FOTO& VIDEO/ Një vizitë në “Mbretërinë” e Adriatik Llallës, njihuni me fshatin që ka blerë ish-kryeprokurori

0
549

TemA

Publikimi i lajmit se ish Kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla ka blerë “një fshat të tërë” në periferi të Tiranës, në krahun e djathtë sa nis e mer udhë autostrada Tiranë- Elbasan, ka bërë shumë bujë. Për faktin e thjeshtë se për herë të parë njeriu që për 5 vjet me radhë ishte kryegardiani i luftës kundër krimit dhe korrupsionit, po rezulton një njeri i zhytur thellë në afera të errëta, që e kanë bërë me sa duket, të sigurojë një jetë përrallore për familjen e tij dhe të ndërtojë një perandori të tërë me prona të patundshme, nëpërmjet nje skeme te paster e klasike të pastrimit të parave të pista.

Bëhet fjalë për fshatin Qeha Shytaj pjesë e Njësisë Administrative Petrelë, e cila është një prej zonave më të lakmuara nga pasanikët e rinj të Shqipërisë dhe nga tregu i pronave të patundshme.

Alpenews.al që e ka nisur këtë investigim, ku solli prova dhe fakte se Llalla ka blerë në kohë të ndryshme në periudhën që ka qene Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë 4 parcela të stërmëdha tokash me një sipërfaqe totale prej 22 mijë e 50 metrash katrorë. Videot dhe fotot e mëposhtme të sjella ekskluzivisht nga Alpenews.al tregojnë fshatin dhe pronat e ish Kryeprokurorit.

Ajo që u pa nga publikimi i dokumentave të tjera, ishte fakti se z. Lalla i ka blerë këto toka me çmime qesharake, totalisht nën ato të tregut. Më pas, brenda një periudhe shume te shkurter kohe, i ka rivlerësuar ato me çmime që tani rezultojnë deri në 17 herë më të larta, në raport me çmimin fillestar të blerjes me letra nga ish Kryeprokurori.

Një skemë klasike e pastrimit të parave te pista kjo, për të fshehur gjurmet e asaj që sekretari Amerikam i Shetit në rastin e ndalimit të hyrjes së familjes Llalla në SHBA, tha se vinte për shkak se kanë prova të sigurta se ai është i zhytur në raste të mëdha korrupsioni gjatë kohës që ka qenë në detyrë.

Pamjet në foto dhe video, tregojnë pikërisht zonën, fshatin dhe pronat e ish Kryeprokurorit Llalla, blerja e të cilave është shoqëruar edhe me investime në infrastrukturë, në mënyrë që ti rritet edhe me teper, vlera e pronave në vijimësi.

Siç mund të shihet në foto, kjo është edhe hyrja e rrugës që të çon në fshatrat e komunës Petrelë, Hekal, Fikas dhe Qeha ku edhe ndodhen mijera metrat katrorë të pronave të paluajtshme (poshtë fotos, tabela e detajuar e pronave të z. Llalla).

Banorët e zonë ishin njohur vetëm nëpërmjet mediave për siperfaqet konkrete që ka blerë ishKryeprokurori Llalla ne fshatin e tyre. Ata thanë në kushte anonimati se kishin dëgjuar herë pas here fjalë per të dhe për disa personazhe të tjetrë të rëndësishëm nga Tirana që kishin blerë prona në zonën e tyre.

Ata u shprehen te indinjuar pasi nga detajet e reja që kishin mësuar kishin kuptuar se kush ua kishte rrëmbyer tokat që ata kurrë nuk kishin arritur qe ti mernin keto vite.

Madje kishte nga ata që kërcënonin duke thene se nuk do te lejonin kurrë që një person i akuzuar nga Amerika perkaq shumë korrupsion sa ata po dëgjojnë për të këto kohë, të gëzonte pronat e trashëguara brez pas brezi të cilat ata vetë nuk po i gëzonin dot as pas 27 vjetësh.