Foto-Reportazh nga ishulli i Kretës Greqi dhe Turizmi në Shqipëri

0
737
Asllan e Igballe Dibrani

Nga Luan – Asllan Dibrani,
Fotot nga Igballe Dibrani

Korona ishte një goditje e rëndë dhe krijoj një konfuzitet dhe bllokim, hamendje dhe mëdyshje se ne ç’dretim te udhëtojmë nga shtetet perëndimore, pasi kësaj here Kosovën
Dhe shtetet e Ballkanike ku e kemi origjinën u bllokuan nga Shtetet perëndimore, si pasoj e gjendjes dramatike nga Korona – Virusi!

“Nuk duket se pati gjasa që turistët e shteteve te Evropës këtë verë t’ja mësyjnë Spanjë, Greqisë, Italisë, Turqisë aq ma pak Shqipërisë, qe ma është vend i izoluar nga shtetet e Evropës.

Humbje të jashtëzakonshme në sektorin turistik

Gjendja ekonomike e industrisë së turizmit nuk është katastrofale vetëm në Evropën jugore rreth Detit Mesdhe, Jonit dhe Adriatikut etj., por edhe në vet Gjermaninë, Francë, Zvicër, Austri etj., në sektorin e turizmit ka kriza!

Ekonomia e turizmit pret një rënie të prenotimeve të pushimeve me 70% këtë vit. Por më rëndë do të goditen koncernet turistikë të kroçerave, ku prenotimet do të shënojnë një rënie 90%, sipas llogarisë se Komisioni Evropian në Bruksel. Edhe te ne mërgimtarët kjo Pandemi ndikoj shumë negativisht ku krijoj pasoja në ekonomi, por edhe çrregullim te organizimit te këtyre pushimeve ne këtë verë. Kosovën dhe shtet ballanike i përfshiu një vale e re e infektimeve dhe vdekshmërisë. Sipas verifikimeve të fundit të analizave evropiane sot Kosova radhitet në vendin e parë nga kjo fatkeqësi nga e cila si rezultat pothuajse te gjitha shtet e Evropës e kane izoluar!?

Kushti ishte qe nëse e viziton një vend te shteteve te Ballkanit qe pikërisht ne shqiptarët jemi pjese e te gjitha këtyre shteteve do përballesh me karantinë dy javore!. Pikërisht këtë verë përzgjodhëm ishullin grek në Kretë qe ti kalojmë pushimet me kusht qe tu ikim izolimeve dy javore pas pushimeve. Unë jam i pa varur me veprimtari biznesi, por Igballja shoqja ime ishte e detyruar ti kthehet vendit të punës pas pushimit, për ketë ia mëryem kësaj here ti kalojmë pushimet ne këtë vend. Ky vit sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, sipas ecurisë politike botërore është duke u përgatitur një rend me ndryshime te mëdha botërore!?

Me miliona të infektuar nga COVID-19, po ashtu edhe shumë të vdekur!?. Corona-virusi dëshmoj deri me tash se nuk është i lehtë, por shpresojmë nga qendra shëndetësore botërore,qe do te gjendet shpjet ilaçi dhe do tejkalohet me pasoja sa ma të vogla. Përmes këtij mesazhi iu urojmë te gjithë shqiptarëve shëndet, mbarësi dhe lusim zotin qe në familjet tuaja të mbetet vetëm shqetësim, frika dhe përjetimi në kujtesën tuaj, pa iu prekur kjo e keqe në derën tuaj. Lusim zotin qe sa më parë të tejkalojmë edhe këtë të keqe epidemike dhe të rikthehet buzëqeshja, lumturia dhe gëzimi në familjet e juaj, në mbarë popullin tonë shqiptar.

Mu rikujtuan pamjet rrëqethëse kur qytetarët shqiptar përjetuan padrejtësisht pas bllokimit të pikave doganore të shtetit helene reprezaljet te ngjashme si serbo-maqedonasit. Mijëra fëmijë, gra, të moshuar ndodhen një krizë humanitare, te përndjekur nga zyrtaret grek andaj, vendosa ta eksploroj Greqinë, disa vende të Çamërisë, po pikërisht edhe Ishullin e Kretës.

Për çudi kam menduar se shqiptarë ka vetëm në zonat e Çamërisë, Selanik dhe Athine qe dikur ishte përgjysmë me shqiptarë. Por jo, shqiptarë kishte edhe këtu edhe vendas me biznese, po edhe punëtor qe në qytet as pak nuk ngelesh keq, po qe se njeh Anglishte, Gjermanishten dhe Greqishten, aty në shpejtësi mundet te jete ndonjë shqiptar qe të ndihmon.

Një shëtitje ditore në plazhin e Balos në Ishullin e Kretës Greqi Rethymnon

Plazhi i Balos dhe Laguna Plazhe e Balos është një lagunë mahnitëse blu që mbyll hendekun midis Gadishullit të egër Gramvousa dhe Cape Tigani idilike dhe është përshtatur nga shkëmbinjtë e thyer dhe plazhet e pacenuar të rërës rozë dhe të bardhë. Plazhi Balos është një xhep parajse dhe një nga plazhet më të fotografuara natyrore në Kretë. Po thuajse çdo turist qe arrin në Kretë dhe nuk do ta vizitoj këtë pamje te bukur do i mbetet borxh vetvetes.

Bazat dhe mënyra më e mirë për të provuar bukurinë natyrore të Balos Beach apo plazhë është në një udhëtim, turne tipik ditor qe fillon në Rethymnon,ku momentalisht po i bëjmë pushimet dhe vazhdon me organizime Georgioupolis, Kolymbari ose Chania nga e cila edhe ne perzgjodhem Autobusin qe zgjati udhëtimin 2 ore deri në portin e Kissamos.

Si të arrini atje plazhi Balos është i vendosur në gadishullin Gramvousa në bregdetin veriperëndimor të Kretës, rreth 56 kilometra nga Chania dhe 17 kilometra nga Kissamos. Ka anije çdo ditë nga porti i Kissamos në Balos. Vizitorët që vijnë me makinë duhet të paguajnë një tarifë të vogël për të hyrë në Rezervën e Balos dhe parkun e makinave.

Aty turisti mund ti shijoj bukuritë e egra natyrore qe vërtet ashtu e ka krijuar zoti, po dora e njeriut nuk k prek asgjë .Atje ka mundësi qe turisti te ndahet shume i zhgënjyer me një organizim te shpejt dhe te kushtëzuar sa me thënë qe organizuam një turne turistik. Nuk ka një shërbim ushqimor. Është vend i pa banuar qe infrastruktura i mungon qe t’ja përshtat asaj natyre te egër por te bukur.

Hoteli Golden Beach në Hersonissos në Ishullin e Kretës në Greqi dhe Shqiperia e sotme

Golden Beach ndodhet në Hersonissos, vetëm disa hapa larg një plazhi me rërë te imëte, po ashtu edhe me gurësi te vegjël vende vende. Hoteli ka restorantin të mobiluara në mënyrë elegante, një bar. Hoteli ofron dhoma me ajër të kondicionuar me qasje të lirë, Wi-Fi dhe një ballkon. Dhomat me pamje nga deti janë zbukuruar me tone të buta dhe të pajisura me mobile moderne, dysheme me pllaka, dhe të sigurta, një TV satelitor me ekran të sheshtë dhe një frigorifer mini. Të gjitha dhomat kanë një banjo private me dush dhe tharëse flokësh po ashtu edhe me gjelbërim bregdetar.

Mëngjesi mund të shijohet çdo ditë në restorantin kryesor të hotelit me pamje nga deti. Këtu do t’ju shërbehet edhe dreka dhe darka. Ju mund të shijoni shijet mesdhetare me përbërës të freskët nga rajoni nga mesdita deri vonë natën në restorantin në plazh. Po ashtu personeli i hotelit, po thuajse gjysma janë shqiptar ? Po shumë shqiptar janë vendas edhe të lindur këtu po ka edhe punëtor krahu.

Qendra e qytetit Chersonissos është vetëm 500 metra nga Golden Beach. Ka shumë tërheqje turistike dhe pika takimesh për jetën e natës restorante dhe bare qe ushqimi është tamam tipik ballkanik me origjinalitetin e natyrës qe po thuajse pjesa dërmuese e ushqimeve janë vendore.

Qendra e Heraklion është 30 km larg dhe Aeroporti Ndërkombëtar Nikos Kazantzakis është 28 km larg.

Shëndeti dhe siguria ne këtë hotel është ne nivelin ma te larte. Ne plazhe turisti i len bagazhin tere ditën vetëm dhe ska kurrfarë frik se do e prek ndonjë njeri.

Pastërtia e vlerësuar me 8.0 sipas komisioneve vendore, po edhe asaj gjermane. Pandemia Kovid 19 ka bere ndryshime dhe detyrime te mëdha në Greqi. Gjermania i ka vënë kusht qe donë t’i lëshoj qytetaret e mi për turizëm plotëso këto kushte të sigurisë shëndetësore me disa masa si më poshtë;

1. Pastërtia dhe dezinfektimi pas çdo përdorimi te tavolinave ,po ashtu edhe karriqave ne plazhe madje edhe pastrim me ujë.
2. Masa distancë vitet tjera çadrat kane qene n afërsi 2.5 metra ne këtë vit është 5 metra.
3. Siguria e ushqimit dhe pijeve ushqimi shume i freskët, secilit turist i përgatitet ushqimi pran sysh atë qe e dëshiron me te gjitha gotat për ujë, kafe, qumësht dhe pije tjera një përdorimshe dhe me kapak, psh një njëri gjatë një shujte mund ti harxhon edhe 10 cope gota. Lugët, pirunët, thikat po ashtu vine te pastruara dhe të futura në paketimin e vet.

4. Maskat janë te domosdoshme përbrenda objektit sidomos hotelet me marrëveshje me Gjermaninë. Kemi pas raste t’i vizitojmë edhe hotelet tjera, po nuk kërkohen këto kushte rigoroze!

Turizmi në Shqipëri, bukuritë e saj dhe abuzimi qeveritar për avancimin e Shqipërisë drejt evropianizimit!

Dua ta beje një krahasim me Turizmi në Shqipëri. Edhe Shqipëria ka bregdetin shumë të bukur dhe me bukuri te rralla . I mungon infrastruktura ,rregulli dhe siguria jo aq në nivel, prandaj objektet i kane nxënë frymën plazheve qe janë vendos në shumë afërsi të plazheve madje shpesh edhe duke i krijuar dem vetes se vet pa parkingje dhe infrastrukture të kohës moderne.

Prandaj iu bëjë thirrje përmes këtij mesazhi organeve kompetente shqiptare, ndërmerri masa sa me parë ne rregullimin e disa mangësive nëse duan ta zhvilloni turizmin dhe ti përfitoni turistet e shteteve euro-perëndimore. Në Shqipëri mungojnë broshurat dhe informimi në gjuhë te huaja. Bota mundohet nga mos hiqi te bën diçka. Shqipëria ka bukuri dhe plazhe te bukura atë ku nuk e bën dhe shfrytëzon ne te mirën e vet ?

Ku janë ministritë e kulturës ??? Ku ane zyrtaret e turizmit? Ku janë qeveritarët qe i kane bërë mbi një milion shqiptar nga Shqipëria rob dhe sllav te grekëve vetëm e vetëm për një kafshate buke!!! I rrinë ne shërbim pune, madje edhe nga 16 orë në dite fakte dëshmi dhe argumente i pash me dhjetëra e qindra hotele ku shqiptar janë pjesa dërmuese në shërbime hotelerie !!!

Një ditë pushimi në Elafonisi një ishull i vogël pran Ishullit ma të madh të Greqisë Kreta

Evropa ka rreth 37,000 kilometra vijë bregdetare – dhe kufizimet e Corona-virusit që po fillojnë të lehtësohen, shumica e plazheve janë përsëri të hapura, Plazhet më të njohura të Evropës vazhdojnë të jenë të magjishme, po edhe kjo Plazhe vlerësohet nder ma te
vizituarat! Po e publikoj ketë shkrim te shoqëruar me disa foto nga një ishull i vogël në brigjet veriore të Kretës i rrethuar nga laguna të cekëta me ujëra të kaltër blu dhe rëra rozë, diçka magjepsëse Elafonisi.

Ishulli Mesdhetar i Elafonisi është një perlë mesdhetare në jugperëndimin e paktë të populluar të Kretës. Ndodhet rreth 15 kilometra nga qyteti tjetër i madh i Elos dhe mund të arrihet përmes një rruge hyrëse që fillon në komunën e Kissamos. Plazhi i ëndrrave rozë të Elafonisi është një parajsë banje e klasit ekstra. Fjala ka marrë gjithashtu midis pushuesve të Kretës dhe në sezonin e lartë mijëra vizitorë grumbullohen në ujin e kristaltë.

Ka një klimë relativisht te ngrohtë mbi 7 muaj zgjasin pushimet turistike. I gjithë territori është i përmbushur me ullinj dmth burimet kryesore janë turizmi dhe vaj i ullirit. Ka një popullsi rreth 900,000 banor.

Shtrihet në trekëndëshin Greqi, Turqi dhe shtetet arabe Egjipt Libi etj.

Elafonisi është rreth 70 metra siç cekem lart nga territori i ishullit Grek të Kretës. Në dete të qeta me pak fryrje, ishulli mund të arrihet me lehtësi në këmbë, pasi atëherë rëra e rërës zgjat disa centimetra nga sipërfaqja e ujit. Uji në të dy anët e shiritit të rërës është një thellësi maksimale prej një metri.

Ju përshëndesim nga Ishulli Kreta, Gusht 2020, Luan – Asllan dhe Igballe Dibrani