhime ,mashtrime , gënjeshtra, korrupsion e me shumë fenomene të tjera, qe populli shtron pyetjen se a do vjen fundi kësaj kacafytje në mes taborit politik shqiptar, po ashtu këto te këqija i përcollën edhe zgjedhjet e fundit në Kosovë ku botërisht u pa qe Vetëvendosja, fitoj, por provuan mbi një muaj me i qit bllokada ish te korruptuarit, ”ish komandantët” i paqin duart larg nga UÇK e lavdishme te organizuar me krime te llojit te vet etj.
Kjo e keqe sikur morri porosinë e partive politike në Kosovë dhe u reflektua ky fenomen edhe ne “Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë”!?.
Buja që u bërë dhe po bëhet në LKSHM, fraksionet dhe të metat ,sidomos në këtë shoqëri qe konsiderohet shtresa më e lartë e një populli, është tejet skandaloze.
Paraqitja e dukurive dhe e veprimeve duke i vënë në lojë të metat dhe dobësitë, shpesh nuk mbeten vetëm me kaq, por nga njëherë bëhen edhe tema aktuale si rasti i “Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë” pas ritmit të dorëheqjeve që po ndodhin kohëve të fundit, si poshtë:
Publikoj radhën e krijuesve qe dhanë dorëheqje, sipas Dan Kosumit dhe reagimin e publikuar në gazetën Alb Planet, citoj si me shkrimin e poshtëshënuar:
Qëndrimet e çakorduara të një kryetari në ikje dhe të mëkëmbësve të tij
Shkruan: Dan KOSUMI
Të nderuar miq dhe ish anëtarë të LKSHM-së, po bëhen tri javë prej kur unë Dan Kosumi e bëra publike dorëheqjen time nga Lidhja e Krijueseve të Mërgatës. Nga ajo ditë e deri më tash, dorëheqje dhanë këta bashkëthemelues dhe anëtarë të kryesisë:
Të dorëhequrit (Kolazh i bërë nga Dan Kosumi)
1. Dan Kosumi – anëtar kryesie
2. Seveme Fetiqi – anëtare kryesie dhe zëdhënëse
3. Muhamet Luma – anëtar kryesie
4. Driton Smakaj – anëtar kryesie
5. Fakete Rexha – anëtare kryesie
6. Miradije Avdullahi – anëtar kryesie
7. Shenida Bilalli – anëtare kryesie
8. Valdete Berisha – nënkryetare
9. Raimonda Moisiu – USA – nuk ka as njohuri për ekzistimin e LKSHM-së, emri i saj është futur si anëtare kryesie pa e pyetur askush!?
10. Bes Camaj – Ka dhënë dorëheqje nga kryesia dhe nuk është pjesë e kësaj lidhje!?.
11. Silva Tërrnava – ishte anëtare kryesie nga Zelanda e re, ajo ka shumë vite që jeton dhe punon në Kosovë nuk përfaqëson asnjë shoqatë në mërgatë!?.
12. Rita Saliu – USA, është Nënkryetare e lidhjes, nuk përfaqëson asnjë shoqatë në vendin ku jeton (sipas kryetarit të lidhjes së krijueseve Mëhill Velaj)!?.
13. Gani Bytyçi – i emëruar (kryetar i kontestueshëm i SHKSHZ) nënkryetar i LKSHM! Nuk është i zgjedhur në kuvend zgjedhor në Zvicër. Pas dorëheqjes së Dan Kosumit, në mbledhjen e mbajtur 26.05.2018 në Lozanë, ushtrues detyre i kryetarit është caktuar deri në kuvendin e ri Muharrem Blakaj!?.
14. Dan Kovaçi – I emëruar krye në vete nga Kryetari në largim Hasan Qyqalla!?.
15. Ajet Shala – i dorëhequr, ish anëtarë i SHKSHZ/LKSHM,
si dhe shumë anëtarë tjerë të shoqatave, që më nuk duan të dijnë më për një lidhje sikur kjo!!!
Te pakënaqur me sjelljet e disa anëtareve të një pjese të ngushtë me “kryetarin e kësaj Lidhje Hasan Qyqallen, qe ma shumë është vetëshpallur se sa qe u përzgjedh nga dikush si përfaqësueses i një shoqate, aq me vlera për kulturën tonë në Mërgatën Shqiptare…
I indinjuar e përcolla këtë pakënaqësi te këtyre krijuesve anembanë Evropës dhe Botës ku përfaqësojnë artin dhe kulturën tonë krijues, letrar, poet me reputacion edhe ndërkombëtar në fushën e letërsisë dhe të nëpërkëmben nga një elite injorantesh, lakmitarësh, përfituesish, arrogantësh, abuzuesish, tregtarësh madje edhe hajnash kur përmenden shifra marramendëse qe kanë përfituar nga Ministria e Diasporës, është tejet skandaloze, qe mos të reagojmë!!!
Duket se aty janë grumbulluar probleme të shumta dhe ka pasur shpesh edhe skandale te turpshme, siç dëshmon zëdhënësja e kësaj shoqate Seveme Fetiqi citojmë si me poshtë:
Me themelimin e kësaj lidhjeje në vitin 2013 në Koblenc, mendova se ne krijuesit, po bëjmë një hap të madh në kultivimin e fjalës së bukur shqipe në mërgatë duke i bashkuar të gjithë krijuesit nga çdo anë e botës ku gjenden krijuesit shqiptarë. Çdo gjë do të funksiononte si në fillim, po mos të lindnin problemet të tilla për të cilat jo që u kujdesëm t’i eliminojmë së bashku si na ka hije në një shtet demokratik, ku jetojmë të gjithë gati më shumë se dy dekada, por ato u grumbulluan çdoherë e më tepër për shkak të heshtjes së kryetarit, kryesisë së ngushtë, shumicës së nënkryetarëve dhe anëtarëve të tjerë duke mos u bazuar fare në statusin dhe rregulloren e LKSHM- së, në jo transparencë dhe mos mbajtjen e rregulltë të ndonjë mbledhjeje apo Kuvendit të rregullte dhe të planifikuar, nga të cilët njëri dështoi në vitin 2017 në Koblenc, për shkak të neglizhencës së kryetarit Hasan Qyqalla.
Ai iku nga vendi i ngjarjes, duke u arsyetuar kinse për shkaqe familjare vetëm e vetëm, që ta vazhdojë mandatin e tij edhe dy vjet, në të vërtetë ai në mënyrë dhelparakë, vazhdoi edhe vitin e pestë e aktualisht tërë 6 vite, pa u mbajt Kuvendi, e as pa u votuar për vazhdimin e mandatit të tij!!!
Kështu shkruan zonja Seveme Fetiqi duke i përmendure edhe një varg argumentesh tjera në arsyetimin e saj ne shkresën e dorëheqjes.
Pra ngacmime morale, nëpërkëmbjeje, ndarje çmimesh sipas arritjes së pazarit, shtyrja e kuvendit për zgjedhje te reja në shoqatë , vetëm qe ka qene ne pozitën e kryetarit Hasan Qyqalla është vërtetë , gjë qe ka përgjegjësi këtu në Gjermani, edhe para ligjit.
Të ndahen çmime ne gara, qofte në prozë apo poezi “ti mua unë ty”,“ unë jaraneshës tende ti times “, „ti mikut tim unë mikut tënd ” . Këtu shihet se është bërë shkeljeje edhe e statutit dhe rregullores ,po ashtu edhe shkelje e etikes se mirëfillta te krijuesit ,si artist , poet, prozator, shkrimtar, dramaturg ,apo çka do qofte si prezantues nga shteti ku është i deleguar ne atë ore letrare ,simpozium apo diçka tjetër letrare.
Me gjëra të tilla të veprohet në një “kope budallenjsh” është tejet skandaloze e dëmshme dhe e pa njerëzishme e lere më ti bësh këto gjera në një shtresë intelektuale dhe krijuesish me dhjetëra tituj te botuar !
Ti nënçmosh, ti shuajsh, ti futesh në kryesinë e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgim, pa i pyetur, ti nxirresh dhe ta largosh ne atë moment qe i ke prish marrëdhëniet me iks krijuesin është e pa logjikshme, dhe e pa lejueshme, por edhe shumë e dëmshme për LMSHM.
Prandaj në baze të këtij hendeku dhe një mali problemesh në LKSHM, pas gjithë këtyre skandaleve, pas gjithë këtyre keqpërdorimeve materiale, pas ngacmimeve seksuale, pas futjes se njerëzve me biografi të dyshimtë në kryesinë e LMSHM, pas dorëheqjes se mbi 15 anëtarëve e nënkryetarëve nga kjo Shoqatë, pas gjithë këtyre abuzimeve dhe injorance, nga një njeri dy e tre veta, vendosa të reagoj gjithnjë me zërin e arsyes dhe mbi të dhënat e të dorëhequrve, shkrime të botuara në gazeta të ndryshme, nga mllefi dhe pozicionit i një njeriu të indinjuar, po ashtu pjesëmarrës në themelimin e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani” dhe anëtar i saj, e jo në LKSHM, aktivist i shumë organizimeve në kulturë, art dhe në raste humanitare, opnionist i mijëra shikimeve për ngjarjet brenda e jashtë trojeve tona, si ish i burgosur politik nën regjimin jugosllav vendosa qe mos të rri spektator pran një të keqeje qe i ka trokitur në derë “Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë” nga tip matrapazësh.
Vendosa të reagoj me këtë shkrim vetëm e vetëm në bazë të së vërtetave dhe në bazë të asaj qe është botuar dhe shkruar, reaguar dhe publikuar nga brenda kësaj shoqate pikërisht nga anëtarët e saj me sa vijon:
Aq sa kam pa dhe përcjellore ecurinë e kësaj shoqate, vërejtjet dhe pakënaqësitë e para në LKSHM nisin në kreun e saj! Tri mandatet e njëpasnjëshme të kryetarit Qyqalla, jo që ishin të padrejta dhe kundërstatutore ,por edhe absurde! Përveç dy viteve të para kur u përzgjodh në kuvendin e parë, katër vite ai i uzurpoi dhe i mbajti në papajtueshmëri me statutin, kuvendin dhe kryesine e LKSHM! Këtu zë fill edhe zbehja, mosbesimi, largimi i disave nga bashke themeltaret dhe Shoqatat nga shtetet e ndryshme të mërgatës, pjesë e LKSHM! Pra kishte dorëheqje në heshtje dhe ikje pa zhurmë nga kjo shoqëri e organizuar krijuesish në mërgatë!
Mirëpo, pas publikimit dhe etiketimit në gazetat elektronike të njërit nga anëtarët e kryesisë së LKSHM nga Shoqata e krijueseve të Zvicrës për të kaluarën e tij antikombëtare dhe si pjesëtarë i UDB-së së Serbisë, në qershor 2018 fillimisht vjen distancomi nga Dan Kosumi, ish kryetar i shoqatës së Zvicrës dhe nënkryetar i LKSHM, i cili pas dorëheqjes ai edhe del publikisht me vërejtje dhe distancim nga ky element antikombëtar i strukturuar ne Shoqatën e Zvicrës si anëtar kryesie e më vonë edhe në LKSHM po ashtu si anëtar kryesie! Dan Kosumi i ka shkruar edhe kryesisë se LKSHM dy herë, ku ju ka kërkuar ta shqyrtojnë dhe pyesin të njëjtin lidhur me shkrimet ku përmendet emri i tij me te kaluar antikombëtare, si dhe marrjen e vendimit konform statutit! Pas heshtjes që zgjati me se një viti, ku Dan Kosumit i kishte pushuar aktiviteti dhe bashkëpunimi me çka edhe dha dorëheqje publikisht nga anëtari i Kryesisë së LKSHM.
Pakënaqësinë nga parregullsitë ne LKSHM, vazhduan pastaj me dorëheqjet masive mbi gjysma e kryesisë anembanë shteteve të mërgatës!
Tani së voni, sipas burimeve nga anëtarë te kryesie nga Zvicra dhe LKSHM, merret vesh se personin ne fjalë e kane larguar, Zvicra me vendim, ndërsa LKSHM vazhdon me heshtje duke ja fshire emrin nga lista e anëtarit te kryesisë nga faqja e, internetit, ku kanë qasje vetëm anëtarët e kryesisë se LKSHM! Nga informatat qe kemi tani pritet te mbahet një Kuvend!!! Lind pyetja a munde të bëhet fjalë pas gjithë kësaj rrëmuje abuzimesh e shkeljesh rregullash dhe pas largimit masiv me dorëheqje te atyre qe ishin themeltare të LKSHM?
A ka me kuptim dhe vlere emri i këtij asociacioni kulture e krijuesish me njerëz te tillë!!! Pikërisht nga kryetari dhe piunët e tij qe cenuan vlerat e kulturës sonë siç i përmendëm më lartë? Arroganca e parisë së Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë të Mërgatës, thyhet përfundimisht turpshëm në „Aisbergun“ e injorancës së vet!
A i bënë më nderë dikujt të thirret ne emrin e LKSHM, sigurisht se jo me njerëz qe aktualisht qe synojnë ta privatizojnë LKShM sipas pazarit ditor !!!
O Aslllan Abu Bedouini,
Mos hiq dorë nga emri LUAN, e mos e përdor emrin pismiletik Asllan… e pastaj krijo poezi, letersi patriotike, sepse nga Kosova IKE…