GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ dhe JAMES JOYCE

0
389
Gabriel Garcia Markez

GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ
1927 – 2014

Gabriel García Márquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane dhe vdiq më 17 prill 2014. Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga
Kur dëgjojmë emrin e tij ne mendojmë për Macondo. Ne e identifikojmë gjithmonë me romanet e tij, por ai gjithashtu shkroi poezi.

DO T’U JEPJA VLERË GJËRAVE, JO PËR ATË
QË VLEJNË

Do t’ujepja vlerë gjërave, jo për atë që ato vlejnë
por për atë që nënkuptojnë.
Do flija pak, do ëndërroja më shumë.

Di se për çdo minutë që mbyllim sytë
humbasim 60 sekonda dritë çokollate.

Po të më jepte Zoti një copëz jetë,
veshur me rroba të thjeshta, do të shtrihesha në diell

dhe do ta linja jo vetëm trupin tim të zhveshur
por edhe shpirtin tim.
Zoti im, po të kisha zemër, do ta shkruaja urrejtjen time mbi akull
dhe do të prisja që të lindte dielli.

Unë do të pikturoja yjet me një ëndërr të Van Goghut.
me një poezi të Benedettit, me një këngë të Serratit
do të ishte serenata ime deri në Hënë.
Do t’i vadisja trëndafilat me lotët e mi
për të ndier dhimbjen e gjembave
dhe puthjen rubin të petaleve.

Zoti im, po ta kisha unë ende dhe një copëz jetë
Nuk do ta lija të kalonte një ditë e vetme
pa u thënë njerëzve që i dua, i dua njerëzit.

Do të bindja çdo burrë dhe çdo grua
të cilët janë të preferuarit e mi
dhe do të jetoja i dashufuar me dashurinë.

Dhe do t’u tregoja burrave se sa gabpjnë
kur mendojnë se ndalojnë së dashuruari
kur plaken pa e ditur se plaken
kur pushojnë së dashuruari.

Do t’i jepja çdo fëmije krahë
por do ta lija të mësonte të fluturonte vetë.
Pleqve do t’u mësoja se vdekja
nuk vjen me pleqërinë por me harresën.

Kam mësuar shumë gjëra nga ju, nga njerëzit …
Mësova se të gjithë njerëzit në botë
duan të jetojnë në majë të malit
pa e ditur se lumturia e vërtetë
qendron në mënyrën sesi ngjitet shpati.
Mësova se kur një fëmijë i sapo lindur prek,
për herë të parë, me doçkën e tij të vogël,
gishtin ei babait të vet, do ta mbajë atë të burgosur përjetë.

Mësova se një burrë
ka të drejtë ta shikojë një burrë tjetër
nga lart poshtë, vetëm kur e ndihmon atë të ngrihet.

Ka shumë gjëra që kam mundur të mësoj nga ju.
por në të vërtet, s’do t’më ndihmojë shumë
sepse kur të shikojnë në këtë valixhen time,
për fat të keq unë do jem duke vdekur.

NËSE NJË DITË DO TË KESH DËSHIRË TË QASH

Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, telefonomë:
Nuk premtoj të të bëj të qeshësh por mund
të qaj me ty
Nëse një ditë do t’ia dalësh të ikësh,
mos hezito të më telefononosh:
Unë nuk premtoj të të kërkoj të qëndrosh,
por unë mund të vi me ty …
Nëse një ditë nuk do të flasësh me askënd:
më telefono: do të heshtim …
Por nëse një ditë ti më telefonon
dhe unë s’të përgjigjem,
eja duke vrapuar tek unë:
sepse sigurisht do të kem nevojë për ty !.


JAMES JOYCE

James Augustine [1] Aloysius Joyce (2 shkurt 1882 – 13 janar 1941) ishte një romancier irlandez, shkrimtar me tregime të shkurtra, poet, mësues dhe kritik letrar. Ai kontribuoi në avangardën moderniste dhe konsiderohet një nga autorët më me ndikim dhe më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

ËSHTË KJO ZEMËR QË RREH AFËR ZEMRËS SIME

Kjo zemër që fluturon pranë zemrës sime
Shpresa ime dhe e gjithë pasuria ime është,
Të pakënaqur kur ndahemi
Dhe e lumtur mes puthjes dhe puthjes;
Shpresa ime dhe të gjitha pasuritë e mia – po!
Dhe gjithë lumturinë time.
Për atje, si në disa folemyshkëllore
Wrens do të mbajnë thesare të ndryshme,
I vura ato thesare që zotëroja
Sikur sytë e mi kishin mësuar të qanin.
A nuk do të jemi aq të mençur sa ata
Megjithëse dashuria jeton por një ditë?

Përktheu: Faslli Haliti