FOTOT: Ja si do jetë Teatri i ri Kombëtar

0
685
Teatri i ri kombëtar

TemA

Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art. Projekti i prezantuar nga një studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën. Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralelë me të.

Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje, ose argëtim. Godina është organizuar me dy pjesë, ku njëra i është dedikuar tërësisht administratës dhe aktorëve dhe pjesa tjetër publikut. Të dyja pjesët duket se ndërveprojnë mes tyre nëpërmjet sallës së madhe të teatrit si dhe dy sallave Black Box që janë kushtuar shfaqjeve. Duke krijuar një tryptikë të vendtakimeve, bëhet e mundur që mekanizmi përpara godinës të jetë shumë i thjeshtuar. Godina është parashikuar si një makinë efikase, por poetike e teatrit. Të gjitha programet janë vendosur në mënyrë optimale në aspektin e funksionalitetit, ndërsa krijojnë një përvojë spektakolare për spektatorët në teatër.

Një hyrje e madhe ndahet midis tre sallave të performancës dhe nëse është e nevojshme, hapësirat mund të ndahen për shfaqje të shumta që ndodhin në të njëjtën kohë. Qarkullimi është gjithmonë i ndarë nga publiku. Punonjësit kanë akses nëpërmjet ashensorëve të tyre primarë dhe të mallrave, si edhe korridoreve private.

Personeli administrativ futet në godinë nëpërmjet parkingut ose nën harkun. Pasi të futen brenda, ata kanë bërthamat e tyre të qarkullimit. Zyrat administrative ndodhen në katet e sipërme pjesën veriore me pamje nga qyteti. Furnizimi dhe shërbimet mbështetëse ndodhin nëpërmjet ashensorit të mallrave dhe kanë rrugë të dedikuara për punëtorët, si dhe Black Box në verilindje.

Aktorët qëndrojnë në një ndërtesë të ngjashme me atë të personelit administrativ. Sapo të hyjnë brenda, ata kanë dhoma zhveshjeje dhe zona të tjera mbështetëse pranë auditorit. Rrugët e dedikuara sigurojnë që ata kurrë nuk kalojnë në zonat ku kalon publiku, kur udhëtojnë ndërmjet reparteve të ndryshme dhe hapësirave të teatrit.

Publiku hyn në ndërtesë nga niveli i tokës, ose nga fasada në anën jugore, ose nën hark. Biletaritë janë të rrethuara nga dy shkallët e mëdha, që të pranishmit t’i tërheqin në pjesën e hollit. Në atë nivel, vizitorët mund të vazhdojnë deri në shkallët në ulëset e ballkonit dhe në çati, ose të marrin shkallët alternative deri në ambientet e shërbimit.

Ndërkohë që hapësira në nivelin zero (kati përdhes) krijon një vend për argëtim joformal, ose për performancë të planifikuar publike. Hapësira në pjesën ballore të Shtëpisë i shërben drejtpërdrejtë hapësirës kryesore të auditorit, me akses në të dy sallat Black Box. Çatia gjithashtu ofron hapësira publike për shfaqje informale ose specifike dhe me pamje mbi Parkun e Besimit.

Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon.

Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.