Poezi nga libri “JEHONA E ZEMRAVE TONA”
Sali Leka
As isha, as jam vulgar, zuzar, as brutal.
Isha dhe jam shkrimtar e poet eposik vital.
Me shumë libra në publik ballhapur dal.
Libra me shkëlqim si qelibar, fildish e kristal.
Ata që janë rrangall, zgërdhec e vandal.
Nuk kuptojnë se librat shkëlqejnë llogjikën, edhe kokën.
Ashtu si dielli shkëlqen galaktikën edhe tokën.
Sidomos me poezi lirike, erotike, eposike.
Ishin dhe janë shumë të dobishme jetike.
Edhe do të jenë shmbullore, brilante, nektarike.
Të mrekullueshme, të mahnitshme, aderike.
Për ata njerëz që kanë zemra paqësore, iradinike, teuratike.
Të mbushur, të pajisur me ndjenja e dëshira cilësore ilminike.
Edhe për ata njerëz që mësojne obligime vasinasike.
Ata që dinë dhe duan.
Do ta shijojnë diellin dhe shkëlqimin e Majit, Qershorit dhe Korrikut.
Ata që as dinë dhe as duan.
Do të lëngojnë në muzgun dhe errësimin e maskarait.
Edhe në skëterrin e mizorit, kaotikut dhe rakitikut.
Pa dituri me vizion njeriu as dashuron, as jeton.
Të mirën nga e keqja as e ndan, as e dallon.
Dituria të plotëson, të furnizon me dashuri të vërtetë.
Dashuria të forcon, të vitalizon, të jep jetë.
Dituria dhe dashuria nuk të bëjnë shpend me fletë.
Por të shpetojnë nga çdo merimangë dhe rrjetë.
Të largojnë nga çdo shigjetë dhe raketë.
Padituri dhe pa dashuri asnjë shpirt dhe zemër nuk ka jehonë.
Edhe sikur tërë kafshët si njerëzit të flasin e të thonë.
Ata që duan të jetojnë të këndojnë poezi, shumë poezi.
Edhe nga libri “JEHONA E ZEMRAVE TONA”.
Ata që nuk duan mirësi, shkëlqim dhe mrekulli.
Do të gumzhasin dhe pëllcasin si mushkonja e milingona.
Ata njerëz qe nuk këndojnë dhe nuk dashurojnë.
Nuk gëzojnë, as nuk jetojnë por nuk e kuptojnë.
Jo, jo nuk e dinë as nuk e kuptojnë.
Kuptimi, kuptimi dhe arsyetimi janë esenca.
Janë jeta, vetë jeta, substanca dhe e vërteta.
Unë këndoj e do të këndoj me betim, e admirim.
I ripërtëritur me gëzim dhe pa ndalim.
I favorizuar, i ledhatuar nga forca e vitalizimit.
I përkëdhelur, i flladuar nga aroma e shkëlqimit.
Sali Leka, cel: 068 38 55 304
SHENIM EKSKLUZIV
Në vitin 2018 nisa të shkruaj 7 libra.
Po citoj titujt e pesë librave:
1- “E VËRTETA FORCA VITALE SI MALI ME SHKREPA.”
2- ”SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE.”
3- ”JEHONA E ZEMRAVE TONA.”
4- ”SHKRIMTARËT NË SKËTERRIN KOMUNIST DHE NË BETERRIN MIZORIST.”
5- ”MASAKRAT MIZORISTE TE KOMUNIZMIT.”
Gjatë sundimit komunist shekulli “xx” janë bërë krime të tmerrshme dhe masakra te llahtarshme, por mbas vitit 1991, në Tiranë uinstaluan gazeta dhe televizione apostafat me qëllim të caktuar për të mos I zbuluar shkaktarët dhe gjakatarët e ktyre masakrave, duke botuar gënjeshtra dhe trillime letrare artistike me spekullime dhe mashtrime meskiniste shumë të dëmshme antinjerëzore.
Botimi dhe publikimi i këtyreve gënjeshtrave të rëndomta ka bërë që rinia të thahet, të vyshket, të atrofizohet si lulet që nuk vaditen dhe nuk lulëzojnë, as nuk shkëlqejnë, as nuk zmadhojnë fruta.
Tani jemi ne vitin 2020 por duhen të dinë çfarë ka ndodhur në vitin 1950, 1960, 1970, 80… 90… 2000, 2010, gjashtë dekada masakra vampiriste anti demokratike, antihumaniste.
Mjerë ata që nuk i dinë, mjerë ata që nuk i shkruajnë, mjerë ata që nuk i kujtojnë, mjerë ata që nuk i demaskojnë. Padituria është burimi i tërë marrëzive, ligësive, padrejtësive.
Me padituri nuk bën asgjë pozitive, shkëlqimtare, por çdo ditë veprime negative, regressive, dhe zuzare monstruoze.
Tiranë: 8 Maj 2020