Gërshetimin e dhembjes poetike të krijueses mërgimtare Fitore Haklaj

0
523
Fitore Haklaj

kultura

E bënë të njohur në fushën e poezisë dhe të artit…

Hasan Hasanramaj

Poetja mërgimtare Fitore Haklaj si poete, si piktore – si fëmijë, si nxënëse, si studente, si bashkëshort, si nënë ishte dhe mbetet edhe tani shume e dashur për të gjithë. Para njëzet e tri vjetëve emigroi në Itali, ku më shumë vështirësi filloj jetë larg familjes edhe tokës ku lindi, ku u rrit, ku u shkollua. Gjatë kësaj kohe Fitorja filloj të merret me shkrime dhe art. Pikturoj me ngjyra vaj në bëz, ku kreu disa kurse për disa vite më shumë suksese, ku u paraqit me disa mostra të pikturës bashkë me kolegët e saj, dhe arritën një sukses të konsiderueshëm, ku edhe sot e kësaj dite piktura nuk mungon te Fitorja.

Gjatë këtyre viteve filloj të punoj e studioj në Itali, ku për pesë vite të tëra punoj në Emergjencë dhe vazhdoj ta kryej atë detyrë edhe si vullnetare për shumë vite. Shoqëria ishte edhe mbetët një forcë në shpirtin e saj. Në vitin 2015 filloj studimet në një shkollë private, ku mori diplomën si “sekretare të mjekut”. Nga viti 2019 Fitorja nga Italia emigroi në Zvicër bashkë me familjen e saj që ajo për te quhet koha e bekuar, ku jeton dhe mure me pikturë edhe shkrime.

Nga biseda që zhvilluam me te – na tha së unë mbi të gjitha jam nënë e dy engjëjve të mi, pastaj ndihem si piktore dhe poete, por për të arritur deri këtu është dashur një durim dhe sakrificë e madhe të cilën e kame arritur më ndihmën e personave që më donë edhe i dua dhe tani jam ku jam, fal këmbënguljes sime e përkrahjes se madhe nga familja dhe shoqëria, ku unë e mendoj gjithmonë jetën në pozitivistet edhe arrihen sukseset. Në kohen e fundit si poete botova vëllimet poetike me titullin “Shpirti peshon”, “Peizazh në zemër”. Ndërsa vëllimi poetik, “Melodi vargu” është vëllimi i tretë me poezi i poetes të kësaj poete të vyeshme që e botoi këto ditë.

Sakrifica e poetes dhe piktores mërgimtare-Fitoree e bënë që me veprat e saja të jetë shumë e dashur për lexuesin

Gërshetimin e dhembjes poetike të krijueses Fitore Haklaj, e bene të njohur në fushën e poezisë, e cila e nisi me figuracione të pasura poetike me vëllimin poetik “Shpirti peshon”, e cila të lenë përshtypjen se do ecën me hapa të sigurte drejt mbretëreshës së bukur të fjalës, dhe pse jo një ditë edhe të gëzon epitetin e bukur të mbretëreshës së poezisë. Kështu kjo autore tani kusht i ka vënë vetes së dëshiron të hynë, apo edhe e ka gjetur çelësin për në botën e bukur të poezisë, një portë që rri hapur për të gjithë poetët që e duan me shpirt fjalën e bukur. Gërshetimi i dy elementeve me rëndësi jetike për të hatëruar gjatë rrugëtimit poetik të poetes Haklaj, ishin fjala e bukur dhe pikturës me të cilat shfaqte unin e saj të lirë, apo edhe të çlirohej nga malli për vendlindjen që e kishte lenë me vite të tëra larg saj.

Kjo brengë e mërgimtarëve shquhej mjaft mirë edhe tek poetët e Rilindjes Kombëtare, andaj duke lexuar krijimet poetike të poetes në fjalë do të bindemi së vërtetë rruga e mërgimit e cila është e dhembshme, e sidomos për poetët që e shfaqin në formë vargu. Krijuesja Haklaj pas vëllimit të parë, që u pritë mirë si nga kritika dhe lexuesit e fjalës së bukur, ku shumë shkrime kritike shkruan për poezinë e kësaj autoreje, tani befasoj edhe me vëllimin e dytë poetik me titullin “Pejsazh në zemër” ku autorja përmes vargut hapi zemrën të korrespondon më çiltër me vendlindjen e dashur, me babin e lenë larg syve si të vetmin kujtim për kohët e bukura të fëmijërisë, ku i dedikon edhe vargje mbresëlënëse, ngase koha kur kjo krijuese krijon është mërgimi.

Dhe kjo gjendje larg vendlindjes e ndez edhe më shumë imagjinatën krijuese, gjithnjë duke pasur pranë edhe brushën e piktores dhe ja erdhi edhe me vëllimin e tretë, me titullin “Melodi vargu”. Tërë rrëfimi poetik i ngjan një figuracioni dhe meditimi për Ernen, një personazh shumë të dashur për poeten, aq sa tragjik, të cilën e krahason me jetën e bukur si kopshtin e luleve, ku e ngjyros me ngjyrat me të bukura të ylberit, sepse tani Erna është shndërrua në engjëll dhe sa bukur kjo poete tani di të korrespondojë me të përmes poezisë dhe pikturës. Sakrifica e poetes dhe piktores mërgimtare-Haklajt e bëri të veten duke i qëndrua besnikë qëndresës stoike dhe për pak kohë arriti të jetë shumë e dashur për lexuesin e fjalës së bukur. Kjo autore tani qëndron lart me figuracione të bollshme poetike e skalitur nëpër lisat e vjetër të vendlindjes si dhe nëpër pikturat e bukura të bienaleve evropiane, e tillë është poetja Fitore Haklaj.

Legjendat e fotove:
1. Poetja e vyeshme mërgimtare Fitore Haklaj poete e vyeshme e tri vëllimet poetike
2. Motrat Haklaj me mirënjohje në dore me redaktorin dhe recepsionistin e librave Agim Deskun