Gëzuar ditën e Lupercalia…

0
1897
Brunilda Ternova

Përgatitur nga Brunilda Ternova

E njohur ndryshe si dita e Shën Valentinitdita e të dashuruarvedhe festë Pellazge!

Ata që janë në kërkim të origjinës së ditës së Shën Valentinit në mënyrë të pashmangshme hasin festivalin e lashtë romak të Lupercalias, i cili ështe një nga më të lashtët e festave romake (e listuar në kalendarët e lashtë madje edhe para se Jul Cezari të reformonte kalendarin).

Kjo festë është e njohur për ne sot për 2 arsye kryesore:
1) Ajo është e lidhur me ditën e Shën Valentinit.
2) Ka të bëjë me refuzimin e kurorës nga ana e Çezarit, gjë qe është e rëndësishme pasi Lupercalia na jep një pasqyrë të muajve të fundit të jetës së Jul Cezarit, si edhe një vështrim/ide të festës romake.

Emri i Lupercalia u fol shumë në prag të 2007, falë zbulimit të shpellës legjendare Lupercal – ku, me sa duket, binjakët Romulus dhe Remus u ushqyen me gji nga një ulkonjë. Lupercalia mund të ketë filluar në kohën e themelimit të Romës rreth 753 para erës sonë, por në fakt ka nisur akoma më herët tek Pellazget, ashtu siç na e vërteton OVIDI në kronikat e tij.

“Ovid, Fasti: “Lupercalia: Aty ku qëndron Roma ka pasur thjesht një vendbanim. Pra, ne adhurojmë perëndinë, dhe prifti kryen, ritet që Pellazgët na sollën në mënyrë të lashtë…” (anglisht: Ovid, Fasti: Lupercalia: “There where Rome stands there was merely a site. So we worship the god, and the priest performs, The rites the Pelasgians brought in the ancient way…)… http://poetryintranslation.com/PITBR/Latin/OvidFastiBkTwo.htm#_Toc69367692

Festimet Lupercalia (ose Lupercais) ishin nje festival baritor romak pagan dedikuar perendise pre-romake Lupercus – i cili e merr emrin nga LUPUS, qe ne shqip perkthehet UJK. Sipas Dionisit te Halikarnasit, festivali ka lidhje me ushqyerjen e dy binjakeve Romulus dhe Remus nga ulkonja.

Lupercalia festohej pikërisht në shpellën e quajtur Lupercale mbi kodren romane te Palatinos, ku u ushqyen dhe u rritën binjakët, të cilët janë edhe themeluesit e Romes. Gjithashtu Plutarku na jep një përshkrim të detajuar te Lupercalia në “Jetet paralele” (Jeta e Julius Caesar, kap 61.)….