GËNJESHTRAT GROTESKE DHE PROVOKIMET E NDJESHME TË XHAVIT HALITIT

0
791

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Historia më e re e Kosovës shënon paradoksin më të madh të shekullit. Përgjakja e Kosovës, përgjatë dhe pas luftës, si vijimësi e krimeve të Millosheviçit, nga mbeturinat e LPK-së, të instruktuara nga Sigurimi Sekret i Enver Hoxhës dhe BIA e Serbisë. Dhe, në vend të ndëshkimit të eksponentëve të krimit, ata janë vënë në krye të pushtetit dhe të shtetit të Kosovës.

Njëri nga krerët e LPK-së, Xhavit Haliti, herë pas here, lëshon nga një “tullumbace” helmuese dhe tërësisht dizinformuese, të qëllimshme, çorientuese dhe skajmërisht cinike.

1) “Vrasjet e shqiptarëve gjatë dhe pas luftës, kanë qenë private, për hakmarrje, jo politike”, – shpif dhe provokon ndjeshëm e lëndueshëm, zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti!

Cila mendje e shëndoshë mund ta besojë se ministri i luftës, kolonel Ahmet Krasniqi, bashkëpunëtori i ministrit, Sadri Ramqaj, këshilltari i Presidentit Rugova, shkrimtari Xhemajl Mustafa, komandanti i Rugovës, deputeti Smajl Hajdaraj, kuadri i LDK-së, Shaban Manaj, komandanti i Pashtrikut, Ekrem Rexha, kryetari i komunës të Klinës, Ismet Rraci, kryeheroi i Betejës të Loxhës, kolonel Tahir Zemaj, shefja e Emërgjencës të luftës, Sabahate Tolaj, profesori Haki Imeri dhe shumë qindra të tjerë, janë vrarë “për inate private e hakmarrje?!”

Po listat emërore për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë kush i bëri? Nuk ka asnjë hamendje, se hartues të këtyre listave vrastare janë, pikërisht, “komandantët” e Rognerit, në koordinim me Sigurimsat kriminelë të monizmit shqiptar. Tallja cinike e Xhavit Halitit, me viktimat e bandës të LPK-së, është irrituese, provokative dhe shumë lënduese, jo vetëm për familjet e viktimizuara, por, për të gjithë Shqiptarinë.

Vrasjet janë thellësisht politike. Kjo është metodë e huazuar nga partizanët komunistë të filosllavit Enver Hoxha, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe ata i vrisnin nacionalistët, kombëtarët, për ta marrë pushtetin me dhunë. Këtë e bëri edhe LPK-ja, krahu kundërshtar i Jusuf Gërvallës, hafije të Serbisë.

2) “LDK-ja, me akuzat për vrasjet e veprimtarëve të saj, ka ndikuar tek ndërkombëtarët për krijimin e Gjykatës Speciale”, – thotë nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, Xhavit Haliti!

Përgjigjën, pse është krijuar Gjykata Speciale, ia jep shefi i tij, Hashimi:

“Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve pas luftës, dhe jo rezultat i vendimeve politike të gabuara”.

Po sjell disa shembuj, që dëshmojnë bindshëm, se LDK-ja, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë kontribut për themelimin e kësaj Gjykate, përkundrazi, kryesia e saj, më sakt, klani brenda kryesisë, i cili ka abuzuar në emër të partisë, përkatësisht, të anëtarësisë, ka qenë e njëzëshme me PDK-në:

a) Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, së bashku me Berat Buzhalën, atëherë anëtarë kryesie dhe deputet i PDK-së, i ka bërë letër protestuese shefit të EULEX-it, se PDK-ja, komandantët e saj, po akuzohen kot se nuk i kanë vrarë veprimtarët e LDK-së dhe se Gjykata Speciale është e padrejtë, e panevojshme!!!

Për mbrojtjen e krimeve, që, tashmë, janë një e fshehtë publike, cilado parti demokratike në botë, kuadrin Lutfi Haziri do ta shkarkonte jo vetëm nga strukturat vendim-marrëse të partisë, por edhe nga partia. Por, Luta nuk ka pësua asgjë për këtë lëndim dhe fyerje që i bënë anëtarësisë të LDK-së, por edhe shqiptarëve të kudondodhur, të cilët, me të drejtë kërkojnë ndëshkimin e kriminelëve, të cilët kanë kapur pushtetin dhe shtetin e brishtë dhe të prishtë të Kosovës. Përkundër kësaj, emri i Lutës lakohet për ta marrë, hiç më pak se, kreun e partisë!

b) Kryeministri, Isa Mustafa, njëherësh, kryetar i LDK-së, nën trysninë e PDK-së, ka ndarë 5 (pesë) milionë euro, për mbrojtjen e kriminelëve potencialë, të cilët, me bandat e tyre, kanë ekzekutuar 1.820 ushtarakë luftëbërës, kuadro dhe veprimtarë të LDK-së të Ibrahim Rugovës. Pra, për mbrojtjen e kriminelëve, vrasës të shqiptarëve të pafajshëm, duhet të paguajë populli i Kosovës, madje edhe vetë familjet e viktimave!! Këtë krim e pisllëk ka ditur ta bëjë, cinikisht e poshtërsisht, vetëm kryeministri robot Ii PDK-së, Isa Mustafa!

c) Për një vit radhazi, popullin e Kosovës e shantazhuan, e kërcënuan dhe e provokuan edhe me luftë, tre palë armiq: Hashimi, Kadria, Isa, me Demarkacionion, shënimin e kufirit me Malin e Zi; krerët rrugaçë të të ashuquajturave “Shoqata të dala nga lufta”, të cilët kërkojnë të trajtohen, jo si luftëtarë, por si mercënarë, pra, kërkojnë pare pa mbulesë; xhihadistët islamikë të nërkyer, që kërkojnë “gjak kaurrësh”, siç i quajnë ata vëllezërit tanë shqiptarë, të besimit katolikë dhe orthodokës.

Kadri Veseli i nërsente këlyshtë e tij “komandantë”, të cilët yryshonin me kërcënimin me luftë dhe Kuvendi aprovoi “Ligjin për vlerat e luftës”, i cili zhvlerësonte, amortizonte dhe shantazhonte Gjykatën Speciale, të miratuar më parë nga koalicioni i madh PDK-e – LDK-e.

Qëllimi ishte lirimi i “komandantëve” kriminelë e milionerë, si dhe rezistenca për mosarrestimin e të tjerëve, po aq të fajshëm. Për këtë “ligj”, kundërvënës të Gjykatës Speciale, firmën e vuri edhe LDK-ja, më sakt, robotët e përzgjedhur nga Isa Mustafa, përsëri, pa e pyetur dhe pa e përfillur fare anëtarësinë e LDK-së. Ky aprovim shokoi edhe ndërkombëtarët dhe zbehu besimin e tyre për shefat e LDK-së. Ambasadori britanik u shpreh për hiçsinë e shtetit, mungesën e seriozitetit, lëpirjen e asaj që kishin pështyrë deputetët e Parlamentit të Kosovës.

“LDK-ja gëzohet kur burgoset ndonjëri prej komandantëve të UÇK-së”, – thotë shefi i gazetës “Express”, Berat Buzhala. Çudi! E mendonim më të zgjuar Beratin! Për dijeni, deri me sot nuk është arrestuar dhe nuk është dënuar asnjë komandantë, i cili ka komanduar ushtarë në luftë.

“Komandantët e UÇK-së”, të akuzuar apo të dënuar, nuk kanë udhëhequr kurrë formacione ushtarake, por, vetëm banda bashibuzuke, të cilët hapnin burgje rurale, për të kidnapuar, maltretuar, torturuar, madje, edhe vrarë ushtarakët institucionalë të FARK-ut dhe kuadrot e veprimtarët e LDK-së të Ibrahim Rugovës.

Shtrohet pyetja: Kujt i duhet një kriminel në lagje, në fshat, në qytet?! Një kriminel më pak, e bënë më të qetë, më të sigurtë lagjën, fshatin, qytetin, Kosovën, shtetin. Dhe, për këtë duhet të gëzohet jo vetëm LDK-ja, por, edhe Berat Buzhala, edhe Kosova mbarë.

Anton Quni – emblema e Kosharës

3) “FARK-u nuk ka ekzistuar dhe kjo emërtesë është ideologjike”, – thotë Xhavit Haliti dhe e përsëritë edhe një eksponent i krimit me kartelë burgu nga AAK-ja!

Ekzistenca e FARK-ut është faktike. Lufta e Kosharës, Beteja e Loxhës, Pashtrikut dhe aksionet tjera brenda Kosovës, janë vepër, ekskluzive, të FARK-ut. Gjeneral Agim Çeku ka pranuar se “Lufta e Kosharës, legjitimoi luftën për çlirim të shqiptarëve të Kosovës”. Po të mos ishin Loxha dhe Kosharja e FARK-u, nuk do të kishte fytyrë kush për të përmendur luftën në Kosovë.

Lind pyetja: A ka ekzistuar “UÇK-ja” e Xhavit Halitit dhe e jaranit të tij nga AAK-ja?! Vështirë të besohet, sepse nuk kemi dëgjuar për asnjë betejë të bërë, për asnjë fitore, përveç ndonjë aksioni me gjuajtje nga larg e bosh. Pushtuesi i quante provokime dhe masakrat kanë qenë masive, madje anekënd Kosovës. Kjo është “lufta” e Xhavitit me “komandantët” e tij milionerë! Nuk duhet ngatërruar “UÇK-në” e SHIK-ut të Xhavit Halitit, me shokë.

Revanshi burracak kundër Anton Qunit

Ka mjaftuar shpalosja e një të fshehte publike, siç janë të bëmat kriminale të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, në sallën e Parlamentit, nga heroi i gjallë i Kosharës, Anton Quni, për të trazuar shpirtërat e stërkequr të atyre “që e kanë mizën pas veshit!” Në mes tjerëve, reagoi edhe njëri nga “komandantët e Rognerit, Xhavit Haliti. Ai shprehu dyshimin se “ku ka qenë Anton Quni gjatë luftës?!”

Vallë, kaq naiv na qenka nënkryetari klasik i Parlamentit, sa të mos e dijë se kush e bëri Luftën e Kosharës?!! Një dyshim i qëllimshëm, aq më parë kur komandant Anton Quni ishte në katërshën e parë në komandë dhe pas rënies heroike të Agim Ramadanit dhe të Sali Çekaj, ishte në dyshën e parë në udhëheqjen e luftës në Koshare.

Në fakt, i takonte luftëtarit Quni të pyeste: “Ku ka qenë Xhavit Haliti gjatë luftës së Kosovës?” Dhe, përgjigja e saktë do të ishte: Hoteleve të Tiranës, në shoqërim të “komandantëve”, vartës të tij dhe të Klosit, me shokët social-komunistë.

Deputeti Anton Quni, veçsa ua rikujtojë shqiptarëve të përgjumur, se vrasësit e ushtarakëve luftëbërës dhe të veprimtarëve të LDK-së, janë në kupolë të pushtetit dhe të shtetit. Ai nuk hamendësoi, por, foli me emër dhe mbiemër kush e ka përgjakur Kosovën dje dhe kush po ia bënë gjëmën sot.

Shtrohet pyetja: A më e rëndë është një e vërtetë sipërore, e përsëritur nga Anton Quni, apo vrasja e 1.820 shqiptarëve të pafajshëm, nga bandat e “komandantëve” vrastarë të Rognerit dhe të Bllokut të Zi të Tiranës?!!