FUNKSIONALITETI I SHTETIT NË SHQIPËRI E KOSOVË PËRTOKË…

0
457
Arben Çokaj

Shënim editorial:

Arben Çokaj

Koli më tha një ditë, që shteti i sotëm, për nga funksionimi i tij, nuk i afrohet as sa gjysma shtetit të Enverit…

Por Enveri ka dy probleme nëse lavdërohet:
1. Se aplikoi një sistem që ishte i destinuar të dështonte, dhe na mori në qafë si popull, dhe
2. Amerika është kundër komunizmit më keq se kundër islamit… Prandaj, ka hy histeria kolektive, shaje Enverin me gjithçka e kënaqu duke kruar kërthizën…

A e ke parë si kanë lulëzua anti-komunistat pas pilafit, aq sa turp më vjen me thanë, se dikur – më 1990 – jam ngritur për të rrëzuar komunizmin, kaq shumë e rrahin gjoksin anti-komunistat e pas pilafit, prandaj edhe Koli ruhet, se nuk don me e humbë reputacionin e respektin, me histerikët e anti-komunizmit…

Enveri me të tijtë bënë një regjim kriminal, dhe shkalla e dëmit ishte e tepruar, aq sa edhe të mirat, që u bënë në kohën e tij, sot e ke vështirë t’i paraqesësh si të tilla, prandaj, nga urrejtja ndaj komunizmit, shqiptarët iu turrën virda islamit dhe fesë, sikur gjetën shpëtimin, e gjetën rrushin, dhe po vazhdojnë të urrejnë edhe shtetin dhe nuk po mund bëjmë shtet funksional tash 30 vjet – se të gjithë duan me e vjedhë shtetin e pasuritë publike e pronën e përbashkët – jo për t’i bërë e për t’i ruajtur ato!