Gafa e pafalshme e “deputetit” të Bashës, Prof. Dr. në histori

0
1385

JOQ.al

Ditën e djeshme, në mitingun përmbyllës të PD në Shkodër, kandidati për deputet i Bashës që renditet në vendin e parë në këtë qark, Romeo Gurakuqi, njëkohësisht edhe profesor në një nga universitetet private më të shtrenjta të kryeqytetit, ka lënë një gafë të pafalshme.

Duke qenë se ka edhe gradë si Doktor Shkencash historike, fjalët që ai ka thënë duhet të kishin qenë të goditura, por nuk rezultoi kështu.

Gurakuqi ka cituar disa vargje të Qemal Stafës por para publikut i ka prezantuar ato si të Migjenit.

Sot… është më e vërtetë se kurrë profecia e një shkodrani të madh, e një poeti të madh, Millosh Gjergj Nikollës, Migjenit. “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon mbi gërmadhat e republikës së informalizuar”, citoi Gurakuqi.

Në fakt, fjalët i takojnë hartimit të Qemal Stafës, që i shkroi fare i ri në moshën 15-vjeçare, mbi një temë nxjerrë nga Shileri. Hartimi u shkrua në vitin 1935, kur Qemali ishte nxënës në gjimnazin shtetëror të Shkodrës.