Nga Revista Drini – 16 Janar 2020
Publikohen fotografitë e 18 serbëve që dyshohet se kryen masakrën e Reçakut
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, në profilin e tij në ‘Facebook’, ka publikuar disa dokumentacione dhe fotografi të autorëve të Masakrës së Reçakut.
“Për rikujtim: Këta janë disa nga kryesit e masakrës së Reçakut. Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, ka shkruar Zyberaj.
Publikimi i këtyre të dhënave nga Zyberaj vjen në 21 vjetorin e përkujtimit të një prej masakrave më të tmerrshme, të kryer nga aparati shtetëror serb ndaj civilëve shqiptarë.
Më poshtë janë fotografitë: