Nga MUSTAFA V. SPAHIU
FUSHË E VENDLINDJES
Të kam dashuruar me shpirtkrenari,
Nëpër grunajash dhe në kallamoqe
Ti si lirishte – s’të gjeta kund shoqe,
Stërgjyshërit të ruajtën me trimëri.
Ky zjarr i zjarrtë që prej fëmijërisë
Kur s’m’u shua thellë n’kraharor-
Vargjesh zemre t’i thuri kurorë,oh,
Fushë e vendlindjes fole e lirisë,e
Kupë e qiellit si vello me dëfrime,
Në ditësh lavdie si zgjua bujarie…
Dhe mezhdat s’presin ujeme urie
Qeshin frutet fushës me lavdime.
Fush’e vendlindjes merr një amanet:
Mua me shoq’e shokët na dhæ dritë…
– Na jep forcë për t’u mos u venitë,e
Nga të tjerët të këndon – i yti – poet!
Fush’e vendlindjes breroresh n’fytyrë,
Nesër mrekulli mund ta kesh,brezin –
E ru që vjen – dhuratash ta shpërblesh;
Çdo valë lumi ta shfaqën në pasqyrë…
Fush’e shtrenjtë û rroj me njerëzinë,
Për ty po stisi margaritar me mënd,
Zemra ime është në shpirtin tënd, e
Fjala jote e përimton tërë poezinë…
E enjte, 21 kollozhèk 2021, në
Dardaninë Ilire
ECJE MBI XHAMA
Muzgu qeros derdhet mbi xhama – ferr,
Shputat më janë gjakosur zjarr shqim, e
Flakë nxjerrin – si gozhdat në kushtrim,
Sëmbojnë si kongjijtë beftas nëpër terr!
Thërmia xhamash dritës të shpërndarë,
Provo me këmbë kanjushë të fluturosh,
Ndiz kandilash plagët – var t’i mjekosh,
Mos trazo anamenë – kërko bimë e bar.
Pjesa tjetër e xhamave kaq po zbardhon,
Prej horizontit breshër gurët e qiellit, po
Godasin m’rrufeshëm se rrezet e dielli, e
Gjaku po ngjizet brengat po i murron, si
Zemra kur vithiset e shembet pa pritë!
Dhemba trashet ofkëllima deri në kulm;
Ecja mbi xhama s’është trimëri as zulm,
Kumbonaret tingëllojnë thellë në shpirt!
E martë, 19 kollozhèk 2021, në
Dardaninë Ilire
KURRILLA OGURMIRË
Ngjatjetoj lumin fisnik sinqerisht,
Shklasin dallgët s’di si më mirë –
Krahapur vjen kurrilla ogurmirë –
E tund sqepin aq përzemërsisht.
Të dy sytë i shkrepin një dashuri,
Lehtë ulet prej fronit aq të lartë, e
Sqepit nxjerr krrokamë t’zjarrtë,
Kur sodit më t’madhen mrekulli!
Dy brigjesh hovet duke fluturuar,
Kurrilla krenare e përplot guxim-
Unë rri gati m’mbush frymëzim,
Natyrës kërkoj vargun e qëruar.
Më thuani miqësinë kush s’e don?
Te lumi takoheshim për çdo ditë…
Me kurrillën përmot unë jam rrit –
Thuri shpresë zogu ende fluturon!
Ardhja e kurrillës kishte një vlerë,
Me pendlat e paçta dukej tej larg
Dhe zogjtë tjerë vinin varg e varg
N’vendlindjen e tyre ku kanë lerë.
Tri stinësh shelgjet s’kishin portë,
Qielli zbarkohej nga shtegtimet,e
Plepat t’parët merrnin përqafimet;
Kurrilla “ime” vinte pa pasaportë.
Për kurrillën ndjejë ‘i dhëmbshuri!
S’dua kjo këngë helme t’iu sjellë,
T’panumërtat mistere ikën thellë!
Kurrilla gjeti folenë në këtë poezi.
E enjte, 21/22 kollozhèk 2021, në
Dardaninë Ilire
NGA GJUHË BLETE DEL FJALA
Përbiroje fjalën gamile me fije
Të tyltë në vesh gjilpëre yjesh
N’gishtërinjtë e vestaleve fute
Bërthamën n’fetus të virgjërt.
Nga gjuhë blete del fjala, sa
Larg meje n’urë buzësh – fjaf
Ndrit shpirti zhgrehet rrufeja
Hapen fluturimet degë vatre.
N’praninë time bleron kujtimi
I pranoj fjalët pa u përkulur,një
Unazë ilire më vizatohet ylber
N’mollëza t’fytyrës dikon krua.
Përkulem t’i ngjasoj rrënjëve
Buzëqeshja e agimit m’shfaqet
Rretherrotull nektari ma zhduk
Sëmundjen zogu s’ndal cic’rime.
T’mbarës s’i ndahem me gjuhën
Qepi qiellin e grisur me arnat blu
Pikojnë metafora pse shiu fshehet
Në gjuhë blete këlthet bukuria, as
Fjala s’të mashtron shpresa e fati
Piqen në zjarrin magjik të gjakut-
Unë e mashtroj fjalën në gjakoj lojën
Gabimisht t’keqkuptuar të urtisë.
E shtunë, 23 kollozhèk 2021, në
Dardaninë Ilire
NJË PËRGJIGJE KARAGJOZËVE
Pa pardon t’shartuar jeni karaskaqë,
Ballë, hundebuzë uritur – fytyrëçarë
Në rropulli mallkimesh jeni t’vrarë –
Udbashët iu kanë mëkuar me kulaç.
Keni ndopak dinjitetin e shqiptarëve,
Bëni tuxharllëk me dreqin e të birin!
Me Nikolla Pashën,Esat Toptan qafirin,
ADN-ët e gjenit i keni si të gomarëve.
Në mua anakonda çka jeni hakërruar?
Nëntë vite po derdhni helme të therta,
Ju eunuk me malloçet e shterpëta,në
Shtrezash sogjoni natë e ditë t’zgjuar.
Publikisht! Për tutë s’ndi kur hiç e hiç!
Këtë lëkurë s’e ndërroi me tjetër lëkurë;
Llafe boshesh shajaku s’është lënurë;
Atkina s’ka pjellë asnjëherë dot kërriç?
Stojan Andov1 iu futi në lojëra të kota,
Resore ministrash iu pati premtuar, Be-
Dele ngelët mëkatarë më të turpëruar
Dhe të pështyrë mbi ju po qesh BOTA!
E shtunë, 23 kollozhèk 2021, në
Dardaninë Ilire
—
1. Stojan Andov, spiker i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, disa mandate në legjislacionet e Parlametit. I dalluar si albanofob i regjur ekstrem!?!
THARMA E BLERIMIT
Vetveten ngjeshi n’tharmë të blerimit,
Me ujin e paparë – rruazat e shpresës,
Të përtritëm si bar rrënjve t’qëndresës
Dhe murriz qofsha n’stom të kujtimit.
Poezia ime të mos vuan për lagshtirë!
Me zemër ta magjepsi t’egrin gjarpër,
Me mirësi të këngës të rrimë në vatër
Për njëri – tjetrin të kemi pak mëshirë!
Ndrydhur e ngjeshur për jetë tē jetës,
Emblemë blerimi u bëftë mbrothësia,
Me rreze dielli të më ngroh dashuria
Fjal’e zgjedhur mbi krahët e vërtetës.
Tharm’e blerimit me aromë ka ardhë,
Me qiqra t’mimozës,me djersë gatuar;
Kalliri vargjesh me çdo kokërr praruar,
Këngës borxh i kam ngjyrën e bardhë!
E martë, 19 kollozhèk 2021, në
Dardaninë Ilire