“Lex, dura lex!”
Alban Bardhyli
Publikimi i procesverbalëve të seancës së Komisionit të Sigurisë, në të cilën është diskutuar për buxhetin e Institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, paraqet skandalin e radhës të fletushkës së bulevardit “Shqiptarja” (shih: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=391709&NomeCategoria=home&Titolo=-dosja-sekretshish-s–39-pergjojme-dot–aleatetjeni-te-lodhur-&IDCategoria=1&approval#comments-form)
Ky skandal rrezikon vet Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, sepse mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura dhe, sipas rregullave, të pranishëm duhet të kenë qenë vetëm ata që ishin te pajisur me certifikat sigurie.
Pra, në këtë rast, ose gazetari i “Shqiptarja” ka qenë i papërgjegjshëm dhe ka nxjerrë procesverbalët e Komisionit, ose e ka bërë qëllimisht.
Por, rezultati është i njëjtë: është nxjerrë sekreti shtetëror dhe është dëmtuar siguria kombëtare.
Ky gazetar dënuar sipas ligjeve përkatëse në raste të këtilla.
Gjithashtu, ky gazetar duhet marrë në pyetje si i ra ky material, sa lekë kishte paguar e të tjera. Pastaj edhe të bëjë disa muaj “strehim të detyruar” në një birucë të errët të një ndonjë burgu.
Në shtetet perëndimore, një rrjedhje kaq të thellë të informacioneve në shtyp do të paraqiste shqetësimin e tërë komunitetit institucional.
Gazetari/ët janë të detyruar në SHBA të paraqesin burimin e informacionit atje ku cënohet siguria kombëtare dhe, në këtë rast, nuk vlen etikën profesionale më shumë se ligjet e vendit.
Pra, duhet të gjithë të marrin dënimin e merituar dhe të dihen ata që dekonspiruan sekretin shtetëror, sepse nesër mund të jenë rrjedhjë edhe më të mëdha, të cilat të paraqesin dëme më domëthënëse për Sigurinë Kombëtare.
“Lex, dura lex!”
Tiranë, 17 dhjetor 2016