GENOCIDI GREK

0
726
Pajtim Xhelo

Pajtim Xhelo

Shumë është folur për Genocidin grek mbi popullsinë çame të Thesprotisë,po, për hir të së vërtetës duhet pranuar se asnjëherë nuk është thënëp e vërteta e hidhur e shkakut të atij genocidi famëkeq, i cili u la në harresë qëllimisht nga ish qeveria komuniste e Diktaturës së Proletariatit.

Ne si popull e ngritëm në piedestalin prej rëre E nver Hoxhën si ” trim”, si “shpëtimtar të kombit”, si ” demokrat” e për saesa ” vlera” të tjera,që nuk po e marr mundimin t’i përmend se do të duheshin m nja dhjetë faqe të shkruara, në mos më tepër.

Po e analizoj si ” trim” . I kënduam aq shumë, sa edhe ai vet u lodh së dëgjuari në fund. I thamë : “Në Paris u mblodh unoja, fol Enver të lumtë goja” ose ” Dy luanë ka sot bota, një Azia, një Evropa” ose ” Hej burr’ i motit, gjak i Kastriotit” ose ” Na pri në beteja”
Ky ” trim” dhe ” kryetrim” që pati kurajon iu kundërvu Titos, Rusisë së Hrushovit e më pas Kinës së Maos, ky ” shpëtimtar i kombit”, ky ” atdhetar i madh legjendar” përse nuk pati guximin t’i kundërvihej Greqisë, të paktën në kohën që kish edhe ” përkrahjen “e Stalinit e të” Kampit Socialist ???

Apo nuk donte të dilte nga dogma e “Internacionalizmit proletar”?
Ky udhëheqës ” i bukur” i shqiptarëve ” malokë, të pagdhendur, arkaikë, kanunorë, që merrnin flakë si kashta dhe digjeshin aq shpejt si ajo, shpellarë etj, etj, epitete të cilat Stalini i përdorte kur fliste për shqiptarët, si nuk pati kurajon që, të paktën një herë të vetme t’i parashtronte Stalinit çështjen e Çamërisë.

Ndërkohë, vet Stalini e ka përmendur si ngjarje dy herë në ambiente ku kanë qenë edhe udhçheqësit e “shquar” shqiptarë, “baballarët e kombit” që u kishin rrëmbyer disa nga fëmijët, midis tyre edhe bijën më të bukur, Çamërinë.

Tç dy herët “baballarët tanë” nuk kanë folur. Pse???Enver Hoxha e përbalti Mbretin Zog për shumë gjëra, po kurrë nuk i tha goja ta lëvdonte për qëndrimin burrëror e atdhetar që Mbreti i shqiptarëve mbajti në lidhje me planin famëkeq të Sërbisë me Turqinë për shpërnguljen e shqiptarëve autoktonë nga Kosova, Sanxhaku, Metohia, Ulqini, Tivari dhe Maqedonia perëndimore. Mbreti Zog e kundërshtoi me forcë pretendimin e Sërbisë që shqiptarët na qenkeshin popullsi e ardhur turke dhe një pjesë shqiptarë të turqizuar në kulturë dhe zakone.. Kësisoj Mbreti shpëtoi shqiptarët nga fatkeqësia e radhës që i priste. Nëse ai plan ogurzi do të realizohej, serbët do të ishin zotër absolutë të trojeve autoktone të shqiptarëve të atyre trevave.

Harta e Çamërisë Po Enver Hoxha me klikën e tij çbëri?
Hapi kufirin që çamët e ndjekur me dhunë nga trojet e tyre të hynin në Shqipëri si “emigrantë të imponuar” në atdheun e tyre. Pastaj i la si “turma” pa zot që të kërkonin fatin e tyre ku të mundnin, u mori dhe floririn, atë që grekët nuk mundën t’u merrnin të gjithë, duke u mjaftuar me atë flori që dihej dhe me pronat e palujtëshme që nuk ishin pak.

Ç’e shtyti të vepronte kështu?
Ishte aleat me më të fuqishmit e Biotës, Amerikën, Anglinë, Francën, Jugosllavinë, Rusinë… Rusinë që asokohe ishte aq e fuqishme sa mori gjysmën e Europës dhe ndau Gjermaninë në dy pjesë…Ndau një popull në dy shtete. Dhe askush nuk ia mbajti dorën.

Përse Enver Hoxha nuk kërkoi të paktën nga Rusia (duke qenë vend komunist) ndihmë për të ndaluar genocidin grek mbi Çamërinë? Thua të jetë rastësore kjo?

Jo, kjo u bë me qëllim. Anglezët ishin aty dhe grekët po masakronin një popull të tërë para syve të tyre. Kur e pyetën udhëheqësin e tyre pse nuk ndërhyri, ai tha : ” Shqiptarët hapën portën dhe i lanë të hynin vëllezërit e tyre, pra u erdhën në ndihmë grekëve ne veprën që kryen. Qeveria shqiptare është nashkëfajtore.

Natyrisht, ky është justifikim, po i arsyeshëm. Kur ti nuk do veten, pse të të dua unë? (ky është nënteksti).

Edhe qëndrimi i mëvonshëm i qeverisë komuniste ishte po aq i poshtër. Për popullsinë e ardhur çame u përhapën paradokse të tilla si ” Çam i pabesë me thikë në bres” ose ” Më lehtë mund të gjesh një kalë jeshil se një çam të mirë” ose ” Çami më i mirë do varur në shesh të Flamurit” ose ” Çamët sollën korrupsionin këtu” ose ” Çamët martohen me kushërirën e parë” e plot të tilla absurde.

Cila ishte arsyeja e këtij qëndrimi?
Për Enverin ishte e mjaftueshme dhe e tepërt të sundonte si Perëndi në një vend të vogël si Shqipëria.
Ai nuk pati kurajon ta parashtronte këtë problem, sepse puna mund të shkonte deri aty, sa t’i ikte nga goja edhe ai copë mishi që kish.

Nuk donte ta prishte me më të mëdhenjtë. Ai shitej trim me shqiptarët e nënështruar nga diktatura, po me ata që kishin në dorë edhe jetën, edhe karriken e tij ishte servil dhe hipokrit

Në këtë kontekst Enveri shkatërroi Teme Sejkon dhe familjen e tij, sepse Teme Sejko i kish folur disa herë për problemin e Çamërisë.

Të gjitha këto qëndrime justifikoheshin me “internacionalizmin proletar. Një ditë bota do të ishte e gjithë komuniste dhe atëhere nuk do të kish kufij mes vendeve e popujve. Kujtojmë se të njëjtin qëndrim mbajnë edhe sot pasardhësit e denjë të sistemit të kaluar komunist. Kur sillet nëpër horizont idea e Bashkimit të Kombit në territoret e tij të vërteta etnike, udhëheqësit e sotëm neokomunistë thonë: “Do hymë në BE dhe atje nuk do të ketë më kufi, si ne, si Maqedonia, si Greqia, si Sërbia, Mali i Zi, Kosova etj do jemi në një shtet të përbashkët.

Harta e Çamërisë E pra, ky është mashtrimi i shekullit… Kurrë nuk ka për të ndodhur. Ujku nuk bëhet qëngj dhe qëngji duhet ta largojë ujkun, të mos i zërë besë kurrë atij. Enveri na vuri në gjumë për 45 vite, të mos pranojmë opiumin e komunistëve të rinj.

Duke u nisur nga të gjitha këto del me logjikë në përfundimin: “Ka patur marrëveshje mes Qeverisë Komuniste dhe Greqisë greke për Çamërinë?” Natyrisht po, ajo ka qenë në heshtje, po heshtja është tërësisht pranim. A është fajtor Enveri me klikën e tij për Çamërinë? Natyrisht po, ashtu si janë edhe pasardhësit e tyre sot që heshtin, jo sepse nuk duan të prishin marrdhëniet me Qeverinë Greke dhe me komanduesit e politikanëve tanë. Jo, kjo nuk është arsyeja e vërtetë. Ata nuk duan të humbasin Parajsën që u kanë siguruar karriket e kusarëve. Po të prishin marrëdhëniet me grekët dhe të tjerët këto karrike nuk do t’i kenë më.

Edhe kjo është një marrëveshje e heshtur. Kësisoj çamëve u mbetet të gjejnë rrugë të tjera të arësyeshme, mbase të lodhëshme dhe që do të duan kohë, por as që duhet të shpresojnë në ndihmën e komunistëve të rinj në Shqipëri. Populli ynë ka një shprehje të mençur : “I zoti e nxjerr gomarin nga balta! ” Natyrisht ka edhe shprehjen tjetër po aq të mençur : “Trimi i mirë me shokë shumë! ” Sot shokët nuk mungojnë, po duhet të gjesh mënyrën si t’i kërkosh dhe, ajo që është me shumë rëndësi : ÇAMËT DUHET TË JENË TË BASHKUAR, NDRYSHE NUK FITOJNË DOT. dUHET TË KLARGOHEN NGA TRADITA FATKEQE E SHQIPTARËVE E PËRÇARJES DHE E MOSPRANIMIT TË NJERITJETRIT…VETËM KËSHTU DO TË FITOJNË.

Pretendimi i grekëve për genocidin kundër popullsisë çame të myslymanizuar nga Ali Pashë Tepelena me dredhi e me dhunë ishte një poshtërsi e radhës e dinakërisë së njohur që nga lashtësia… Ata e akuzuan popullsinë çame si bashkëpuntore të nazistëve gjermanë në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Justifikimi i metodave çnjerëzore që u përdorën për realizimin e këtij genocidi ishte krimineli Zerva, i cili, sipas grekëve (qarqeve shtetare, akademike e politike) si dhe disa shtetarëve e politikanëve tanë të kohës u hakmor për gjyshin e tij, të cilin suliotët e kishin ndëshkuar për tradhëti… Njëlloj si Ali Pasha për të ëmën.

Ata vunë Gjeneralin e Zi, Napolon Zervën, kryekriminel i lindur e i trashëguar në krye të një genocidi të përmasave të genocidit hebre nga Hitleri e të afërt me atë kundër armenëve nga Turqia (Le të mos japim shembuj të tjerë) si Mjet për të arritur qëllimin e kahershëm kundër popullsisë çame. Po e shpjegoj:

Dihet fare mirë që grekët që në fillim të ardhjes së tyre në Gadishullin Ilirik, njëlloj si sllavët e jugut më vonë, fillimisht u vendosën në hapsirat e lira në skajin jugor të gadishullit. Më pas, duke parë një popullsi pellazge të qetë, puntore e njerëzore, nisën të hynin në qytetet e mëdha me kulturë mijravjeçare pelazgane si Athina, Sparta, Ambrakia etj si dhe në ishujt e Kretës, Rodit etj. Natyrisht përzien popullsinë dhe u përpoqën të impononin kulturën e tyre.

Më pas i kthyen sytë nga Epiri, që , për hir të së vërtetës quhej Epir para se grekët të shkelnin në Ballkan, sepse ai ishte i pasur, i virgjër (si Epiri tokësor, Molosia, ashtu edhe Epiri bregdetar i detit Jon, Thesprotia dhe Kaonia) dhe lakmia po i grryente mendjen dhe shpirtin grek për t’u ngjitur në veri të gadishullit. Deri pas vdekjes së Pirros së Epirit nuk guxuan të bënin asnjë hap. Pastaj, me dredhi bindën vajzën e Pirros, Diadamenë që t’i kundërvihej kushërirës së saj, Mbretëreshës ilire Teuta dhe të pranonte dorën e pabesë të dorëve( grekëve).Në fillim Diadamea inatçore e mëndjelehtë nisi të pranojë mësues dhe njerëz të shquar në fusha të ndryshme, duke dhënë shembull me Oborrin e saj Mbretëror.

Pastaj erdhën edhe njerëz të zakonshëm, tregtarë, bujq, blegtorë, artizanë etj, kryesisht në viset Molose, sepse në Thesproti ata hasën në mospranimin e prerë të vajzës tjetër të Pirros, Nereidës që ishte martuar me gjeneralin më të zotë të Pirro Aiakidit, Aleksandrit thesprot. Kjo e fundit ndërtoi edhe kryeqytetin e ri të Epirit, Foiniken (Finiqin e sotëm) për të plotësuar amanetin e të atit. Ishte viti 229 para erës së re që Teuta pushtoi Epirin për të krijuar Ilirinë e Madhe, po tradhëtari Demetër Fari u lidh me Romën dhe kësisoj plani i madhërishëm i Mbretit Agron( më parë) e pas vdekjes së tij i Teutës dështoi.Para këtij pushtimi Teuta i kish bashkuar Mbretërisë Ardiane edhe Dardaninë e Adeut legjendar dhe kish shkuar në veri drejt Norëve dhe Thrakëve.

Po të ishte realizuar ai plan largpamës, mbase sot gjërat do të flisnin me një gjuhë : Me gjuhën pellazge- ilire- shqipe. Tradhëtia e pengoi këtë. Ishte koha kur Roma hyri në Iliri dhe Epir e pastaj në të gjithë Ballkanin. Kësisoj depërtimin e grekëve në Epirin e jugut dhe të lindjes e favorizoi Roma, pa menduar dëmin që mund t’u sillte këtyre popujve në përzierjen e kulturave të tyre. Madje ajo ndikoi negativisht, duke lejuar depëtimin e kulturës hibride greko – epirote në të gjithë hapsirën e Mesdheut, tashmë të njohur dhe propaganduar si Kulturë Greke ose si ” Periudhë të Helenizimit. (kjo ndodhi që nga Ngushtica e Gjiblartarit, Afrikën e Veriut, Azinë e Vogël e më tej).

Kjo përzierje ndodhi gradualisht, me ritme të ngadalta deri pas vdekjes së Skënderbeut, kur shqiptarët, për t’i shpëtuar ndëshkimit turk morën rrugën e emigrimit në jug të gadishullit, ku krijuan qendra të tëra banimi arbanitase si dhe u vendosën më tepër në zonat rurale. Nuk ishin pak, ishin mijëra dhe sot këta përbëjnë thuajse gjysmën e popullsisë së Greqisë.

Pse u zgjata në këtë problem? Po e shpiegoj. Në revolucionin grek për pavarësimin nga Turqia dhe krijimin e Mbretërisë së Greqisë morën pjesë arbanitasit. Ata ishin edhe komandantët edhe luftëtarët më të shquar e më trima. Këtë e pranojn tani së fundi edhe studiuesit dhe akademikët grekë. Dielli nuk mbulohet me shoshë. Si shqiptarë, arbanitasit kontribuan me shpirt të pastër në krijimin e shtetit grek dhe bashkëjetesa e mëvonëshme i integroi ata , njëlloj si grekët në bërjen e një kombi të ri. Gjuhën shqipe ata nuk e harruan, po deri në krijimin e shtetit shqiptar kaloi edhe plot një shekull dhe gjatë asaj kohe arbanitasit thuajse ishin integruar në këtë komb të ri të përzier.

Ndryshe ndodhi me popullsinë e krahinës autoktone të Çamërisë. Çamët, për hir të së vërtetës , nuk e pranuan kurrë nënështrimin ndaj Greqisë, sidomos pas lënies jashtë kufijve shtetërorë shqiptarë në Traktatin famëkeq të Shën Stefanit në vitin 1913.
Që pas revolucionit grek çamët ruajtën me fanatizëm krahinën e tyre, edhe pse morën pjesë në atë revolucion, pjesmarrje më tepër “honorifike” për të ndihmuar lirinë, sesa për qëllim për t’u bashkuar në shtetin grek.

Ndërkohë që arbanitasit ishin integruar plotësisht në jetë greke, krahina çame e Thesprotisë po ruante me çdo çmim traditat e saj, gjuhën e pastër shqipe, të ardhur që nga pellazgishtja dhe ilirishtja dhe po luftonte të mbante sa më larg të qe e mundur përzierjen me grekët. Çamët për këtë qëllim nuk bënin as krushqi me grekët.

Ishin këto arsyet që grekët, që në fillimet e shekullit xx, e sidomos pas vitit 1913, pas traktatit të Shën Stefanit, u ndien të kërcënuar nga rrebelimi i Çamërisë për t’u futur brenda kufirit shqiptar. Dhe ky nuk ishte një kërcënim ireal.

Po si mund ta lejonte shteti Grek që t’i ikte nga duart Perla ÇAMËRI ? CILIDO TË ISHTE NË VEND TË GREKËVE NUK DO TA LEJONTE KËTË!

Dhe ajo veproi në dy momente, në vitin 1922 – 1924, kur bëri marrëveshjen me Turqinë për shkëmbimin e popullsisë ortodokse greke të kostandinopojës me popullsinë ” turke” të Çamërisë. Mos të harrojmë se ishin vitet kur shteti shqiptar i saformuar ishte si fëmija që sapo ka marrë këmbët, jo më të ishte në gjëndje të mbronte popullsinë autoktone shqiptare të Çamërisë. Kësisoj një pjesë e çamëve ikën me premtimin e parajsës turke dhe nuk ishin pak (sot në Turqi jetojnë rreth 600000 çamë.

Bëri një tentativë në vitin 1935 për një shkëmbim të dytë, po Mbreti Zog e kundërshtoi këtë marrveshje me forcë dhe ajo, së bashku me marrveshjen SËRBO – TURKE dështoi.
Si mund të hiqte dorë Greqia nga qëllimi i kahershëm që ta bënte Epirin ( të paktën Thesprotinë e çamëve) të tijin tërësisht e të shkulte çdo gjurmë shqiptari nga ato troje?
Momenti erdhi kur sapo përfundoi Lufta e Dytë Botërore.Për ujkun mjegulla duhej dhe kjo mjegullë erdhi.

Shkaku? …” Çamët kishin bashkëpunuar me Gjermanët kundër rezistencës greke të çlirimit” Dhe ky nuk ishte pak si argument. Vuri dhe bastardin me gjak të shprishur shqiptari, Napolon Zervën në krye dhe u turr mbi popullin e pambrojtur çam me një nga genocidet më tragjike që njeh historia e re…Njëlloj si Hitleri me hebrejtë. Po të paktën Hitleri nuk spastroi etnikisht një krahinë të tërë nga popullsia mijravjeçare e saj.

GREQIA REALIZOI ËNDRRËN E SAJ TË MADHE, boshatisi Çamërinë thesprote nga shqiptarët, për të thënë që Thesprotia është greke, si edhe pjesa tjetër e Epirit.
U dha vllehëve të greqizuar dhe greko- arbanitëve trojet, shtëpitë dhe pasuritë e çamëve të ndjekur tashmë, duke menduar se n gjithçka do harrohej një ditë.

Veç kish gabuar. Gjaku nuk harrohet kollaj, trojet dhe pronat janë të lidhura me shpirtin… Mëmëdheu i të parëve pret zemërdredhur kthimin e bijve të tij mijravjeçarë.Dhe kjo ditë po afron.

Kohët e fundit edhe një pjesë e mirë e arbanitëve që deri dje heshtnin, kanë nisur ta flasin gjuhën e tyre që ngjan si dy pika uji me çamërishten dhe kanë nisur ta thonë me zë të lartë dhe kumbues se janë shqiptarë, pavarësisht se janë vëllazëruar me grekët( popullin grek).

Them se shpejt arvanitët do të zgjohen me ëndrën çame ndonjë mëngjes të kthjellët dhe atëhere ç’e pret Greqinë hajdute? Hajduti del para ligjit dhe dënohet. Kjo ditë e bekuar më duket se po vjen.

Ne si shqiptarë duhet t’i vlerësojmë, nderojmë dhe respektojmë çamët për dy arsye :
Nuk e përzien racën e tyre me racë të papastër dhe nuk e lanë me dëshirë Thesprotinë e tyre.

Na kanë ruajtur të pastër gjuhën qiellore të Pellazgëve, stërnipër të të cilëve jemi edhe ata, edhe ne… Lavdi Çamërisë dhe Nderim çamëve!


Jo, nuk është ndëshkim !

Ndarë në gjashtë shtete…Është ndëshkim?
Më thuaj, kujt i bëmë keq ne shqiptarët?
Me gjakun diellor dhe shpirtin bekim,
Mbetëm kësisoj , amanet nga të parët.

Na fali Zoti një vatër bujarie,
” Jetoni – na tha – në paqe dhe begati! ”
Veç nuk përmendi nfonjë stuhi lakmie,
Që do vriste të shenjtën tonë Liri.

Besën dhe mikpritjen morëm nga burimi,
Krenari e shqipes lavdinë na dha,
Alban, Arban ( Agban) ish dhe fluturimi,
Që pellazgu ilirit për ne i la.

Pa dhe mallkim nuk na i lanë të parët,
Se biri atin nuk e preu në besë,
As kundër Zotit nuk u ngritën shqiptarët,
Po kush i përzuri në rrugën pa shpresë?

Në Sërbi, Mal të Zi, Sanxhak, ka shqiptarë,
Në Greqi e Maqedoni po ashtu,
Në Shqipëri jemi vetëm ne të parë,
Djallin kush e solli mes nesh këtu?

Nuk jemi pak, njëmbëdhjetëmilionë,
Me gjak të ëmbël e shpirt vëllazëror,
Pse nuk na duan, s’ është e keqja jonë,
Është hyjnor Geni ynë atëror.

Nuk urryem, nuk sulmuam, as nuk vramë,
Ata kafshuan këtë mëmëatdhe,
Një jetë hallet dhe varfërinë qamë,
Edhe mjerimin na i lakmuan ne.

Një jetë që fajin tonë po kërkoj,
Mjegulluar, kam gjetur veç një gabim:
Mirësinë për të ligun, po s’ kuptoj…
Për kaq të marrim të përjetshëm ndëshkim?

Mallkim, apo ndëshkim, nuk di si ta them,
Fjal’ e besë i kemi patur me vlerë,
Për fisin tim fisnik ishin si melhem,
Për shpirtin, kur plagë merrte ndonjëherë.

Zoti im, kot të qaj hallin , pa e di,
Janë të rënda e nuk shërohen plagët,
Atë që Ti na i dhe me bujari,
Na i mori djalli, na la Zë të largët.

Dhe në s’u bashkuam në kufi etnik,
Shqiptarë mbetemi, këtu dhe atje,
Fisi ynë s’do jetë kurrë rrezik,
Sa të ketë jetë mbi këtë dhe.

Unë e di, po ta dinë dhe të tjerë :
Nuk ka për Albët as mallkim, as ndëshkim,
Dheut ku bijt’ e pellazgut kanë lerë,
Do jenë përjettë bijt’ e fisit tim.

Pajtim Xhelo, 8 nëntor 2019, Vlorë