FSHATI I TË VDEKURVE

0
703
Atdhe Geci

Shpëngulja vritka më shumë se vdekja!

Ç’të bëjmë me mërgimin dhe shpërnguljen,
me mollën që lundron mbi varre, me varret e
lëna shkret! Si ta ndalim këtë murtajë të zezë?
Shpërngulja vritka jo vetëm njeriun, vritka
tokën dhe të gjitha kohët që i krijuam në të,
Shumë nga njerëz habiten kur dëgjojnë, se
ky artist, ai shkencëtarë, ose ai kosmonaut
ka prejardhje shqiptare, prejardhjen e këtij
vendi, që shpërngulja i ka marrë e degëdisë!
Ç’të bëjmë me shpërnguljen dhe mërgimin?

Flasin pjesë të atdheut të shpërngulur, flet
Ilirida, Molla e Kuqe, Çamëria, Presheva
flet Dardania dhe të gjitha trojet shqiptare.
Nuk pajtohem me himnin e gjakut të ngrirë,
hija e atdheut të ndarë më ndjek kudo!
Një gjysmë të atdheut e kemi të pushtuar.
Jo fort moti, udha më rastisi përtej Nishit
në një katund me emër, Molla e Kuqe,
Fshati ku kishin jetuar shqiptarët, tani nuk
ka njeri. Në atë fshat të vdekur, të Atdheut
qaheshin varret; ku janë të gjallë që ishin?
Të vdekurit e tashëm i qanin, të vdekurit e
së kaluarës! Të vdekur të ardhshëm s´do të
ketë, aty ka vdekur kisha e fshatit e varrezat.
Në atë pjesë të Atdheut të lashtë të Ilirisë,

Molla e Kuqe, në shqip më nuk ekziston!
Atë e e vranë pushtimi serb dhe shpërngulja.
Në atë pjesë të atdheut të lashtë të Ilirisë,
varret janë shndërruar në toka të bukës.
Një rizënie e re nuk është e pamundur,
në një çast tek po qante rrënja për degët-
dy të vdekur, të pavarrosur nga askush,
pyesnin njëri- tjetrin: miku im i vdekur si
ndodhi që asnjë i vdekur më s ́është tek
kjo varrezë? Ku vajti fshati ynë i vdekur?
Fqiu kufomë iu përgjigj; miku im i rënë,
shpërngulja neve na vrau më shumë se
pushtimi! Nën pushtim s ́vdesin të gjithë,
Nën pushtim së paku ruhet bima e gjakut,
Të gjallët, qofshin edhe të poshtëruar, nuk
vdesin kështu si vdiqëm né! Ashtu është;
miku im i vdekur, të pyes: a di me shkrue?
që t ́ua lëmë një porosi të gjallëve tanë;
që kombi ynë të ketë kujdes nga mërgimi,
se shpërngulja vritka më shumë se vdekja.

Atdhe Geci


TINGUJT E KALLAMIT

Në Roganë, si bimë të kopshti prindërit
na kanë mbjellur, me dashuri të prindit
ata neve na mësuan si ndizet kandili
na mësum t´i ndjejmë tingujt e kallamit

Në Roganë, dëshmi e kam vendlindjen
Kodrën e Brijës, Kanikun e Frashërin
Fushën e Barit, Malin e Ngjyrës, Linin
dhe zemrimin e pandalshme të erërave

Në Roganë, unë kam dashurinë e parë
librin e fshatit nëpër rrudhat e lisit, aty
e kam njohur muzën e zogut të diellit
frymën e pagjumë të ajrit dhe frymës

Në Roganë un´kam gardhuar poezitë e
para, kushtrimin më natyror të shpirtit
në Thangishtë kam mbjellë fije duhani
si dhe, fara shaqini e rrënjë domatesh

Në Roganë, era në krahë i mban shirat,
borën, stuhitë e çmendura e vetëtiimat
në Roganë, jeta e shikon drejt vetveten
në Roganë ende ka çaste të mbetura
udhëve…

Atdhe Geci