GËNJESHTRAT DHE SPEKULLIMET MEDIATIKE JANË ANTIKULTURË ARTISTIKE

0
857

Tregim nga libri “Shtrembalucët e inkuadruar në skalionin antikomunist“.
Letër e hapur drejtuar zonjes Mirela Kumbaro ministre e kulturës së Repubilikës së Shqipërisë.
Dhe zonjës Jonila Godole drejtoreshë e institutit për demokraci dhe kulturë mediatike.
Për dijeni z. Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë, reformatori i përkushtuar shembull e model i angazhuar për çdo sektor jetik publik për ekonomi në tërësi industri, por edhe për letërsinë artin kulturën dhe gazetarinë.

Nga SALI LEKA

E kam impenjim ligjoro-juridik dhe njerëzor publik me i uruar E. Ramës dhe stafit qeverisës punë të mbarë dhe faqe të bardhë gjatë katër viteve në mandatin e dytë 2017-2021, që populli shqiptar e besoi dhe e votoi.
Populli shqiptar mendimtar vizionar dhe guximtar krenar e votoi E. Ramën dhe PS me 25 qershor 2017 me besimin për të forcuar drejtësinë, për të konsoliduar demokracinë dhe për të demaskuar pa u shtangur, pa u stepur, pa u frikësuar të korruptuarit zuzaristë, spkulantët manipulistë, gënjeshtaruckët dhe shtrembaluckit e fakteve konkrete dhe ngjarjet që kanë ndodhur, por shtrembaluckët e inkuadruar në skalionin antikomunist duan ta zgjasin akoma kohën e tranzicionit, ashtu si e kanë zgjatur deri në vitin 2013.
Diturinë dhe vizionin e lartësuar të shkëlyqer të popullit shqiptar duan ta errësojnë dhe ta mjegullojnë akoma edhe në këto vite të mrekullueshme të demokracisë së pranueshme nga të tërë.
Guximin dhe krenarinë vitale eposike të djemve dhe burrave, vajzave dhe grave shqiptare atdhetare fisnike besimtare kombëtare jetike duan ta diskriminojnë akoma grupimet klaniste skurrikiste regresive që kanë në përdorim gazteta dhe televizione private negative, me reklama brutaliste vulgariste me gënjeshtra dhe shtrembërime munafikiste mosntruoziste.
Do të ishte e dobishme që në Shqipëri të kishte një gazetë letrare artistike kombëtare historike për të botuar poezi brilante të mahnitshme dhe tregime të mrekullueshme, të dobishme me ngjarje të vërteta dhe me demaskime të drejta për maskarenjtë, zuzarët, kusarët, spekulantët, intrigantët, manipulatorët, falsifikatorët dhe persekutorët e përsekucionit mizorist, që duan akoma ta zgjasin kohën e tranzicionit me katrahurë anarshiste kaotiste, katastrofike, akoma më keq se diktatura makabre tragjike deri në vitin 1991.
Demaskimet e drejta janë kritika pozitive shumë të dobishme për jetën njerëzore, për zbërthimin e ingranazheve negative regresive, por shumica e gazetave fatkeqësisht sot nuk i botojnë, përkundrazi trillojnë gënjeshtra, gelbocka dhe të liga mizore.
Në 12 dhjetor 1990 në Tiranë u formua partia demokratike e para parti opozitare pluraliste mbas 45 vjetëve regjim dhe sundim diktatorial absolut komunist marksist vandal enverist-ramizist shtypës mizorist i tmerrshëm.
Gjatë vitit 1991 dhe në vazhdim u formuan parti të tjera por edhe shoqata me turli emërtimesh antikomuniste, progresiste, integriste, por nuk u formuan asnjë parti antizuzariste, antigënjeshtarucke, antishtrembalucke, as antikorrupsioniste.
Këto parti dhe shoqata të ashtëquajtura, të vetëshpallura demokratike pluraliste kanë 25 vjet që formojnë dikastere dhe komisione zbulimi dhe verfikimi të krimeve dhe masakrave të komunizmit dhe të postkomunizmit tranzcionist, zgjatim dhe vazhdim i komunizmit mizorist enverist ramizist, deri në 23 qershor 2013.
Këto dikastere dhe komisione që nga viti 1992, nuk kanë verifikuar as nuk kanë zbuluar asnjë krim komunist, asnjë masakër tragjike postkomuniste tranzioniste, as nuk kanë treguar asgjë për enigmat katastrofike që kanë ndodhur deri në vitin 2013.
Nuk kanë publikuar asnjë ngjarje të vërtetë, as shoqata antikomuniste e Pjetër Arbnorit, as komisioni “Bezhani” as “Mezini”, “Ngjela” as “Forumi për demokraci”, as presidenti i Unionit të burgosurve politik Bësim Ndregjoni.
Del pyetja dhe duhet të përgjigjem dhe t‘u tregoj juve Mirela Kumbaro dhe Jonila Godole si mund të quhet e të vetshpallet president Unioni i të burgosurve politik Besim Ndregjoni, spekulant i mashtrimit, i gënjeshtrave, i manipulimit. B. Ndregjoni nuk din numrin ekzakt sa të burgosur politik janë në Shqipëri se nuk ka bërë asnjë mbledhje, as nuk është takuar me asnjë. As takim publik me të burgosurit e vërtetë politik shumë të vuajtur, të përndjekur.
Kurse Kastriot Dervishi ka mbushur faqet e gazetave me disinformime të llahtarisura: “Shkrimtarin Ismail Kadare e ka përndjekur sigurimi komunist, por shpëtoi pa u burgosur se u arratis në Paris të Francës në tetor 1990”.
Këto fjalë janë gënjeshtrat e K. Dervishit, i financuar nga llumi i pistë i shoqatave pseudo demokratike të vetshpallura antikomuniste, antienveriste me reklamime pompozike mediatike, si ish shoqata e Pjetër Arbnorit, që tani e ka zëvendësuar me pllakata të thata Besim Ndregjoni, që gumzhit, llomotit: “Shkrimtari i madh Ismail Kadare në tetor 1990 u arratis nga Tirana dhe vajti në Paris dhe luftoi komunizmin, njoftoi Europën dhe Amerikën se duhet rrëzuar sa më shpejt komunizmi ramizist në Shqipëri.
Me këto gelbocka mbush studiot televizive Besim Ndregjoni. Se shoqatat dhe forumet pseudo antikomuniste antienveriste të pista, spekullante, sharlataniste kanë edhe televizione, gazeta, revista narciziste dhe shtëpi botuese për të shumëfishuar libra të tëra me gënjeshtra dhe asgjë të vërtetë, as të dobishme për popullin shqiptar.
Kurse unë e kam obligim humanist, modernist, publik demokratik por edhe ligjoro-juridik të tregoj fakte konkrete të vërteta: Shkrimtari Ismail Kadare u largua nga Tirana në shtator 1990, familjarisht i pajisur me dokumenta nga Ramiz Alia. U sistemua në Paris me fonde monetare nga Shqipëria, të akorduar nga byroja politike. Se Kadare ishte i katërti kupolist i byrosë mizoriste mbas Enverit, Ramizit dhe Nexhmijes.
Kadare nuk u ndiqte nga sigurimi se në 2 korrik 1990 u arratisën nga Shqipëria dymijë e pesëqind burra dhe djem, vajza dhe gra duke shpërthyer dyert e ambasadave të Europës në Tiranë dhe sigurimi komunist nuk pengoi asnjeri, nuk burgosi as burrë, as grua, ashtu si kishte burgosur përsekutuar dhe masakruar deri në dy korrik 1990.
Po ta kishte përsekutuar sigurimi komunist Kadaren, ai me 2 korrik 1990 duhet të ishte i pari në dyert e ambasadave dhe të fliste, të tregonte, të demaskonte masakrat tragjike të sigurimit komunist dhe krimet makabre katastrofike të klikës vampiriste, enveriste, ramiziste, por Kadare as sot nuk shkruan nuk tregon asnjë krim komunist të vërtetë, por sajon trillime, fabrikon krime artificiale dhe u dikton gënjeshtra akuadristëve të tij të K. Dervishit, D. Kaloci, Minella Aleksi, C. Loloci dhe gënjeshtaruckëve të tjerë.
Mbas 2 korrikut 1990, Ismail Kadare nëpër mbledhje në organizatat e partisë komuniste në Tiranë, ka ofenduar dhe diskriminuar me fjalë të ndyra dymijë e pesëqind njerëzit e ambasadave, midis të cilëve dyqind e pesëdhjetë shkrimtarë dhe intektualë guximtarë vizionarë demokratë modernistë, por emrat e tyre nuk i shkruan asnjë shoqatë e vetshpallur demokrate djathtiste, as partia pedeiste e Sali Lulit.
Sharjet brutale, vulgare dhe langare të Kadares për këta guximtarë humanist të lirisë dhe demokracisë të dy korrikut 1990, nuk i ka shkruar as Kastriot Dervishi arkivisti pedeist, që ka zhdukur një kopje të dosjeve të sigurimit komunist dhe ka sajuar dosje fallco sipas oreksit të tij dhe Kadares, por Dervishi nuk e din që dosjet e sigurimit janë përpiluar në katër kopje.
Tre kopjet e tjera nuk munden me i zhdukur as J. Topalli dhe A. Patozi, as G. Ruli dhe A. Imami, as G. Pollo dhe Ridvan Bode, as Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia edhe sikur të ngrihen nga varri.
Dervishi, Kaloci dhe Loloci kanë zhdukur një kopje të tre letrave të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka që i kam shkruar dhe dërguar Enver Hoxhës. Dervishi, Kaloci dhe Loloci nuk e dinë që tre letrat e shkrimtarit Sali Leka dërguar Enver Hoxhës janë daktilografuar në shtatë kopje. Katër kopjet e tjera nuk munden me i zhdukur as sekretari Enver Hoxhës Haxhi Kroi, as Mihal Bisha, Dhimitër Tona dhe Spiro Dede funksionarë të lartë komunistë në byronë politike për letërsinë, gazetarinë, dhe propagandën revolucionare marksiste.
Dy kopje të tre letrave janë në duart e dy shokëve të mi fisnikë gjirokastritë Reshat Baxhi dhe Fatmiz Tauzi miq besnik të Enver Hoxhës.
Këto dy kopje të tre letrave të miat shkruar dhe dërguar Enver Hoxhës nuk mund të eleminohen as nga Sali Berisha, as Bamir Topi, as Bujar Nishani edhe sikur të bëhen president përsë dyti.
Tetëdhjetë e pesë kopje të librave të miat që nuk i botuan censuristët janë në duart e mia të palodhura çdo minutë pandalim me vullnet, admirim por edhe me guxim vitalizim.
Tetëdhjetë e pesë libra me poezi dhe tregime të mrekullueshme nuk i botuan censuristët zuzaristë Fatos Kongoli, Zija Çela, Preç Zogaj, Mantho Bala dhe të tjerë kusarë, langarë.
E theksoj fjalën kusarë langarë se 13 libra të miat i kanë vjedhur, i kanë ndryshuar titujt, i kanë shtrembëruar frazat dhe fjalitë dhe i kanë botuar me emrat e tyre në kohën e muzgut të skëterrit kur unë isha i mbyllur në burgun mizorist. Këta maskarenj zgërdhec, gelbock kanë marrë vlerësim dhe shpërblime të pamerituara, pa punuar, pa u lodhur, por kanë shkelur dhe shtypur lodhjen, djerën dhe mundimet e mia 25 vjeçare
Kam akoma ngjarje të vërteta për të treguar për këta shtrembaluck të dy shekujve 20 dhe 21 që akoma nuk duan me u drejtuar por shtrembërohen akoma më shumë. Disa tregime i kam rreshtuar në librin e titulluar: “Shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit komunist”
Fatkeqësisht diskriminimi i shkrimtarëve të kulturuar modernistë ish të përndjekur, të përsekutuar, ka vazhduar edhe mbas vitit 1991. Viti kur filloi dejuro pluralizmi por defakto ka vazhduar katrahurizmi anarshizmi, mysibetist, monstruozist.
Kurse për zuzarin dhe kusarin e veprave letrare të mrekullueshme të dobishme censuristi zgërdhec gelbock Mantho Bala do të tregoj ditë tjetër, por sot theksoj: Shumë gënjeshtaruck, shtrembaluck si Dervishi dhe Kaloci që partia pedeiste i ka sistemuar nëpër dikastere të bashkive dhe ministrive, populli shqiptar nuk do ta votojë as në vitin 2117, në shekullin 22 kurrë jo!
Partia pedeiste e tranzicionit post komunist, anarshist, kaotist, ishte dhe është vazhdimi dhe zgjatimi i partisë komuniste të përsekucionit mizorist enverist ramizist.
Urime shumë urime dhe punë të mbarë me faqe të bardhë e nderuar Mirela Kumbaron.
Urime shumë urime dhe punë të mbarë me faqe të bardhë i nderuar Jonila Godole.
Kam lexuar shkrimet e tua Jonila Godole, janë të mira, të dobishme, intelektuale, profesionale, filozofike, por duhet të tregoni adresën e dikasterit me emërtimin „Instituti përdemokraci e kulturë mediatike“. Këto fjalë janë të mira, pordel pyetja: si funksionon ky dikaster? A vepron instituti për demokraci dhe kulturë mediatike me të vërtetë për të mirën publike apo qëndron i fshehur anonim, i skremuar, ashtu si unioni i të burgosurve politikë i Besim Ndregjonit që nuk e din asnjë i burgosur politiki vërtetë politik demokrat antikomunist se ku ndodhet unioni i besimit të gënjeshtrave, gëlbockave dhe trillimeve neveritëse.
Besimi i mykur, i kalbëzuar nuk ka bërë asnjë takim as ka zhvilluar ndonjë veprimtari kombëtare me ish të burgosurit politikë. Besimi i kamufluar, i hipokrizuar nuk ka përkujtuar asnjë eveniment me obligim, asnjë ngjarje jetike sublime me përballje guximtare, të burgosurve politikë antikomunistë, kundër ingranazheve makabre langare të diktaturës mizoriste dyzet e pesë vjeçare.
Besimi i mangut, i tharë ka botuar dyzet tregime me gënjeshtra,sajime, shtrembërime, manipulime dhe falsifikime galopante mediatike, nën maskën se po demaskon komunizmin dhe po eleminon pasojat shaktërrimtare që ka lënë.
Kurse e vërteta qëndron ndryshe: me broçkullat dhe jargosjet e pista të besim Ndregjonit shkretimet dhe masakrat komuniste mizoriste nuk eleminohen as në shekullin XXII.
Përkundrazi, disa makra dhe shkatërrime e shkretime u shtuan deri në vitin 2013.
Shqipëria kishte dhe kalexues të arsimuar, të kulturuar me vullnet të aftësuar për letërsinë, artin dhe kulturën, por është mëkat biblik,antihumanist, antidemokratik, t‘u ekspozosh para syve gëlbockat dhe jargosjet e B. Ndregjonit të zhytura në faqet e disa gazetave antikulturë artistike.
Gazeta që për etikë dhe kulturë kanë mënyrën dhe katrahurën. Gazeta dhe televizione që për vizion, shembull model e dituri jetësore shembullore kanë egon,ligësinë dhe egërsinë mizore.
Ego, ligësia dhe egërsia antihumaniste e shkretojnë jetën njerëzore të një kombi por dhe të një race. Ego, ligësia dhe egërsia antihumaniste janë vetë padrejtësia, vetë masakra, janë vetë batërdia.
Besimi bicini dhe të tjerët si ai shkruajnë e flasin gënjeshtra me fjalë të psita për kohën e komunizmit, por kanë heshtur dhe heshtin për kalbësirat dhe ndyrësyrat e kohës së tranzicionit anarshist kaotist që nga vitin 1992 deri në 2013.
Kurse ministria e Kulturës që nga viti 1992 nuk ka bërë asnjë takim simbolik me shkrimtarët dhe intelektualët e kulturuar, të burgosur, të persekutuar nga komunizmi i tmerruar enverist ramizist. As nuk kanë zhvilluar asnjë përkujtim kombëtar historik me familjet e shkrimtarëve dhe intelektualëve që nuk jetojnë.
Janë burgosur e masakruar 125 shkrimtarë dhe intelektualë modernistë, të përkushtuar e me kontribut përdrejtësinë, demokracinë, letërsinë, artin dhe kulturën shembullore, por nuk kanë as gazetë, as televizion përtë treguar e publikuar ngjarje të vërteta, kujtime me episode të mrekullueshme, me vërtetësi e realizëm për gjysëmshekullin e absurdit kriminal e genocidial.
Kurse ish të burgosurit skurrik ordinerë, zuzarët, kusarët, gënjeshtarët, shtrembalarët, intrigantët,spekulantët, manipuluesit dhe falsifikuesit sharlatanë kanë në dispozicion katërgazeta dhe katër televizione duke zbrazur çdo ditë jargosjet e tyre të mykura, të hidhura, të karbonizuara.
Edhe një herë e përsëris: Trego adresën e dikasterit Jonila Godole,ashtu si e tregoj unë: Shkrimtari Sali Leka Cel: 0683855304
Çdo ditë zhvilloj takime letrare artistike me tregime dhe poezi lirike erotike por dhe eposike kombëtare historike. Takime me biseda dhe debate të dobishme me lexuesit e apasionuar, të përkushtuar për të drejtën, të vërtetën, të betuar për triumfin e demokracisë shembullore. Takim me këngë, poezi dhe tregime të mrekulleshme me lexuesit e arsimuar, të kulturuar, mendimtarë, vizionarë të aftësuar, specialistë të përkushtuar, progresistë të angazhuar dhe demokratë modernistë të betuar në Tiranë, Krujë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Shijak, Lushnje, Fier, Berat, Vlorë, Korçë dhe Pogradec.
75 lexues me vullnet të aftësuar për letërsinë, artin dhe kulturën shembullore kanë paraqitur për botim shkrime dhe vlerësime të drejta, të mira, pozitive për tregimet dhe poezitë brilante të mahnitshme dhe të dobishme për jetën njerëzore të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka, por këto vlerësime të shkëlqyera nuk i kanë botuar gazetat negative, regresiste, kaotiste e anarshiste, që botojnë sajimet e rëndomta të ish të burgosurve ordinerë të kohës kurShqipëria quhej socialiste.
Këto gëlbocka neveritëse i botojnë nën maskën se po demaskojmë komunizmin e keq, por nuk demaskohet komunizmi enevrist ramizist me llumin e ndyrë të jargosjeve të zgërdheckëve dhe mysibeckave të ndyra, të pista.
Në kohën e komunizmit nuk funksiononte ministria e kulturës ashtu si sot, por në ministrinë e arsimit ishte drejtoria e kulturës me drejtor Mantho Bala, sharlatanisti dhe mediokri megalamanist, zgërdhec dhe gënjeshtar e falsifikator kalibri që ka dëmtuar rëndë letërsinë, artin dhe kulturën shqiptare në ato vite kur Shqipëria ishte mbërthyer në ingranazhet revolucionare monstruoziste.
Del pyetja dhe duhet të përgjigjemi të tërë: Akoma do të vazhdojmë edhe sot me sajime të rëndomta, manipuilime, spekulime dhe falsifikime neveritëse?
Me gënjeshtra dhe shtrembërime zuzariste por të ilustruara me skicime letrare artistike, të bojatsura me fraza hiperboliste, krejt langare të stisura, që i përtypin injorantët obskurantë.
Nga viti 1992 deri në vitin 2011 shtëpia botuese „Onufri“ ka ribotuar veprat e Ismail Kadaresë, që i kishte botuar komunizmi enverist, por gazeta „55“, „Standrd“ dhe „Mapo“ kanë botuar broçkulla të neveritura: „Shkrimtarin e madh Kadare e ka përndjekur fort Sigurimi komunist dhe komiteti partisë i Tiranës e ka persekutuar vazhdimisht, derisa Kadareja u largua nga Tirana, për në Paris të Francës“.
Këto botime të gazetave janë gënjeshtra të rëndomta. E vërteta qëndron ashtu si po e tregoj:
Komiteti i Partisë i Tiranës Kadarenë e ka financuar me rrogë mujore 25 vjet duke shkruar libra për madhështinë e komunizmit dhe fitoren e revolucionit marksist. E kanë rehatuar me veturë luksoze dhe shofer në dispozicion, se Kadare ishte deputet i Haxhi Lleshit, pastaj i Ramizit dhe nëkryetar i Frontit të internimeve dhe kulakëzimeve me kryetare N. Hoxhën.
Kurse zv/drejtori i sigurimit komunist Rexhep Kolli e bëri me dy makina si shpërblim për burgosjen e 125 shkrimtarëve dhe mosbotimin e librave të tyre të mrekullueshme, midis të cialve dhe 85 libra të shkrimtarit Sali Leka.
Dihet që gazeta „55“, „Mapo“ dhe „Standard“ e të tjera janë private por edhe furrat e bukës janë private, por shteti nuk i lejon të tregtojnë në popull bukë të mykur, as serat domate të kalbura.
Gënjeshtrat dhe gëlbockat mediatike janë po aq të dëmshme, infektuese për jetën njerëzore, ashtu siç janë buka e mykur dhe domatet e kalbura.
Në 16 tetor 2017, në ditëlindjen e Enver Hoxhës, Bardhyl Ermini dhe Mentor Nazarko kanë shkruar vajtime dhe rënkime për Kadarenë që nuk mori çmim Nobel. E falenderoj gazetën për botimin e vajtimeve dhe lëngimeve të Bardhyl Erminit dhe Mentor Nazarkos me përmallim dhe mallëngjim për çmimin e Kadaresë.
Le të botojnë të tëra gazetat vajtime me përlotime për mosçmimet letrare dhe persekutimet imagjinare të Kadaresë. Me kaq për sot. Do të shkruajë ditë tjetër për këta vajtimtarë shtrembalarë langarë, që kanë mbushur letërsinë dhe gazetarinë me krunde të mykura dhe me gëlbocka të pista, të ndyra.
Kadare dhe të tjerë si ai edhe sikur të përvetësojnë dy çmime të larta artistike Nobel nuk bëhen kurrë shkrimtarë demokratë humanist as guximtarë modernistë për të demaskuar të ligat mizore të keqbërësve të jetës njerëzore. Kadareja dhe skalionistët shtrembaluckë deri në vitin 1991 ishin serviluckë, zgërdheckë, të mizorizmit enverist e ramizist, pastaj mbas këtij viti u kthyen serviluckë gëlbockë, por edhe manipulistë falisfikatorë në shërbim të anarshizmit kaotist tranzicionist të maskuar nën petkun e bojatisur të antikomunizmit.

Shkrimtari Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Nentor 2017