Fuqia e mafiozve !!!

0
1661
Hashimi - Ramushi - Jakupi

Nga Skënder MULLIQI

Elitat politike në Ballakan u kan kaluar në monotoni tashmë shumicës ,me veprimet e tyre të dëmshme. Po ti analizojmë pak si figura, edhe nuk është për tu çuditur së këta janë njerëz që nuk kan asgjë të përbëshkët më njerëzillakun, e të cilët nga ana vizuele duken si banda të kohës së Al Caponës. Kur gazetat, portalet, televizionet dhe rrjetët e ndryshmë sociale i paraqesin fotografitë e tyre, na duken së janë njerëz të dyshimtë, së edhe vëshjet e tyre janë veshje bandash. Pamja dhe gjuha e tyre flasin më shumë së teksti. Faca e tyre, frizurat, por edhe për kah intelegjenca kan ngjashmeri.

Shumica kur i shohin duke defiluar thojnë vetë me vete “A së meritojnë këta tu qitën prangat në duar a”. Edhe gjipat e zi dhe të shtrejtë ngjajnë më gjipat e bandave të Al Caponës, apo Bandave Siciliane. Këtu e mora në gojë Al Caponen, por thuhet së në kohën e tij populli nuk kishte pasur gjendjen e mjerushme sociale- ekonomike siq e kemi sot ne, dhe shumë shtete tjera. Fuqia e mafive, gjithmonë ka diktuar edhe modën. Në vitet e 30-ta të kohës së krizës së madhe dhe depresionit të madh në Amerikë, gadi e gjithë bota janë veshur si mafiozët.

Shumë kush ka pasur dëshirë të duket si ata të cilët kan marrë edhe jetëra njerëzish.Edhe ne Ballkan gadi të gjithë po sillën si mafiozët. Dhe, nuk është ngulitur rastësisht kjo tek të rinjët tanë, të cilët e kan futur në fjalorin e tyre thënjën ”A e pave bre qa ish ai njeri mafi” në shenjë lavdërimi sigurisht. Nuk ka gjë me keq dhe më e dëmshme për një shoqëri sigurisht. Sidomos për Kosovën ku shumica e popullatës eshtë nën moshën 30 vjeçare. Logjika së duhet më u pasuruar më çdo kusht pa ndjerës, është logjika më dëmprurëse për vet përsonin, pastaj edhe për mbarë shoqërinë.

Na u ka krijuar një fotografi, ku nuk mund të dallosh cili është përsoni i cili duhet ndjekur nga organet përkatëse për keqpërdorime, së cili është hajni, apo edhe krimineli, apo cili është i miri. Ec e dije në këtë mes së cili është i ndotur, e cili i pastër. Më së miri ju lexues të ndëruar të gjykoni vet, së cila është gjendja sot në Kosovë e në Shqipëri, së cilët janë mafiozët politik dhe se cilët janë pa mafiozët. Zoti na ndihmoftë !!!