GJENDJA REALE SHQIPTAREDHE KUPTIMI I SONDAZHEVE

1
796

Flamuri i parë i Servisë-jo Serbisë-që është me shqiponje dykrenore-kryqin në mes-si Zvicra-ngjyra e kuqe rreth shqiponjës-sikur flamuri i jonë…

Brahim Ibish AVDYLI:

(Në vend të parathënies)

Në këtë vepër i kam përmbledhur disa artikuj e analiza dokumentuese, me pikëpamjet e mia, midis bashkimit të Kosovës dhe Shqipërinë, pa ia falur Serbisë tokat më të mira të Kosovës, siç pretendojnë disa serbofilë të Kosovës, të cilët janë në shërbim të shërbimeve sekrete serbo-sllave dhe ruse, dhe të cilën vetë na e dokumentuan këtë çështje. Sopata nuk u pret në një vend dhe e gënjejnë popullin e tyre të urtë.

Në radhë të parë “bashkimi” i Kosovës, siç na e thonë ndonjëherë, nuk duket “bashkim” i Republikës së Kosovës me Shqipërinë, sepse përtej kufijve tanë mbeten toka të tjera nën Serbinë nga Shqipëria Veri-Lindore, pra jashtë Republikes së Kosovës, dhe as bashkimi i tyre me Republikën e Kosovës, me pasuri të vërtetë, të cilës i thonë disa të pangritur me terminologjinë e tyre shkollore (ndonëse i kanë “kryer” disa “shkolla” dhe “fakultete”), si “Lugina e Preshevës, Bujanocit dhe e Medvegjës”, pa e logaritur bashkimin e Krahinës Autonome të Sanxhakut të Serbisë dhe Sanxhakut të Malit të Zi, të cilat i kanë krijuar tashmë krahinat e pavaruara, por në republikat sllave.

Të bashkohet Saxhaku i Malit të Zi dhe Sanxhaku i Serbisë, do të thotë të prishen këto shtete. Në anën tjetër, bashkimi i “Luginës së Preshevës…”, i cili nuk është i saktë as si emër për këtë rajon, kjo “krahinë” është pjesë e pamohuar e Mbretërisë së Dardanisë dhe është iliro-shqiptare. Gjithnjë i ka mbijetuar ushtrimit permanent të ultranacionalizmit e fashizmit serb mbi shqiptarët e këtyre viseve, të cilat, Serbia, vazhdimisht i injoron dhe i shtypë më tutje. Nëpër një “Luginë…” i ka futur me dhunë të pamatur Serbia, por Shqipëria Veri-Lindore apo Kosova Veri-Lindore duhen që të jenë më të përgaditura, më të vetëdijshme kombëtarisht dhe të përpiqen për autonomi, sipas rregullave të shumta ndërkombëtare e të Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilat shumë mirë i njoh, por nuk jam jurist i mirëfilltë.

Ku në djall të mallkuar e lënë pa paguar serbët këtë krahinë të madhe të okupuar nën kthetrat e tyre-pa i llogaritur pjesët e tjera…

Të tërë ate çka duhet ta fitojnë, pra lirinë, duhet ta fitojnë paraprakisht me mundin e përpjekjen e vet, dhe jo vetëm me ndihmën nga jashtë. Ndihma nga jashtë i vjen padyshim, siç na erdhi neve në Kosovë, pasi ia dëshmuam botës së gjërë se nuk jemi asnjëherë të pajtuar me dhunën e diskrimimin racist serb mbi Kosovën, e quajtur dhunshëm si të tillë nga ajo; se jemi pjesë e Dardanisë së vjetër, pa i lëshur tokat tona, edhe nën vrasjet masive të tyre. Pra, edhe në Kosovën Veri-Lindore apo në Shqipërinë Veri-Lindore, jashtë Republikës së Kosovës, që është pjesa e denjë e Dardanisë, e që duhet që t`i thuhet bindshëm tërë botës gjendja reale e aktuale, atëherë do ta kenë edhe përkrahjen e madhe të Bashkësisë Ndërkombëtare për Autonomi.

Në radhë të parë duhet ta shqyrtojmë se çka do të thotë “bashkimi” i artikujve dhe analizave për kufirin e Republikës së Kosovës, edhe pse i kemi lënë mjaft artikuj të tjerë, pa i përfshirë këtu. Sondazhet, në radhë të parë të shyrtimit tonë janë hetimet paraprake që bëhen me rrugë të ndryshme apo në mënyra të tërthorta, për të njohur paraprakisht gjendjen reale, gjendjet e veçanta të tyre; mendimet apo qëndrimet për një çështje, p.sh. çështjen e bashkimit kombëtar. Me sondazhe përpiqem që të njoh një gjendje të veçantë, ose të jap mendime të ndryshme dhe të cilat përmblidhen për këtë çështje. Janë qëllimet e kësaj çështje, qëndrimet për një çështje apo e të gjitha çështjeve, të dhëna në rrugë të ndryshme, rrugë të tërthorta, që dalim në breg, dhe në fund duhet të fitojnë.1

Një shkëputje nga harta Jug-Lindore e Europës-para 1 viti të mbajtjes së Kongresit të Berlinit dhe e krijimit të disa shteteve-ku nuk është Serbia…

Të nisemi nga fjala e paluhatshme e përvojës së kombit shqiptar, cili, pas shumë përvojave të vuajtura, me pleqëri simbolike thotë: “Më lehtë është të fitosh, e ma rëndë është ta mbajsh (e ka fjalën për ruajtjen e fitores!)”.

Pra, fitoren mund ta bësh me luftë, por në paqe është vështirë ta ruajsh këtë fitore, sepse paqen e bëjnë të diturit dinakë e dhelparakët, e ai që nuk i njeh këto dredhi dhelparake të armiqve tanë të shumtë, gabon më rëndë me këtë “paqe” dhe humb më shumë me “paqe”, se sa me luftë.

E harrojmë edhe fjalën e gjyshërve tanë, se “një copë dhé është plis me ari”. Një copë tokë, me dhé, t`ia falësh armikut tënd, kur ai e kthen kohën prap në fillim, 20 vite më përpara, dhe ti nuk e logjikon, prandaj shkelë me të dy këmbët mbi fatin fëmiut t`uaj të dashur, e mijërave fëmijve të tjerë, psh. dhënia 8200 hektarë tonat Malit të Zi, me të cilën kam qenë në polemikë në FB (facebook), dhe të dhënies së territoreve të tjera të Republikës së Kosovës Serbisë, madje edhe kishat ortodokse shqiptaro-ilire hegjemonizmit serb mbi Kosovën, sikurse titullohen pa arësye “kisha serbe”, kjo është tragjedi!…

Është gabimi më i rëndë që e paramendon ndonjëherë njeriu, madje më primitiv, për ta bërë! Me këte e dëshmon se kryesuesi nuk ka qenë “kryesori” i luftës së UÇK-së as një ditë të Zotit në një “luftë” të tillë; nuk i ka përjetuar qindra dhembje të njerëzve tonë, të cilët vriteshin pa pushim; nuk i ka përjetuar me të vërtetë të gjitha dhembjet e kombit tonë; nuk i ka pasur sa të rënë për liri e përparim, nuk ka pasur as humbje të arësyshme të fatit dhe nuk është ai që ka deklaruar dje, duke u ngritur mbi kufoma, edhe të atyre që kanë rënë nëpër duart e pjesëve të kombit shqiptar!…

Gadishulli Yllirik-Illyrik dhe tërësisht e pastërt Albania…

Siç e kam tënë në një shkrim timin, në këtë vepër: “Kush luan me fatin e popullit, ai është tradhëtar!” Të tillë, janë “politikanët” tanë të shumtë!…

Po i sjelli edhe njëherë fjalët domethënës të Abraham Lonkoln-i, i të parit President të SHBA, i cili ka qenë dhëndër i bijës sonë, nga Deçani, që thotë se “Vota është më e fuqishme se plumbi! Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijve të tu…!”

Nuk e dëshiroj që të vritet askush nga fëmijët tanë, të shukatur e pa bukë e pa ujë, dhe as të armiqve tanë të mëdhenj, sepse fëmijët e tyre janë fëmijë, si fëmijët tanë, por dua që vetëm e dhëna Zotit të Madh të kuptohet mirë dhe të moskeqtrajtohet. Krijuesi i Gjithësisë apo i Univerisit do të ndjejë veprimet e tona të mëdha e më të dëmshme, madje edhe ato që janë kudër vullnetit të tij.

Me tokën që jetojmë; me tokën që na e kanë dhënë brez pas brezi etërit tanë, nuk ka mundësi që të marrë dikush ndonjë pjesë të tij e t’ua falë atë serbëve; madje as françesët dhe anglezët; të cilët, këtë trashëgimi të brezave tanë nuk kanë mundësi që ta nxjerrin as ata në “pazar”. Jo, kurrsesi! Nuk do të luajë askush me tokën tonë, e kjo gjë tashmë dihet…

Serbia na ka borgje të palara shekuj me radhë; toka të plaçkitura me dhunë, vjedhje e vrasje, deri në gjenocid! Ajo duhet të kuptojë gabimin e saj shekullor; të mos i përsëritë kurrsesi gabimet e saj, e as të mos kërkojë toka të tjera. Jemi në shekullin e ristartimit të rregulllt të popujve.

Iliria dhe Thrakia-së bashku-me një ngjyrë-nga atlasi-që e tregon prejardhen e tyre prej një rrënje…

Përkundrazi. Duhet të kuptojë parejtësitë shekullore ndaj kombit shqiptar të Kosovës; Kosovës Lidore apo Shqipërisë Veri-Lindore, Maqedonisë sonë e Sanxhakut; të na jep diçka nga tërë ajo që na i ka borgj dhe të jetë në pagim të saj; të premtojë se asnjëherë nuk do t`i përsëritë vrasjet, dhunën nëpër gratë tona, vajzat tona, vrasjen e fëmijve të vegjël dhe të mësojë gjeneratat e reja që të mos i përsëritin këto krime, kundër nesh e kundër Zotit të Madh; t`u premtojë botës së gjërë se tani ka mësuar nga të keqijat e shumta të saj dhe kurrë të mos i përsëritë; se do të jetë edhe ajo në radhën e shteteve të demokracisë perëndimore e jo të Lindjes e të Rusisë, etj., dhe të na njohë përfundimisht ne, në Republikën e Kosovës, me të gjitha viset e saja!

Të mos ladrojë nëpër të gjitha viset e botës me lakejt e saj dhe me gjysmë lakejtë e gjetur nëpër popujt e tjerë, të cilët i ka gënjyer rëndë, e nuk është absolutisht kështu, sepse fenë ortodokse e martesat e shumta i ka marrë nga shtresa e fundit e Perandorisë (së shitur) Bizantine, ndërsa komb nuk kanë qenë asnjëherë, por një kongolmerat i pakicave të kombeve dhe i shtresës sociale të shërbyesve. Le të gënjejnë sa të duan, por gënjeshtrat e tyre kanë filluar të dalin në sheh; të kuptohet se nuk janë pakicë e “sorbit”, e “surbit”, e as servisë2, të cilët e vjedhin ”bazën” e paqenë të prejardhjes së tyre, dhe paskan “të drejtë” të quhen ”serb”, edhe pse latinët e italianët e kishin fjalën “serpente”, që do të thotë shqip “gjarpër”, i cili e tregon një veti kryesore të shërbyesve, si gjapëri i fshehtë në dushk, që të kafshon papritur e pakujtuar. Kësaj herë po e marrim një historian të mirëfilltë, Dr. Qazim Namanin, i cili duke analizuar Servninë shpjegon si kanë ditur të “krijohen” serbët, pas gjysmës së dytë shekullit XVIII, e ky është emër i vjetër romak, i cili nuk u përgjigjet serbëve, sepse atëherë nuk kanë ekzistuar ata, për çka “servninë” historiani e juristi romak Prisku ua dedikon këtyre anëve, të banuar me ilirë, e të cilën e gjejmë me shkrim të gdhendur në gur:

A krahasohet mëllenja e zezë-me shqiponjën-të cilët e kanë shqiptarët

“Gjatë shekullit XIX, sipas projekteve pansllaviste në pjesën qendrore të gadishullit me qendër në Smederevë, së pari u krijua një grup politik ortodoksësh që e quanin veten serb, dhe kishin përkrahje të fortë nga Rusia dhe Patrikana e Stambollit.
Nga kjo platformë politike duke e asimiluar popullatën arbërore dhe vllahe të besimit ortodoks dhe në dëm të trojeve shqiptare u formua kombi dhe shteti politik serb”-thotë Dr. Qazim Namani3.

Në të vërtetë, këtu kanë qenë vetëm pakicat shqiptare e vllahe, që është edhe ajo shqiptare, pra, vlla për ne, popullsi që ka jetur nëpër kullosa, por pakica të tjera të mbetura prej kalorësve iranianë, të ardhur për të mbrojtur tokat tona në kufirin e largët prej okupuesve avarë e të tjerë, me ndihmën e bizatinëve, të cilët i shfrytëzuan ndjesitë e mira të arbërve (arbanëve) dhe nuk e prisnin pabesinë e tyre të madhe e shkatërruese4. Pra janë vetëm një konglomerat popullatash, nga baza fetare, e jo “komb”!…

Mija vite para lindjes së Jezus Krishtit e deri sot-këtë symbol të veten e kanë shqiptarët

Rruga e gjatë e zgjidhjes së çështjes sonë, nëse mund të quhet “zgjidhje”, nuk është kjo zgjidhje e statuesit të tij në botë; e as e ruajtjes së përmasave mirëfillta të kombit shqiptarë, siç ka qenë më parë, i mbetur në historinë e tij si kombi më i vjetër në Europë, si: albanë, arbër, arban, arbërshes, avrenjë, arvanitas e arnaut; por ai do të kërkonte disa shekuj me radhë, për të mos thënë mijëvjeçarëve, në vuajtje e sakrifica të mëdha, të drejtat minimale të jetesës në një copë toke, e cila është tokë e tij, të dhënë si dhuratë prej krijuesit të botës, të quajtur prej kombeve të mëdha si “Republika e Kosovës”. Ai do të jetë i lirë në tokën e vet, barabartë me kombet e tjera të Europës, siç i takon. Në të vërtetë kombi shqiptar sot i ka në botë afërsisht mbi 30 milion. Përkundër sakrificave të tij, sot është 3 fish më i madh se sa më parë…

Kjo kullë e veçantë ndodhet në Bazel të Zvicrës-e ndërtuar për nder të papës iliro-shqiptar-Papa Clemeni XI Albani, në rrugën St. Albani…

Rruga e gjatë e zgjidhjes së çështjes sonë, e ruajtjes së këtyre përmasave të kombit iliro-shqiptare, nëpër mija vite, siç ka qenë më parë, i mbanë në historinë e gjatë të përpjekjeve të tij të sakrificave. Tani është koha kur do të jetë një nga bashkëzotët e Europës së Bashkuar.

Ju lexone me kujdes secilën pjesë dhe do të bini kryq e tërthorë kësaj çështje të madhe të tokave tona.

Referenca:
1. Shikoni po deshët edhe nga faqet 1774-1775 të “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, nga Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 1980.
2. Shikoni këtu dy hartat e Gadishullit Ilirik, që u thonë “Ballkan”, para mbajtjes së Kongresit të Berlinit, me 13 qershor 1878, ku shihet Servia, e jo Serbia.
3. Shikoni po deshët shkrimin e Gazetës Shqiptari, të datës 11 mars 2019, “As komb dhe as etni serbe nuk ka ekzituar në Mesjetë! Serbia u krijua i entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë shqiptare dhe vllahe”, në
https://gazetashqiptari.com/as-komb-dhe-as-etni-serbe-nuk-ka-ekzituar-ne-mesjete-serbia-u-krijua-si-entitet-politik-ne-shekullin-e-xix-mbi-popullsine-shqiptare-dhe-vllahe.
4. Shikoni po deshët Web-in tim provizor: http://www.brahimavdyli.ch dhe artikujt shkencor, e jo përfundimtar.

1 KOMENT

  1. I nderuar arapi Brahim Bin Ibish Abu Avdyl,
    Se pari presidenti i pare USA ka qene George Washington.

Komentet janë mbyllur.