Floku i fundit i borës

0
674

Nico Dal Molin

Pa më thuaj, sa peshon një flok bore? ˗ e pyeti cinka pëllumbeshën. Hiçgjë, ˗ iu përgjigj pëllumbesha. Cinka, atëherë, i tregoi pëllumbeshës një histori:

«Po pushoja mbi degën e një pishe, kur filloi të bjerë borë. Nuk ishte një stuhi bore, jo! Ishte një rënie bore e lehtë. Binte lehtë˗lehtë, si një ëndërr. Meqenëse nuk kisha për të bërë asgjë, fillova të numëroja flokët e borës që binin mbi degën në të cilën unë pushoja. Ranë 3.751.952 flokë bore. Kur dalëngadalë e me qetësi ra floku i 3.751.953˗të, ˗ hiçgjë siç the ti ˗ dega u thye…».

Me të thënë këtë, cinka u largua duke fluturuar. Pëllumbesha, një autoritet në fushën e paqes, që nga epoka e njëfarë Noehu, mendoi për një çast, pastaj tha:

˗ «Ndoshta mungon vetëm një njeri në mënyrë që gjithë bota të arrijë në paqe të zemrës e në shpresë!».
Ndoshta mungon vetëm ti!

Përktheu:
Nikolin Sh. Lëmezhi