Format e Luftës së Serbisë kundër Luginës

0
734
Skënder Jashari - UÇK

Skënder Jashari *)

Me mbarimin e Luftës së UÇPMB-së, në maj të 2001-shit, në Luginë të Preshevës, edhe territoret e Çliruara u riokupuan nga Serbia kolonialiste. Edhe përkundër faktit që ekzistonte Amnestia e shpallur nga Serbia, për Luftëtarët e UÇPMB-së, ajo nuk i përfshiu edhe Luftëtarët e dalluar Shqiptarë( edhe unë si ushtar, që në fillim isha kundër Marrëveshjes së Paqës së Konçulit- gjithmonë do jam)! Me këtë rast, Serbia vetëm ndërroi format e luftës.

I përmbledh disa nga manifestimet konkrete të Luftës Speciale të Serbisë, kundër Luginës së Preshevës: përzgjedhje të politikanve lokal Shqiptar sipas referencave dhe preferencave të intereseve të Serbisë; shpërngulje me metoda perfide të popullsisë Shqiptare nga vatrat e veta; keqtrajtime dhe rrahje brutale nga policia, ushtria, xhandarmëria e qytetarve Shqiptar; mos lejimi i kthimit të të shpërngulurve; heqja e shtetësisë; militarizimi enorm; ndalim i çdo manifestimi kombëtar; ndalimi i përdorimit të Flamurit Kombtar Shqiptarë; arrestime kinse për vepra terroriste dhe krime lufte; bastisje brutale; lëvizje të policisë, ushtrisë dhe sidomos xhandarmërisë nëpër qendra vendbanimesh duke terrorizu popullsinë; legjitimim të qytetarve nëpër fusha dhe male të Luginës; vrasje fëmijësh; vrasje të të burgosurve shqiptar; dërgimi i flet-thirrjeve për t’a kry shërbimin ushtarak të Serbisë; gjetje armësh kinse të UÇPMB-së; bastisje për armë; bastisje për veprat kriminale ordinere, duke i kthy ato në mjet për terror ndaj të tjerve; ndalim të librave Shqip (Historisë dhe Abetares!); lejim-dirigjim për librat e lëndës fetare me planprogram të porositur nga Serbia; biseda informative për Luftëtarët e dalluar të UÇPMB-së; vrasje dhe tentim-vrasje në Luginë, por edhe në Republikë të Kosovës sidomos të ish-luftarve të dalluar të UÇPMB-së; djegëje të shtëpive dhe objekteve përcjellëse; djegëjë të pronave (fushave) dhe maleve kryesisht; djegëje të shtëpive dhe objekteve të caktuara; përdhunim vajzash të mitura të familjeve të caktuara; sulme fizike, rrahje, therrje, plagosje të Luftëtarve të dalluar të UÇPMB-së në Luginë; lejim të ekstremizmit, rekrutim dhe veprim të hapur të organizatave vehabiste, kryesisht të drejtuara kundër Trojeve tjera Shqiptare dhe kundër aleatëve të Shqiptarve; shpërngulja për në vendet e BE-së, kryesisht luajti rrolin e lehtësuesit dhe organizuesit të fshehur; shtyrjen e fshehtë të të rinjëve Shqipëtar që të shkojnë në Siri gjatë viteve 2012-2016; mos njohje diplomash universitare të universiteteve Shqiptare; etj.

Pas arritjes së qëllimit të qeverisë së Serbisë, që të përfundonte luftën e UÇPMB-së, në maj 2001, bëri të mundur, që terrorin shtetëror, aktet terroriste që i bëjnë shërbëtorët e saj, dhe luftën e saj kundër Luginës, ta drejtoj vetëm kundër elementit nacionalist Shqiptar. Të jemi të qartë, jo të gjithë nacionalistët janë në këtë shënjestër! Nacionalistët Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët persekutohen nga Serbia, janë ata të cilët kanë bindje politike properëndimore Europiane, me theks të veçantë në Aleancë me SHBA, e që për më shumë, nacionalistët e pakët në numër, që janë për Rilindje të Kombit Shqiptar( edhe në Luginë- largimin nga çdo ideologji lindore, si kulturore, fetare, aleancash etj). Derisa Serbia asnjë nacionalist Shqiptar të Luginës, nuk e lufton, nëse nuk i ka këto elemente politike( të sipërthëna!).

Kjo tashmë dihet edhe nga historia, që shërbimet sekrete serbe, që nga elaborati i Ilia Garashaninit 1844, kishte projektu plane në zhdukjen e Kombit Shqiptar, pra edhe në trevat e Luginës së Preshevës, sidomos duke i bë të vetidentifikohen me islam, perandorinë Osmane, t’i besojnë hoxhallarve, të lënë shkollat, të shpërngulen për në “tokën e bekuar”-Anadolli etj! Me që ka kohë që kam vërejtur këtë mënyrë veprimi të Serbisë, ka raste të shumta që “nacionalist Shqiptar të Luginës së Preshevës, që janë me bindje politike islamike dhe kundër SHBA-së dhe pro Europianizmit”,por që strehohen si refugjat politik në Kosovë, pos që krekosen si nacionalist Shqiptar, ata realisht asnjëherë nuk janë rrezikuar!

Shumica më e madhe, e ish-luftëtarve të UÇPMB-së, të cilët menjëherë pas luftës ishin shënjestru si “element armiqësor i Serbisë” apo si “ rrezikues të Serbisë”, i’u imponu të bëjnë zgjedhje individualisht. Pas gjithë këtyre akteve, çdokush hesht – SEPSE EDHE NE VETË HESHTIM, REAGOJMË INDIVIDUALISHT KUNDËR TERRORIT TË SERBISË! Institucionet në shtetet tona, në shtetin Amë, dhe në Republikë të Kosovës, ngasa mund të bëjnë, realisht mbetet për të dëshiruar!

Terrorin e Serbisë, mbi Luginë e me theks të veçantë mbi Luftëtarët Shqiptarë të kësaj ane, jo me disa qindra, por edhe vetëm disa dhjetra a më pak, mund t’i dalin përballë, askush tjetër nuk na mbron jetën, familjen, pasurinë, vendin tonë, përpara sesa ne vetë t’a bëjmë!

SHPËTIMI ASKUJT NUK I VJEN NGA JASHTË, NGA LART – “QIELLI”, DUKE PRITUR, POR DUKE E KËRKUAR ME ÇDO MËNYRË, RRUGË, SAKRIFICË!

Më: 21 mars 2017

*) Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.