Gënjeshtrat prej komunisti të Fatos Klosit !!!

0
932
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Shumë nga ata që erdhën në krye të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë erdhën falë organizatës famëkeqe të SHISH-it. U instaluan në pushtet njerëzit të cilët më së paku i takonin politikëbërjës.

Deklarata e fundit shumë irrituese dhe skandaloze e ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosit, së “Kosova nuk do të çlirohej kurrë po të varej nga Ibrahim Rugova, dhe së politika e Rugovës ishte pa krye, kurse Kosova u çlirua falë kontributit të djemve të UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtar”, është edhe një tregues tjetër, se SHISH ka qenë e interesuar të fusë vëllavrësjen se sa t’i mbrojë interesat shtetërore të Shqipërisë dhe t’i shërbejë për së mbari luftës çlirimtare kundër Serbisë në Kosovë.

Fatos Klosi ndoshta më mirë do të ishte të sqarohet para opinionit për mëkatet që bien mbi supe të tij dhe organizatës SHISH, karshi vrasjeve politike, të cilat e dëmtuan rëndë kauzën e përbashkët të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. I vogël je shumë ti farë Klosi të përshkruash së cila ishte figura dhe kontributi kombëtar i presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës.

Sigurisht e dinë mirë por nuk dëshiron ta pranosh, se Rugova bëri shumë për çeshtjën madhore kombëtare duke u rreshtuar në krahun e atyre personaliteteve që historikisht kan bërë shumë për kombin. Duhet të turpërohesh pak Fatos Klosi kur thua së Kosova kurrë nuk do të çlirohej po të varej nga Ibrahim Rugova. Është e kundërta e kësaj që thua, së pa Rugovën, Kosova nuk do të ishte shtet sovran dhe i pavarur.

Nuk je ti aq naiv që mos të kesh njohuri për kontributin kombëtar të Rugovës, por duket ashiqare së ke qenë në linjën e UDB-së famëkeqe serbe dhe tash je i detyruar ta mbrosh një qendrim të tillë. Një deklaratë të tillë skandaloze nuk ndëgjohet nga njerëzit e ndërgjegjshem dhe të përgjegjshem, por ti sigurisht së ke preferuar sulmin si mbrojta më e mirë. Sigurisht i ke ndëgjuar edhe deklaratat e dy burrshtetasve më të mëdhenj, Bill Klinton dhe Toni Bler, kur folën në superlativa për figurën e madhe të Ibrahim Rugovës.

Natyrisht së Rugova nuk e ka mohuar kurrë kontributin e UÇK-së, e as të tjerëve për liri. Por, Ti si komunist që je nuk ke dëshirë të pranosh kontributin e pa krahasueshem kombëtar të presidentit të parë të Kosovës së pavarur, Dr. Ibrahim Rugova. Do të ishte dashur detyrimisht të sqarohesh për vrasjët politike që ndodhën në kohën kurë Ti ishe udhëheqës i SHISH-it, në vend që të na shesesh kopalla për politikën. Nuk na erdhen nga marsi dhe as nga ndonjë planet tjeter ata që vranë shqiptarët më të mirë. E latë farën e përçarjes dhe të urrejtjes, në vend të unitetit. Një ditë do t’ju presë të gjithëve mallkimi për dëmin e madh, që ia keni bêrë kombit…