NGA KALOSH ÇELIKU
Nuk, u lodha me koronavirusin politik
Përditë. Përnatë: Ekraneve televizive.
Emisione maratonike. Debate, koti:
Si, në Kosovë. Dhe, Nanën Shqipëri!
Edi Rama. Hashim Thaçi: dalin në ekran:
Në rolin e serive televizive turko – arabe:
Facebook, si azreti Muhemadi: ”Selam”!
Fotografohen. Fytyra publike “muslimsnë”:
Rri, mik, në Shtëpi! Laj duart me sapun!
Mos flej me Gruan! Rri, dy metra larg
Mos dil, te: ”Parku Grave”! Civilizim!
Demagogji, radhe. Fundekrye, politike:
Shqipërie. Kosove. Luftë, për pushtet!
Rrëzojnë. E, ngrisin Qeveri, me Pandemi
Pakrëndësi: Është virus rus, apo kinez?!
Gazetarët, Sot: me emisione maratonike
Mysafirë. Mbarë – prapë: Virusë. Pandemi:
“Shkencore”. Ende, në luftë me “Armikun
E padukshëm”. Këmbëkryq. Pragu, Shtëpisë.
Dënime. Dalje: 20 euro pa maska në Qytet
Edhe, atë: Kur, Unë me njëzetë euro, Poeti:
I blej: Dymbëdhjetë birra Rrapi Artë. “Vero”.
Rebelohem. Nuk pihet çaj rusi në “Çairçankë”
Shkupin, Historik?! Kryengritësve, shqiptarë.
Nateditë, deri në mengjes. Rri vetëm, kaçak mali
Rrebeli, në Luftë me Bajlozin e Gjergj Elez Alisë:
Dy Ibrikë “hallall”: Raki rrushi. Rrapin e Qeverisë.
Përditë. Nateditë, Portës: Kalojnë dudumët
Partizanët, partiak. U them: Faleminderit.
Qeveria, Nuk i respekton, masat e Pandemisë.
Poet, u them: I Rrokullis, masat e Qeverisë
Ibrikët: Raki rrushi. Shtambat verë Mikes Di:
Netëve, që e prishin Gjumin. Poezisë Erotike.
Mikja, Di, në shtrat m’i lanë plagët me lotë:
Çohem, jerm, Çmendem. Hyj, Vetë në Luftë!.
Fytas, rrokem me Bajlozin e Gjergj Elez Alisë…
Shkup, 01.05.2020