FLETORES NGA ROGANA
Mos më quaj greke, jam Paramithiote
Jam nga Çamëria, -shqiptare e vërtetë
Jam autoktone, jam rracë pellazgjike
Identitetin shqiptar e kam unë për jetë.
Ashtu si toka që ka nevojë për shirat
Ashtu edhe liria ka nevojë me ia shtu
përmbajtjen lirisë. Ndryshe, ajo vjetërohet
dhe degjeneron në trazira e në luftë.
Ushqimin që hahet ne ia marrim tokës
ujin që pihet ne ia marrim burimeve
ajrin dhe frymën na e jep qiellorja, e
natyrës i marrim bukën e përditshme.
I mërguar nga barku mëmësor i nënës
I mërguar nga papunësia dhe luftërat
I mërguar nga dënimet e çdoditëshme
një armik na ishte gjumi edhe heshtja!…
Atdhe Geci – Dortmund, Dhjetor, 2018