FRYTE PUNE

0
794

AV. XHABIR ZEJNUNI

Tek kosherja u ndal gjinkalla,
e filloi tuj gjinkallue,
moj bletë derën ma hap ti mue,
t’lutem diça me hangër m’jep mue.

Jashtë kosheres shpejt doli bleta,
e gjinkallës fort ju hakrrue,
moj gjinkallë hiqu prej meje,
edhe t’qet m’len ti mue.

Shpejt harrove ça bane verës,
me zanin tandin tuj na sharrue,
asnji pun tuj mos fillue,
e për dimër hiç tuj mos mendue.

Kurse un e shkreta u robtova,
ditë e natë veç tuj punue,
hoje pas hojesh tuj krijue,
plot me mjalt tuj i vendue.

Shum u talle ti me mue,
rreth e rrotull tuj m’u sjell mue,
tuj u mburr se veç tuj kndue,
fort ty Zoti ka me t’ndihmue.

Por edhe un ju luta Zotit,
shum kivet me m’fal mue,
sa ma fort un me punue,
t’ardhmen teme me e sigurue.

E ndigjoi bletën e shkreta gjinkalla,
kah kish ardhë shpejt ajo u kthye,
tuj i premtue vetes së vet,
verës tjetër ajo me ndryshue.

Iku dimri dhe erdhi vera,
por gjinkalla prep s’kish ndryshue,
qysh nga nadja e deri n’mramje,
ajo gjindjen veç tuj e shurdhue.

Kshtu pra keka kriju kjo jetë,
gjinkalla n’dill veç me gjinkallue,
kurse bleta veç me punue,
dhe jetën e saj fort me e gzue.