FUNKSIONI I ËNDRRËS NË POEMËN “ANDRRA E JETËS“ TË NDRE MJEDËS

0
1445
Ndre Mjeda - Andrra e jetës

Ëndrra dhe jeta janë dy elemente të figurshme, të cilat kanë dimensione të ndryshme shqyrtimi

Sipas profesor Qosja, poema “Andrra e jetës” është metaforë e jetës njerëzore: gjithësesi, metafora më kuptimplote dhe më e bukur në poezinë e deri sotme shqipe“.

Nga Artesa OSMANAJ

Duke u ndalë te poema “Andrra e jetës”, do të shohim ëndrrën, emrin me kuptimin e gjerë semantik, në të cilën ajo vjen si një mjet poetik
që shpëton kapërcimin prej një situate në një situatë apo prej një jete në një vazhdimësi apo kalim në botën e përtejme. Do të kërkojmë një
interpretim së pari si lexues, si kërkues dhe studiues.

Për të kuptuar se si del në pah ëndrra në poemë, që është pjesë përbërëse e tri personazheve, lind kështu nevoja të mirremi me tematikën, veçoritë e kompozicionit, veçoritë artistike, simbolikën, personazhet, poemën në përgjithësi si ëndërr poetike. Janë pikërisht këto elemente që mbërthehen nënjë strukturë simbolike, poetike të përbërë prej tri pjesësh, Trina, Zoga, Lokja e cila shfaqet si një tregim jetësor i mbështjellë me ngjyresa sociale1 siç thotë profesor Rexhep Qosja, ku secila prej pjesëve përfaqëson një jetë njerëzore dhe një përfundim të veçantë të saj duke vënë në raport artin me jetën, një stinë natyrore në lidhshmëri me stinët njerëzore. I gjithë kuptimi i poemës fillon kështu që me pamjen e titullit. Ky titull përfaqëson kuptimin metaforik më të bukurinë e më të gjeturin ndonjëherë në letërsinë shqipe, të cilit i paraprin gjithashtu një pjesë brilante poetiko-metaforike:

Molla t’kputuna nji degët,
dy qershia lidhë n’nji rrfanë
ku fi llojnë kufi jt e gegët
rrinë dy çika me nji nanë

Përmes kësaj strofe shohim lidhjen e ngushtë familjare nën një nënkuptim ndarjeje të tyre. Këtu lindin pyetje rreth kuptimit të dy emrave togfjalësh, që mban poema, Andrra dhe Jeta. A është andrra kërkim jete apo jeta është vetëëndërr? Pra, në poemë na dalin tri ëndrra brenda tri qenieve njerëzore. Ëndrra e Lokes është kryeëndërr e saj që s’u realizua kurrë, ëndrra e Trinës dhe ëndrra e Zogës. Ëndrra e Trinës që u shua para kohe pa e shijuar atë dhe ëndrra e Zogës – ëndërr e dashurisë, jetëpërtrirjes janë fi lozofi a poetike e mbarë veprës që realizohet dhe e mban peshën estetike funksionale.

Ëndrra dhe jeta sigurisht që janë dy emra, dy elemente të figurshme të cilat kanë dimensione të ndryshme shqyrtimi, ku njëra i referohet imagjinares e tjetra reales, faktit. Çka do të thotë kjo?! Është jeta në njërën anë me gjithë zbaticat e baticat e saj brenda së cilës ndërtohet edhe ëndrra që mund të jetë një laryshi me jetën. Pse pikërisht autori zgjedh për trajtim tri personazhe femra, të cilat secila me fatin e tyre të përcaktuar sikur ndërtojnë konceptet bazë të poemës, jeta-vdekja apo jeta-dashuria, apo siç thotë profesor Sabri Hamiti “lakesën e jetës me vdekjen”2. Le t’i shohim secilën prej tyre, të cilat realisht përfaqësojnë apo emërtojnë fazat e jetës: fëmijërinë, rininë, pleqërinë.

Jeta, në pjesën e parë Trina e cila ka tri vjersha, merr kuptimin e një ëndrre, që u fik para kohe. Ajo (Trina) përkundër motrës së saj Zogës, vyshket herët nga sëmundja dhe krahët e fluturimit jetësor priten para kohe. Për Trinën në këtë rast jeta qe një ëndërr. Ëndrrën e përdor autori si një mjet poetik qoftë për të ëndërruar një jetë, qoft ë për ta shpëtuar atë apo edhe për të triumfuar mbi rëndesën e jetës reale. Edhe vdekja e Trinës në gjumë, nënkupton që vdes nëëndërr, por autori punon bukur mbi këtë pjesë duke mos dhënë shumë ngarkesë, por një nënkuptim të asaj që ajo nuk vepron shumë në poemë, nuk lëshon shtat dhe e gjitha mbetët një ëndërr e ndrydhur, e pa shijuar, e pa jetuar. Autori përmes fi jës së ëndrrës zbut vdekjen e personazhit.

Pikërisht në pjesën e dytë, Zoga në katër vjershat e saj autori me fuqinë artistike shumëngjyrëshe, përmes figurave letrare e përmes personazhit Zogës tenton t’i shpreh ëndrrat e veta për të ardhmen. Fillesat e dashurisë së Zogës kalojnë nga plani imaxhinativ në plan konkret. Në kërkim e sipër kuptojmë qëëndrra në tri pjesët e poemës paska funksion ndryshe apo është shfaqur nga autori në tri kuptime dimensionale të ndryshme.

Në këtë vazhdë jeta e personazheve shihet aq e ngjajshme sa edhe e ndryshme. Sipas studiuesit Behar Gjoka, “Poema ka domethënie universale se jeta ndërpritet padrejtësisht, se është një ëndërr që mund të jetohet, por ka edhe receptim të përmbysur si: ndërpreje e ëndrrës (Trina), ëndërr e realizuar (Zoga), ndërprerjes ëndërr-zhgjëndër” (Lokja)3. I gjithë koncepti për jetën, të ardhmen, optimizmin në këtë pjesë lidhet me Zogën, e cila nëkuptimin figurativ mbetet njëëndërr e jetës.

Zoga, vajza e vogël e familjes, rritet martohet e bëhet nënë, duke provuar kështu lumturinë e përtëritjes së jetës. Derisa për Trinën jeta qe njëëndërr, te Zoga ëndrra i jep kuptim jetës, ajo i gëzon ëndrrat e papërmbajtura të moshës. “Në këtë pjesë të veprës kemi një si himn për rininë. Zoga:

herë n’at gjumë t’ui qeshun dukej
Si m’u falë, herë dorën çote;
Herë përmallshëm n’vedi strukej
E n’fytyrë gjaku t’tanë i vlonte4.

Sipas profesor Qosjes “Mjeti i parapëlqyer me anën e të cilit ai e thellon në pikëpamje psikologjike situatën e paraqitur, rëndom, është ëndrra. Zoga ëndërron një djalë, të hollë e të gjatë, të hipur në kalë. Te Zoga shohim një vullnet, një optimizëm i cili sikur dominon mbi jetën e vështirë mbi realitetin duke u udhëhequr kështu me njëëndërr, me një ëndërr rinie, adoleshence që s’do të dijë për pesimizmin e vështirësitë jetësore.

Pjesa e tretë e poemës me titull Lokja ka dy vjersha në të cilën paraqitet jeta e Lokes. Përkundër prirjes optimiste e pozitive të pjesës së dytë, ku Mjedja shpreh gëzim për dashurinë, lumturinë amënore, në këtë pjesë tanimë zë vend brenga (për djalin e renë që s’i pati kurrë), dhimbja (për fatin e saj e bijës se madhe) mjerimi (për jetën e varfër fshatareske) vetmia (për mospraninë e asnjërës vajzë), kujtimet (për të shkuarën).

Tani për Loken ëndrrat, ëndrrat sociale kanë humbur, mbaruar. Lexuesit i dhimbset Lokja, fundi i saj, sikurse ndien dhembshuri edhe për personazhet e dy pjesëve tëpara. Me përshkrime simbolike, qoftë të natyrës, qoftë të stinëve të vyshkura, autori tani na paralajmëron vdekjen e Lokes. Dhe këtu kemi kujdesin e autorit duke mos hyrë shumë në detaje vetëm vdekjen e saj “e shënon me anën e simbolit fetar”5. Profesori, S. Hamiti, dy këngët e Lokes i quan “arritje kulmore e artit poetik të Mjedjes, duke qenë në të njëjtën kohë pjesët më të përjetuara dhe më të realizuara artistikisht në gjithë poemën”6.

Dhe në fund kemi mbylljen e ciklit të jetës së Lokes, stoicizmit të saj. Mjaft ojnë për t’i hetuar fj alët goditëse, pjesët vajtuese të Lokes, ndjelljen e vdekjes, borën, akullin, frymën misitike dhe do e ndjejmë vdekjen e saj. Me këtë vdekje mbyllet edhe poema duke na lënë të kuptojmë fi lozofi në jetësore që jeta njerëzore është e shkurtër dhe vdekjes nuk i shpëtojmë dot dhe në gjithë këtë strumbullar kemi çaste lumturie e hidhërimi, padrejtësie e revolte. Autori në mbarë poemën krahas fi gurave të ndryshme stilistike, kujdesit gjuhësor, i kushton rëndësi të veçantë hollësive simbolike, rolit simbolik, personazheve-simbole dhe elementeve tjera sikur ështëëndrra.

Po e mbyllim me një citim nga profesor Qosja se poema “Andrra e jetës” është metaforë e jetës njerëzore: gjithësesi, metafora më kuptimplote dhe më e bukur në poezinë e deri sotme shqipe”7.


R E F E R E N C A:

1. Rexhep Qosja “Historia e letërsisë shqipe”, Romantizmi III, Botimi i dytë, Rilindja, Prishtinë, 1990, fq. 452.
2. Sabri Hamiti, “Ndre Mjedja”, Shtëpia Botuese, Faik Konica, Prishtinë, 2016, fq. 74.
3. Behar Gjoka. “Botëperceptimi poetik i Mjedës në poemën Andrra e jetës” në: Mehr Licht! nr. 25. Tiranë, Ideart, 2005, f. 368-374.
4. Historia e letërsisë shqiptare, Grup autorësh, Rilindja, Prishtinë, 1989, Fq. 351.
5. Rexhep Qosja “Historia e letërsisë shqipe”, Romantizmi III, Botimi i dytë, Rilindja, Prishtinë, 1990, fq. 457.
6. Sabri Hamiti, “Ndre Mjedja”, Shtëpia Botuese, Faik Konica, Prishtinë, 2016, fq. 23.
7. Rexhep Qosja “Historia e letërsisë shqipe”, Romantizmi, III, Rilindja, Prishtinë, 1990, fq. 462.

Marrë nga Nacional