(Sot, me rastin e 25 vjetorit të rënies së tij heroike,
4 korrik 1995 – 4 korrik 2020)
Shpirti yt prehet në paqë
Sepse për paqë luftove
Ti engjëlli i Lirisë
Për të cilën jetën dhurove!
Shefkiu u lind në Pollatën trime e kryengritëse me 18. XII. 1939. Pas kryerjes së shkollës së mesme, ai e nis punën në arsim, i cili me plot dashuri edukon të rinjtë aso kohe. Më vonë kalon në Referent në Sektorin për Bujqësi e më pas në atë për Pylltari në Kuvendin Komunal në Podujevë.
Shefki Latifi nuk e pati të vështirë edukimin e tij atdhedashës, sepse ai mori mjaft nga ngjarjet tragjike të popullit tonë në përgjithësi e të mavriqasëve dhe pollatasëve në veçanti, ngjarje tragjike të shkaktuara nga të gjithë armiqët tanë, i cili ishte secili më i zi, më i keq e më barbarë se tjetri. Ai u edukua në oda, në ndeja, në traditën patriotike kombëtare shqiptare, ndoshta, më shumë se të tjerët. Kishte qafën e shkurtër dhe nuk duronte askë kurnuk ishte në vi kombëtare, secilit i vërsulej, shpesh jo vetëm me fjalë, me këshilla, me qortime kur e kërkonte nevoja, por shkonte deri edhe me kërcënime. Ai nuk toleronte askë kur ishte në pyetje çështja kombëtare, i mbetej në fyt, siç thotë populli.
Me Shefki Latifin ishim shumë të lidhur që nga herët. Për lidhjen tonë të ngushtë, ai më ishte ofruar, nga që ishte më i moshuar, po as sot nuk e di përse m’ishte afruar aq shumë, sa edhe unë qesh bërë i pandashëm me të si shok, si mik, si bashkëmendimtar. Gjithherë më fliste për çështjen kombëtare, e cila dita-ditës më bënte më kurreshtar, jo pse unë nuk e kisha një orientim të tillë, por pse ai plotësonte tek unë zbraztësitë e mia.
Shefkiu ishte njeri i fjalës, i besës, i paqës po edhe i luftës. Ai reagonte shumë shpejt. Nuk mundte të pajtohej me ata që nuk përpiqeshin dhe që nuk e mbanin në kokë çështjen kombëtare shqiptare. Shefkiu ishte eksploziv, nuk duronte dhe secilit ia thoshte haptas atë që e meritonte.
Shefkiu dinte t’i ruante shokët, dinte të mbronte që të mos binin në grackën e armikut e të dënoheshin pa një arsye të madhe.
Ishte fillimi i marsit të vitit 1982. Isha duke shkuar nga shtëpia ime në Podujevë në punë në Krypimeh. Kur kam shkuar në kthesën për në Krypimeh, po e takoj Shefkiun, i cili po vinte ngadale e mendueshëm. Mbasi u përqafuam dhe u përshëndetëm, më tha:
– Mua më ka kontrolluar dje policia. Nga krejt çka kanë marrë, është edhe një revistë « Shqipëria e Re ». Në të ishte shkruar emri e mbiemri yt dhe emri i fshatit. Kaq kam arritur të shoh. U mësyna tek ti, të vi e të tregoj, se ata në bazë të saj, do të vijnë edhe tek ti. Për të, mua asnjë fjalë nuk më kanë thënë, por kujdes, po pate diçka tjetër, largoje ! Tani, ne mund edhe të ndahemi, sepse mund të jemi të përcjellur nga dikush. – më ka thënë dhe ne jemi ndarë aty, pa qëndruar shumë bashkë, sepse unë edhe do të vonohesha për punë.
Shefki Latifi po interesohej vazhdimisht për mua, duke pyetur edhe të tjerët, po edhe kur takoheshim, ai nuk e zgjaste tani shumë me mua, duke thënë se po më kursente. Mirëpo, unë e zgjasja kudo që me të takohesha, e edhe aq më shumë në kafene. Shefkiu ishte edhe dhëndërr i familjes të fshatit tim, me të cilët isha në marrëdhënie shumë të mirë e ku shpesh shkoja të rrija, kështu që, ne mund të themi se ishim edhe familjarisht të miqësuar, po me Pollatën dhe Mavriqin kisha edhe lidhje tjera miqësore, e së fundmi, edhe kisha punuar atje, çka arsyetohej edhe ndeja me të.
Shefkiu dha krejt çka pati nga ana e tij për Lirinë e Kosovës. Ai, edhe para rënies së tij, nuk kursente askë, asnjeri pa ia treguar shqetësimin e tij për popullin e shumëvuajtur në Kosovë. Që kur kishte nisur të punojë në arsim në Zhiti dhe Pollatë, kishte rënë në sy, prandaj e tërheqin nga arsimi dhe e vendosin si punëtor në administratën e komunës në Podujevë .
Siç e kishte zakon pushteti serbo-jugosllav, që nga viti 1968, pas demonstratave në Kosovë, rrallë herë kishte festuar festat kombëtare shqiptare në shtëpi, sepse e izolonin, duke e burgosur deri sa të kalonin festat, nga frika se po organizonte diçka kundër tyre.
Në kohën kur atë e mbytën me dru pse ishte inkasant i trepërqindëshit, për çka sot del dikush haptas kundër tij, pse dikush e kishte keqpërdorur, ai dha jetën e tij, i cili po punonte me tërë qenien e tij fizike dhe shpirtërore, sepse nga ky 3% ushqeheshin ata që po ua mësonin shkrim-leximin fëmijëve, për të mos mbetur analfabet, siç dëshironte armiku. Nga kjo, kushdo që ngre zërin kundër këtij trepërqindëshi, bie në nivelin e armikut dhe tregon se ai është kundër arsimimit të popullit shqiptar.
Nga ky trepërqindësh po funksiononte administrata kumonale, Shoqata Nënë Tereza, që po mjekonte popullin e sidomos fëmijët e vegjël, funksiononte edhe gjithçka që frymonte shqip, prandaj SHefkiu nuk kursentye asgjë dhe ishte më i suksesshmi në këshillin financiar në komunën e Podujevës. Ndoshta edhe pse ishte më i suksesshmi, ndoshta pse ai haptas fliste për të drejtat e popullit shqiptar që po u mungonin, ata e zgjedhin ; si gjithherë, më të mirin.
Shefkiu shkoi herët, vetëm pesë vite e dy ditë pas shpalljes të Deklaratës Kushtetuese për Kosovën e barabartë me republikat tjera në federatë a konfederatë jugosllave.
E vranë, e mbytën vetëm fizikisht, sepse nuk mundën ta mbysin shpirtiun e tij dhe asgjë tek ai, nuk mundën të mbysin fjalën e tij që jehon edhe sot thekshëm ndër shokë, miq, familjen e tij dhe kudo ndër shqiptarë. Ndalën së rrahuri zemrën e tij, ndalën doren e poetit, po asnjehere s’mundën të ndalin idealin e tij prej mesuesit e poetit,
Shefki Latifi – Monolli edukimin dhe guximin i mori nga të parët e tij, që të rrallë ishin ata që kishin vdekur në shtrat, por nga plumbat, duke qëndruar mburojë e gjithë popullit shqiptar që nga Mavriqi i cili i tëri kufizohet sot me Serbinë e deri në jug të saj, sepse serbët nuk po mundnin të kalonin nga kjo grykë kaq liridashëse, i cili kur ishte në pyetje liria Kombetare, Liria e Atdheut, binin në luftë pa iu dhimbsur fare jeta, për çka nuk mbahet mend të ketë hyrë serbi në Kosovë nga kjo anë.
Në Mavriq nuk janë vrarë vetëm serbë civilë, por secili që ka tentuar të hyjë këtej si pushtues. Prandaj janë vrarë kryetarë komunash, oficerë të ndryshëm, shumarë që po e ripnin popullin, plaçkitës që po u jepnin vetes këtë të drejtë të turpshme. Në këso rrethanash, në luftëra të përditshme me serbët, në ambient të lartë malor e kodrinor, ku vetëm Zotin po e duronin më lart sez vetja e askë tjetër, u lind, u rrit dhe u edukua Shfki Mursel Latifi – Monolli:, për të cilin nuk mundemi të shkruajmë aq sa meriton, por nuk do të kursejmë për aq sa mundemi për të.
Ai do të reagonte shumë ashpër edhe sot kundër të gjitha këtyre të këqiave nga vetë shqiptarët, pastaj edhe nga serbët e bashkësia ndërkombëtare, siç është rasti me Mitrovicën dhe me shumë të këqia tjera, me korrupsionin dhe me moszbatimin e ligjit. Atë, që me padurim ka pritur të çlirohet Kosova, kjo gjendje, kjo ngecje zhvillimi, ky numër i madh i mërgimtarëve, do ta bënte të vuante shumë.
Pra, kjo nuk është Kosova e asnjërit prej nesh, që sado pak u përpoqëm të çlirohet nga çizmja e serbit, e të mos flasim për ata që dhanë edhe jetën e tyre për të.
Shefkiu ishte zjarr, vullkan i pashterrshëm, ka pasur një opus kolosal subjektiviteti edhe një trimëri të pashoq edhe të pamposhtur. Dorëzimi ka qenë inekzistent në fjalorin e tij dhe në qenien e tij subjektive.
Kur askush nuk shihte dritë ne fund të tunelit, ai jepte shkëndijën e shpresës. Ishte flakadan lirie! E deshi Shqipërinë edhe më shumë se Kosovën! E deshi Kosovën edhe më shumë se vetveten!
Luftëtar u lind, qe edhe mbeti deri në fund të jetës.
Këtu poshtë po japim edhe disa nga poezitë e tij të mbetura pas Luftës së vitit 1999, vetëm sa për të paqrë shpirtin e tij eduktaiv, kombëtar e luftarak:
Pra janë këngë të kënduara nga zemra e malli për atdhe e Liri.
Shefki Latifi – Monolli nga Pollata
Këngë të kenduara për Liri të popullit tim liridashës e të shumvuajtur
RINISË
Rini je lule e këndshme, dritë e vendit
Kënga jote shkendi qielli,
je lulëkuqja më e mirë e Kosovës,
ke për çka të krenohesh.
Ndertove URA e hekurudha
Vazhdo RINI vazhdo,
Edhe mëtej ndërto,
Tok me punë kënga të jeho.
TREMBËDHJET SHTATORI 1990
(Këtë ditë forca të shumta ushtarako-policore serbe rrethuan Pollatën dhe vranë Skënder Monollin dhe Besim Latifin, ndërsa 33 të tjerë morën të lidhur në polici)
Mbetet në histori.
Me ushtri e milici na i vranë
dy djem të ri,
33 tjerë nën
tortura e zingji.
U dolët në mbrojtje trojeve tona,
armikut ball për ballë,
si është traditë
e trimave Shqiptarë.
Besim e Skënder që ratë dëshmorë,
për Liri e Demokraci,
Duke mbrojtur prag e shtëpi,
Ju MARTIRË TE KOSOVËS
ju qoftë LAVDI!
Populli kurr s‘ka për t‘u harruar
sa të ketë Kosovë e Nënë Shqipëri.
SHKOLLËS
Fort e duam shkollën,
Është dritë e Kala e popullit tonë,
Ndaj me çdo kusht do ta mbrojmë.
Armiku i tërbuar po përpiqet
të na pengojë,
që dritën të na ndalë
e të na vërbojë.
Kot, kot e ka,
se llogarinë keq e ka bërë,
keq edhe për popullin e vet,
se i keqi veç ligësira bënë.
Andaj, ne do të fitojmë
se jemi në të
drejtën tonë,
Shkollat tona me jetë do ti mbrojmë.
KËNGA
Këngën mallë,
Mallin Zjarrë për atdhe
Zogu në arrë,
Thërret Pranverën të dalë
Zogj e bilbila të Kosovës
mos e ndalnikëngën.
Se Pranvera –
për Kosovën do vijë
KOSOVËS KRESHNIKE
Peshë e shekujve ranë bi ty.
Si shkëmb Graniti qëndruan
bijt e Kosovës martire.
Besën na e keqpërdorën
e na tradhtuan, por
Shqiptarin kurr nuk e gjunjëzuan.
Nuk u trembëm, as prej topi,
bajonete e litari.
Demokraci për të gjithë këkoi
Shqiptari.
E mbajti të fortë gjithmonë për Liri
ideali,
Nënë Kosova që na lindi e na mësoi.
Besën ta mbani, FITORE do të kemi
THËRRAS
Bilbilat e Kosovës të këndojnë
të këndojnë me sy çelur e jo të mbyllur
Sepse dhelpra do na kafshoj
Mençurinë e trimërinë ta mbajmë dhe
tani nga dhelpra plakë mund të
shpëtojmë!
POROSIA PËR VENDLIDNJE
VENDLINDJES
Nënë Kosova, për ç’do ditë na porositë:
Të punojmë mos me u koritë,
Kemi dashurinë me traditë,
Kala e fortifikata me ndërtue,
Vendlindjen mos me lëshue,
Në qoftë se Nënën s‘e kem ngue
Pasardhësit kanë me na qortue
Or, të rinjë e të reja Shqiptarë
Mos lakmoni në vend e kulturë të huaj,
Kem kulturën tonë autoktone,
Pa asnjë behane.
Për ca para që i fitoni,
Vendlindjen mos e lëshoni
Lirisë ju kem afrue,
Demokracinë shpejt kem me jetësue
Kjo është një porosi
nga e jona POEZI.
Arbeni, biri i heroit Shefki Latifi – Monolli, nga i cili morëm poezitë, për çka e falënderojmë, shprehet:
Këto janë vetëm ca vjersha të marrura nga ‘Ditari… i babës Shefki, për këdo që dëshiron dhe ndjen mall t’i këndojë. Pra, siç edhe mund të ceket, që në krye të herës, citoj: “Si dashamir i fjalës poetike-artistike vjershat që po i shkruaj, janë më shume, të stilit folklorik popullor, janë këngë të kënduara nga zemra e malli për Atdhe e Liri”.
Ruaj me xhelozi këtë ditar, edhe pse ai që ishte edhe më i plotë edhe më me përmbajtje, fatkeqësisht është djegur në luftën e 1999.
Sa herë lexoj vjershat edhe copëza nga ditari i tij, më shkojnë të ngjethura nga këta njerëz te ligjë, po sa të ligjë kishin pas qenë – dhe sa i fortë paskësh qenë babai im!
NGA KUJTIMET PËR SHEFKI LATIFIN – MONOLLIN,
NGA DITARI, 9 Mars 1982, 38 VITE MË PARË…
Isha nisur të shkoja për në punë. Duke shkuar, ende para se të arrijë tek udhëkryqi i rrugës që të çon nga Podujeva për në Krypimeh, ku unë punoja, po shoh Shefki Latifin – Monollin, po vinte drejt në mua! Ishte heret e ai do duhej të ishte në vendin e vetë të punës! Por, posa u takuam dhe vetëm sa u përshëndetëm, ai vazhdoi:
- Unë jam nisur për tek ti!
- Mirë, a kthehemi e shkojmë? – e pyeta edhe unë si habitshëm,a shtu si po fliste ai.
- Jo, Gani. Unë desha vetëm të ju tregojë se duhet të kesh kujdes! Mua më kanë kontrolluar policët pardje. Doja të vija të të tregojë, por nuk munda më herët.
- Më vjen keq! Si u ndave, të munduan, gjetën diçka?
- Jo! Unë nuk u ndava keq, por bëhu gati ti, tani!
- Unë, në rregull, këtu jemi, nuk kemi nga të shkojmë, përse e thua këtë?!
- Gani, mua asgjë nuk më thanë. Një revistë e jotja “Shqipëria e Re” është gjetur tek unë. Arrita të lexojë se në fund ishte emri e mbiemnri juaj dhe adresa e Pakashticës. Mua nuk më thanë asnjë fjalë, por revista është tek ta. Sa do të shkojë nuk dihet e ata do të vijnë tek ti të të kontrollojnë. Merr krejt çka të kesh dhe i largon nga shtëpia. Ti e di se çka bën me to, i djeg, i mënjanon, i mësheh – është punë e jotja. Tani ditën e mirë, nuk është mirë të na shohin as bashkë këto ditë se dyshojnë në ne!
- Shefki, faleminderit për lajmërimin, do të shoh çfarë të bëjë!
- Merru me punët tuaja tani, ditën e mirë, kujdes! – më tha dhe u ndamë të përqafuar, duke u përshëndetur.
Revistën e bukur dhe të ilustruar “Shqipëria e Re” unë kishte vite që po e merrja. Nuk mbetej asnjë cep e saj pa e lexuar dhe na bëhej më i mirë se ushqimi kur lexonim se si Shqipëria po ecte përpara me hapa gjigantë së zhvilluari në të gjitha drejtimet. Revistën po e merrja drejtpërdrejt përmes “Jugosllovenska knjiga” në Beograd, mbasi parapaguhesha. Ajo, nga Beogradi vinte në zarfë (pliko), që unë, nuk e di as vetë përse, por po i ruaja edhe disa nga këto zarfe, e sa për fletëpagesa, të mos flitet. Edhe sot janë diku në dokumente…
[1] Marrë nga një shkrim më i hershëm
Bashkë me falënderimin e përgëzoj autorin Gani Mehmeti, si dhe redaksinë e https://fjala.info/ edhe për këtë nismë të qëlluar për publikimin e këtij punimi, kushtuar një Njeriu të Madh, i cili rrjedh nga një familje e madhe dhe me bagazh të pasur kombëtar.
Dua ta theksoj, se jam krenarë që kam pas fatin dhe nderin t’i takoj një familjeje, të miqësuar me Monollët.
Kujtimi im dhe i të gjithë atyre që marrin frymë shqip për atëmëmëdhetarin Shefki Mursel Latifi, dhe trimat tjerë të Familjes të Monollëve, me siguri do të jetë i përhershëm.
E përgëzoj zotin Gani Mehmeti,për këtë shkrim me data dhe burime të sakta.
Shefkiu ka vdekur në krye të detyrës,duke mbrojtur shkollën shqipe.
Ai si një nga mësuesit e parë në regjionin e Llapit,më mirë se çdokush e njihte rëndësinë e shkollës shqipe.
Andaj,deri në ditën e vdekjes me torturë nga kriminelët serbë e kreu detyrën e inkasantit në Fondin e Republikës së
Kosovës- Dega në Podujevë,në mënyrë shembullore.
Me këto mjete mbahej gjallë Arsimi dhe Kultura në Gjuhën Shqipe.
Ky shkrim mbi jetën dhe veprën e dëshmorit Shefki Latifi,është shpresëdhënës se edhe pse vonë e vërteta do të thuhet, ashtu siç ishte, me protagonistët e vërtetë të ngjarjeve.
Mjerisht shumë lakmitarë na kanë kthyer në kohë të pakohë,duke trilluar ngjarje dhe përvetësuar mund e gjak të atyre që në pamundësi të ballafaqimit me këtë armatë rrahagjoksësh e ngushllojnë vetveten me heshtje dhe mbyllje në vete.
Ata që nuk e kanë heroin në familje apo fshat e kërkojnë në pluhërinë e para pesë shekujve.
E vërteta do të vonojë,por një ditë patjetër do të vijë! Latifajt e Pollatës të njohur si Monollët,ishin dhe mbetën mbrojtës të denjë të Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së brezit të vjetër dhe të rinj të Latifajve ,që me aq këmbëngulësi e dinjitet mbrojtën Kosovën Dardane !
Komentet janë mbyllur.