Foto/ Njihuni me vendin ku njerëzit jetojnë mesatarisht 120 vjet

0
654

Opinion.al

Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesatarisht deri në 120 vite. Aty është një fis i tërë, për të cilët të jetosh kaq shumë vite është bërë diçka normale.

Banorët e Hunzas shprehen se ka disa arsye të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Një 116 vjeçare ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë së saj është fakti që ajo është beqare dhe nuk ka pranuar të dominohet nga askush.

Ata nuk stresohen për gjëra pa rëndësi dhe e marrin jetën me shumë sportivitet.

Madje për ata është e zakonshme që të bëhen prindër pas moshës 60 vjeç. Punojnë gjithë kohën, janë aktivë, konsumojnë vetëm produktet që i prodhojnë vetë dhe për një periudhë 2 deri në 5 muaj konsumojnë vetëm lëngun e kajsisë.

Ndërkohë ata nuk janë një popull shumë i zhvilluar. Rreth rreth 95 % e popullsisë dinë që të lexojnë dhe po ashtu praktikojnë edhe meditimin. Ata, thuajse nuk sëmuren asnjëherë.