Frika nga tjetri – studim nga Adriatik Kelmendi

0
1040
Jon Leka

Jon Leka, 30 gusht 2016

Duket se njerëzit sot po e gjejnë identitetin e tyre shumë më të rëndësishëm se sa më parë. Ky fakt do të ndikojë që njerëzit të jenë më pak tolerantë kundrejt njerëzve me identitete të tjera – konstelacion i cili do të vazhdojë të prodhojë spirale të dhunës dhe të kërcënojë sigurinë ndërkombëtare, të mbjellë frikë dhe pasiguri.

Frika e pasiguria mund të marrin fund vetëm kurë të marrë fund urrejtja. E urrejtja ndaj tjetrit do të shterret në kohën kur nuk do të ekzistojë më frika, njësoj siç nuk do të ketë hapësirë për frikë – kur të mos ketë më urrejtje. Për sa kohë njerëzit nuk do të bëjnë përpjekje ta njohin më mirë “tjetrin”, do t’ua lënë derën hapur atyre, që do ta keqpërdorin edhe frikën e edhe urrejtjen, për të na bërë të gjithëve të jetojmë – në pasiguri.

[ Shkarko në PDF studimin “Frika nga tjetri”, të Adriatik Kelmendit ]