Miting per Enver Hoxhën
Ulërijnë servilët dhe injorantët:
hosana!
Turma pa tru të bie ndër këmbë.
Si popull i maskuar fisi i Arbërit
Asnjiherë s’e njeh gjakun që rrjedh
Anës tribunës si lumë.
Fantazmat e martirëve që ti vrave
dëshpërohen mbi kokat e turmës,
Por do të vijë një ditë kur bronxin tënd
Turma ta shqyejë me egërsi,
Dhe, a do të gdhendë si mallkim
Bronxin e ndonjë diktatori te ri?
Frederik Reshpja, burg 1982.