Foto: “Aquatis”, një parajsë në tokë

0
506

Dita, 5 maj 2018

Kompleksi “Aquatis” është pjesë e parkut shkencor Biopole, e cila është zhvilluar shumë shpejt në zonën veriore të Lozanës, në Zvicër.
Ky kompleks prej 52700.0 m2 është krijuar në vitin 2017 nga studioja arkitekturore Richter Dahl Rocha & Associes.

Akuariumi i kompleksit “Aquatis” përmban më shumë se dy milionë litra ujë të freskët, njëzet ekosisteme të ndryshme, 10.000 peshq dhe më shumë se 100 zvarranikë (të transferuara nga livadhja e vjetër e Lozanës).

Prania e peshqve dhe zvarranikëve shihet në dy katet e para të ndërtesës, ndërsa në katin përdhes shikohet një përkushtim ndaj teknologjisë, thelbësore për funksionimin e akuariumeve dhe kujdesit ndaj krijesave të gjalla.

Pjesa tjetër e katit të parë ofron zonë pritjeje për vizitorët, një sallë hyrje, dyqane dhe restorant me pamje të gjerë e të hapur në jug, e cila mbart dhe një tarracë që mundëson pamjen nga “liqeni” (instalacione ujrash, që krijojnë iluzionin e një liqeni të cekët), që gjendet i shtrirë jashtë kompleksit.

Kompleksi “Aquatis” karakterizohet nga forma e tij organike e rrethore, e cila arrin t’i dhurojë këtij kompleksi një identitet unik.

s.a/dita