Memli Krasniqi
/Me Lirak Çelën kryetar, PDK do te mbijetonte, kurse me Memli Krasniqin do te fundoset/
Zgjedhjet lokale në Kosovës se shpejti do te mbahën kanë mbëtë edhe pak ditë deri me 17 tetor 2021. Pos shumë partive tjera në këto zgjedhje po merrë pjesë edhe PDK e cila doli shumë e demtuar nga zgjedhjet e fundit parlamentare te 14 shkurtit 2021, por edhe për shkak te arrestimit të krerve te sajë të cilët qe një viti gjenden në Gjykatën Speciale në Hagë.
Fillë pas luftës u formua Partia për prosperitet demokratik ne të cilën u abonuan pjesa më e madhe e komandanteve ne krye me Hashim Thaçin, por shpejtë ajo e ndrroi emrin ne Partia demokratike e Kosovës. Pas luftes ne zgjedhjet e para parlamentare nuk i fitoi kjo parti por partia e Ibrahim Rugovës LDK. Por se shpejti PDK e traumatizuar nga humbja ne zgjedhjet e para ne ato te dyta me shumë manipulime dhe me vjedhjën seriale të votava i fitoj zgjedhjet.
Që ateherë e deri me sot PDK kaloi nepër baticat dhe zbaticat e sajë por asnjëherë te gjejë rrugën e vertetë të zhvillimit. Kjo ndodhi sepse komandantet qe e morën këtë parti me shumë ishin te etur për pushtet se sa për ndërtimin e mirëfillët te partis he te shtetit. Ata u morën me shumë me keqpërdorime me hajni dhe plaçkitje të pasurisë së shtetit me skandae dhe afera të ndyshme, dolën ne dritë edhe klanet e rrezikshme për shtetintetin siç ishte Kalni mafia e Pronto ku ishin përfshijë te gjitha figurat kryesore te PDK, se cilët se shpejti kësaj partije filloj t’i humbë vlera dhe nami i luftës.
Por, më marrjën e PDK nga Kadri Veseli partia fillojë rëniën e ngadaltë, sepse vetë Kadri Veseli si një njeri i SHIK-ut nuk kishte karizëm të mjaftueshme dhe autoritet për ta udheheqë PDK, kështu qe ajo me 14 shkurtë 2021, se bashku edhe me LDK-në e korruptuar te Isa Mustafës, pesuan fiaskon më te madhe drejt renies.
PDK e cila dikur konsiderohej si partia më e madhe ne vend pas këtyre zgjedhjeve po përjetonte ditë jo te mira e cila po te mos zgjohet nga laragjia e komandanteve ne besime te rrejshme ne vetëvehte, kjo parti edhe mund te humbasët, mund te fundoset krejtesisshtë.
Lirak Çela
Fati i sajë mvaret se si do te sillet ajo pas zgjedhjeve të fundit të humbura parlamentare të 14 shkurtit 2021, pasiqe kjo parti konsoderohet si parti e ngurtë pa inercion dhe motive për zhvillim dhe demokratizimin e partisë e cila nga këto parime nuk kishte levizuar fare. Se a do te levizë kjo parti drejti demokratizimit, se a do te pëershendetet kjo parti nga komandantet të cilët edhe e shkaterruan këtë partise a do te freskohet kjo parti me kuadro te reja të afta për ta çuar përpare PDK, apo do do te jetë ashtu e ngurrët siç ishte.
Nga këto zhvillime do te mvarët fati i sajë?!
Por, PDK pas zgjedhjeve parlamentare në te cilat siç pamë nuk doli mirë, çuditerisht e emeroi si ushtrus se detyre se kryetarit Enver Hoxhajn i cili nuk kishte ndonjë përformancë dhe autoritet në parti, por me ushtrime t e dobëta te disa resoreve qe i kishte në qeverisjën e kesaj partie, me afera dhe skandale, etj.
Enver Hoxhaj ne vend se te merrej me punet rreth përformimit te partis i versulej fituesit te zgjedhjeve Albin Kurtit sikur ai te ishte fajtori kryesor i humbjes se kësaj partie,bile i caktonte duel edhe ne gjsmë te natës me pixhama veshur. Pra, PDK në vend se te ulejë dhe te analizonte situatën e mbrendshme te sajë,ti gjej shkaqet dhe arësyet qe e quan në renje të kësaj partie, ajo po merrej me gjera te kota,po merrej me me kritikat drejt uar parive tjera e sidomos te LVV dhe Albin Kurtit.
Por përgjatë gjithë kësaj kohe deri ne mbajjtën e Konventës së Partisë PDK nuk ndemori pothajse asgjë drejtë refromimit dhe freskimit të partisë por e lejoj vehtën ashtu me duar ne xhepa te mbaj Konventën e sajë. Në te vertetë mbrenda PDK kishte aktivist, anëtar partije qe nuk pajtoheshin me gjendejën në te cilën ka rënë PDK dhe me ngulim kërkonin qe partia te nisë reforamta në parti. Ndër më te zeshmit qe kërkonte reformimin e PDK ishte Lirak Çela cili haste ne vesh te shurdhet të te fortit e partisë,te komandantet te cilët me se paku e deshironin qe kjo parti te liberalizohet, te përformohet. Bile, aq me keqë kjo parti hapas ia ndalont Lirak Çelajt qe ne publik të kërkonte demokratizimin e PDK duke ia nadluar edhe pjesmarrjën e tij nepër disa emisione publike ne tv, etj.
Por partia ne Konventën e sajë të mbajtur me 3 korrik 2021 nuk ishte në nivel te duhur, nuk deshironte qe PDK të merret me reforamt ne parti drejtë demokratizimit te sajë, ajo ne punimet e Konventës nuk u more fare për shkaqet dhe pasojat qe po e qojnë në rrokullisje këtë parti. Kjo parti ne Konventën e saj ishte deshtë te ndermerr disa hapa te domosdoshëm ne këtë drejtimë:
– PDK te distancohet nga keqpërdorimet e komandanteve te saj te cileve si ne nivel qendror dhe lokal u kishte dalë zeri i keq në te gjitha keqmenaxhimet e pushtetit në çdo nivel. Duhej qe Konventa me sens kritik të lirohet nga këta komandantë, te cilet e prishën lavdinë e luftës me keqmenaxhim të pushtetit dhe partisë. Me shumicën prej tyre Konventa as qe pati kurajo te ballafaqohet me ta dhe ata mbeten ende si një kancer i kësaj parije, që sot e kesaj dite sillën me stilin ”Hej, a din se kush jam unë?!”, e as që i përfillin qëndrimet dhe vendimet e partisë.
– Gjatë punimeve ne Konventën e partisë as qe u pëmend rroli i SHIK-ut si segment i kësaj partije i cili i kishte shtrir rrenjet ne çdo pore dhe segment të shtetit me shantazhe, frigësime dhe keqpëedorime te shumëta, bile dyshohet edhe për shumë vrasje, keqperdorime dhe trajtime te dhunëshme të njerezeve kundërshtar të PDK, e sidomos ishin ne shenjester aktivistet e LDK bashkepunëtore te Presidentit historik Ibrahim Rugoves.
Të gjitha këto sjellje te SHIK-ut si segmet i PDK i sollën me shumë dëm reputacionit të PDK-së, e cila gjatë punimeve te Konventës ishte deshte te distancohet. Por asgje nuk ndërmori ne këtë drejtim, heshti. Përkundrazi gjatë gjithë periudhes se pasçlirimit PDK ne heshtje i perkrahu veprimet e këtilla të SHIK-ut, sepse ashiqare ai po e kryente punën e sajë,
– Por ne punimet e Konventës te PDK nuk u la anash pa u përmend edhe burgosja e liderve te sajë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale ne Hag për te cilet gjatë punimeve te Konventës u thuren lavdata për ta. Në rregull kjo është punë e PDK. Por dihet se kjo gjykate është e Kosovës, e votuar nga vete Thaçi dhe Veseli ne Parlamentin e Kosovës bile edhe me trysnit e tyre. Në këtë Gjykateë nuk po akuzohet lufta fisnike, e ndershme e UÇK e cila u fitua me gjakun e deshmorve të kombit sepse luftrat çlrimtare asknd ne botë nuk janë objek i gjykatave, ato nuk gjykohën nuk ka ligje që i gjykon.
Gjyka Speciale në Hagë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, etj. po i akuzon ata personalisht dhe ne veçanti për krime idnividuale dhe krime kundër njerezimit gjatë dhe pasçlirimit te cilët akt-akuza i ngarkon më mbi 100 vrasje, dhunime dhe keqtrajtime. Nuk dua te merrem më këtë se a janë fajtor apo jo me këtë le te merret drejtesia, uroj qe te dalin të pafajshëm. Por, është mirë qe të mos nderhyhet ne punimet e kesaj Gjykate, le ta kryen ajo punën e vetë, sepse kjo gjykat është e jona, vetë e kemi themeluar, jo për ta denuar UÇK por individet e saj qe kanë bërë krime me te cilet nuk doli asnjë gjykatë te ketë guximitn ti gjykojë ne Kosovë.
Në fund, ashtu siç ishte planifikuar Konventa e PDK i vazhdoi punimet,pa u marrë me kurrfare diskutimesh për fajesin e rënjes se imazhit te PDK, pra diskutime në lidhje me demokratizimin e partisë,por për pikë kryesore pati vetem zgjedhjën e kryetarit te sajë. Edhe kjo pikë e rendit te dites ishte pregatit me parë. Në zgjedhjen e kryetarit nuk kishte kundërshtar nuk ishte as Lirak Çela, i cili me ngulim kërkonte transformimin dhe demokratizimin e PDK. Por kryetari i arsheshëm i PDK doli “nga zarfi” i gatshem i propozuar nga strukturat e mbrenshme diku ne skutat ne lokalet e partisë, por edhe nga një shminkatje me sy nga Haga. Pra, njeriu qe doli nga “zarfi” ishte servili Memli Krasniçi i cili nuk njohet për ndonjë karizëm të posaçem, por as në aftesinë e tij për te drejtuar sipas bindjeve te tij partin pa u ndikuar nga dikush tjeter te cilët edhe e kishin sjell aty.
Por, kryetari i ri i PDK Memli Krasniqi nuk u distancua për as gjë nga qeveisja e keqe e PDK, nuk u distancu as pse humbi Çakorri ku ndikim krydesor pati lideri i tyre Hashim Thaçi, pse erdhi Asociacioni i komunave me pakicë serbe me kompetenca ekzekurive ku me 2013 e me pas me 2015 e kishte firmos Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, pse Memli Krasniqi nuk u distancue fare edhe nga tendtimi i shefit te tij Hashim Thaçi për ndarjën, coptimin dhe korigjimin e kufijve për të cilet loboj nepër botë qe kjo te ndodhë. Për te gjitha këto te beme të keqija nga lideret e partisë se tij Memli Krasniqi as qe e qeli gojën as qe u distancu. Krejtë këto mos reagimi te tij i përcolli me kujdes votuesi dhe simpatizuesi i PDK te cilët do te hamerren me 17 tetor 2021.
Trup e shjeshtë siç e thash edhe ne fillim me Lirak Çelën kryetar PDK do te mbijetonte, kurse me Memli Krasniqin ajo do te fundoset edhe më tutje, sepse ky njeri nuk ka as karizem e as nafuz të duhur për të drejtuar PDK, e aq me pak për ndonje tentim për te demokratizuar ate, e cila edhe sot e kesaj dite mbeti e ngurtë si më parë, me komandat dhe njerez te korruptuar dhe me SHIK-un përmbrenda sajë
Prandaj për zgjedhjet qe po vijnë PDK e pareformuar dhe e shpërlar nga mbeturinat e qeverisjes së keqe dhe keqe menaxhime tjera te demshme, e deri te ajo me e rrezikshmja kur liderte e saj tentuan edhe ta ndajën, coptojnë dhe korrigjojnë kufijt e vendit duke e cenuar kështu edhe sovranitetin e vendit, çfarë ne asnjë rast PDK nuk u distancua.
Duke e patur parasysh te gjitha këto jamë shumë skeptik se PDK do te këtë ndonjë sukses në zgjedhjet lokale, sepse ajo parti e cila shkon në zgjedhje veshur më “teshat” vjetra pa asnjë te re zor qe do te këtë ndonjë suksesë.
Dhe për krejt në fund PDK sipas rrugës qe e ka zgjedhë me një kryetar servil, zor qe do te merr rimekëmbjën e saj, ajo po shkon drejti fundit, fundosjës së saj.
Do te deshiroja te mos jetë kështu, të jetë e kundërta!
Binak Maxharraj