GËLLTIT NJË LUGË ÇORBË TË PRISHUR DHE PASTAJ VJELL TËRË JETËN!

0
550

ÇDO KANDAR NE SHQIPERI, E KA NJE “TOP ZIQI”

Nuk ka situate me te keqe ne zvarritjen gjeopolitike te nje shteti informal, sic eshte shteti im shqiptar.

Stratagjema mbi Shqiperine dhe Kosoven ka te pakten 30 vjet qe funksionon ne menyren me te sofistikuar.

“Njerëzit e mirë të këtij vendi janë në periferi dhe të përjashtuar në mënyrë të programuar nga jeta politike e vendit.

Banditet politike te zhytur ne tradheti ndaj kombit dhe shtetit, spo dine me te ndalen.
Gjithkush mund te vendos per shtetin tim, vetem populli i skllaveruar nuk ka te drejte te pyetet asnjehere.

Nëse do të bëni historinë e familjeve që kanë drejtuar këtë vend në shekullin e fundit, pas vitit 1912, do ta kuptoni shumë mirë.

Është një temë analitike shumë e gjatë, pak e vështirë për t’u përtypur, me shumë kanale të nëndheshëm, me mbështetje të shërbimeve inteligjente më të fuqishme antishqiptare, të cilët ndjekin brez pas brezi në mënyrë rezidenciale dhe bëjnë edhe përzgjedhjen e banditeve ne politike.

Në këtë lojë janë të gjitha familjet e mëdha tradicionale shqiptare, pa dallime politike, të lidhura dhe të hasmëruara me njera tjetrën, me ndikim shumë të fuqishëm pozitiv dhe negativ në fatet e kombit.

Llogarisni pasojat apo rafishatat politike për këdo emër apo familje dhe do të bindeni.
Po ua them troc:
Politikanët që drejtojnë Shqiptarët në trojet e tyre, nuk janë produkt i vetëdijes popullore qytetare e kombëtare, por pasojë e kësaj përzgjedhje që shpjegova shumë shkurt më sipër.
Ajo puna e “corbës së prishur” në një film shqiptar, nuk është një shprehje e rastit.

Në këtë shekull në jetën politike shqiptare jane dy “arkivol politik” të mbyllur, që nuk duhen hapur, pasi në të kundërt, ne do të na duhet të lajmë rëndë hesapet tona të brendëshme dhe mandej mund të shpresojmë për paqen midis nesh dhe për fuqinë reale kombëtare gjithëshqiptare.

Nëse ka dicka të përbuzur, të nëpërkëmbur, të dhunuar dhe gati të përjashtuar për këtë klasë politike, ajo është SIGURIA JONË KOMBËTARE.

Nese dikush e ngaterron kete koncept vetem me te qenit e Shqiperise ne NATO, prapa Diellit te shkoje.

Ku po te çon mushka e top ziqi, i ke pyetur ndeonjehere shqiptaret?!
Mos më kërkoni më shumë, sepse këtu cdo kandar ka një “top ziqi”.

Ju përshëndes.

S. Abazi, 11.11.2019

Dërgoi për publikim, Maksi Binjakaj