Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, ende dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, kundër Grupit të Dobrosinit

0
492

Skënder Jashari

Rasti i Dobrosinit ende nuk është duke marr formën finale, të shfajësimit të 9 Shqipëtarëve, në lidhje me sulmet e Dobrosinit. Ende në forma perfide, vazhdohet terrori psikologjik, i kamufluar si burokraci dhe zvarritje e qëllimshme e procedurës.

Me rastin e sulmeve të Dobrosinit, Ivica Daçiqi si ministër i brendshëm dhe zëvendëskryeministër i Serbisë, reagoi menjëherë duke shantazhu faktorin ndërkombëtar që nëse nuk arrestohen 9 persona( në Kosovë, emrat e të cilëve i ka deponuar spijuni i Serbisë, në deklaratën sekrete, të cilën e kam pa më 01.07.2012, në Kampin Alfa të Policisë së EULEX-it në Fushë Kosovë), Serbia do tërhiqej nga dialogu me Kosovën.

Në muajin qershor 2012, personalisht kërcënohem përmes facebookut, nga spijuni, i cili do paraqiste deklaratën sekrete tek Policia e Fraksionit politiko-kriminale të EULEX-it, me porosi të Serbisë, për të patur mbulesë para opinionit publik gjoja inicimi i hetimit është bërë nga informatori e jo nga Serbia, e që më kërcënonte që:” qo të arrestojë me policinë e EULEX-it dhe do t’i konfiskojnë armët…”.

Gjykata Themelore në Gjilan, më 16.10.2013, shpall aktgjykimin fajësues PKR. Nr.53/13, e që vërtetohet pjesërisht( duke hequr akuzën për kryerje të sulmit terrorist) edhe nga Gjykata e Apelit në aktgjykimin PAKR.nr. 145/2014, plotësisht si gjykime dhe dënime politike, e që pastaj Gjykata Supreme në lëndën PML-241/15 e kthen në rigjykim e njëkohësisht shpall të pafajshëm për akuzat për cilat ishim dënuar.

Me rastin e rigjykimit politik, shpallet aktgjykimi nga Gjykata Themelore ne Gjilan në lëndën PKR. 110/16 të datës 06.12.2016, e që është vërtetuar nga Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Prishtinë, PAKR.nr. 151/2018 të datës 24.09.2018, me të cilat shpallemi të pafajshëm.

Mirëpo kalvari i ndjekjes, akuzave, gjykimeve dhe dënimeve politike, ende nuk ka mbaruar kundër grupit të Dobrosinit.

Më 19.10.2018, kryetari i trupit gjykues në lëndën PKR.110/16, më orienton që ka njoftu Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, që t’i kthej gjësendet e konfiskuara. Duke theksuar që i ka urdhëru në aktgjykim si:

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan, lënda PKR.110/16, në faqe 20, rreshti i parafundit e thekson kthimin e gjësendeve-fotografia 1.
Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, lënda PAKR.nr.151/2018, në faqe 3, rreshti i parë e thekson kthimin e gjësendeve- fotografia 2.

Më 19.10.2018, menjëherë kërkoj nga Prokuroria Speciale e Kosovës, kthimin e gjësendeve, më detyrojnë që sërish të bëjë kërkesë në formë të shkruar- dmth nuk i mjaftonte urdhërimet e gjykatave në aktgjykime.

Më 22.10.2018, dorëzoj kërkesë për kthim të gjësendeve të konfiskuara në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës( kërkesa të njejta kanë dorëzuar që të gjithë të viktimat e gjykimit politik në rastin e Dobrosinit).

Vazhdimisht interesohem për kthimin e gjësendeve të konfiskuara, si në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë, në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe në institucionet tjera kompetente, në datat 24.10.2018; 29.10.2018, 02.11.2018; 08.11.2018, 09.11.2018 etj.

Policia e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, mban peng sendet e konfiskuara, e që nuk i bindet aktgjykimeve të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit, e as Prokurorisë Speciale të Kosovës. Policia e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës më 29.10.2018, ia dorëzon materialet shkresore të rastit të Dobrosinit, por sendet e konfiskuara nuk i dorëzon! Për më keq Policia e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, nuk i bindet as Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, që t’i kthej sendet e konfiskuara( ligjërisht Policia do duhej t’i bindej dhe vepronte sipas urdhërave të prokurorisë dhe gjykatës).

Sepse që nga 24.09.2018, deri më sot, Policia e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, qëllimisht nuk kthen gjësendet e konfiskuara, për arsyet e njejta për të cilat as në gjykim e as rigjykim nuk paraqiste provat që gjenden në kompjuterët personal, që dëshmonin bindshëm që Serbia kishte porositur dhe shantazhuar këtë Fraksion!

Arsyet e mbajtjes peng të sendeve të konfiskuara janë:
1. Arsye politike, në lidhje me situatën e brishtë dhe me prevalencë për të eskaluar në Luginë të Preshevës, në rast të “korrigjimit të kufirit”( për këtë do e paraqesë në shkrim të veçantë!) dhe
2. Arsye që mos të nxjerren në publik gjegjësisht të zvarritet mundësisht sa më gjatë, nxjerrja e fakteve dhe provave që dëshmojnë dhe faktojnë që ndjekja e rastit të Dobrosinit ishte me porosi dhe shantazh prej Serbisë!

Arsyeja e pengmbajtjes së sendeve të konfiskuara është e qëllimshme, sepse si në gjykim dhe në rigjykim, vazhdimisht me këmbëngulësi kam kërkuar, që të sjellen provat dhe faktet që gjenden në kompjuterin tim personal, të konfiskuar më 01.07.2012. Këto prova e fakte kanë të bëjnë me:

1. bashkëpunëtorin e Serbisë, kërcënimet e tij kundër meje, kërcënimet e disa bashkëpunëtorëve të tjerë të Serbisë në lidhje me rastin para se të arrestohesha në rastin e Dobrosinit;
2. lidhja e këtij bashkëpunëtori të Serbisë me autoritetet e Serbisë në lidhje me rastin e Dobrosinit, që do faktonte që rasti i Dobrosinit ishte porositur dhe shantazhuar nga Serbia (Ivica Daçiq); etj siç i kam paraqitur në shkresa për Gjykatat dhe Institucionet gjegjëse.

Mirëpo si gjatë gjykimit ashtu edhe në rigjykim, qëllimisht është mbajtur fshehtë dhe nuk është lejuar që të zbulohen faktet dhe provat që dëshmojnë që rasti i Dobrosinit, është ndjekur me porosi dhe shantazhin e Ivica Daçiqit. Pos saj, dihet mirëfilli që i vetmi rast që është mbajtur tërësisht top sekret për medie dhe për publikun, e që kjo konfirmohej edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, nga zëdhënësi i policisë së Kosovës për Gjilan etj.

Edhe tani, Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it synon që faktet dhe provat që gjenden në kompjuterin tim të konfiskuar më 01.07.2012, të mos hedhen në publik, siç arritën t’i mbajnë peng gjatë gjykimit dhe rigjykimit politik.

Për fat të keq, shkaku i arsyeve të sipërthëna, Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, ende vepron nën dirigjimin e Serbisë, gjoja nën arsyen për “ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon” (siç me rastin e shpalljes së gjykimit kundër rastit të Dobrosinit më 16.10.2013, kishte theksuar kryetari i trupit gjykues-Arkadiusz Sedek)!.

Më: 11.11.2018

Skender Jasharii burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.