Arben Çokaj
Teatri kombëtar u shemb, dhe askush prej këtyre që shajnë, nuk kujtohet se aty do të ndërtohet një teatër i ri, modern dhe me hapësirë 3 herë më të madhe se teatri i shembur.
Teatri kombëtar i shembur ishte një strehë minjsh të mëdhenj, sa një mace, këtë e tha Larerti në TV, por këtë ma ka thënë vëllai sa herë me kohë, edhe tani që treatri u shemb.
Haki Abazi, zv. kryeministër i Kosovës me VV, pasi i ka rregulluar punët në Kosovë, për mrekulli, e kritikon tash sa herë kryeministrin Rama për këtë vendim, duke i dhënë të drejtën vetes në delirin e tij, se një ditë Kosova – vendi më i izoluar në Ballkan – do të sundojë edhe Ballkanin… Pasi ai e ata nuk e kuptojnë se kur ndërhyjnë në punët e shteteve të tjera, e kur i prishin punë edhe vetes, me veprimet e tyre. E lëshojnë gojën shlirët, si lopa bajgën… Por nuk e çilë zërin muti kur po synohet të ndërtohet një xhami e madhe me 4 minare në mes të Prishtinës, e kur falen në shesh besimtarët turqeli.
Aurel Plasari u shpreh në TV se teatrin e rrëzoi “turku”. Por ky intelektual “par excellence” si ka qejf me i quajtë Giorgo, nuk e çili zërin asnjëherë, kur Saliu e Luli mbajtën anë, për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan, në mes të Tiranës, duke prishur një lulishte të bukur aty.
Mark Marku e quan aktorin e famshëm Robert Ndrenika “leckë”, sepse Roberti zgjodhi teatrin e ri, para atij të vjetrit…
Kurse Klajd Kapinova komentoi, se mos na bëjnë ndonjë teatër arab, kur projekti modern i teatrit është bërë nga një danez, arkitek i njohur ndërkombëtarisht.
Tani edhe Frank Shkreli heqën një paralele mes Shkupit, që donte të prishte shtëpinë e nënë Terrezës dhe u tërhoq dhe teatrit të vjetër, që u prish në Tiranë, me qëllim për të bërë një tjetër funksional, modern e të mirë! Por Frankut nuk i intereson kjo edhe aq!
Të gjithë e shajnë Shqipërinë gjithë kohën, se e duan shumë… E duke e sharë, nuk e lënë as të zhvillohet…
Një sqarim: Teatri kombëtar ishte një ndërtesë e dobët nga ana e konstruktit, e ndërtuar përkohësisht nga fashistët italianë si kinema “Savoya” gjatë pushtimit italian të Shqipërisë dhe kishte edhe disa ambiente për kafene e për zbavitjen e ushtarakëve italianë. Pas fitores komuniste më 1944, ajo u kthye në gjyqin komunist kundër klerikëve katolikë. Një ish- i persekutuar i regjimit komunist thoshte se do ia kishte futur tritolin me kohë.
Por intelektualët e artistët tanë – për një copë tokë aty për Saliun – bëhen të ndjeshëm shumë, tani po e kthejnë historinë mbrapsht, po adhurojnë një vepër të Enverit – ai e bëri teatrin kombëtar aty, që tani këta po shkretojnë në këtë mënyrë, se mund të mos kishte qenë aty fare.
Thonin dikur se Enveri do të shahet e mallkohet, pastaj do ri-vlerësohet. Kjo kohë duket se ka ardhur, sepse edhe anti-komunistët e deklaruar, po e duan sot teatrin kombëtar të caktuar aty në kohën e Enverit, kjo vetëm se ashtu do Saliu…
PËRSE ZIHEN SHQIPTARËT SOT? KOT…
INSTITUTI I MONUMENTEVE TË KULTURËS NË VITIN 2004 E SHPALL TEATRIN KOMBËTAR, NDËRTESË PA VLERË ! (pika 70)
Tani ju që e mbroni teatrin, si objekt i arkitektit italian Giulio Berté, të cilin ai nuk e ka pranuar si vepër të tij, a e kuptoni apo jo, se ndërtesa ishte pa vlerë dhe arsyen e hipokrizisë së Saliut, Lulit e Monikës, që po luajnë sot me ndjenjat tuaja?!
Pse u dashka ruajtur një ndërtesë pa vlerë?! Që nuk ishte as monument i trashëgimisë sonë historike e kulturore? Apo se i teket dikujt si fëmijës: “unë e dua këtë lodrën e shëmtuar” në mes të Tiranës?!
Nga njëra anë, ithtarët e mbrojtjes së strehës së minjve ankohen se ka diktaturë në Shqipëri, e nga ana tjetër, ata janë të lidhur emocionalisht kaq fort pas një vepre të diktatorit Hoxha. Se ajo ndërtesë fare thjeshtë mund të mos ishte teatri kombëtar… po të mos e bënte Enveri të tillë!
Kjo tregon se këta intelektualë e artistë, që duan kaq shumë teatrin e vjertër, që tani është shembur, janë të manipuluar nga Saliu & co. për një copë tokë në qendër të Tiranës, janë nekrofilë se duan një rrangallë të vjetër e jo-funksionale, janë të paaftë në gjykim, se nuk reagojnë fort e me ashpërsi, kur turku ta mbush vendin me xhami, por reagojnë kundër, sa herë do të bëhet një gjë e mirë dhe e dobishme në Tiranë e në Shqipëri.
Dhe Bashkia Tiranë e më gjerë ka shembuj plot, kur Saliu & co. e kanë kundërshtuar deri në konflikte fizike me policinë, për projekte të mira e në dobi të qytetarëve e aty kanë dalë në përkrahje të protestës edhe këta, që quhen “shoqëri civile” dhe intelektualë, që po na lënë shumë për të dëshiruar me shijet e tyre regresive…
Veliaj: Kritikat i kemi sport kombëtar, në 108 vjet nuk ndërtuam kurrë vetë një Teatër Kombëtar
Nga Zina Tosku – 21/05/2020
TIRANË, 20 maj/ATSH/ Për herë të parë në 108 vite shtet Shqipëria do të ketë shansin që të ndërtojë një Teatër Kombëtar vetë.
Gjatë një interviste për një nga televizionet në Kosovë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se kërkesa për një teatër të ri është e hershme dhe se godina e vjetër ka qenë vetëm një objekt me jetëgjatësi 15 vjet i ndërtuar nga italianët për argëtimin e ushtarëve të tyre.
“Është, ta pranojmë jemi tanët, pra mund të flasim si në shtëpi se s’po flasim me të huajt, po flasim me vëllezër e motra. E kemi pak sport kombëtar thashethemin, lajmin e rremë, me e linçu dikë, me i gjujt pas shpine, me thënë fjalën e fundit, pa e pyetur. Kjo është hera ime e parë që pyetem në një televizion nga Kosova. E ndërkohë kam dëgjuar vëllezër e motra që s’janë kursyer në mallkime e sharje dhe kur i pyesin, po ti a ke qenë ndonjëherë në Tiranë? – Jo, s’kam qenë! Po në teatër? Jo, por përderisa s’kam qenë në Tiranë, s’kam qenë as në teatër. Tani, të themi disa të vërteta të rëndësishme, kush më ka sharë, kush më ka mallkuar me lloj-lloj, janë të falur.
Ajo lidhje që unë e kam me Kosovën nuk shlyhet kurrë me disa njerëz që prej një ngacmimi a politik apo thashethemi a organika a nuk e di si më vjen e kanë lëshuar gojën dhe e kanë gjuajtur një gur përpara se ta mendojnë. Të themi faktet: Ne mund të kemi opinionet e ndryshme, por nuk mund të kemi faktet e ndryshme. Fakti është ky: Kombi shqiptar në 108 vite pavarësi nuk e ka ndërtuar kurrë vetë një teatër kombëtar ama kombi italian që na ka pushtuar e ka ndërtuar një kazermë për ti argëtuar ushtarët e vet gjatë viteve të pushtimit dhe ata kanë menduar pa e ditur kur po mbaron lufta . Po ua ndërtojmë një ndërtesë provizore, kryesisht për kinema, për bilardo edhe një klub të oficerëve pushtues në Tiranë i cili është menduar për kohën e luftës. Ata s’ kanë menduar që lufta po mbaron, maksimumi për 15 vjet dhe po e ndërtojmë”, tha ai.
I pyetur nëse në truallin e teatrit do të ketë ndërtime të tjera, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se mbi atë truall do të ketë vetëm teatër. /z.tosku/ /a.g/
PARTIA ISLAMOKOMUNISTE VV….
Komentet janë mbyllur.