FUNDI I NJË PARTIE DESPOTIKE DHE TE KRIMINALIZUAR?!

0
545
Thaçi me Veselin

Nga Binak MAXHARRAJ

Këto ditë ndodhi çudia, filloi të zgjodhet nyja e Gordit, e lidhur qe 20 vite më parë nga një parti, e cila në “emër të luftës” i shkatërroi te gjitha vlerat e luftës, duke ia humbur edhe bukurinë e lirisë, duke e futur popullin në një vetmi kolektive, pa kurrfarë përspektive për te nesermen.

Jehoi si një bombë e mshefur për shumë vite, takimi i shumë pritur dhe i shumë përfolur midis dy parive opozitare të cilat këto ditë e lidhën ”besa-besen” e tyre se do ta heqin nga pushteti partin kriminele PDK më SHIK-un e saj, për ta çthurur kapjën e shtetit nga kjo parti, për ta “çliruar” kështu vendin për të dytën herë. Jehoi si kushtrim lajmi së LDK dhe LVV u morën vesh, lidhën mareveshje aq shumë te pritur për te shkuar së bashku në zgjedhje, për ta nxjerrë kulçedën PDK dhe SHIK në opozitë, dhe për t’i dhanë vendit një zhvillim dhe përspektivë këtij vendi, i cili për te gjitha këto vite ishte e ngulfatur nga PDK, nga “komandantet” e saj duke e dhunuar kët vend për shumë vite. Jehona ishte e madhe çliruese, shpirterore për popullin qe më ne fundë po agon një rreze tjetër lirije, ndryshe nga ajo qe e patën kavërdisë komandantët.

Por kësaj lidhje ”besa-besë” të lidhur nga lideret e LDK dhe LVV nuk po i pelqen bash hiç partisë së Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit PDK-së e cila për te gjitha këto vite ishte parti e pabesë, tradhetuesë, e cila edhe ne pikë të nates kishte kënaqesinë të tradhëton kundërshtarin, ishte parti e “Zan Zibarit, parti e cila kur te donte e rrezonte Qeverin, parti e cila rremben i kidnapon nenshtetasit e huaj nga rruga duke i deportuar jashtë, duke i konsideruar si të rrezikshëm për vendin, anipse nuk ishin të tillë, parti e cila me punën e vetë ”politike” aq shumë ia humbi autoritetit vendit ne botë, se qe shumë kush fillaoi te na e këthej shpinën, e le më qe nuk ka njohje te reja.

Tashti PDK është në panikë, po e pretë fundin e saj jo qetësisht por e kanë kapë edhet te dridhurat e vdekjës, kah ajo ka filluar shtërngata sa qe nuk mund askush ta shpetoi.Aq shumë është në panikë, iu është prishë rehatia, gëzimi dhe hareja, janë prishë si bishat e egra, po gjuajnë më këmbë e duar sikur po jepë shpirtë. Më i zëshmi ishte Kadri Veseli dikur njeriu i nentokës dhe tashti Kryetar i PDK i cili nga zemrimi thotë së si mund te ecin bashk dy parti arëmiqësore, duke vazhduar më pastaj së këto “zgjedhje mund te vendosin pro ose kundër aleatëve tanë ndërkombëtar”. Më LDK dhe LVV nuk humbët paterniteti me aletat tanë ndërkombetar, por përkundrazi forcohet.

Këte partneritet e ka luahtur vete PDK për shumë vite. Por këtij zëri të çjerrët të Kadri Veselit i bashkohet edhe Bossi i SHIK-ku Elmi Reçica i cili takimin midis Mustafës dhe Kurtit e quan të çuditëshëm dhe jo normal, bile Albin Kurtin e quan edhe si njëfarë vegle, i cili për shkat te protestave LVV nuk e lidhë me asgje me PDK, por ai ka harruar se këto protesta ishin ba përshkak të qeverisjes se keqe të PDK.

Edhe ministri Hekuran Ismali është i hutuar dhe i humbur për kët katastrofë qe se shpejti do ta përfshinë orteku i pamshirshëm LDK – LVV. Por, ne pakufi e kishte kapë paniku Ganimete Musliun, e cila nga humbja e sigurtë e PDK po i quan lideret për shpetimin e Kosovës Mustafën dhe Kurtin si Sllobo, kurse Isën Putin. Ja deri ku i qonë paniku njërezit pa integritet, pa kulturë dhe edukatë. Por, Ganja ndryshe nga të tjeret gjatë kohës së sajë në opozitë mund te kënaqet me zanatin e sajë të vjetër duke i mjelë bullicat në Drenicë.

Pas gjithë kësaj panike qe e ka kapë PDK qe nga kreu i sajë e të poshtë ka mbetë si pula pa krye, është çorijentuar krejtësishtë, sulmon si bisha e qartur kur donë më dhanë shpirtë. Dhe vërtët PDK është duke dhanë shpirë, i ka qastet e fundit, për te dalë nga”lavdia e sajë”në shkaterrimin e shtetit. Ajo me vehte do ta bartë edhe shkaterrimin e vetëvehtës. PDK e pretë shkaterrimi i sajë, ajo kurr nuk do të jetë ajo qe ka qenë. PDK ose duhet te reformohet dhe te heq dorë nga “komandantet” dhe SHIK-ku qe e prunë në këtë gjendje duke dhanë shpirtë. Në të kundërtën shkatërrimin e sajë e ka te dera.

Vetem pasiqe te dalë në opozitë për shumë vite të cilën e ka të sigurtë se do t’i ndodhë, ajo duhet të ulët qe së pari t’i qeron hesapët me vehtëvëhte, ta heq të tërë llumin qe ia ngjiti vehtes për të gjitha këto vite, ose në te kundërtën e pretë një rrugëtim i gjatë në opizitë nga e cila zor së do të këthehet.