FRANCESCO GUCCINI
Francesco Guccini (Modena, 14 qershor 1940) është një këngëtare-kompozitor, kompozitor, shkrimtar dhe aktor italian. Ndër këngëtarët më të rëndësishëm dhe të njohur, debutimi i tij zyrtar daton që nga viti 1967 me këngën “Folk” të LP. 1 (por tashmë në 1959 ai kishte shkruar këngë të para rock ‘n’ roll; në një karrierë mbi dyzet vjet ai ka publikuar mbi njëzet albume të këngëve. Ai është gjithashtu një shkrimtar dhe në mënyrë sporadike një aktor, autor i tingujve dhe komikëve; gjithashtu merret me leksikologji, leksikografi, gjuhësi, etimologji, dialektologjisë, përkthim, teatër dhe ka shkruar këngë për artistë të tjerë.
CYRANO
Ejani pra, përpara, ju me hundën e shkurtër,
zotërinj të lyer e të ngjyr, unë nuk ju duroj!
Do ta fus mirë penën brenda kryelartësisë suaj
sepse me këtë shpatë
mund t’ju vras kur të dua.
Ejani pra, përpara poetë të shkallmuar,
këngëtarë të panevojshëm të ditëve fatkeqe,
bufonë që jetoni me vargje pa forcë
ju do të keni para, dhe lavdi, por nuk keni lëkurë;
ju gëzojeni suksesin, gëzoni ndërsa ai zgjat
sepse publiku është mësuar
dhe s’ju frikëson
dhe shkoni kushedi se kur, që të mos paguani taksat
me ngëdheshjen dhe injorancën e të parëve të klasës.
Unë jam vetëm një kadet i mjerë i Guaskonjës
por s’mund t’i duroj njerëzit që s’ëndërrojnë.
Xhinglat? Arrivizmin? Unë nuk e ha grepin
dhe në në fund të liçensës, nuk fal prek..
Le t’i japim fund, ejani të gjithë përpara
Protagonistë të rinj, politikanë kacavjerrës;
ejani, sekretarë, rufianë dhe mediokër,
përçues të ashpër emisionesh të rreme
që e keni bërë shpesh art
me një art të rëndomtë;
guxim kontrabandist, hidhni kartat poshtë
do të ketë përherë ndonjë që do paguajë shpenzimet
në këtë vend të bekuar, të bukur absurd.
Nuk shqetësohem aspak
nëse edhe unë jam gabuar,
të zgjoj pakënaqësi është kënaqësia ime,
mua më pëlqen të jem i urryer;
me dinakët dhe prepotentët
unë luaj gjithmonë
dhe në fund të liçensës
unë nuk fal dh prek.
Por kur jam vetëm
me këtë hundë të pamasë
që së paku gjysmë ore
më paraprin përherë
shuhet zemërimin im
dhe kujtoj me dhimbje
që mua, më është ndaluar, pothuaj, ëndrra e një dashurie ;
s’e di sa kam dashuruar, nuk e di se sa gra kam pasur,
qëllimisht ose nga fati ato i kam humbur
dhe kur ndjej peshën e të qenit gjithmonë vetëm
kyçem në shtëpi dhe shkruaj dhe duke shkruar ngushëllohem,
por brenda vetes ndjej se dashuria e madhe ekziston,
dashuroj pa mëkat, dashuroj por jam i trishtuar
sepse Rosana është e bukur, jemi kaq të ndryshëm;
unë s’arrij t’ia them këtë, por do t’i flas me vargje.
Ejani njerëz bosh, t’i japim fund kësaj:
ju priftërinj që u shisni për të gjithë një jete tjetër;
nëse ka, siç thoni ju një Perëndi në pafundësi
shikoni në zemrën tuaj, e keni tradhtuar tashmë
dhe ju materialistë, me temën tuaj të preferuar
se Perëndia ka vdekur dhe njeriu është vetëm në këtë humnerë,
të vërtetat kërkojini në tokë, si derrat,
mbajini lendet, më lini krahët;
kthehuni në shtëpi spurdhjakë, m’u hiqni qafe,
për tërbimin tim të madh më duhen gjigandë.
Unë gjithmonë s’e ha grepin e dogmave dhe paragjykimeve
dhe në fund liçencës unë nuk fal dhe prek.
Unë i prek armiqtë e mi me hundë dhe me shpatë
por në këtë jetë sot nuk e gjej më rrugën,
s’dua të pranoj të jem i keq
ti vetëm mund të më shpëtosh, ti vetëm e ta shkruaj;
e ndjej, duhet të jetë atje, në tokë a në qiell një vend,
ku s’do vuajmë dhe gjithëçka do jetë e arsyeshme.
Mos qesh, të lutem,Rozana me këto fjalë të miat
unë jam vetëm një hije dhe ti Rozanë je dielli;
por ti, e di, s’qesh fort, e ëmbël zonjë
unë s’fshihem nën shtëpinë tënde
sepse tani e ndjej, nuk kam vuajtur më kot,
nëse më do siç jam, përgjithmonë Sirano…
Përktheu: Faslli Haliti