Frika, në Kosovën e thyer si xhami

0
442
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Frika është masa më e mirë e krizave në një vend. Ajo edhe nuk mund të menaxhohet në situata të tilla. Ndjenjat e keqja dhe pasiguria e bëjnë njëriun jo të qetë. Kjo është frika sot në Kosovën e thyer si gjami?! Copat e thyera kur më nuk vendosen si kanë qenë. Njeriu ynë po ju nënshtrohet presioneve të mëdha politike, ekonomike sociale, psiqike dhe çdo presioni tjetër që po na servojnë politikat e instaluara që dy decenie. Njeriu normal zor e ka ti nënshtrohet presionëve të tilla dhe të mbëtet imun.Kjo është kur fytyrën ta mbulojnë krejtë më baltë.

Shumica janë thyer fizikisht dhe moralisht, janë bërë si druri i kalbur. Qytetarët janë duke e paguar shumë shtrejtë këto regjime ?! Çmimin e okupimit nga Serbia e paguam shumë shtrejtë, për të rënë në kurthat e regjimeve tona ! Sigurisht së tash askush nga miqët tanë nuk është i interesuar për të na dalë në ndihmë. Bota demokratike sikur gjithnjë e më shumë po i qon duartë nga Kosova. Nuk po i mbrojmë vlerat tona shtetërore e kombëtare. Kemi lejuar këtë kastë politike të na hypin në qafë ?!

Nese nuk i aktivizuam të gjitha mekanizmat shoqërore për të ndryshuar gjendjën për të mirë, e kemi mundësinë e bojkotit?! Heshtja jonë është duke na shkatërruar përfundimisht. Kur shumica heshtin, pranohet edhe kapitulimi para të keqës. Kjo është e pa akceptueshme për njerëzit normal. Është e pa lejueshme tu lejohet një grushti njerëzish që t’na përcaktojnë fatin tonë! Edhe ne po bëhëmi faktikisht pjesë e fatit tonë të keq. Tek e fundit njerëzve që pranojnë nënshshtrimin nuk meritojnë ndonjë përkrahje.

S’ka përkrahje për të “torturuarit”, por ka “mburrje” për njerëzit më kamgjikë?! Kështu e kemi pru situatën, dhe tash veq po i numërojmë të rënat. Lojaliteti ynë është i pa kuptueshem karshi grupeve politike përfituese ! Nuk ka ofendim më të madh së kjo për një popull! Kjo pashpirtësi e tyre po ngjan në tragjedi epike. Frika po e zgjëron rrethin duke marr përmasa dramatike, edhe më pandeminë. Sikur gjithëqka është e lejuar në Kosovë?!

Sikur nuk po gjëjnë “kundërshtar” më të mirë e të përshtatshem së qytetarët e Kosovës?! Dhe, a ka frikë më të madhe se kjo ? Sigusht që jo. Jemi bërë rob i frikës tonë. Përtej kësaj nuk ka ku shkohet…