Nji pene qe gjithmon behet terheqese, krijimet e saj jane sa te lexuesheme, po aqe te zilishme. Shkodren e ka piken e dobet, asaj i kushton çdo rresht, qe i grumbullon nga Bahçallëku, Kalaja, Ura e Bunes, rruget dhe rrugicat e qytetit te luleve.
Flutura shkruan shume per personalitetet e artit, kultures Shkodrane
—–
Gjin Musa, gazetar
Profesor po ju vendoset Mjeden….qe i dedikove nji jete te tane me kolanen qe n’xori mendja juej e ndritun… duke e skalitun me mjeshtri…
Ndre Mjeda
Lokja
U shty vjeshta e krizantemi
Vetun vorreve lulzon
Lande e pyje gjithe sa kemi
Tue fry veri po i cungon
Ndrron prej dimnit landa veshen
E mban petk qe para pat
E n’ate muzg nji vegim heshtje
Lokes n’voter lehte iu qas
Permbi plaken krahet uli
Dhe n’gryke t’shuemen e shtrengoi
E buze te shpulpueme ne balle ia nguli
U ndal drita dhe ajo mbaroi…
E n’balkue mbaruen lulet:
shurdh’ a vendi e shpia tytë;
jo, me Loken nji e dytë
nëpër shpi ma nuk u gjet.
Vetun zbardh’ e vetun erret
me krye n’hi e shuemja plakë;
nji dorë krande me i ba flakë
përmbi votër kush s’ia qet.
E disprohet me vetveti
që nuk bani kurrnji djalë:
sot e reja i kish dalë
bashkë me dritë për dru në shpat.
Kish mbajtë zjermin ndezë mbi votër,
ia kish njomë njat buk’ e mjera;
edhe Lokja me gjith’ tjera
kishte dalë me petka n’shtat.
Kish shkue motin si pranvera
me ndo’j fëmijë tu’ e kalamendun;
ishte knaqë tue u përmendun
tash e tash ferishta n’djep.
E disprohet ku i ve mendja
or’ e ças te Trina, e shkreta!
ia lypë mortës n’ankime t’veta,
por mizorja nuk ia nep.
…ska gja ma te keqe se vetmia ne pleqni,Mjeda e ka qendis… sa prind kan met vetem keshtu …
Ernest Koliqi
LUTJA E DESHPRUEME
Ju qi keqas t’vorrosun keq flêni nder murrâna
mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi,
deshmor‘, q’êmën t’lavdishem keni thadrue n’gojdhâna,
nën dhé me gjak t’uej t’rîmun idhnín nuk u a shuen gjumi.
Ju qi n’vorre t’vetmueme keq flêni e nuk pushoni
e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,
qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zâ nga pylli,
a kur nji zhapllim‘ hapash përbrî murân’s ndëgjoni,
ju qi n’mesime fisnike t’lahutës jeni rritun,
ju qi burrnín jetike e patët si mësuese,
ju qi lirín kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse,
ju qi n’mprojen e nderit botën keni çuditun,
sot n’murrâna t’harrueme kërkoni kot pushim:
ju qi epopé t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem idhnimin,
fatosa orzez, për flîjen e jetës q’u shkoi huq.
U rrzuet tue rrokun armën dhe rrzue me jue fisi;
ato q’atdheut i kjené ndër mote gardh çeliku,
porzmat vigâne t’ueja, jo, nuk i mposhti anmiku
por mâma e fatit, mâma qi befas mbi né krisi.
N’heshtim t’natës shqiptare s’ndëgjihet kund zâ njerit,
prân‘ votres s’fikun nânat n’vaj nuk e njomin bukën,
por me sy t’papërlotun plot shkndija mnije, strukën
tue prit‘ furín ahmarrse qi t’thej‘ t’prîmunt e mnerit.
Jo váj por gjâm e ahté prej pyjesh sjell jehona,
zhumhura e rrebtë e lumit kushtrim zâ-mbytun ngjanë,
shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
q’atdheut palcet gjallnuese mâ t’mshefta po i a thanë.
O Perëndí, na tokën pranuem qi Ti na fale,
n’tê tash tridhet‘ qindavjeta na u end e ndershme jet,
jetuem m’kto troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,
ngujve larg botës tjetër tue ruejtun dhên mbi male.
Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha,
n’kasolle e stane t’brishta qi shpërthejshin duhínat,
pa dijt‘ qejfet e holla, pa dijt‘ ç’janë miradinat,
pa njoft‘ doket e lmueta të kombeve fatbardha.
E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukë kollomoqe
Qi e zbutshin n’új të kronit, s’lypshim kurrgjâ mâ shum,
sepse bylmet na kishin nji lirí t’thjsht‘, t’pashoqe,
qi me hiret e veta na e bânte gjakun t’lum.
Nânat me qumsht‘ të pastër andjen n’shpírt t’on‘ dikojshin
Me fluturue si shqipe në qiell t’nderit shqiptar,
n’flak t’dokeve m’u kndellun e n’zjarrm t’buzmit bujar,
qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.
O Perendí, ndër shekuj ûja buzën na e zverdhi,
shpesh u errem pa hângër bukën m’e ruejt‘ për fmín
e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpín
na msyni, ia vûm para at buk mikut kur erdhi.
Pse kshtu na e randon jetën me dhunë e me krajata?
Lírin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetër:
kto dy të mira zbritshin vobeksín t’on‘ të vjetër.
Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
ERNEST KOLIQI
Flutura Kuqani Malo
Lule Dimni!
Kur natyra fillon me fjete, dhe netet shkurtohen, ditet zbardhin duke pritun arritjen e stines se ringjalljes, egziston nje lule qe rritet si nje peme, pa gjethe vetem kercej, qe ne janar na dhuron lulet e saj te mrekullueshme! Asht nje lule qe vjen nga Lindja e larget, nga Kina, emni saj ka origjine greke dhe mban emnin “Lulja e dimnit” e cila asht shume pak e njohun, dhe çile vetem në stinen ma te ftofte te vitit, kur bjen bore, e gemat te xhveshun nga gjethte, mbushen me lulen e saj te arte e me nje zemer te kuqe ne bordo, qe i japin nje bukuri te rralle, e gjethet e saj mbushin trupin e pemës vetem ne pranvere, e kshtu qendrojne per disa muej, kur ajo asht e lulzueme ka nje bukuri enigmatike me ato shkopinj te thate qe mbushen me dhjetra lule, me nje arome aq te kandshme, delikate e t’amel, qe me fragranzen e saj zgjon shume sense pozitive!
Kjo lule ne Shkoder asht e njohun shume mire, e quejshin “Lule dimen”, sidomos ne familjet e vjetra shkodrane, kur u hapshin ato dyer gjigande te medha me shula mbrapa, ajo ishte si lulja ma e vyer qe rritej ne bahçet tona, dhe qe shkodranet te vjeter e kishin sjellun nga Venecia, ku quhej “Calicante”, dihet që në ato kohë zotnite e Shkodres kishin tregtine e drunit me Italine!
Une kur ishe e vogel dhe me nanen perdoret shkoje tek familja Shiroka, Llupi, Tusha, Daberdaku, Mazi e Lacejt ne oborret e tyne, kjo lule mbushte vllajt, e mbretnonte me bukurine e saj afer shemshirve, larit, e gjithe luleve shumengjyreshe te pafund qe mbulojshin oborret e qytetit tem, biles njehere kujtoj nuk kishe ma shume se trembdhjete vjec kur shkova tek familja Tusha, aty banonte nana Tole si e thirrshin nipi dhe mbesa e saj, ajo ishte shoqja e nanes, e bukra Vitore, grueja e nje ish ushtaraku ne kohen e Zogut, halla e aktorit te mirenjohun Guljelm Radoja, e une ju luta me me dhurue nje tube lule se nana kishte ditelindjen, kur Vitorja ajo grue fisnike, me nje amleci te papame e kuptoj qellimin tem te mirë bani nje tube ma te madhe se une, dhe ma dhuroj, kur mbrrita ne shpi ja dorzova nanes, e pashe syte e saj te emocionuem si asnjihere, e mori tuben dhe ate vazon e madhe ngjyre vishnje e mbushi me uje dhe i vendosi ne koridor ku ishte ftofte, aty qendronin shume, me shikjoj ne sy dhe me tha me amelcine karakteristike “te paste nana”!
Kto kujtime kam sa here shoh kte lule, eren e parfumin e saj delikat, me fanitet nje cope Shkoder, e ftyren e nanes ku shndrisnin syte e mdhaj te kalter me gzimin, që ajo kishte aftsi ta demostronte, e imagjinoj obborret e qytetit tem!!