DardaniaPress.com, 23 dhjetor 2020
Detyra juaj, ishte ta luftonit shqitarofobinë, sepse shqiptarët janë viktima e jo myslimanët, neve na vrisnin pse jemi shqiptarë jo pse ishim myslimanë. Nuk e urrejmë ne islamin, por islamistët na kanë rënë në qafë.
Çdo kritiku të islamit agresiv, rojat e islamit përpiqen t’ia zënë frymën duke e akuzuar për islamofobi. Në emër të allahut, ta shkelin lirinë elementare, lirinë e shprehjes së lirë, në emër të allahut, islamikët vrastarë vranë mijëra fëmijë, gra e burra në stacione trenash e sheshe në Spanjë, Britani të Madhe, Gjermani, Francë, SHBA, në emër të allahut vranë miliona arabë që ishin myslimanë, por të sektit “të gabuar”, në emër të allahut vranë mijëra të krishterë në Egjipt, Kurdistanë e Siri.
Nuk është befasi kur islamin agresiv e mbrojnë arabët, turqit, aziatikët e afrikano veriorët, me te janë identifikuar, në mungesës të nacionalizmit që nuk e kanë, që nuk kanë ide ç’është mendimi ndryshe, ç’është mirëkuptimi ndaj fesë tjetër. Por si t;i arsyetosh kur në emër të luftës kundër islamofobisë çirren një grusht liderësh si Edi Rama, Albin Kurti e Rexhep Qosja, krahas një lukuni hoxhallarësh e shqipfolësish të shkombëtarizuar.
Si e shohin vetën në rolin e luftëtarit të islamit Rama e Kurti kur asnjë mysliman në Dardani e në Shqipëri nuk pësoi pse e beson fenë e turkut e të arabëve? Si mund të jenë në të njëjtat përcaktime ideologjike, kur e urrejnë aq shumë njëri-tjetrin. Por duket se marksizmi (majtizmi) dhe islamizmi janë skaje të së njëjtës ideologji.
Këta kalorës të islamit janë vënë në shërbim të Turqisë e shteteve arabe, financuese të xhepave të tyre mu si dikur pararëndësit e tyre ideologjikë në shërbim të Serbisë-Jugosllavisë, Rusisë-Bashkimit Sovjetik, Kinës e djallit të mallkuar. Është paraja e madhe që ua ka çoroditur mendjen, ua ka shthur moralin, i ka shkëputur nga realiteti, i ka bërë palaço.
Sikur të ishte shqiptar Rama me bastardet e politikës shqiptare, do ta luftonte shqiptarofobinë, sepse në emër të kinse frikës nga shqiptarët serbët vranë mbi 20.000 mijë shqiptarë me 1998-99 në Dardani, vranë qindra shqiptarë në Preshevë, Medvegj e Bujanovc, nga po i terrorizojnë e shpërngulin mijëra të tjerë. Sllavët e Maqedonisë janë duke e bërë të njëjtën gjë.
Shqiptarët janë kombi më i diskriminuara e më i përndjekur në gadishull, që nuk e mbrojnë as liderët e tyre. As kushërinjtë e parë të Qosjës e Kurtit nuk vuajnë më pak në territoret etnike të okupuara nga Mali i Zi. Detyra juaj, nëse jeni shqiptarë, ishte ta luftonin shqitarofobinë, sepse shqiptarët janë viktima e jo myslimanët, neve na vrisnin pse jemi shqiptarë jo pse ishim myslimanë.
Janë një miliardë e pesëqind milion arabë e aziatikë myslimanë, që mund ta luftojnë islamofobinë me pushkë e me bomba, me heqje kokash e me raketa. Pse hyni në aventura prej Donkishoti?
Pse gënjejnë këta kalorës të islamit kinse myslimanët janë të diskriminuar, kur askush nuk i ndjekë, nuk i vret, nuk i diskriminon as nuk i dëbon nga Dardania, përkundrazi janë të privilegjuar, kanë të drejta absolute të shajnë e të fëlliqin kundër kombit e atdheut tonë.
Të vjen ndot kur e dëgjon Kurtin, Qosjen, Ramën e ndonjë çapaçul të politikës të shitur të turku, arabi e serbi se si dalin luftëtarë të islamit, kurse e fusin bishtin ndër shalë kur duhet ta mbrojnë kombin e tyre. I kuptoj gëzimat afganë, shefqetat e milazimat aziatikë, apo hoxhallarët me prejardhje ruse e mongole, të parët e të cilëve erdhën në Dardani me karvanët turke, por s’ke si i kupton disa budallenj shqiptarë që e bëjnë punën e djallit.
Me islamin agresiv prostituohet shumica e partive politike në Dardani e Shqipëri, sepse Turqia i financon. Por treshja e kalorësve të islamit (Rama-Kurti-Qosja) janë tejet të zhurmshëm, të tjerët marrin lekët e veprojnë si urithët.