Gjakmarrja qe s’po gjen qetësi!!!

0
1684

Ndër plagët më të vjetra (hershme) të Shqipërisë dhe shqiptarëve është GJAKMARRJA.

GJIN MUSA

Ajo është si një oqean, i cili gllabëron pa mëshirë çdokënd sido-kurdo të lëvizë nëpër të. Është pikërisht kjo gjakmarrje, e cila po frenon në një mënyrë a një tjetër prosperitetin e Shqipërisë drejt rrugës së zhvillimit. Mos mendoni se është një fjalë goje. Absolutisht që jo, sepse gjakmarrja ka shumë faktorë dëmtues në shoqërinë shqiptare.

Gjakmarrja është fatkeqësisht e kahershme në viset tona. Vlen të theksohet se vitet e fundit, fatmirësisht, ajo ka pësuar njëfarë rënie. Ndofta një rezultat i tillë mund të përligjet me faktin se shoqëria jonë është bërë më e ndërgjegjshme, më tolerante, më e edukuar, më e arsimuar etj. Gjakmarrja ka qenë dhe është më evidente veçanërisht në viset malore veriore të Shqipërisë. Kjo lidhet me shkaqet e prapambetjes kulturore-edukative të këtyre njerëzve. Shkollimi relativisht i ulët, natyrisht ka ndikuar në rritjen e numrit të gjakmarrjeve në vendin tonë. Besoj se këto janë disa nga të shumtët shkaqe, që e dërgojnë individin e shoqërisë sonë drejt këtij akti brutal.

Pak vite më përpara, gjakmarrja shikohej si një plagë e vjetër po e po, por edhe e pashërueshme. Por a ka plagë që nuk shërohet?! A ka dhembje që s’mund të minimizohet apo të parandalohet?! A ka ndërgjegjësim që kjo plagë të kapërcehet? Sa ndikon shoqëria dhe politika në shërimin apo parandalimin e kësaj plage?

Vitet kanë ecur dhe Shqipëria na servir probleme të shumta, por gjithmonë duke mbartuar një problem të madh me vete: «Gjakmarrjen». Besoj se duhet një zgjidhje sa më efikase dhe largpamëse, që ky problem të minimizohet. Dhe këtë mund ta bësh fare mirë edhe ti, o njeri; edhe unë, edhe ata, edhe…

Vërtet e hapa këtë plagë dhe ndoshta s’bëra mirë, megjithatë disa gjëra duhen sqaruar. Doktor i mirë është ai, i cili e zbulon plagën dhe tenton ta shërojë atë. Çfarë dua të them me këtë? Dua të them se, vërtet hodha në ajër fjalën «gjakmarrje», por ç’duhet të bëj unë me këtë fjalë? Unë e di fort mirë, se ç’duhet të bëj. Duhet t’i tregoj të gjithë shoqërisë sonë se si mund të kontribuojmë në shërimin e kësaj sëmundjeje, e cila po na merr njërëzit e dashur, si: nënën, babain, motrën, vëllanë…

Turp! Turp e shkuar turpit! A ka gjë më poshtëruese për një komb sesa të vriten njerëzit e të njëjtit gjak e së njëjtës farë dhe për çfarë? Për një vijë uji ndarëse, për një copë toke, për një fjalë goje, për një shikimhedhës të pafajshëm. E ç’mund t’i thuash kësaj: «O derrnjeri»?!

Këto akte të ulta që pengojnë zhvillimin e mëtejshëm progresiv të vendit tonë, duhet të largohen nga mendja jonë. Ne duhet të ndalojmë vetveten karshi fodullëkut të pamatë e të përditshëm që na përfshin. Ne duhet të tregohemi të matur dhe të kujdesshëm. Ne duhet të tregohemi zemërgjerë dhe tolerant me njëri- tjetrin. Ne duhet ta duam jetën tonë, në mënyrë që të vlerësojmë edhe jetën e tjetrit. Ne duhet t’i shikojmë në sy fëmijët tanë, përpara se të veprojmë. Ne duhet të shikojmë zemrën që kullon gjak «kuq e zi», përpara se ta drejtojmë koburen. Ne duhet ta duam lirinë, përpara se t’ja marrim atë tjetrit. Ne duhet t’i buzëqeshim së keqes dhe duhet të sensibilizojmë të mirën. Ne duhet t’i themi me plot gojën: «NDAL GJAKMARRJES». Fol njeri, nëse të kushtojnë shumë këto gjëra! Po fol de, në beson Perëndinë! Fol! Fol!

Shqipëria sapo është anëtarësuar në NATO, tani është drejt liberalizimit të vizave dhe drejt aplikimit si vend anëtar i BE-së. Ky është një hap drejt zhvillimit dhe duhet vlerësuar. Por që të arrijmë më të mirë e më të shëndoshë drejt Europës, duhet ta ndalojmë GJAKMARRJEN. Të jeni të sigurt që diçka e tillë nuk ka ndonjë kosto të madhe për vendin tonë. E vetmja kosto që mund të ekzistojë është sensibilizimi i publikut shqiptar se: «GJAKMARRJA VRET». Duhet t’i tregojmë me patjetër asaj kategorie njerëzish se jeta është gjëja më e shtrenjtë që Ai lart na ka dhuruar. S’ka të drejtë askush të ma heqë mua të drejtën për ta shijuar këtë jetë.

Cënimi i saj përbën një krim dhe Europa, në të cilën ne po aderojmë, garantimin e jetës e ka gjë primare. Si të tillë ne duhet ta vlerësojmë dhe respektojmë jetën dhe lirinë e tjetrit. Ky njeri-shqiptar nuk duhet të bie «pre» e marrëzisë, gjaknxehtësisë, zemërimit etj., por duhet të ulin kokën dhe të ruajë qetësinë. Në mënyrë më të thjeshtëzuar, ajo ç’ka unë dua të them është se, njeriu duhet të vlerësojë jetën e tij dhe kështu ai as nuk do të pengojë dhe as nuk do të pengohet nga askush.

Vërtet e hapa këtë plagë dhe ndoshta s’bëra mirë, megjithatë disa gjëra duhen sqaruar. Doktor i mirë është ai, i cili e zbulon plagën dhe tenton ta shërojë atë. Çfarë dua të them me këtë? Dua të them se, vërtet hodha në ajër fjalën «gjakmarrje», por ç’duhet të bëj unë me këtë fjalë? Unë e di fort mirë, se ç’duhet të bëj. Duhet t’i tregoj të gjithë shoqërisë sonë se si mund të kontribuojmë në shërimin e kësaj sëmundjeje, e cila po na merr njërëzit e dashur, si: nënën, babain, motrën, vëllanë…

Turp! Turp e shkuar turpit! A ka gjë më poshtëruese për një komb sesa të vriten njerëzit e të njëjtit gjak e së njëjtës farë dhe për çfarë? Për një vijë uji ndarëse, për një copë toke, për një fjalë goje, për një shikimhedhës të pafajshëm. E ç’mund t’i thuash kësaj: «O derrnjeri»?!Si përfundim, do të dëshiroja që të mos mbetej çdo gjë vetëm në letër. Tema e gjakmarrjes është mjaft e gjërë dhe sinqerisht nuk do të lodhesha së shkruari ditë-natë, por më mirë është që ato ç’ka thashë të vihen në praktikë, në jetë, duke filluar nga unë i pari dhe duke vazhduar me ju të dashur lexues.

Gjakmarrja, vrasesi i pakapshem

• Bazuar në analizën e Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe e Pajtimit Kombëtar”, në të gjithë Shqipërinë, familjet e prekura nga fenomeni i gjakmarrjes janë rreth 350, nga të cilat 200 janë të ngujuara. Gjakmarrjet në vend u shtuan veçanërisht në vitet 1997-1999
• Gjakmarrja… sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit
• Gjakmarrja, në Kanunin e Lekë Dukagjinit konsiderohet si një dënim kapital. Është marrja e jetës së atij individi që ka kryer një vepër të rëndë ndaj jetës, familjes, pronës, nderit dhe dinjitetit. Gjakmarrja është vrasje për të marrë hak. Me ekzekutimin e saj ngarkohet pala e dëmtuar, e cila është e detyruar ose të falë ose të marrë hak. Pala fajtore është e detyruar të ngujohet sipas rregullit kanunor dhe afateve të përcaktuara në kanun. Me ngujimin e palës fajtore lind e drejta e negociimit për pajtim që mund të bëhet me falje ose me kompesim. Kanuni sugjeron pajtimin me falje, duke e konsideruar faljen, si një nivel të lartë morali dhe trimërie.
• Kanuni u krijua gjatë periudhës 1458-1481, kur Lekë Dukagjini udhëhiqte të gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve. Kanuni u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta të formuluara apo të rithëna prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike.

“Gjakmarrja” problem, pengese e shoqerise tone.Ajo eshte nje fenomen mjaft i perhapur po aq shume sa edhe i perfolur, sidomos ne zonat e veriut. Shume studime jane realizuar lidhur me kete qeshtje, shume analiza e statistika jane referuar megjithate akoma nuk jane ofruar shume alternative per t’i dhene zgjidhje kesaj plage shumevjecare te shoqerise. Gjakmarrja eshte nje fenomen tipik,I shoqerive ku ligji nuk ka force, ose shteti nuk e quan pergjegjesi te veten per te shuar konflikte te tilla.

Jo vetem pasiviteti i organizmave shteterore ka kontribuar ne jetegjatesine e saj, por edhe mosndergjegjesimi i shoqerise, sidomos zonat e veriut, qe ligjet e vjetra kanunore jane vetem mbetje te pavlefshme ten je mentaliteti shekullor. Kanuni eshte ai qe i jep jete gjakmarrjes. Ai eshte mjaft i perfolur, iu rrepte, i eger. Akoma nuk eshte gjetur nje rrugedalje per te kapercyer kete tmerr, drame qe po mban peng mijera njerez, e mijera femije te cilet jo vetem nuk kane mundesi per tu shkolluar por edhe do te mbesin me pasoja te renda psikologjike.

Ajo po perhapet si gjaku neper vena, dhe po shkakton deme dita dites. Ndonjehere mendojme se sa e bukur do te ishte ujeta me paqe, hare, lumturi.Por kjo s’do te ishte e mundur pasi buzeqeshja e botes po shuhet e po sundon ky fenomen i rende. Por pse s’mund ta largojme kete nga shoqeria jone???? Apo ndoshta shoqeria jone po i lejon keto gjera te ndodhin pa u perpjekur te ndryshoje asgje… Gjakmarrja kjo plage qe pret sherim, shteti dhe ligji duhet te jene ma te eger ndaj ketij fenomeni vrastar. Kush fale gjakun ka fal jete… jeten vetem Zoti ka te drejt ta penalizoj, jo pushka gjakatare, qe ne Veriun e Shqiperis ky fenomen eshte trishtues.
Kure do jete ajo dite qe shqiptaret ndershe vetit te shtrin doren e pajtimit, jemi bije te kesaj toke,kjo toke do na kalbi,po kurre nga pushka vrastare, Shteti ka shume ne dore ne kete drejtim.

Le te kujtojm kohen e Enver Hoxhes, kushe guxonte ta permente fjale gjakmarrje, pa le te vepronte !ishte ligji i pushkatimit, mose valle na duhet prap ky ligje?